Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all 350 articles
Browse latest View live

Bashkëpunëtoret shtëpiake. Këtë vit deklarim të ardhurash edhe me modelin 730

$
0
0
Deri tani bashkëpunëtorët familjarë, kategori ku bëjnë pjesë figurat profesionale që italisht njihen si colf, badanti dhe baby sitter, mund të përdornin vetëm të ashtuquajturin model “UNICO”.
Modelet 730 duhen nisur brenda 31 majit përmes CAF apo profesionistëve të autorizuar, që do të përllogarisin çfarë i duhet dhënë e çfarë i duhet marrë shtetit

Romë, 2 prill 2014 – Këtë vit, për herë të parë, edhe bashkëpunëtorët familjarë (kategori ku bëjnë pjesë figurat profesionale që italisht njihen si colf, badanti dhe baby sitter) do të mund të paraqesin deklaratën e të ardhurave me modelin 730. “Dekreti i të bërit” (ligji 98/2013 "Decreto del Fare"), në fakt, u ka shtrirë këtë mundësi edhe punonjësve që nuk kanë një punëdhënës që derdh për ta një pjesë të taksave (italisht “sostituto d’imposta”).

Kush ka bashkëpunëtorë shtëpiakë, kujton me një komunikatë shoqata Assindatcolf, shoqata e kësaj kategorie punëdhënësish, nuk mund të luajë rolin e “sostituto d’imposta” dhe nuk mund t’u mbajë nga rroga bashkëpunëtorëve shtëpiakë paradhënien e tatimit IRPEF për t’ia derdhur shtetit. Ky tatim duhet llogaritur në çastin e deklarimit të të ardhurave. Deri vitin e shkuar modeli i vetëm fiskal që punonjësi shtëpiak mund të përdorte për të përmbushur detyrimin e tij fiskal ishte i ashtuquajturi “UNICO persone fisiche”.

Shoqata informon gjithashtu që nisja e modelit “730 dipendenti senza sostituto” (që shqip do të ishte “modeli 730 për punonjësit të cilëve nuk i deerdhet paraprakisht një pjesë e tatimit IRPEF nga punëdhënësit”) duhet të bëhet brenda datës 31 maj përmes CAF (qendrave të asistencës fiskale) ose profesionistëve të autorizuar.

Nëse nga deklarimi i të ardhurave rezulton një kredit, Agjencia e Tatim Taksave do të rimbursojë drejtpërdrejt punonjësin në llogarinë rrjedhëse bankare apo postare të tij (koordinatat e llogarisë jepen në deklaratën e të ardhurave). Nëse nga deklarimi del se punonjësi i detyrohet para shtetit, CAF ose profesionisti i autorizuar që ka përpiluar deklaratën do t’i dorëzojë punonjësit një model F24 me shumat që janë për t’u paguar brenda datës 16 qershor 2014.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)


Vepra penale e klandestinitetit. Parlamenti vendosi: “Të shfuqizohet"

$
0
0
Dhoma e Deputetëve vendosi përfundimisht ligjin që parashikon mes të tjerash edhe zhdukjen e krimit të hyrjes dhe qëndrimit të parregullt në Itali. Tani e ka radhën qeveria ta çojë deri në fund rrugën e ndërmarrë në këtë drejtim e duhet ta bëjë brenda 18 muajve

Romë, 2 prill 2014 – Parlamenti vendosi: vepra penale e klandestinitetit duhet shfuqizuar. Por akoma nuk është koha për të festuar, sepse do të kalojë akoma shumë kohë para se t’i japim vërtet lamtumirën nenit 10 bis të tekstit unik mbi imigracionin që parashikon këtë krim.

Me 332 vota në favor (të Partito Democratico, Nuovo Centro Destra, Per l’Italia, Scelta Civica, Forza Italia) dhe 104 vota kundër (të (Movimento 5 Stelle, Lega Nord e Fratelli d'Italia), Dhoma e Deputetëve ka miratuar rreth një orë më parë në mënyrë përfundimtare propozimin e ligjit  “delegues” (që i  delegon qeverisë nxjerrjen e dekreteve përkatëse mbi objektin e vetë ligjit) mbi “dënimet alternative me burgun dhe reformën e sistemit ndëshkues” që mes të tjerave i jep edhe lamtumirën “veprës penale të hyrjes dhe qëndrimit të parregullt në territorin e shtetit italian”.

Në veçanti, teksti autorizon qeverinë “të shfuqizojë, duke e kthyer në shkelje administrative, veprën penale të parashikuar nga nëni 10-bis i tekstit unik mbi imigracionin dhe normat mbi statusin e të huajit të përfshira në dekretin legjislativ nr. 286 të 25 korrikut 1998, duke ruajtur karakterin penal për shkeljet e masave administrative të marra në këtë fushë”.

Shfuqizohet vepra penale vetëm për hyrjen e parë, por është mirë që asnjë të mos gënjehet: edhe pse herë e parë, kush kapet pa leje qëndrimi do të marrë masën e dëbimit. Për më tepër, do të vazhdojë të jetë vepër penale mosrespektimi i fletës së dëbimit apo rihyrja në Itali pas dëbimit, apo shkelja e dispozitave administrative kundër të parregulltve, si për shembull detyrimi i firmës në kuesturë apo dorëzimi i pasaportës.

I ardhur në fuqi në vitin 2009 me një të ashtuquajtur “paketë sigurie” të kërkuar me forcë nga qendra e djathtë (Populli i Lirive i Berlusconit dhe Lega e Bossit), vepra penale e klandestinitetit nuk çon në burg asnjë, por kthen në kriminelë ata që nuk kanë një leje qëndrimi dhe detyron gjykatat të hapin procese që mbyllen me masë dëbimi, pa asnjë garanci që riatdhesimi të bëhet efektivisht. Praktikisht arrihet i njëjti rezultat i dëbimit administrativ, që mbetet në fuqi. Siç shpjegonte edhe ASGI pak muaj më parë, “ose Kuestura gjen mënyrën të dëbojë të huajin e parregullt para mbajtjes së gjyqit për veprën penale të hyrjes dhe qëndrimit të parregullt (dhe në këtë rast gjyqi mbyllet për pamundësi procedimi), ose i huaji do të bëjë koleksion dëbimesh, ai i lëshuar nga prefekti, një tjetër nga gjykatësi, masa që zakonisht nuk përmbushen e mbeten vetëm në letër”.

Edhe organet e drejtësisë e kanë hedhur poshtë këtë vepër penale. “Është e kotë, sepse sanksionimi me gjobë nuk ushtron asnjë forcë parandaluese. Është e dëmshme sepse ngarkon me punë zyrat gjyqësore, duke detyruar prokuroritë të shënojnë në regjistrin e të pandehurve mijëra imigrantë. Është e dëmshme edhe sepse pengon hetimet kundër skafistëve dhe përgjegjësve të tjerë të trafikut të personave, duke i kthyer këta të fundit nga dëshmitarë në bashkëfajtorë” padiste në tetor 2013 kryetari i ANM (shoqata kombëtare e magjistraturës) Rodolfo Maria Sabelli.

Nga sot, me gjithë kundërshtimet e Legës, Parlamenti italian vendosi të zhdukë veprën penale të hyrjes dhe të qëndrimit të parregullt. Apo më saktë, – meqë flitet për ligj delegues – vendosi të  autorizojë qeverinë ta shfuqizojë. Tani duhen pritur dekretet legjislative të qeverisë, e cila ka për detyrë t’i nxjerrë brend 18 muajve. Dhe vjeshta e vitit 2015 nuk është shumë pranë.

Elvio Pasca

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Social Card imigrantëve. Patronati INCA: “Po shkohet drejt zgjidhjes”

$
0
0
Patronati lajmëron se Postat Italiane dhe INPS-i kanë lidhur një marrëveshje për të përshtatur procedurat informatike dhe për të lëshuar kartat edhe imigrantëve. Piccinini: “Një rezultat i rëndësishëm, po mohohej një e drejtë për probleme teknike-burokratike”.

Romë, 3 prill 2014 – Më në fund duket se po gjen zgjidhje çështja e kartave sociale për imigrantët.

Ligji i fundit i stabilitetit u ka dhënë edhe të huajve me lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë, apo e ashtuquajtura kartë qëndrimi, të drejtën e kartës së parapaguar (e njohur si ‘Social Card’ apo karta e blerjeve), kartë e mbushur nga shteti me 80 euro çdo dy muaj që mund të shpenzohen për të blerë ushqime, për të paguar barnat dhe faturat e dritave e të gazit, që u jepet të moshuarve mbi 65 vjeç ose fëmijëve nën 3 vjeç, e në këtë rast titullar është një nga prindërit, që kanë të ardhura familjare të ulëta.

Por deri më sot kjo e drejtë ka mbetur vetëm në letër.  Përveç mungesës së informacionit apo keqinformimit nga anë e organeve institucionale, të huajt që vihen në radhë e provojnë të kërkojnë kartën në zyrat e postave kthehen mbrapsht pa mundur as të paraqesin kërkesën, për arsye se sistemi informatik i postave pranon vetëm kërkesat e shtetasve italianë.

Çështja ka përfunduar në gjykatë falë padisë së një shtetase marokene që jeton në provincën e Bergamos të cilës i është mohuar social card.  E Mbështetur nga ASGI, Cgil dhe nga kooperativa Ruah, gruaja ka hapur një çështje civile jo vetëm kundër diskriminimit të pësuar personalisht (nuk ka mundur të paraqesë kërkesë sepse është e huaj), por kundër diskriminimit kolektiv që godet të gjithë imigrantët që përmbushin kriteret për të kërkuar kartën sociale. Por me sa duket, mund të mos jetë e nevojshme të pritet vendimi i gjykatësit.

Më 3 prill patronati INCA bën të ditur se “falë paralajmërimit të dhënë nga INCA e Cgil, i mbështetur edhe nga presioni i parlamentarëve dhe shoqatave, kundër INPS-it, Postave dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, që konsiderohen përgjegjëse për mangësitë procedurale, Postat dhe INPS-i kanë lidhur një marrëveshje për të përshtatur procedurat informatike në mënyrë që të mund të pranohen edhe kërkesat e imigrantëve, të cilëve u është shtrirë e drejta me ligjin e fundit të Stabilitetit”.

Claudio Piccinini, koordinator i zyrave për Imigracionin të INCA-s, e konsideron këtë “një rezultat të rëndësishëm”. “Do të mundësojë shbllokimin e një situate që ka krijuar probleme të ndjeshme mes imigrantëve, - shprehet ai - të cilëve u ka penguar për motive ‘teknike-burokratike’ të përcjellin konkretisht kërkesat”.

INCA shpjegon se deri tani kjo e drejtë është mohuar pikërisht për shkak të përtëritjes së kontratës së administrimit të shoqërisë Poste SpA dhe të mosaprovimit parlamentar të normës kalimtare për garantimin e dhënies së kartës sociale të gjithëve (italianë e të huaj). E kujton se shtrirja e të drejtës edhe të huajve, deri tani u njihej vetëm italianëve më të varfër, “nuk lind nga një akt zemërgjerësie nga Shteti, por si pasojë e procedurës së shkeljes së hapur kundër Italisë nga Komisioni Evropian”.

Por duke lënë mënjanë lajmë rimet e bujshme, tani duhet pritur që situata të zgjidhet vërtet. Dhe kushedi, ndoshta Postat Italiane, INPS dhe ministritë e Ekonomisë dhe ajo e Punës korrigjojnë më në fund faqet e tyre internet, ku edhe mëngjesin e sotëm (3 prill) mes kritereve për të kërkuar social card ekziston akoma gabimisht të pasurit e shtetësisë italiane.

EP

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Mbi të njëjtën temë:
Social Card akoma u mohohet imigrantëve. Çohen në gjyq Posta, INPS dhe Ministritë
Social Card. “Zyrat e postave nuk pranojnë kërkesat e imigrantëve”
Social Card. INPS përditëson faqen internet: “U takon edhe të huajve”
Social Card për imigrantët. “INPS dhe Posta të aplikojnë ligjin”
Social Card për imigrantët? INPS dhe Posta akoma nuk e dinë
Social Card edhe për imigrantët. Tani është ligj 

Flukset. 15 mijë hyrje për punë sezonale dhe 2 mijë për EXPO 2015

$
0
0

Dekreti pritet të botohet në Gazetën Zyrtare. Nga 4 prilli mund të përpilohen kërkesat online, por do të nisen vetëm pas botimit. Udhëzimet e ministrive të Brendshme dhe të Punës

Romë, 3 prill, 2014 – Është më zemërgjerë nga ç’pritej dekreti i flukseve 2014 për punonjësit sezonalë që këto ditë do të botohet në Gazetën Zyrtare.

Teksti i nënshkruar nga Matteo Renzi më 12 mars e që ka kaluar edhe në Kontrollin e Shtetit, autorizon ardhjen në Itali për 15 mijë punonjës nga jashtë. Janë tamam gjysma e vitit të shkuar por, sidoqoftë, pesë mijë më shumë se kuotat e premtuara shoqatave të agrikultorëve, që më shumë se të gjithë bëjnë presion për ardhjen sa më parë në Itali të këtij krahu pune tashmë i domosdoshëm në fusha.

Ministria e Brendshme dhe ajo e Punës kanë shpërndarë një qarkore të përbashkët që shpjegon detajet e dekretit dhe procedurat për prezantimin e kërkesave.

Ashtu si vitet e fundit, punonjësit mund të sillen nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria,  Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Maroku, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegal, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia. Pavarësisht nga Vendlindja, do të pranohen edhe punonjës që kanë qenë në Itali vitet e fundit.

esë mijë prej tyre janë rezervuar për punonjës që janë thirrur në Itali si sezonalë për të paktën dy vjet rresht e për të cilët punëdhënësit kanë paraqitur kërkesë autorizimi shumëvjeçar.

Po të mbajmë parasysh marrëdhënien e besimit reciprok që krijohet në vite mes ndërmarrjeve dhe punonjësve, vetëm një pjesë e këtyre të fundit do ta ketë për herë të parë ardhjen për punë stinore në Itali. Për më tepër, tremijë kuota të këtij dekreti i rezervohen punonjësve që kanë qenë këtu si sezonalë për dy vjet rresht e për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare, në mënyrë që vitet e ardhshme të mund t’i sjellin sërish ata në Itali pa pritur shpalljen e dekretit të flukseve.

Paraqitja e kërkesave do të jetë e mundur vetëm të nesërmen e botimit të dekretit në Gazetën Zyrtare. Edhe këtë vit, punëdhënësit duhet të bëjnë gjithçka në internet, personalisht ose me ndihmën e shoqatave të kategorisë. Nga ora 9.00 e 4 prillit, kërkesat mund të përpilohen e të ruhen në faqet internet të ministrisë së Brendshme, në mënyrë që të jenë gati në çastin kur do të jetë e mundur nisja e tyre.

Së fundi, fluksi për sezonalët e këtij viti autorizon edhe dy mijë hyrje për punonjës të varur josezonalë për EXPO 2015. U rezervohen punonjësve nga ato vende që do të marrin pjesë në evenimentin e madh të Milanos. Për të paraqitur kërkesat duhen pritur akoma udhëzime të reja nga ministria e Brendshme dhe ajo e Punës.

Elvio Pasca

Shkarko:
Dekreti i Kryeministrit “Programimi kalimtar i flukseve të hyrjeve në territorin e Italisë gjatë vitit 2014 për punonjës jokomunitarë për punë sezonale dhe kategori të tjera”
Qarkorja e përbashkët e ministrisë së Brendshme dhe ministrisë së Punës

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Flukset. Nis përpilimi i kërkesave për sezonalët. Udhëzues i ilustruar

$
0
0
Nga ora 9.00 e ditës së sotme mund të përpilohen dhe të ruhen online formularët për të thirrur në Itali punonjës sezonalë. Për ta nisur kërkesën duhet pritur botimi i dekretit në Gazetën Zyrtare. Ja procedura

Romë, 4 prill 2014 – Nga sot në mëngjes, punëdhënësit mund të përpilojnë e të ruajnë kërkesat për të sjellë në Itali e për të punësuar punonjësit sezonalë të nevojshëm për bujqësinë dhe turizmin. Për të nisur kërkesat duhet të presin botimin e dekretit të flukseve në Gazetën Zyrtare, që parashikohet të ndoshë ditët e ardhshme.

Qeveria ka autorizuar gjithsej 15 mijë hyrje. Punonjësit mund të sillen nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria,  Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Maroku, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegal, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia.

Kërkesat përgatiten online, personalisht ose me ndihmën e shoqatave të kategorisë.

Në vijim një udhëzues me kalimet kryesore:

1) Lidhu me faqet internet nullaostalavoro.interno.it dhe, nëse nuk je i regjistruar, shtyp “Effettua Registrazione”:

2) Mbush formularin e regjistrimit me të dhënat e tua, fut 5 germat e kontrollit dhe shtyp “Invia”:

3) Siç shpjegon mesazhi i konfirmimit, do të marrësh në e-mail-in tënd një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin:

4) Pasi je regjistruar, lidhu me nullaostalavoro.interno.it, shkruaj email dhe fjalëkalimin dhe shtyp “invia”:
5) Në faqen “servizi disponibili”, shtyp lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”:

6) Shtyp mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale - Modulo C”

7) Kjo është faqja e parë e formularit. Shtyp mbi “Avanti” për të nisur përpilimin:

8) Para të gjithave futen të dhënat e punëdhënësit:
9) Më pas, ato të punonjësit:
10) Kujdes! Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim vjetor, i vlefshëm vetëm për hyrjen e punonjësit në vitin 2014, apo shumëvjetore, që do t’i lejojë të vijë edhe vitet e ardhshme duke përfituar nga një procedurë më e thjeshtë dhe e pavarur nga flukset:

11) Në propozimin e kontratës duhet të shënosh periudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit:

12) Duhet të shënosh vendin e punës…

13) ...dhe ku do të strehohet punonjësi
14) Duhet të angazhohesh që do të paguash për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi dhe që do të komunikosh çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:

15) Fut informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes:


16) Shëno ku dëshiron të marrësh komunikimet:


17) Fut të dhënat e një pullë-takse telematike prej 16,00 euro, shenjo kutinë e konfirmimit dhe shtyp butonin “salva” për të ruajtur kërkesën:

Në këtë çast kërkesa është ruajtur. Kur të vijë çasti për ta nisur do të nevojitet të hysh sërish në nullaostalavoro.interno.it, të kërkosh kërkesën mes kërkesave "da inviare", ta hapësh dhe ta nisësh.

Elvio Pasca

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Tëitter)

Shtetësia italiane. Kam qëndruar jashtë Italisë për një vit, a mund ta kërkoj?

$
0
0
Dua të paraqes kërkesën për shtetësinë por kohët e fundit kam qenë për thuajse një vit jashtë Italisë. A prish punë për kriterin e rezistencës?

Romë, 4 prill 2014 – Ligji mbi shtetësinë italiane nr. 91/92 ka futur mes të tjerash konceptin e rezidencës legale si kriter themelor për të huajt që kërkojnë shtetësinë italiane për rezidencë sipas nenit 9 të të njëjtit ligj. Sipas nenit 1 të D.P.R. nr. 572/93 konsiderohet ligjërisht rezident në Itali i huaji që përmbush nomrativën e parashikuar për lejen e qëndrimit dhe regjistrimin e listat e popullsisë së Komunës (Zyrat e Gjendjes Civile).

Falë orientimit të jurisprudencës, aktualisht periudha të shkurtra largimi nga Italia për arsye të justifikuara (nevoja pune apo studimi por edhe asistence familjarëve) nuk paragjykojnë kriterin e rezidencës legale nëse i huaji tregon se ka ruajtur regjistrimin në Komunë dhe se ka qenë titullar i një lejeje qëndrimi të vlefshme edhe për periudhën kur ka qenë jashtë territorit italian.

Që të përfitojë nga ky orientim, kërkuesi duhet t’i bashkangjisë kërkesës, po të kërkohet nga autoritetet kompetente, dokumentacion të përshtatshëm që të dëshmojë motivin e vlefshëm për largimin e tij të përkohshëm nga territori italian dhe ruajtjen e rezidencës legale në Itali.

Është mirë të mbahet parasysh që dhënia e shtetësisë italiane sipas nenit 9 të ligjit 91/92 karakterizohet nga një shkallë e lartë diskrecionaliteti. Pasi kalojnë dy vitet e pritjes nga data e depozitimit të kërkesës, i huaji ka mundësinë, brenda një viti, t’i nisë kërkesë për një përgjigje të shpejtë administratës publike, duke kërkuar edhe lejen për të parë aktet (ligji 241/90 mbi normat e procedimentit administrativ dhe të të drejtës së kontrollit të dokumenteve administrative). Për këtë procedurë nuk është e nevojshme të merret një avokat, me përjashtim të rastit kur i interesuari vendos t’i drejtohet gjykatës.

Maria Elena Arguello, Stranieriinitalia.it

In italiano: Cittadinanza. All'estero per un anno, posso ancora chiederla?

 

 

Shofer autobusi me leje qëndrimi. Nga 6 prilli është e mundur

$
0
0
Shfuqizohet norma diskriminuese që ndalonte punësimin e të huajve si shoferë të transportit publik

Romë, 26 mars 2014 – Tani është më e lehtë të kuptohet nëse një leje qëndrimi lejon punësimin e mbajtësit; do të ndryshojë procedura e shqyrtimit të kërkesave të flukseve të hyrjes; koha maksimale e parashikuar nga ligji për lëshimin, përtëritjen apo konvertimin e lejes së qëndrimit do të triplikohet (të paktën në letër, por nuk është rasti për t’u bërë merak sepse nuk mund t’i shqyrtojnë praktikat më ngadalë se sot). Gjithashtu, me ligj imigranti do të ketë të drejtë të bëhet edhe shofer i transportit publik.

Janë disa nga të rejat që përmban një dekret legjislativ i ardhur në fuqi në fuqi pikërisht të dielën, më 6 prill. Teksti përvetëson direktivën evropiane 2011/98, që ka të bëjë me “Procedurën e njësuar të kërkesës për lëshimin e një lejeje unike që u lejon qytetarëve të vendeve të treta të qëndrojnë e të punojnë në territorin e një shteti anëtar ë BE-së dhe me një sërë të drejtash për punonjësit e Vendeve të treta që jetojnë në mënyrë të ligjshme në një Shtet anëtar”.

Një ndër risitë interesante të dekretit të sapobotuar në Gazetën Zyrtare është shfuqizimi i një neni të një dekreti mbretëror të vitit 1931 sipas të cilit personeli i hekurudhave, autobusëve, i transportit publik në përgjithësi duhej të ishte patjetër shtetas italian. Është fjala për një normë të një epoke tjetër, që prej vitesh gjykata të ndryshme e kanë deklaruar të shfuqizuar edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, sepse e kanë konsideruar diskriminuese. Por shumë ndërmarrje transporti lokal vazhdonin ta konsideronin të vlefshme, duke përjashtuar të huajt nga konkurset për vendet e lira të punës.

Në lejen e qëndrimit do të shkruhet nëse është e vlefshme për punë. Trefishohet koha e lëshimit dhe e përtëritjes, të paktën në letër. Kërkesat e flukseve do të shqyrtohen vetëm nëse ka akoma kuota në dispozicion.

Procedura që sjell të huajt me flukset dhe leja e qëndrimit unike, në të vërtetë, në Itali ekzistojnë tashmë: leja e qëndrimit që u jepet të huajve që vijnë me flukse, për shembull, është e vlefshme qoftë për qëndrimin qoftë për punën. Madje, edhe parashikimi tjetër i direktivës, barazia e trajtimit dhe e të drejtave të punonjësve të rregullt me punonjësit italianë, ekziston.

Dekreti sjell në fuqi edhe risi të tjera duke filluar nga shënimi “Perm. Unico lavoro” mbi lejet e qëndrimit që autorizojnë edhe mundësinë e punësimit të mbajtësit. Kjo do t’u lejojë punëdhënësve të kuptojnë menjëherë nëse mund të punësojnë një imigrant që ka ardhur në Itali për motive të tjera (si për bashkim familjar, për shembull), por që gjithsesi, sipas ligjit, mund të kërkojë punë.

Në këtë pikë ka edhe disa përjashtime. Edhe pse mund të lejojnë punësimin, nuk do të kenë të shkruar “Perm. Unico lavoro” lejeqëndrimet BE për qëndruesit afatgjatë, për punë stinore, për punë të pavarur, për motive humanitare, për refugjatë, për mbrojtje ndëkombëtare, për studime, dhe pëër disa figura profesionale që hyjnë në Itali jashtë kuotave të flukseve.

Me përvetësimin e direktivës futen edhe disa norma të tjera që mund të bëjnë bujë. Modikohet neni i Tekstit Unik sipas të cilit “leja e qëndrimit lëshohet, ripërtërihet apo konvertohet brenda 20 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës” dhe kjo kohë ngrihet në 60 ditë. Bëhet 60 ditë, kundrejt 40 që karashikohej nga ligji, edhe koha brenda të cilës Sporteli Unik i Imigracionit duhet të shqyrtojë kërkesën për flukset e të lëshojë autorizimin për hyrjen e punonjësit në Itali. Por sidoqoftë vështirë që këto dy norma të përkeqësojnë situatën. Të ngrejë dorën ai që ka marrë lejen e qëndrimit brenda 20 ditëve. Apo punëdhënësi që ka marrë brenda 40 ditëve autorizimin për sjelljen në Itali të punonjësit. Praktikisht flasim për procedura që, pavarësisht nga ç’thotë ligji, që nuk zgjasin me ditë por me muaj në mos vite.

Një risi e ardhur në fuqi me këtë dekret lehtëson disi barrën e sporteleve unike për Imigracionin. Dekreti thotë që kërkesat për punësimin nga jashtë “shqyrtohen deri në arritjen e kufirit maksimal të kuotave” të vendosura nga dekreti i flukseve. Kërkesat që mbi këtë kufi mund të shqyrtohen vetëm “nëse ndonjë kuotë do të jetë përsëri në dispozicion”.

Çfarë ndryshon me këtë normë? Kur mbarojnë kuotat e flukseve, Sportelet Unike për Imigracionin mund të mos i shqyrtojnë hiç praktikat e tjera, e nuk janë të detyruara të komunikojnë motivin e hedhjes poshtë të kërkesave.

Dekreti heq edhe detyrimin e demonstrimit të kontratës së qëndrimit për përtëritjen e lejes së qëndrimit për punë. Një kontratë e mirëfilltë qëndrimi lidhet vetëm në punësimin e parë të punonjësit të huaj në Itali. Më pas, nëse ndërrohet punëdhënësi, komunikimi i zakonshëm i punësimit përmban edhe informacionet që parashikoheshin nga kontrata e qëndrimit.

EP

Shkarko:
DECRETO LEGISLATIVO 4 marzo 2014, n. 40  
Attuazione della direttiva 2011/98/UE relativa a una procedura unica di domanda per il rilascio di un permesso unico che consente  ai cittadini di Paesi terzi di soggiornare e lavorare nel territorio di uno Stato membro e a un insieme comune di diritti per i lavoratori di Paesi terzi che soggiornano regolarmente  in uno Stato membro. (GU n.68 del 22-3-2014)


 

 

Nuk do të kem pension nga puna, a mund të kërkoj çekun social?

$
0
0
Jam shqiptar, kam punuar në Itali, por shpesh në të zezë, ndaj nuk kam aq vite kontribute për pension. Pas pak mbush 65 vjeç, a kam të drejtë të kërkoj çekun social? Çfarë kushtesh duhet të plotësoj që të mund ta kërkoj? Si paraqitet kërkesa?

Çeku social është një lloj ndihmese e natyrës ekonomike që jepet nga INPS, instituti italian i sigurimeve shoqërore. Është një shumë në para, tip asistence e ndihme për të moshuarit që janë në gjendje jo të mirë ekonomike. Për të pasur të drejtën e këtij çeku nuk është e nevojshme të kesh derdhur kontribute. Por natyrisht, jo të gjithë kanë të drejtë të marrin këtë çek, që ta përfitojnë duhet të plotësojnë disa kushte të përcaktuara. Madje është mirë të dihet që e drejta e çekut nuk është e përhershme, jepet vetëm për sa kohë plotësohen disa kritere si për shembull ai i “rezidencës efektive, të qëndrueshme dhe të zakonshme” në Itali.

Kriteret për marrjen e çekut social

Për të përfituar çekun social, personi duhet të përmbushë këto kritere:

- të ketë mbushur 65 vjeç e 3 muaj (nga 1 janari 2013 kriteri i moshës është ndryshuar, duke shkuar nga 65 vjeç në 65 vjeç e tre muaj);
- të ketë pasur rezidencë në Itali efektive dhe të zakonshme për të paktën dhjetë vjetë (kriter i futur nga 1 janari 2009);
- të ketë rezidencë efektive, të qëndrueshme dhe të zakonshme në Itali;
- të mos ketë asnjë të ardhur ose të ketë të ardhura nën kufijtë e përcaktuar me ligj.

Për vitin 2014, për të kërkuar çekun social, të ardhurat nuk duhet të kalojnë kufirin e 5.818,93 eurove në vit, të shumëzuara për dy, pra 11.637,86 euro, për personat e martuar.

Edhe shtetasit e huaj kanë të drejtë të kërkojnë çekun social. Qytetarëve të BE-së nuk u kërkohet asgjë me shumë se italianëve, ndërsa jokomunitarët duhet të jenë titullarë të kartës së qëndrimit ose të lejes së qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë.

Kërkesa

Kërkesa për marrjen e çekut social i drejtohet INPS-it ekskluzivisht në rrugë telematike:

1. Internet: përmes faqeve online të INPS-it duke përdorur "shërbimet telematike", tek të cilat qytetari mund të hyjë me kodin e tij PIN;
2. Telefon: duke telefonuar në numrin e gjelbër falas 803164 nga rrjeti fiks, në numrin 06164164 nga celulari (kundrejt një pagese normale sipas programit tarifor të ofruar nga kompania telefonike) 
3. Patronatet dhe entet ndërmjetësuese: në këtë rast janë ato që i përcjellin telematikisht INPS-it kërkesën e qytetarit.

Çeku apo pensioni social nis nga data 1 e muajit që pason atë në të cilin paraqitet kërkesa.

Shuma

Shuma e çekut vlerësohet çdo vit, dhe për vitin 2014 është përcaktuar 447,61 euro në muaj për 13 këste në vit.

Nëse kërkuesi ka edhe të ardhura të tjera, (pension në atdhe, dëmshpërblime të paguara nga shteti italian apo shtete të tjera) shuma vjetore e çekut social do të jetë sa diferenca mes kufirit të parashikuar çdo vit për të pasur të drejtën e çekut (5.818,93 për vitin 2014) dhe të ardhurave të deklaruara.

Derdhja e çekut nis nga dita e parë e muajit pasardhës së atij të paraqitjes së kërkesës. Shuma e parave mund të derdhet, me kërkesë të të interesuarit edhe drejtpërdrejt në llogarinë rrjedhëse në bankë apo postë.

Çeku ka karakter të përkohshëm, pra jepet për aq kohë sa përmbushen kriteret.

Çdo vit, në fakt, në periudhën maj-qershor, titullarët e çekut social duhet të deklarojnë, me një formular të posaçëm, nëse të ardhurat e tyre kanë ndryshuar, nëse kanë mbajtur rezidencën në Itali apo nëse e kanë transferuar jashtë shtetit, dhe së fundi edhe nëse kanë qenë të shtruar në ndonjë strukturë publike me shpenzime në ngarkim të shtetit.

Ndër kriteret që më shpesh nuk respektohet, veçanërisht nga të huajt, është ai i “rezidencës efektive, të qëndrueshme dhe të zakonshme” në Itali. Sa herë që Guardia di Finanza ndërmerr fushata kontrollesh për verifikimin e kushteve për të ruajtur të drejtën e kësaj shume të dhënë nga INPS edhe atyre që nuk kanë derdhur asnjë qindarkë në arkat e institutit italian të sigurimeve shoqërore, gjen gjithnjë nga ata që konsiderohen “mashtrues të shtetit”, e mes tyre nuk mungojnë shqiptarët. (Shih rastet e sjella në fund të artikullit)

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Ariano Irpino. Një tjetër i moshuar shqiptar paditet pse e merr padrejtësisht çekun social
Savona. Merrnin padrejtësisht pensionin social, paditen 19 të huaj
Albenga. Paditet nga financierët pse tërheq pensionin e prindërve të kthyer prej vitesh në atdhe
Macerata. Merrnin padrejtësisht pensionin social, denoncohen 14 shqiptarë 
Paditen 25 emigrantë. I kanë vjedhur INPS-it 200 mijë euro me pensione
Terni. Marrin pension social pa pasur të drejtë, paditen 15 vetë 
Fabriano Marrin padrejtësisht pensionin social. Probleme për 15 të huaj 
Terni. Merrnin çekun social, por jetonin në atdhe 
Merrnin pension padrejtësisht. Paditen 26 shqiptarë rezidentë në Pistoia 
Merrnin çekun social pa qenë në Itali. Probleme për 53 të moshuar në Bra të Cuneos
Modena. Merrnin pensionin social pa pasur të drejtë. Telashe për 23 pleq të huaj
Rreth 8 mijë shqiptarë marrin pension në Itali 
 


Nei CIE finiscono anche le seconde generazioni. Il caso dell’albanese Roni

$
0
0
Il ventunenne albanese in Italia dall’età di tre, oggi si trova rinchiuso nel Centro di Identificazione ed Espulsione di Bari. "Sono cresciuto qui, se mi mandano in Albania mi mandano in un Paese straniero"

Roma, 09 aprile 2014 - Non è la prima volta che succede che nei Centri di Identificazione ed Espulsione siano detenuti giovani figli di immigrati, ma questo è il risultato di un mix letale tra legge di regolarizzazione, la Bossi-Fini, e quella sull’acquisizione della cittadinanza italiana, la 91 del 1992, che non danno spazio né al lato umano, né ai percorsi di vita delle persone.

L’ultimo caso è quello di Roni, 21 anni albanese, in Italia con la famiglia dall’età di tre anni, rinchiuso nel CIE di Bari. Una vita trascorsa qui, ma il giovane non è cittadino italiano e quindi lo Stato ha tutto il diritto di rispedirlo da "dove è venuto", ma per Roni l’Albania è un Paese totalmente sconosciuto.

“Sono in questo Paese dal 1996 – dice il ragazzo, come riporta redattoresociale.it – avevo tre anni e arrivai dall’Albania con i miei genitori e mia sorella. Andavamo a Giulianova in Abruzzo dove vivevano da tempo dei nostri parenti. Qui ho studiato, dall’asilo fino alla licenza media”.

Roni è finito nel CIE perché ha perso il diritto al permesso di soggiorno a causa di reati commessi da minore. “Sono pulito da cinque anni, ho scontato tutto e da un anno e mezzo sono fuori dal carcere, senza altri problemi”.

“Senza contratto non mi danno il permesso di soggiorno, ma senza permesso non posso avere un lavoro. La mia famiglia è qui – continua - i miei cugini sono sposati con italiani, ho uno zio che ha il bar a Lucca e uno che fa il tecnico informatico a Milano. Mio fratello è cittadino italiano. Sono cresciuto qua, se mi mandano in Albania mi mandano in un paese straniero, sono sette anni che non ci metto piede

Per la legge, Roni è privo di documenti che regolarizzano la sua residenza in Italia. Dipendendo dalla gravità dei reati commessi, i cittadini extracomunitari perdono il diritto di soggiornare nel territorio italiano se vengono ritenuti pericolosi per la pubblica sicurezza. Infatti, i motivi di pubblica sicurezza vanno al di sopra dei motivi familiari, anche se si tratta di familiari di cittadinanza italiana.

Ci auguriamo che il caso di Roni venga risolto e che lui riesca a continuare la sua vita qui, nell'unico Paese che considera casa.

S.O. / Italianipiu.it

Social Card. Tani mund ta kërkojnë edhe imigrantët

$
0
0
Më në fund zbatohet ligji. Nga 8 prilli edhe të huajt me lejeqëndrim për qëndrues afatgjatë mund të paraqesin kërkesën për Social Card pranë Postave. Kush e bën brenda 30 prillit ka të drejtë të marrë edhe shumat e prapambetura. Del dekreti zbatues

Romë, 9 prill 2014 – Më në fund edhe imigrantët mund të kërkojnë kartën e parapaguar (e njohur si ‘Social Card’ apo ‘karta e blerjeve’), kartë e mbushur nga shteti me 80 euro çdo dy muaj që mund të shpenzohen për të blerë ushqime, për të paguar barnat dhe faturat e dritave e të gazit.

Është një ndihmë që u jepet të moshuarve mbi 65 vjeç ose fëmijëve nën 3 vjeç, e në këtë rast titullar është një nga prindërit, që kanë të ardhura familjare të ulëta dhe Ligji i fundit i stabilitetit u ka dhënë të drejtën e kësaj karte edhe të huajve me lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë. Deri tani, ama, zyrat e postave nuk kanë pranuar kërkesat e imigrantëve.

Nga dje situata është shbllokuar. “Me botimin në Gazetën Zyrtare të datës 8 prill 2014 të dekretit zbatues të 3 shkurtit 2014 të ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave dhe të ministrisë së Punës dhe të Politikave sociale, nis shtrirja e Kartës së Blerjeve edhe shtetasve komunitarë dhe të huaj” deklaron ministria e Financave.

Nga 8 prilli “është në dispozicion, në faqet internet të Poste Italiane, të INPS-it, të Ministrisë së Ekonomisë e Financave dhe të Ministrisë së së Punës dhe të Politikave sociale, formularët e nevojshëm për paraqitjen e kërkesave pranë zyrave postare të autorizuara”. Në të njëjtat faqe zyrtare gjen më në fund të përditësuara kriteret për të kërkuar kartën.

Moslëshimi i kartës sociale imigrantëve, edhe pse ligji i Stabilitetit parashikonte këtë gjë, kishte ndezur protestat e shoqatave dhe të patronateve. Madje ASGI dhe Cgil e çuan këtë çështje në gjykatë, duke paraqitur në Bergamo një padi bashkë me një qytetare marokene.

E paratë që nuk u janë dhënë deri tani të huajve? Është gjetur një zgjidhje edhe për këtë: nëse paraqesin kërkesën brenda datës 30 prill, imigrantët mund të përfitojnë edhe shumat e prapambetura, në të do t’u ngarkohen edhe 80 euro për dymujorin janar-shkurt 2014.

Elvio Pasca

Shkarko:
MINISTERO DELL'ECONOMIA E DELLE FINANZE DECRETO 3 febbraio 2014 Estensione ai cittadini comunitari e stranieri, residenti, deibenefici della Carta Acquisti ai sensi dell'articolo 1, comma 216, della legge 27 dicembre 2013, n. 147. (14A02759) (GU n.82 del 8-4-2014)

Nëse je mbi 65 vjeç
Formulari i kërkesës
Udhëzues për përpilimin e formularit

Nëse je prind i një fëmije nën 3 vjeç:
Formulari i kërkesës
Udhëzues për përpilimin e formularit

Mbi të njëjtën temë:
Social Card imigrantëve. Patronati INCA: “Po shkohet drejt zgjidhjes”
Social Card akoma u mohohet imigrantëve. Çohen në gjyq Posta, INPS dhe Ministritë
Social Card. “Zyrat e postave nuk pranojnë kërkesat e imigrantëve”
Social Card. INPS përditëson faqen internet: “U takon edhe të huajve”
Social Card për imigrantët. “INPS dhe Posta të aplikojnë ligjin”
Social Card për imigrantët? INPS dhe Posta akoma nuk e dinë
Social Card edhe për imigrantët. Tani është ligj 

Flukset. Nga sot nisen kërkesat për 15 mijë punonjës sezonalë. Ja si veprohet

$
0
0
Nga ora 8 e ditës së sotme punëdhënësit mund të paraqesin online kërkesat e punësimit.  Në udhëzues, fazat kryesore të procedurës

Romë, 10 prill 2014 – Nga ora 8 e mëngjesit të sotëm deri në orën 24.00 të 31 dhjetorit 2014 punëdhënësit mund të nisin kërkesat për të sjellë në Itali për të punësuar 15 mijë punonjës sezonalë jokomunitarë.

Dekreti i flukseve i botuar më 9 prill në Gazetën Zyrtare autorizon hyrjen në Itali të punonjësve nga Shqipëria, Kosova,Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria,  Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Maroku, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegal, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia. Pavarësisht vendlindjes do të pranohen edhe punonjës që kanë qenë në Itali vitet e shkuara,

Tre mijë kuota të këtij dekreti i rezervohen punonjësve që kanë qenë këtu si sezonalë për dy vjet rreshte për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare, në mënyrë që vitet e ardhshme të mund t’i sjellin sërish ata në Itali pa pritur shpalljen e dekretit të flukseve.

Vështirë që kuotat të rezultojnë të pamjaftueshme, por kush ka nevojë për një punonjës bën mirë të nxitojë, sepse mund të kalojnë edhe muaj para se ai të mund të arrijë në Itali.

Kërkesat përgatiten online, personalisht ose me ndihmën e shoqatave të kategorisë.

Për punëdhënësit që zgjedhin të bëjnë gjithçka vetë, në vijim një udhëzues me kalimet kryesore:

1) Lidhu me faqet internet nullaostalavoro.interno.it dhe, nëse nuk je i regjistruar, shtyp “Effettua Registrazione”:

2) Mbush formularin e regjistrimit me të dhënat e tua, fut 5 germat e kontrollit dhe shtyp “Invia”:

3) Siç shpjegon mesazhi i konfirmimit, do të marrësh në e-mail-in tënd një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin:

4) Pasi je regjistruar, lidhu me nullaostalavoro.interno.it, shkruaj email dhe fjalëkalimin dhe shtyp “invia”:
5) Në faqen “servizi disponibili”, shtyp lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”:

6) Shtyp mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale - Modulo C”

7) Kjo është faqja e parë e formularit. Shtyp mbi “Avanti” për të nisur përpilimin:

8) Para të gjithave futen të dhënat e punëdhënësit:
9) Më pas, ato të punonjësit:
10) Kujdes! Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim vjetor, i vlefshëm vetëm për hyrjen e punonjësit në vitin 2014, apo shumëvjetore, që do t’i lejojë të vijë edhe vitet e ardhshme duke përfituar nga një procedurë më e thjeshtë dhe e pavarur nga flukset:

11) Në propozimin e kontratës duhet të shënosh periudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit:

12) Duhet të shënosh vendin e punës…

13) ...dhe ku do të strehohet punonjësi
14) Duhet të angazhohesh që do të paguash për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi dhe që do të komunikosh çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:

15) Fut informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes:


16) Shëno ku dëshiron të marrësh komunikimet:


17) Fut të dhënat e një pullë-takse telematike prej 16,00 euro, shenjo kutinë e konfirmimit dhe shtyp butonin “salva” për të ruajtur kërkesën:

Në këtë çast kërkesa është ruajtur. Kur të vijë çasti për ta nisur do të nevojitet të hysh sërish në nullaostalavoro.interno.it, të kërkosh kërkesën mes kërkesave "da inviare", ta hapësh dhe ta nisësh.

Elvio Pasca

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Tëitter)

Flukset e sezonalëve. Shpërndarja e kuotave sipas krahinave

$
0
0

Parashikohet shpërndarja nëpër krahina e 10.650 prej kuotave të dekretit të flukseve për punonjësit sezonalë dhe e 800 prej kuotave për punonjësit sezonalë shumëvjeçarë

Romë, 11 prill 2014 – Ndahen sipas provincave e krahinave pjesa më e madhe e kuotave të dekretit të flukseve sezonale, për të cilin kërkesat kanë nisur të dërgohen nga mëngjesi i 10 prillit.

Një qarkore e ministrisë së Punës, e datës 9 prill sqaron se ndarja e këtyre kuotave është bërë duke mbajtur parasysh “kërkesat për krah pune sezonale jokomunitare qëkanë dalë në pah nga konsultimet në nivel lokal me krahinat, provincat autonome të Trentos dhe të Bolzanos, Drejtoritë Territoriale të Punës palët sociale dhe sindikatat, si edhe në bazë të kontratave të qëndrimit të nënshkruara gjatë vitit 2013”. Gjithsej janë shpërndarë 10.650 kuota hyrjeje për punë sezonale dhe 800 kuota për kërkesat e autorizimeve për punë sezonale shumëvjeçare. 1.350 kuotat për punë sezonale dhe 2.200 për punë sezonale shumëvjeçare janë mbajtur në nivel kombëtar për t’iu dhënë më pas krahinave që do të kenë nevojë.

Ja shpërndarja e kuotave sipas Krahinave dhe Provincave autonome (shtyp mbi foto për ta zmadhuar):

Çeku familjar. Strasburgu dënon Italinë: “Keni diskriminuar të huajt”

$
0
0
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut pranon padinë e një imigranti tunizian. “Nuk ekzistonin arsye të vlefshme për të bërë dallim mes italianëve dhe të huajve”

Romë, 17 prill 2014 – Të mos i njohësh të drejtën e një ndihme asistenciale një imigranti vetëm pse ai nuk është italian përbën diskriminim, për rrjedhojë është e paligjshme.

Kjo është një nga pikat e forta të një sentence të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut  të Strasburgut që më 8 prill, pas 13 vjetëve betejë legale, ka dënuar Italinë t’i paguajë thuajse 20 mijë euro imigrantit nga Tunizia, Bouraoui Dhahbi. Babait të katër fëmijëve, në Itali i ishte mohuar, në të trija shkallët e gjykimit, e drejta e çekut për familjet me shumë bij. Tani duhet t’i paguajnë shumat e prapambetura, bashkë me to edhe interesat e dëmshpërblimin moral.

Nga shtatori i shkuar imigrantët titullarë të lejes së qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë mund të marrin çekun familjar, por sentenca mund të krijojë një mundësi akoma më të favorshme. “Pohon në mënyrë të qartë që vetëm mungesa e një lejeje qëndrimi BE për qëndruesit afatgjatë nuk është argument i mjaftueshëm për t’i mohuar një punonjësi jokomunitar shërbimet e Welfare-it” thonë nga patronati INCA, që bashkë me avokatët e saj ka çuar përpara çështjen gjyqësore në favor të Bouraoui Dhahbi-t.

“Kombësia e zotit Dhahbi ishte i vetmi kriter i përdorur për ta përjashtuar nga e drejta e çekut” shpjegon Gjykata e Strasburgut në një komunikatë. “Dhe meqë vetëm motive të rënda mund të justifikojnë dallime në trajtim sipas kombësisë, arsyet e buxhetit të pamjaftueshëm të dhëna nga qeveria italiane nuk janë motive të vlefshme për të mos i dhënë çekun zoti Dhahbi”.

Në sentencë shkruhet që dallimi mes italianëve dhe të huajve në marrjen e shërbimeve asistenciale “është diskriminues nëse nuk bazohet në një justifikim objektiv dhe të arsyeshëm” dhe që “autoritetet italiane nuk kanë dhënë motive të arsyeshme që mund të justifikonin përjashtimin e të huajve me qëndrim të rregullt në Itali nga përfitimi i disa të drejtave ligjore”. Shqetësimet për ruajtjen e bilancit publik janë të drejta por nuk mjaftojnë për të justifikuar një diskriminim.

Për më tepër, duhet konsideruar që “punonjësi tunizian nuk ishte i huaj prej pak kohësh rezident në Itali, apo që kish shkelur ligjin e imigrimit”. As “nuk bënte pjesë në kategorinë e personave që nuk japin ndihmesën e tyre për financimin e shërbimeve publike, për të cilët një shtet mund të ketë arsye të forta t’u ndalojë përfitimin e shërbimeve sociale publike, siç janë programet e sigurisë shoqërore, e shërbimeve publike dhe të kurimit”.

Këtu bazohet sentenca që dënon Shtetin Italian, që me sjelljen e tij nga Bouraoui Dhahbi-t ka shkelur parimet e Konventës Evropiane të të drejtave njerëzore, siç janë e drejta për një proces gjyqësor të drejtë, ndalimi i diskriminimit dhe respektimi i jetës private dhe familjare.

Sipas avokatit Vittorio Angiolini, që ka ndjekur çështjen gjyqësore në Strasburg, sentenca “censuron një diskriminim që godet familjen dhe të miturit dhe nuk dëmton vetëm personin që e ka pësuar, por edhe shoqërinë që e praktikon (diskriminimin) apo e toleron, duke u ushqyer kështu me pabarazinë, farën e ndarjes”.

“Vendimi i Strasburgut pohon qartë parimin e barazisë që institucionet tona vështirë të mos e mbajnë parasysh” nënvizon Claudio Piccinini, koordinator i zyrave të imigracionit të INCA-s. “Përmban në vetvete edhe konseguencën se në lëndën e imigracionit Shteti italian nuk mund të tregohet shpërfillës ndaj personave të huaj që kërkojnë thjesht më shumë integrim dhe më shumë kohezion shoqëror; që janë edhe parimet themelore të Bashkimit Evropian”.

EP

Shkarko vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Social Card për imigrantët. Ditët e fundit për të kërkuar shumat e prapambetura

$
0
0
Kush paraqet kërkesë brenda 30 prill për të marrë edhe paratë e muajve të parë të vitit 2014 kur ishte e pamundur paraqitja e kërkesës edhe pse ligji u jepte të drejtën edhe imigrantëve. Kriteret, formularët dhe udhëzimet

Romë, 28 prill 2014 – Edhe imigrantët, komunitarë apo jokomunitarë me lejeqëndrimi BE për qëndruesit afatgjatë mund të kërkojnë kartën e parapaguar (e njohur si ‘Social Card’ apo ‘karta e blerjeve’), kartë e mbushur nga shteti me 80 euro çdo dy muaj që mund të shpenzohen për të blerë ushqime, për të paguar barnat dhe faturat e dritave e të gazit.

Mund ta kërkojnë të moshuarit mbi 65 vjeç ose fëmijët nën 3 vjeç, e në këtë rast titullar është një nga prindërit, që kanë të ardhura familjare të ulëta. Pikë parësore referimi është treguesi i situatës ekonomike ekuivalente, i njohur si treguesi Isee, që duhet të jetë nën 6.781,76 euro dhe që kushdo mund të llogarisë falas në Qendrat e Asistencës Fiscale (Caf), pranë INPS-it apo në Komunën e rezidencës.

Nga 1 janari 2014, ligji i fundit i stabilitetit u ka dhënë të drejtën e kësaj karte edhe të huajve me lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë, por deri pak javë më parë, kush paraqitej në zyrat e postave për ta kërkuar kthehej mbrapsht pa mbaruar punë. Vetëm në fillim të prillit, qeveria nxori një dekret zbatues që mundëson më në fund pranimin edhe të kërkesave të imigrantëve.

Tani imigrantët jo vetëm mund të kërkojnë kartën sociale por u është dhënë mundësia të rikuperojnë edhe paratë e muajve kur për shkaqe që nuk vareshin nga ata nuk paraqisnin dot kërkesën. Dekreti sqaron se kush paraqet kërkesën deri më 30 prill do të ketë të drejtë të marrë edhe shumat e prapambetura, ato të muajve të parë të vitit 2014.

Nga 1 maji të interesuarit do të kenë të drejtën e shumave vetëm nga çasti i paraqitjes së kërkesës. Kush përmbush kriteret bën mirë të nxitojë.

EP

Ja kriteret për të pasur të drejtën e Kartës sociale (nga faqet internet të Poste Italiane)

Nëse je mbi 65 vjeç
Formulari i kërkesës
Udhëzues për përpilimin e formularit

Nëse je prind i një fëmije nën 3 vjeç:
Formulari i kërkesës
Udhëzues për përpilimin e formularit

 

Bonusi Irpef prej 80 eurosh në muaj. Kujt i takon e si merret?

$
0
0
Pavarësisht nga kombësia, të gjithë punonjësit e varur apo me kontratë të ngjashme me ta që për vitin 2014 kanë të ardhura më të larta se 8.000 euro por më të ulëta se 26.000 euro, do të jenë përfitues të reduktimit të tatimit mbi fitimin (Irpef) që parashikohet nga dekretligji nr. 66/2014.

Qarkorja nr. 8/E e Agjencisë së Tatim Taksave shpjegon si do të përfitohet bonusi e në çfarë mase.

Bonusi do të jepet që me rrogën e muajit maj dhe përfituesit nuk duhet të paraqesin asnjë lloj kërkese pasi bonusi është shumë që u jepet automatikisht atyre nga punëdhënësi që zëvendëson shtetin në vjeljen e taksave (që ua mban nga rroga punonjësve një pjesë të taksave dhe ia derdh shtetit e që në italisht quhet ‘sostituto d’imposta’). Në rastin kur punëdhënësi nuk zëvendëson shtetin në mbledhjen e taksave (për shembull familjet që punësojnë bashkëpunëtorët shtëpiakë), punonjësit mund të kërkojnë rimbursimin e bonusit për të gjithë muajt e vitit 2014 që kanë punuar në deklarimin e të ardhurave që do të bëjnë në vitin 2015.

Kush janë përfituesit e bonusit?

Siç specifikohet në qarkore, bonusi parashikohet për ata që kanë të ardhura bruto vjetore më të larta se 8.000 e deri në 26.000 euro të siguruara nga puna e varur e disa kategori të ngjashme me punën e varur. Bonusi vjetor për vitin 2014 është 640 euro për ata me të ardhura nga 8.001 deri në 24.000 euro dhe zvogëlohet gradualisht deri sa bëhet 0 për ata që kanë të ardhura bruto nga 24.001 deri në 26.000 euro në vit.

Sipas Tekstit Unik mbi Tatimet mbi të ardhurat (neni 49 paragrafi 1 dhe neni 50 paragrafi 1, germa a, b, c, c-bis, d, h-bis, l) kanë të drejtën e bonusit taksapaguesit titullarë të të ardhurave të përgjithshme të përftuara nga puna e varur (me kontratë për kohë të përcaktuar, të përhershme,  dhe të pjesshme) dhe disa kategori të ngjashme me punonjësit e varur që janë:

1.     Punonjësit ortakë të kooperativave të prodhimit dhe të punës, shërbimeve, bujqësore dhe të trasformimit të parë të prodhimeve bujqësore, të peshkimit të vogël.
2.     Ata që përfitojnë kompensime në ngarkim të të tretëve për detyra të kryera lidhur me punën e varur.
3.     Kushdo që përfiton shuma në para si bursë studimi, apo çmim, apo kompensim për qëllime studimi apo formimi profesionale.
4.     Bashkëpunëtorët e koordinuar dhe të vazhdueshëm (co.co.co).
5.     Famullitarët.
6.     Kushdo që përfiton pensione shtesë të atij të detyrueshëm publik në bazë të dekretit legjislativ nr. 124/1993.
7.     Punonjësit me dobi shoqërore sipas dispozitave normative specifike.

Mbeten jashtë disa kategori të ngjashme me punonjësit e varur si pensionistët, profesionistët e lirë përveç të ashtuquajturve “incapienti” që janë të gjithë ata që fitojnë nën 8.000 euro e që janë të përjashtuar nga taksat.

Për ç’periudhë pune kam të drejtën e bonusit?

Bonusi jepet në përpjestim me muajt efektivë të punës gjatë vitit 2014. Në fakt bonusi i takon edhe punonjësit që punësohet pas muajit maj apo që ndërpret marrëdhënien e punës para përfundimit të vitit. Në të gjitha rastet punonjësit i njihet nbonusi për aq muaj sa ka punuar gjatë vitit 2014.

Për shembull, nëse një punonjës ka punuar vetëm katër muajt e parë të vitit, dhe gjatë kësaj periudhe ka fituar mbi 8.000 euro e nën 26.000, atij do t’i njihet e drejta e bonusit në masën 4/12.

Si llogaritet bonusi?
Për ata që kanë të ardhura bruto nga 8.001 deri në 24 mijë euro në vit

Kush punon për gjithë vitin 2014 bonusi është 80 euro në muaj nga rroga e majit. Ndërsa kush është punësuar gjatë vitit 2014 do të ketë një bonus më të ulët sepse ai do t’i njihet vetëm për muajt efektivë të punës.

Për shembull, nëse i interesuari është punësuar më 1 mars dhe punon deri në fund të vitit 2014, bonusi i tij do të jetë vetëm 66,67 euro, sepse muajt efektivë të punës janë vetëm 10:

640/12*10=533,33 euro bonus vjetor

533,33 euro / 8 muaj (maj-dhjetor)=66,67 euro bonus mujor.

Për ata që kanë të ardhura bruto vjetore nga 24.001 deri në 26.000

Nëse të ardhurat e përgjithshme kalojnë 24 mijë eurot por mbeten nën 26 mijë, bonusi vjetor është në masën e diferencës së 26.000 eurove me të ardhurat efektive pjestuar me 2.000 euro. Për shembull, nëse punonjësi ka ë ardhura pruto vjetore 25.000 euro e punon për gjithë vitin 2014 llogaria që duhet bërë është:

640*[(26.000-25.000)/2.000)=320 euro bonus vjetor

320 euro/8muaj (maj-dhjetor)=40 euro bonus mujor.

Ja një tabelë e shumës së bonusit sipas të ardhurave për ata që punojnë gjatë gjithë vitit 2014:

Të ardhura bruto vjetore     bonusi vjetor             bonusi mujor

Nga 0 deri në 8.000 euro           0 euro                        0 euro
Nga 8.001 deri në 24.000 euro   640 euro                    80 euro
24.500 euro                             480 euro                    60 euro
25.000 euro                             320 euro                    40 euro
25.500  euro                            160 euro                     20 euro
Nga 26.000 euro e lart              0 euro                         0 euro
E nëse bën dy punë njëkohësisht?

Në Qarkore nuk është sqaruar ky dyshim. Sidoqoftë është e këshillueshme që t’u komunikohen punëdhënësve të ardhurat dhe bonuset për marrëdhëniet e tjera të punës gjatë vitit 2014. Duhet mbajtur parasysh se nëse në fund të vitit rezulton që punonjësi ka përfituar nga puna më shumë se 26.000 euro, kur të bëjë deklarimin e të ardhurave do t’i duhet të kthejë mbrapsht bonuset e fituara.

Bashkëpunëtoret familjare do të përfitojnë bonusin?

Nëse janë të punësuara me kontratë edhe ato kanë të drejtën e bonusit nëse të ardhurat e tyre janë mbi 8.000 euro e nën 26.000. Por ndryshe nga punonjësit e tjerë, bashkëpunëtoret familjare nuk do të mund të marrin bonusin drejtpërdrejt nga punëdhënësi në rrogë, por do të mund ta kërkojnë atë me deklarimin e të ardhurave vitin e ardhshëm, pra kur të përpilojnë Modelin 730 apo Unico.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

In italiano: Bonus Irpef da 80 euro. A chi spetta e come funziona?

 

 


Bashkimi familjar. Sa e madhe duhet të jetë shtëpia?

$
0
0
Jetoj në një apartament të vogël e dua të sjell gruan në Itali me bashkim familjar. A mund të di çfarë kriteresh duhet të përmbushë banesa që të konsiderohet e përshtatshme për kërkesën e bashkimit familjar?

Që i huaji të bëjë bashkim familjar me të afërmit e tij, duhet të ketë një shtëpi që të që të përmbushë kriteret higjieniko-sanitare të parashikuara nga dekreti i 5 korrikut 1975 i ministrisë së Shëndetësisë. Dokumenti që dëshmon se shtëpia është apo jo e përshtatshme është certifikata e përshtatshmërisë së banesës, siç vihet në dukje nga qarkorja e Ministrisë së Brendshme nr. 7170/2009.

Në bazë të tipit të banesës dhe të numrit të personave që kërkohet të sillen në Itali, përcaktohet edhe madhësia minimale e shtëpisë, përmasat e të cilës jepen në metra katrorë.

Nëse jetoj në të ashtuquajturin monolokal?

Me monolokal nënkuptohet banesa që ka një dhomë të vetme  me disa ambiente (aneks gatimi, banjë). Nëse i huaji kërkon bashkim familjar me një person, monolokali duhet të jetë 38 metra katrorë (përfshirë banjën). Lartësia duhet të jetë të paktën 2,70 metra (2,55 për strehimet në komunat malore).

Nëse jetoj në një apartament apo shtëpi?

Sipërfaqja e kërkuar në këtë rast ndryshon në bazë të numrit të personave.

Sipërfaqja e përgjithshme për numër banuesish:

2 banues – 28 m2
3 banues – 42 m2
4 banues – 56 m2

për çdo banues më shumë kërkohen 10 m2 më shumë: për shembull për 5 banues duhen pasur 66 m2, për 6 nevojiten 76 m2, e kështu me radhë.

Duhet mbajtur arasysh që mund të kërkohet bashkimi familjar edhe në rastin kur kërkuesi dhe familja do të banojnë në dy shtëpi të ndryshme. Këtë e specifikon qarkorja 1575/2008 e Ministrisë së Brendshme. Në fakt, kërkesa e dhënies së një strehimi të përshtatshëm për familjarët që sillen me bashkim familjar konsiderohet e përmbushur edhe në rastin kur dëshmohet se kërkuesi do të transferohet në një banesë të re kur të mbërrijnë familjarët apo në rastin kur kërkuesi u siguron familjarëve një shtëpi më vete, e ndryshme nga ajo ku banon vetë.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

 

Come ti divento italiana

$
0
0
Di Darina Zeqiri

La legge in Italia è chiara, chi nasce in Italia da genitori stranieri non ha diritto alla cittadinanza italiana per nascita, dovrà vivere qui (e dimostrare di aver vissuto qui) i primi 18 anni della sua vita, e dopo potrà, se vorrà, richiedere la cittadinanza entrò il compimento del diciannovesimo anno. Chi invece è entrato in Italia per ragioni di studio od anche in cerca di una vita migliore dovrà dimostrare di essere stato residente in Italia per almeno 10 anni consecutivi, dovrà dimostrare di avere i requisiti economici per mantenere sè stesso e la famiglia, dovrà sostenere ( se non ha mai seguito un ciclo scolastico in Italia) un esame di lingua, e tutti dovranno versare la modica cifra di 200 euro.

Perfetto! Certificati di residenza recuperati, requisiti economici dimostrati, lingua italiana, beh quella si, ho frequentato l'università qui, quindi è scontato che io la conosca, il versamento di 200 euro effettuato, non rimane che aspettare. Ero pronta ad attendere parecchi anni; altri nella mia situazione attendono da oltre 4 ma alla fin fine sapevo che cittadinanza o meno nessuno mi poteva mandare via dall'Italia, ho dato a questo paese due meravigliosi bimbi italiani e brava persona o meno che io fossi ogni italiano ha diritto per legge ad avere vicino a sé i suoi parenti più prossimi. In fondo, però, in quell'angolo dell'animo nascosto all'orgoglio, non vedevo l'ora. Caspita, sono maggiorenne da più di 15 anni e non ho mai potuto dire la mia, nessuno mi ha mai interpellato riguardo al mio pensiero politico, l'idea di Stato, nessuno ha voluto il mio impegno come cittadina, non ha voluto responsabilizzarmi e darmi in mano la possibilità di scegliere da chi farmi rappresentare. Quindici anni da maggiorenne passati in attesa come una adolescente attende di sapere il risultato del suo esame per la patente. Sempre un passo dietro agli altri, sempre a subire le scelte degli altri, prendere ciò che ti danno e zittire davanti ai rimproveri e sconsiderazioni che piovevano e continuano a diluviare da alcuni italiani per nascita, padri padroni, che considerano l'Italia loro. Finalmente però, quella busta marrone gialligno timbrata Prefettura di Parma è giunta nella mia casetta delle lettere. Un emozione unica! Ero persino incredula dei tempi rispettati in questa malata burocrazia dello stivale, finalmente ero una cittadina italiana. Non mancava altro che GIURARE! Il 25 maggio prossimo posso votare, alle europee il mio voto vale, viene richiesto, è un dovere ed un diritto che nessuno mi potrà mai più negare.

Sbrigate le ultime pratiche corro nel comune di residenza ( Sorbolo) a chiedere se era possibile prestare giuramento al tricolore ed alla Costituzione in tempo per esercitare questo mio nuovo ruolo. Ricordate gli adolescenti alle prese con la patente con la macchina già pronta in garage da viaggiare? Ecco, esattamente cosi, un’emozione travolgente, indescrivibile, sai di volerlo, sai di averne bisogno, sai di vivere per essere qualcuno che decide autonomamente e sai che altri dovranno darti la possibilità. Vivi quel "test" tra il crederci e non illudersi, ma non puoi consolarti dicendoti che andrà meglio la prossima volta se non lo passi, perché intanto altri sono andati avanti, altri fanno ciò che dovresti fare tu, che vuoi fare ed anche se dopo sarai a pari intanto hai perso qualche treno. Il giorno del giuramento stabilito, la sindaca era libera giovedì 15 alle 16 e 30. Era tutto perfetto, riuscivo ad andare al lavoro ( non esistono giorni di permesso per quando si riceve la cittadinanza), potevo accompagnare il mio piccolo di 5 anni all'asilo ed andare a prenderlo giusto in tempo, il marito aveva chiesto il giorno libero, mio padre era vicino a me con il cucciolo di 9 mesi, mia sorella, mio fratello, mia nipote pure, sarebbero stati dei nostri anche i miei suoceri, un amico di famiglia, tutto pronto. Certo, prima ero stata dal parrucchiere, indossavo uno dei miei abiti più belli ed idonei alla circostanza, avevo limato e lucidato le unghie come da estetista, portavo la mia bigiotteria più preziosa, le scarpe con il tacco per essere più elegante ed apparire leggera nonostante la stanchezza di una notte insonne per l'emozione, una giornata impegnativa al lavoro, il caldo di questa primavera pazza. Ero impeccabile, lo erano anche i miei accompagnatori. La situazione, la circostanza dovrebbe prevederlo, dovrebbe imporlo, dovrebbe vietare per legge ogni minima svista. Lo Stato è il cittadino, il cittadino è lo Stato. Ogni piccolo rituale che annoia alcuni nel conferimento di medaglie ed altro in realtà ha il suo peso, la sua importanza, persino le scarpe lucidate a pennello degli uscieri ha il proprio valore e rappresenta lo Stato, il rispetto deve essere d'obbligo, deve essere insegnato sin da quando si è in fasce.

Vengo a sapere che mi sarebbe stata conferita la cittadinanza nell'ufficio della sindaca. Davanti ad un tavolo quadrato per quattro persone, a pochi centimetri dalla scrivania della sindaca, in una stanza si o no di 15 metri quadri, con lo stupore della stessa sindaca entriamo in 7 adulti, 4 bambini di cui uno con il passeggino. Un totale di 13 persone appiccicate chi al muro e chi alla porta, con i bambini seduti intorno al tavolo. Piccoli cuccioli, beata innocenza. Il funzionario del comune appoggia sul tavolo la "cartella" dedicata ai conferimenti della cittadinanza e/o di medaglie suppongo, che deteneva la fascia tricolore ed il comunicato dalla prefettura. Forse qualcuno prima poteva spolverarla … La sindaca si mette la fascia, due chiacchiere con i piccoli ed in men che non si dica mi trovo in piedi nell'angolo tra il tavolo quadrato e la finestra dell'ufficio ad ascoltare il pronunciarsi del conferimento della mia cittadinanza italiana. Mi viene presentato un foglio con su scritto il giuramento: "Giuro di essere fedele alla Repubblica e di osservare la Costituzione e le leggi dello Stato", leggo in silenzio, respiro profondamente, mando giù il nodo alla gola e GIURO! Quattro firme la sindaca, quattro io che sottoscrivo e "Benvenuta in Italia"

Quanto, un quarto d'ora in tutto? Beh, si, considerando le chiacchiere con i piccoli e l'accortezza della sindaca di ricordarmi, adesso che sono italiana devo pagare le multe, si, un quarto d'ora piena ci è voluto. Sono italiana. Io ne sono onorata, ne sono felice, ne sono fiera. Ho amato questo Paese da subito, sono attiva nella sua vita politica da sempre anche se non potevo votare, ho sempre pagato le tasse, sempre. Ho amato gli italiani, ho amato la loro cultura e storia da sempre. Non mi sono trovata qui perché scappavo dalla miseria ma ho fatto un concorso all'università e sono stata ammessa. Questo Paese ti entra nel sangue, ti contamina di profumi, colori, vita ogni cellula del corpo, questo Stivale ti diventa pelle, non si può negare il suo fascino e la sua bellezza. Detto questo, amarlo cosi tanto, lottare per ciò in cui credi da sempre per migliorare questo Paese, quei quindici minuti sono stati  sofferti?). Tra la gioia immensa e la delusione. Se ne fa un bel parlare sull'essere italiani, sul rispettare le leggi, amare la Costituzione e poi, una cittadinanza che richiede un viaggio lungo minimo dieci anni, con requisiti restrittivi da presentare viene conferita come se fosse un appuntamento di routine, una fascia al collo, leggiamo due righe davanti ad un tavolo per quattro con 13 persone intorno ammassate, dietro alle spalle la fotografia di Napolitano e la bandiera italiana ed europea, anche loro bisognose di respirare dalla polvere, quattro firme a testa e da domani hai pieni diritti di cittadinanza. Non è colpa della sindaca, ha fatto ciò per cui è stata chiamata a fare. Non è neanche colpa del funzionario, persona gentilissima, che quando si è accorto che sul foglio che mi è stato consegnato all'ultimo come ricordo da incorniciare la mia provenienza era Romania invece che Albania (ma i romeni non erano in UE?), si è scusato immediatamente e si è preso l'impegno di farmelo avere aggiustato appena possibile. No, non è colpa neanche di tutti i miei amici italiani che non sentivano cosi importante questo passo per me, che del mio entusiasmo di giurare alla bandiera ed alla Costituzione non ne capivano l'importanza, non è colpa di nessuno, chi non sa non può essere colpevolizzato. Qui manca l'insegnamento alla patria, l'educazione al rispetto delle istituzioni e delle cerimonie. Qui manca sentirsi italiani nel sangue, manca l'amore per questo Paese, manca il dare valore a ciò che ne ha veramente. Mi sarei aspettata una cerimonia formale, con la bandiera distesa sul tavolo, in centro la Costituzione che faceva da legame tra me e la sindaca. La foto di Napolitano alle spalle, tutti in piedi in posizione retta ed in silenzio da lasciare spazio persino all'aria di fare rumore. Mi chiedo se esiste, se è prevista per legge una formula, un modello base di cerimonia, se anche per legge, dopo quel lunghissimo percorso in cui devi dimostrare di amare e rispettare questo Paese, di averne fatto parte basta leggere la formula in piedi, nell'ufficio del sindaco, senza troppe pretese istituzionali se non quattro firme?

Leggi anche: Albanese d’Italia

Nxënësit e huaj. Ministria (jo ligji) kërkon lejen e qëndrimit

$
0
0
Shkolla është e hapur për të gjithë, por “Udhëzimet për pritjen dhe integrimin” e Ministrisë së Arsimit parashikojnë që në çastin e regjistrimit të tregohet leja e qëndrimit. ASGI: “Praktikë e jashtëligjshme, në kanë thënë se do ta heqin”

Romë, 20 maj 2014 – Shkollimi në Itali është i hapur për të gjithë, edhe për bijtë e imigrantëve të parregullt. Këta mund, madje duhet, të çojnë në shkollë e detyruar fëmijët e tyre, pa pasur frikë se mund të paditen. E drejta e shkollimit para së gjithash. E pikërisht në bazë të këtij parimi, në vitin 2009, nuk shkoi përpara propozimi i Legës në kuadrin e famëkeses “paketë sigurie” për të transformuar drejtorët e shkollave në “gjahtarë klandestinësh”.

Edhe teksti unik mbi imigracionin, kur përcakton regullin e përgjithshëm sipas të cilit në marrëdhëniet me Administratën Publike duhet treguar leja e qëndrimit, bën disa përjashtime. E mes këtyre përjashtimeve janë pikërisht “marrëdhëniet që kanë të bëjnë me arsimin e detyrueshëm”.

Gjithçka e qartë? Po, po të mos ishin “Udhëzimet për pritjen dhe integrimin e nxënësve të huaj”, të botuara në shkurt nga Ministria e Arsimit, që duket se parashikojnë të kunërtën. Në fakt thonë se, pas regjistrimit online, sekretaria e shkollës duhet t’i kërkojë familjes edhe “lejen e qëndrimit dhe dokumentet e Gjendjes Civile”.

“Leja e qëndrimit – shpjegohet në Udhëzimet e ministrisë – i lëshohet prindit nëse nxënësi është nën 14 vjeç, e drejtpërdrejt nxënësit nëse e ka mbushur këtë moshë. Në pritje të lëshimit të lejes së qëndrimit, drejtori i shkollës pranon kuponin e kuesturës që dëshmon paraqitjen e kërkesës për lejeqëndrim”.

E bukura është se pak rreshta ma poshtë kujtohet që “në mungesë të dokumentit, shkolla rregjistron sidoqoftë të miturin e huaj”. “Pozita e parregullt – shkruajnë këtë radhë saktësisht ekspertët e ministrisë – nuk ndikon në ushtrimin e të drejtës së shkollimit. Kush punon në shkollë nuk ka detyrimin të padisë qëndrimin e parregullt të nxënësve që po ndjekin shkollën dhe që po ushtrojnë kështu të drejtën që u njihet me ligj”.

Atëherë , derisa këta nxënës mund të regjistrohen pavarësisht faktit nëse e kanë apo jo lejen e qëndrimit, ç’kuptim ka që ky dokument t’u kërkohet? A nuk rrezikohet kështu që të tremben “të padukshmit” që me të drejtë kanë vendosur të çojnë fëmijët në shkollë?

Të parët që ngritën këtë problem ishte Shoqata e Studimeve Juridike mbi Imigracionin, ASGI, që i nisi letër ministrisë së Arsimit duke i kërkuar të heqë nga Udhëzimet kërkesën e lejes së qëndrimit dhe duke e kërcënuar se në të kundërt do ta hedhë në gjyq.

Ajo kërkesë, ka shkruar ASGI, është “e paligjshme, për shkelje të hapur të nenit 6, paragrafi 2, të dekretit legjislativ 286/1998” që nuk parashikon lejen e qëndrimit për shkollimin e detyrueshëm. Dhe është “diskriminuese, sepse pengon në mënyrë të paligjshme regjistrimin në shkollë të qytetarëve të huaj”.

Është një kërkesë “e paarsyeshme”, sepse “krijon varësinë e regjistrimit në shkollë nga një dokument krejtësisht të padobishëm në këtë aspekt” lidh regjistrimin me të qenit titullar i një dokumenti krejtësisht të kotë” dhe mbi të gjitha “e dëmshme” sepse mund “të shkurajoja prindërit pa leje qëndrimi të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollë”.

Një lëmsh, me pak fjalë, që duket se po zgjidhet pozitivisht. “Menjëherë pas letrës, ministria e Arsimit na kontaktoi për të na paralajmëruar se Udhëzimet shumë shpejt do të modifikohen” thotë për stranieriinitalia.it avokati Livio Neri i ASGI-t. “E kanë pranuar që kërkesa e lejes së qëndrimit është e paligjshme, që është një gabim nga anë e ministrisë dhe se do të hiqet nga udhëzimet për sekretaritë e shkollave”.

Elvio Pasca

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Nxënësit e huaj. Ministria korrigjon Udhëzimet: “Leja e qëndrimit nuk nevojitet”

$
0
0
Modifikohen Udhëzimet e përgjithshme për Pritjen dhe Integrimin. Sekretaritë nuk duhet të kërkojnë më dokumentin e qëndrimit në çastine regjistrimit. “Të mos pasurit qëndrim të rregullt në Itali nuk ndikon në ushtrimin e të drejtës së shkollimit”

Romë, 21 maj 2014 – Për t’u regjistruar në shkollë nuk nevojitet leja e qëndrimt. E thotë ligji, e tani edhe ministria e Arsimit.

Nga kjo e fundit ka mbërritur më 20 maj i shumëkërkuari modifikim i Udhëzimeve për Pritjen dhe Integrimin e nxënësve të huaj të botuara shkurtin e shkuar, që me tekstin fillestar rrezikonte të mbante padrejtësisht larg bankave të shkollës bijtë e imigrantëve të parregullt.

Në përshkrimin e procedurës së regjistrimit në shkollë, në Udhëzime thuhej se sekretaria shkollore duhet t’i kërkojë familjes edhe “lejen e qëndrimit dhe dokumentet e zyrës së Gjendjes Civile”, dhe më pas specifikohej që mund të bëhej regjistrimi edhe në mungesë të lejes së qëndrimit.

Teksti Unik për Imigracionin specifikon se për regjistrimin në shkollën e detyrueshme nuk duhet treguar leja e qëndrimit, normë kjo që tutelon të drejtën e shkollimit, e drejtë që qëndron më lart nevojës së luftimit të imigracionit të parregullt.

Kështu që në Udhëzimet e ministrisë parashikohej një kërkesë e paligjshme. Sipas Shoqatës për Studimet Juridike mbi Imigracionin, që kishte ngritur këtë problem, kjo mund të konsiderohej edhe diskriminuese, e paarsyeshme dhe e dëmshme, ndaj edhe i kërkoi ministrisë së Arsimit të modifikonte atë pjesë të Udhëzimeve.

Përgjigjja nuk vonoi. Më 20 maj, Drejtoria e Përgjithshme për Nxënësit, Integrimin, Pjesëmarrjen dhe Komunikimin ka shpërndarë një komunikatë që korrigjon Udhëzimet, duke hequr kërkesën e lejes së qëndrimit.

“Pas një rileximi të Udhëzimeve për pritjen dhe integrimin e nxënësve të huaj të datës 19 shkurt 2014, është e nevojshme të bëhen zëvendësime e mëposhtme në pikën 2.2 të faqes 10: në vend të “Leje qëndrimi dhe dokumentet e zyrës së Gjendjes Civile” të shkruhet “Dokumente të zyrës së Gjendjes Civile. Në mungesë të dokumentev, shkolla regjistron gjithsesi të miturin e huaj pasi kjo situatë nuk ndikon në ushtrimin e të drejtës së shkollimit””lexohet nw komunikatwn e ministrisw.

Elvio Pasca

 

Taksa e lejeqëndrimit. TAR: “Shumë e shtrenjtë, të ndërhyjë Gjykata e Drejtësisë”

$
0
0
Cgil dhe Inca kërkojnë heqjen e “kontributit për lëshimin dhe përtëritjen e lejes së qëndrimit". Edhe gjykatës administrative të Lazios i duket tepër i lartë. Gjykimi pezullohet në pritje të vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë

Romë, 21 maj 2014 – Nga 30 janari 2012, të jesh imigrant i rregullt në Itali është pa dyshim kushton më shtrenjtë për shkak të një “dhurate” të qeverisë së fundit të drejtuar nga Berlusconi, “kontributi për lëshimin dhe përtëritjen e lejes së qëndrimit”.

Qytetarët e huaj që jetojnë e punojnë në Itali, për të marrë apo përtërirë lejen e qëndrimit, dokument i domosdoshëm për të qëndruar në Itali, janë të detyruar të paguajnë nga 80 deri në 200 euro, sipas kohëzgjatjes dhe tipit të lejes. Shumë që u shtohet 27,50 eurove për lëshimin e lejeqëndrimit elektronik dhe 30 eurove që marrin Postat italiane për shërbimin, natyrisht edhe pullë-taksës prej 16 eurosh.

Kontributi për lëshimin e përtëritjen e lejes së qëndrimit shpejt edhe mund të reduktohet nga gjykatësit. Gjykatës Administrative Krahinore (TAR) të Lazios, në fakt, i duket i tepruar dhe në mospërputhje me normativën evropiane, aq sa bëhet e nevojshme ndërhyrja e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Çështjen e taksës së lejes së qëndrimit – të sjellë në fuqi me dekret nga Roberto Maroni e Giulio Tremonti,ministrat e atëhershëm, i pari i Brendshëm, i dyti i Ekonomisë – e çuan në gjykatë Cgil dhe Inca. Në padinë e tyre paraqitur TAR-it kanë kërkuar shfuqizimin e dekretit, që konsiderojnë të paligjshëm për një sërë motivesh: shkel parimet e barazisë dhe të arsyeshmërisë, të aftësisë kontributive, të paanësisë dhe të ecurisë së mirë të procedurave administrative.

Nën akuzë është edhe destinacioni i parave të mbledhura nga Shteti me këtë kontribut. 50% i shkojnë ministrisë së Brendshme për shpenzime të rendit publik dhe të sigurisë, për të financuar sportelet unike dhe për aktualizimin e marrëveshjes së integrimit. 50% shkojnë për financimin e “Fondit të Riatdhesimeve”, pra, praktikisht, imigrantët e rregullt paguajnë dëbimet e të parregulltve. Për Inca dhe Cgil, edhe ky përdorim i parave është i paarsyeshëm.

Në shqyrtimin e këtij rati, TAR-i i referohet normativës evropiane.

“Çdo Shtet anëtar – lexohet në urdhëresën e depozituar më 20 maj – është i lirë të lëshojë lejet e qëndrimit kundrejt një kontributi, shuma e të cilit nuk duhet të krijojë pengesë për arritjen e statusit të qëndruesit afatgjatë”. Për më tepër, “fuqia vetëvendosëse që ka një Shtet anëtar për përcaktimin e shumës nuk është e pakufizuar dhe nuk i jep të drejtën të vendosë për pagesë kontributesh të tepruara për fuqinë financiare të këtyre qytetarëve”.

Gjykatësit kujtojnë “që kostoja për lëshimin e kartës së identitetit është sot 10 euro” ndërsa “shuma më e ulët për lejen e qëndrimit është 80 euro”, pra taksa mbi lejet e qëndrimit rezulton “të paktën 8 herë më e lartë se kostoja e lëshimit të kartës së identitetit”. Një raport që për TAR-in “duket se është në konflikt me parimet evropiane e mbi të gjitha nuk është koherent me parimin e përpjestueshmërisë”.

Këtu e ka burimin edhe vendimi për të kërkuar mendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, që mes kompetencave të saj ka edhe zgjidhjen e pikave të dyshimta mbi interpretimin e mbi aplikimin e të drejtës evropiane. Në pritje të këtij mendimi, gjykimi i TAR-it mbetet pezull.

“Është një rezultat shumë i rëndësishëm – komenton Morena Piccinini, presidente e INCA-s – që u shtohet sentencave të tjera të favorshme mbi imigracionin, të ndërmarra nga ne. Konfirmon sa të drejta janë kundërshtimet tona, mbi bazën e të cilave kërkojmë ndërhyrjen e drejtësisë për rivendosjen e parimit të barazisë dhe të dinjitetit në politikat që u drejtohen të huajve që, pavarëssht krizës, duan të stabilizohen në vendin tonë”.

Elvio Pasca

 

 

Viewing all 350 articles
Browse latest View live