Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all 350 articles
Browse latest View live

Social Card. “Zyrat e postave nuk pranojnë kërkesat e imigrantëve”

$
0
0
Denoncon faktin patronati Inca Cigl: “Nuk është vetëm keqinformim. Programi i Postave parashikon akoma vetëm shtetësinë italiane. Vonesë e papranueshme”

Romë, 17 shkurt 2014 – Sikur të mos kish ndodhur asgjë. Ligji i stabilitetit 2014 u ka shtrirë të drejtën e kartës sociale edhe qytetarëve të huaj jokomunitarë titullarë të një lejeqëndrimi BE për qëndrues afatgjatë (e ashtuquajtura kartë qëndrimi), por sportelet e Postave Italiane nuk pranojnë kërkesat e tyre.

Prej më shumë se një muaji kemi sinjalizuar që faqet internet të Postës (që mbledh kërkesat e lëshon kartën) dhe ai i INPS-it (që jep shumën e Kartës sociale) nuk ishin përditësuar. Edhe tani që shkruajmë, faqet internet të Postës kërkohet akoma përmbushja e kriterit të shtetësisë italiane, Inps.it ka futur edhe imigrantët mes atyre që mund të paraqesin kërkesën, por nga ana tjetër, operatorët e Contact Center-it të tij akoma këmbëngulin: “Kush bën kërkesë duhet të jetë italian”.

Ajo çka është më keq akoma, imigrantët që provojnë të kërkojnë Social Card, nuk ia dalin dot mbanë. Kështu na tregon edhe një lexuese e Shqiptariiitalise.com, L. Xhafaj, që jeton në provincën e Venecias e që ka shkuar jo vetëm një herë në zyrën e postës për të kërkuar Kartën Sociale. “Kërkesën e përpilova pranë një patronati e me të kam shkuar disa herë në Postë. Në fillim më thonin që nuk më takon, me gjithë këmbënguljen time se ligji i ri e parashikon. Së fundi më thanë të flisja me Contact Center të Inps-it. Këta më thanë se kisha të drejtë unë, kështu që u ktheva sërish në postë. Por këtu, i njëjti punonjës me të cilin kisha folur edhe herë të tjera, pasi u largua për ca minuta nga sporteli për t’u konsultuar me të tjerë, kthehet e më thotë sërish që edhe pse ligji ka dalë, edhe pse Inps më kish thënë që më takon, nuk mund të pranonte kërkesën time sepse Ministria e Thesarit nuk ka dhënë miratimin për ligjin”.

“Shumë vijnë në sportelet tona të përpilojnë kërkesat. Por, kur shkojnë t’i paraqesin në zyrat postare marrin si përgjigje që është e pamundur e kthehen mbrapsht” denoncon këtë situatë Claudio Piccinini, koordinator i zyrave të imigracionit të patronatit Inca Cgil.

Me sa duket, nuk është vetëm problem mosinformimi, por edhe mospërditësim i programit software. “Nëse paraqitesh në postë me tekstin e ligjit në dorë dhe tregon se edhe imigranti mund të paraqesë kërkesë, punonjësit e Postës nuk arrijnë të fusin kërkesën në sistemin informatik: vlerat e pranuara në fushën shtetësia janë vetëm I, IT ose ITA” shpjegojnë nga Inca.

Situata është e papranueshme. INPS-i dhe Posta nuk mund të mohojnë, për keqinformim apo për një problem informatik, një të drejtë të parashikuar nga ligji. Pse vonojnë kaq shumë, sepse përfituesit janë të huaj? Është diskriminim” shkon më tej Piccinini. Që nuk ka asnjë dyshim: “Kërkesat e imigrantëve duhen pranuar dhe kontributi u duhet dhënë duke filluar nga 1 janari 2014”.

Këtë thotë ligji e vlen edhe për Poste Italiane S.pA. edhe për INPS-in.

Elvio Pasca

 


Shtetësia italiane. Kam paraqitur kërkesën, por tani po më skadon leja e qëndrimit. Ç’të bëj?

$
0
0
Kam paraqitur kërkesën pëër shttësinë itaiane prej një viti. Tani po më skadon leja e qëndrimit e nuk përmbush më kriteret për ta përtërirë. Si të veproj?

Në bazë të nenit 11, paragrafi 1, germa c) të D.P.R. nr. 394/99, i huaji që ka një leje qëndrimi të vlefshme për motive të tjera mund të kërkohet lëshimi i një lejeje qëndrimi për pritje të marrjes së shtetësisë me kohëzgjatje s procedura e marrjes së shtetësisë.

Kjo do të thotë se leja e qëndrimit për pritje shtetësie mund t’i lëshohet të huajit që ka paraqitur kërkesën për shtetësinë italiane. Kujdes, me këtë lloj lejeje qëndrimi nuk lejohet të bëhet asnjë lloj pune, as autonome as e varur (sipas një komunikate të ministrisë së Brendshme të 12 janarit 2008).

Kush ka një leje qëndrimi për pritje shtetësie duhet të regjistrohet, falas, në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar për të përfituar nga shërbimi shëndetësor (neni 34, paragrafi 1, germa b) e dekretit legjislativ nr. 286/98).

Titullari i lejes së qëndrimit për pritje shtetësie mund të kërkojë bashkim familjar në rast se përmbush kriteret e parashikuara nga ligji, në veçanti të ardhurat dhe strehimin (sentenca e Gjykatës së Lartë nr. 12680 e vitit 2009).

Kërkesa për lejen e qëndrimit për pritje shtetësie i drejtohet kuesturës përmes zyrave postare, duke përpiluar formularin 1 të modelit 209 që gjendet në brendësi të kompletit postar për lejet e qëndrimit. Kërkesës i duhet bashkangjitur:

1.     Fotokopja e pasaportës (të gjitha faqet me të dhënat personale dhe që kanë vula hyrjeje e daljeje);
2.     Fotokopja e lejes së ëndrimit të mëparshëm;
3.     Pullë taksë prej 16,00 euro;
4.     Dokumentacion i strehimit (akti i pronësisë, kontrata e qirasë apo deklarata e mikpritjes);
5.     Dokumente për të ardhurat;
6.     Fotokopja e dokumentacionit që dëshmon nisjen e praktikës për njohjen e shtetësisë italiane.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

 

“Boshatis burgjet” është ligj. Më shumë të burgosur do të riatdhesohen pa kaluar në CIE

$
0
0
Shtohen rastet në të cilat të burgosurve të huaj u aplikohet masa e dëbimit në vend të burgosjes. Identifikimi për riatdhesimet do të nisë sapo të hyjnë në burg

Romë, 20 shkurt 2014 – Senati ka miratuar përfundimisht më 19 shkurt, me 147 vota pro e 95 kundër, konvertimin në ligj të dekretit 146/2013 për mbrojtjen e të drejtave themelore të të burgosurve dhe të reduktimit të kontrolluar të popullsisë së burgjeve.

Një tekst i quajtur “Boshatis burgjet” që parashikon ndërhyrje specifike edhe për të burgosurit e huaj. Nuk mund të ndodhte ndryshe po të mbahet parasysh se më 31 janar 2014, kur kapaciteti i burgjeve është 47.711 vende, në to janë të pranishëm 61.449 të burgosur; mes këtyre, 34% ose 21.167 janë të huaj, kryesisht marokenë (3.917, apo 18,5% e të burgosurve të huaj), rumunë (3.401, 16%), shqiptarë (2.839, 13,4%) e tunizinë (2.518, 11,9%).

“Boshatis burgjet” ndërhyn në nenin 16 të Tekstit Unik për Imigracionin, duke shtuar rastet në të cilat të huajve të burgosur u aplikohet masa e dëbimit si alternativë e burgut kur duhet të vuajnë dënime, qoftë edhe pjesa e mbetur e dënimit, me kohëzgjatje deri në dy vjet. Përjashtohen nga kjo procedurë të dënuarit për krime veçanërisht të rënda si trafikantët e njerëzve.

Një tjetër ndërhyrje domethënëse, që kthen në ligj një praktikë të aplikuar me vështirësi në burgjet italiane, ka të bëjë meidentifikimin për dëbimin të këtyre të burgosurve, që do të nisë sapo ata të hyjnë në burg në mënyrë që të mund të riatdhesohen efektivisht kur të dalin. Policia do të kontaktojë menjëherë autoritetet konsullore të vendeve prej nga vijnë dhe ministria e Brendshme do të bashkëpunojë e koordinojë punën me atë të Drejtësisë.

Është një masë që duhet të reduktojë një nga problemet e Qendrave të Identifikimit dhe të Dëbimit (CIE), ku transitojnë shumë ish të dënuar në pritje të riatdhesimit. Kjo sjell mbipopullim të strukturave, detyron ish të burgosurit të vuajnë “një shtesë dënimi” e bën që të bashkëjetojnë, në kushte tejet të vështira, persona që kanë përfunduar në CIE thjesht pse nuk kishin leje qëndrimi me të tjerë që kanë kryer krime shumë më të rënda.

Elvio Pasca

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Çeqet për nënat e reja dhe familjet e mëdha. Shumat për vitin 2014

$
0
0
Jepen shumat e reja dhe të ardhurat tavan për të përfituar ndihmat e Komunave për nënat e reja dhe familjet me të paktën tre fëmijë të mitur më në nevojë. Komunikata e Presidencës së Këshillit të ministrave

Romë, 21 shkurt 2014 – Janë botuar më 20 shkurt në Gazetën Zyrtare shumat e reja dhe kriteret për çeqet e dhëna nga Komunat dhe të paguara nga INPS-i për nënat e reja dhe familjet me shumë pjesëtarë më në nevojë. Një situatë që certifikohet nga Treguesi i situatës ekonomike (indicatore delle situazione economica – ISE) që përllogaritet falas në një patronat çfarëdo.

Shuma maksimale e çekut të mëmësisë për vitin 2014 është 338,21 euro në muaj dhe merret për pesë muaj.

Është një ndihmë për nënat e reja që nuk punojnë në rast se lindin, adoptojnë apo u besohet një fëmijë. U takon shtetasve italiane dhe të Bashkimit evropian, por edhe qutetareve të huaja që kanë lejeqëndrim afatgjatë apo kartë qëndrimi.

Për të përfituar këtë shumë kërkohet që treguesi ISE të mos jetë më i lartë se 35.256,84 euro për familjen me tre pjesëtarë, shumë që rritet nëse numri i familjarëve është më i lartë. Kërkesa paraqitet në zyrat e komunës së rezidencës brenda gjashtë muajve nga lindja (apo data e adoptimit, e dhënies në besim).

Shuma maksimale e çekut për familjet me shumë pjesëtarë për vitin 2014 është 141,02 euro në muaj e jepet 13 herë në vit.

U takon shtetasve italianë dhe të Bashkimit evropian, por edhe qytetarëve të huaj që kanë lejeqëndrim afatgjatë apo kartë qëndrimi. (risi kjo e ardhur në fuqi në 4 shtator 2013), si edhe familjarëve që nuk kanë shtetësinë e një shteti të BE-së që kanë të drejtën e qëndrimit apo të qëndrimit të përhershëm në Itali.

Për familjet me pesë pjesëtarë, me të paktën 3 fëmijë të mitur, treguesi ISE nuk duhet të jetë më i lartë se 25.384,91 euro. Kërkesa paraqitet në Komunë brenda 31 janarit të vitit që pason atë për të cilin kërkohet çeku.

Shkarko komunikatën e Presidencës së Këshillit të ministrave

EP

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Kam kartën e qëndrimit, për sa kohë mund të qëndroj jashtë Italisë?

$
0
0
Kam lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë e jam prej disa muajsh në vendin tim. Sa kohë mund të qëndroj jashtë Italisë pa humbur të drejtën e lejes së qëndrimit?

Titullari i lejes së qëndrimit Be për qëndruesit afatgjatë (e ashtuquajtura kartë qëndrimi) mund të qëndrojë jashtë territorit të Bashkimit Evropian e, për rrjedhojë, jashtë Italisë, për një periudhë të vazhdueshme maksimale prej 12 muajsh. Kjo do të thotë që, nëse qytetari jokomunitar, me leje qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë, kthehet në vendin e tij apo sidoqoftë del nga territori i BE-së, mund të qëndrojë atje pa u kthyer deri një vit dhe të ruajë dokumentin e qëndrimit. Por nëse brenda një viti nuk kthehet, humbet të drejtën e dokumentit të qëndrimit.

Në rast se mbajtësi i lejes së qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë shkon në një tjetër vend anëtar të BE-së dhe mungon nga Italia për të paktën 6 vjet, humbet dokumentin e qëndrimit italian. Edhe në rast se i lëshohet një lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë nga një shtet tjetë anëtar i BE-së, dokumenti italian i qëndrimit i hiqet.

Jo gjithnjë heqja e lejes së qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë shoqërohet me një dekret dëbimi ndaj qytetarit jokomunitar. Në rastet e specifikuara më lart, pra kur e drejta e lejes së qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë bie për shkak të një mungese të zgjatur apo për lëshim të një titulli të barazvlefshm nga një shtet tjetër i BE-së, nëse qytetari jokomunitar plotëson kriteret e parashikuara nga dekreti legjislativ 286/98, atij mund t’i lëshohet një tjetër leje qëndrimi, si për shembull për punë apo për motive familjare.

Kur leja e qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë tërhiqet për një nga shkaqet e mësipërme, qytetari jokomunitar mund ta rifitojë atë po të tregojë se plotëson kriteret e parashikuara nga ligji për lëshimin e të njëjtit tip lejeqëndrimi. Dallimi i vetëm është që duhet të ketë një leje qëndrimi të vlefshme prej të paktën 3 vjetësh dhe jo më 5 vjetësh, sepse tani nuk është më fjalë për lëshimin për herë të parë të dokumentit

Maria Elena Arguello

In italiano su Stranieriinitalia.it: Ho la carta di soggiorno, per quanto tempo posso rimanere fuori dall'Italia?

Kam shtetësinë italiane. Ç'të ardhura duhet të kem për të marrë në Itali një familjar?

$
0
0
Jam bërë qytetare italiane e kam dy fëmijë të mitur. Tani dua të bëj bashkim familjar me prindërit. Sa të ardhura duhet të kem të deklaruara? A km të drejt të bëj bashkim familjar me vëllanë?

Romë, 26 shkurt 2014 – Nëse një i huaj merr shtetësinë italiane, për bashkimin familjar nuk ka nevojë të kërkojë nulla-osta në sportelin Unik për Imigracionin sipas ligjit Bossi-Fini. Për familjarët e huaj të një shtetasi italian aplikohet dekreti legjislativ 30/2007 që bazohet në direktivën 2004/38/CE mbi lëvizjen e qëndrimin në Itali.

Shtetasi italian mund të bëjë bashkimin familjar me të afërmit deri në gradë të dytë, bashkëshorti/ja, bijtë, prindërit, nipat/mbesat, gjyshërit, vëllezërit/motrat, nëse rezultojnë në ngarkim të tij, pavarësisht të ardhurave që ka. Me konceptin “në ngarkim” nënkuptohet që italiani angazhohet të mbajë familjarin e tij pa rënduar në arkat e shtetit.

Në rastin konkret, kur prindërit tuaj (apo bij, nipa, prindër, gjyshër, vëllezër) janë në Itali duhet të shkoni bashkë me ta në kuesturë për të paraqitur kërkesën për kartën e qëndrimit. Aty nënshkruani deklaratën e  marrjes në ngarkim dhe kërkesës i bashkangjitni një estrakt të aktit të lindjes që merrni në komunë nga ku rezulton që personat janë vërtet prindërit (apo sidoqoftë një certifikatë që dëshmon lidhjen familjare me personin po merrni në ngarkim, e përkthyer në italisht dhe e legalizur). Prindërit duhet të kenë me vete edhe pasaportat, ndërsa ju kartën e identitetit, që të gjitha në origjinal e fotokopje.

Prindërve (por edhe bashkëshortit, bijve apo prindërve) u lëshohet një kartë qëndrimi për pesë vjet si familjarë të një shtetase evropiane. Pas pesë vjetëve fitojnë të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Itali. Ndërsa vëllezërve, gjyshërve apo nipave u lëshohet një leje qëndrimi për motive familjare me kohëzgjatje një ose dy vjet, sipas kuesturave.

Shqiptari i Italisë

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Shkolla italiane. Mbyllen regjistrimet on line në fillore, tetëvjeçare dhe të mesme

$
0
0
Kërkesat brenda 28 shkurtit në faqet internet të ministrisë së Arsimit www.iscrizioni.istruzione.it, ja videot me udhëzimet. Prindërit e huaj pa leje qëndrimi duhet të shkojnë personalisht të paraqesin kërkesë pranë shkollës

Romë, 27 shkurt 2014 – Mbyllen nesër, më 28 shkurt regjistrimet on line për klasën e parë fillore, të ciklit të dytë të tetëvjeçares dhe vitin e parë të shkollës së mesme për vitin shkollor 2014/2015.

Gjithçka bëhet on line në faqet zyrtare të ministrisë së Arsimit Publik, www.iscrizioni.istruzione.it, ku janë botuar edhe udhëzues me përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta. Edhe të gjithë të huajt me qëndrim të rregullt në Itali duhet të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla në këtë mënyrë.

Gjëja e parë që duhet bërë është regjistrimi në website. Mjafton të përpilohet një formular online e më pas i interesuari do të marrë një mesazh poste elektronike (e-mail) me udhëzimet për zgjedhjen e një fjalëkalimi, e më pas akoma një tjetër e-mail me  emrin e përdoruesit:

Pas regjistrimit, duke u futur në ëeb-site me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, duhet përpiluar kërkesa e regjistrimit në shkollë e fëmijës. Mund të shënohet shkolla e parazgjedhur, por edhe dy shkolla “rezervë” në rast se e para nuk ka vende të mjaftueshme:

Kujdes! Kjo procedurë nuk është e vlefshme për imigrantët pa leje qëndrimi që nuk kanë kod fiskal e për rrjedhojë nuk mund të përpilojnë kërkesën online. Ata mund e duhet të regjistrojnë bijtë vetëm duke shkuar personalisht në shkollën e zgjedhur apo që ndjek fëmija.

Natyrisht personeli shkollor nuk mund të sinjalizojë në Polici parregulllsinë e qëndrimit në Itali të prindërve. Një rregull ky që u garanton edhe bijve të imigrantëve të parregullt të drejtën-detyrimin e shkollimit.

Bijtë e imigrantëve në shkollat italiane janë çdo vit e më të shumtë. Sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, në vitin shkollor 2012/2013 janë ulur në bankat e shkollave italiane 622.041 nxënës jo italianë, nga këta 81.085 me shtetësi shqiptare. Por 38,6% e nxënësve të huaj kanë lindur në Itali.

EP

Lexo edhe: Për bijtë i imigrantëve të parregullt kërkesa e regjistrimit paraqitet dorazi

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

“Përshtatshmëria e strehimit” kushton 500 euro. Super-taksa legiste mbi imigrantët

$
0
0
Në Bolgare, të provincës së Bergamos, kryetari i komunës dhe këshilli komunal kanë vendosur të ngrenë në qiell çmimin e crtifikatës. “Kemi shpenzime të tepruara për kriminalitetin, është e drejtë që të paguajnë të huajt. Asnjë nuk i detyron të qëndrojnë”.

Romë, 27 shkurt 2014 – Certifikata e përshtashmërisë së strehimit, italisht “idoneità alloggiativa” është një prej atyre dokumenteve që u vështirësojnë jetën të huajve në Itali. Duhet ta kërkojnë në komunë, për shembull, të gjithë ata që kërkojnë të bëjnë bashkimin familjar e të sjellin në Itai gruan e fëmijët, apo ata që kërkojnë kartën e qëndrimit.

Edhe pse Këshilli i Shtetit ka shpjeguar se është e paligjshme, disa Komuna e kërkojnë edhe për regjistrimin e të huajve në regjistrat e Gjendjes Civile. Si Bolgare, një fshat me rreth 6 mijë banorë, një mijë prej të cilëve janë imigrantë, e rreth 20 kilometra nga Bergamo. Kryetari i Bashkisë Luca Serughetti, të gjithë drejtorët e drejtorive të komunës dhe njëmbëdhjetë këshilltarë komunalë, nga gjashtëmbëdhjetë gjithsej, janë të Legës së Veriut.

Gjetja e fundit  kësaj administrate legiste është një supertaksë mbi imigrantët. Një vendim i miratuar më 15 janar ka përditësuar koston për lëshimin e certifikatës së përshtatshmërisë së strehimit duke e çuar në 500 (po, po e lexuat saktë, pesëqind) euro. Dhe nuk është herë e parë që ngrenë këtë çmim që deri në vitin 2011 kushtonte 35 euro, që e njëjta administratë e kish ngritur në 150 euro.

Për të kuptuar sa e tepruar është, mjaft të mendosh që në Romë, një certifikatë e tillë kushton rreth 30 euro (17 herë më pak se në Bolgare). Apo që, po në komunën e Bolgares kush kërkon në zyrën teknike leje për të ndërtuar një apartament paguan vetëm 280 euro, diçka më shumë se gjysma e parave që duhet të nxjerrë i huaji nga xhepi vetëm për të pasur një copë letër që dëshmon se shtëpia ku banon është e përshtatshme për të jetuar ai e familja e tij.

Serughetti & Co kanë dashur t’u rëndojnë imigrantëve? Po, pa asnjë dyshim. Siç konfirmohet në vendimin e marrë. Mes premisave, në fakt, në dokumentin zyrtar citohen “disa episode mikrokriminaliteti e keqbërësish” të verifikuara muajt e fundit, që kanë detyruar personelin komunal të ndërmarrë “ndërhyrje, kontrolle dhe verifikime të kushtueshme”, që kanë kërkuar “forca”, “përdorim energjish fizike e mendore” dhe “ndërhyrje për sistemimin e pasurisë shtetërore të dëmtuar”.

Të gjitha janë gjëra që rëndojnë mbi arkat e komunës, me shpenzime që u ngarkohen në kurriz “të gjithë qytetarëve”. Por administrata komunle ka një ide gjeniale: “të kufizojë të paktën pjesërisht këtë barrë, duke konsideruar të drejtë t’ia ngarkojë pjesërisht individëve jokomunitarë që kërkojnë të regjistrohen në regjistrat e popullsisë së komunës, duke u kërkuar atyre si “të drejta sekretarie” t paguajnë shumën 500 euro për lëshimin e certifikatës së përshtatshmërisë së strehimit të nevojshme për regjistrimin e sipërpërmendur”.

A e kuptoni arsyetimin legist? Një keqbërës ka thyer stolin në park? Një tjetër ka bërë pis fasadën e një pallati? Ndonjë kriminel i panjohur ka shkulur një sinjal rrugor? Dëmin duhet ta paguajnë imigrantët e ndershëm. Dhe me qëndrim të rregullt, natyrisht, të tjerët nuk mund të kërkojnë certifikatën e përshtatshmërisë së strehimit.

Nuk nevojitet të jesh avokat i zoti për të kuptuar që vendimi i Komunës së Bolgares është mëse diskriminues dhe që me ankimimin e parë në gjykatë do të hidhet poshtë. Por vështirë që këta administratorë “mendjendritur” t’u kthejnë mbrapsht të huajve paratë që po u marrin padrejtësisht, e akoma më vështirë t’u paguajnë edhe dëmshpërblim për shqetësimin e krijuar.

Ndërkaq, kryetari i Komunës, Serughetti, ngazëllehet për idenë madhështore. Dhe shtypit lokal që e pyet duke hipotezuar se në këtë mënyrë imigrantët mund të largohen përgjigjet pa iu dridhur qerpiku: “Nuk detyrojmë asnjë të qëndrojë. Nuk jemi një qendër tregtare që duhet të krijojë kushtet më të mira për klientët e vet. Duam vetëm të garantojmë kushtet më të mira për qytetarët tanë”.

Elvio Pasca

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 


Lejeqëndrimet dhe lufta ndaj trafikimit të personave. Risitë e dy dekreteve të sotme

$
0
0
Këshilli i Ministrave ka pranuar dy direktiva evropiane. Njëri prej dekreteve sjell risi mbi lejet e qëndrimit dhe shqyrtimin e kërkesave të flukseve, tjetri përman masa kushtuar luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjes së viktimave.

Romë, 28 shkurt 2014 – Nga këshilli i Ministrave i të premtes 28 shkurt, nuk dolën vetëm lista e ëvendësministrave dhe sekretarëve, apo norma “Shpëto Romën”, por edhe versioni përfundimtar i dy dekreteve që adoptojnë po aq direktiva evropiane mbi imigracionin.

Njëri prej dekreteve adopton “direktivën 2011/98/UE që ka të bëjë me procedurën unike të kërkesës për ëshimin e një lejeqëndrimi unik që u lejon qytetarëve të vendeve të treta të qëndrojnë dhe të punojnë në territorin e një shteti anëtar dhe me një bashkësi të njëjtë të drejtash për punonjësit e vendeve të treta që jetojnë rregullisht në një prej shteteve anëtare”.

Në të vërtetë, Italia është pak a shumë në linjë me këtë direktivë. Në fakt, procedura që sjell në Itali të huajt përmes flukseve përfundon me lëshimin e një dokumenti që është i vlefshëm për të qëndruar dhe për të punuar në Itali. Madje edhe përsa u përket të drejtave, në Itali ekziston barazi thuajse e plotë trajtimi dhe të drejtash mes punonjësve të huaj dhe atyre italianë.

Skema e dekretit e paraqitur në dhjetor nga qeveria Letta parashikonte sidoqoftë të reja të rëndësishme si e shkruara “E vlefshme për të punuar”  mbi lejet e qëndrimit që lejojnë punësimin dhe një procedurë të re për përpunimin e kërkesave të flukseve të hyrjes, që do të shqyrtohen deri në arritjen e kufirit maksimal të kuotave” të vendosura nga dekreti i flukseve. Ajo skemë parashikonte edhe zgjatjen e kohës për lëshimin e përtëritjen e lejeve të qëndrimit që sidoqoftë nuk do të kishte praktikisht asnjë pasojë konkrete.

Tani duhet pritur që dekreti të arrijë në Gazetën Zyrtare për të kuptuar cilat ndryshime i janë bërë Tekstit Unik mbi imigracionin. Mes këtyre mund të ketë edhe ndonjë e këshilluar nga komisionet e Dhomës së Deputetëve dhe Senatit, që dhanë mendimin e tyre mbi skemën e dekretit.

I njëjti diskutim vlen edhe për dekretin tjetër, që adopton “direktivën 2011/36/UE lidhur me parandalimin dhe luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave, dhe që zëvendëson vendimin kuadër 2002/629GAI”.

Pallati Chigi, në komunikatën e vet pas Këshillit e sotëm të Ministrave, thotë se masat “luftuese” kanë për qëllim “përforcimin e kuadrit penal për krimet e futjes dhe mbajtjes në skllavëri dhe të trafikimit të njerëzve”.

Së fundi janë edhe masat “e mbrojtjes së viktimave”. Mes tyre qeveria sinjalizon “mbrojtjen e veçantë për viktimat në moshë të mitur”, “të drejtën e një dëmshpërblimi për viktimat”, “adoptimin e një plani kombëtar veprimi kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të rëndë të qenieve njerëzore” si edhe “përcaktimin e Dipartimentit e Shanseve të barabarta si organizmi i koordinimit të ndërhyrjeve në këtë aspekt”.

EP

Shtetësia italiane. Gjykatësit: “Vonesat të pajustifikueshme, 2 vjet duhet të mjaftojnë”

$
0
0
109 të huaj në pritje të shtetësisë italiane, bashkë me sindikatat INCA, CGIL, dhe Federconsumatori, fitojnë class action kundër ministrisë së Brendshme mbi kohën e shqyrtimit të kërkesave. Piccinini (INCA): "300 mijë persona në pritje, imigrantë të përjetshëm apo qytetarë të rinj?”

Romë, 4 mars 2014 – Ligji i jep ministrisë së Brendshme plot dy vjet kohë, apo 730 ditë, për të përfunduar procedurën e dhënies së shtetësisë italiane nga çasti kur i huaji paraqet kërkesën. Është një kohë mjaft e gjatë sa “të mos justifikojë asnjë vonesë” në përmbylljen e procedurës.

Deri tani një gjë të tillë mund ta pohonte kushdo me pak gjykim të shëndoshë, ndërsa tani, e urojmë të ketë më shumë vlerë, e thotë edhe Gjykata Administrative (TAR) e Lazios.

Gjykatësit kanë pranuar class action (padi e përbashkët) kundër vonesave të paraqitur dy vjet më parë nga 109 persona që kishin kërkuar shtetësinë italiane së bashku me CGIL, INCA dhe Federconsumatori. Në një sentencë të depozituar në fund të shkurtit

Kanë dënuar ministrinë e Brendshme “t’i japë zgjidhje një situate të tillë” brenda një viti, edhe pse – klauzolë e pashmangshme për aksionet kolektive kundër administratës publike, – “brenda kufijve të burimeve instrumental, financiare dhe humane” që ka në dispozicion.

Është fjala për një class action me të cilin mund të bashkoheshin pjesa më e madhe e të huajve që duan të bëhen italianë. Sepse pakkush (për të mos thënë askush) merr shtetësinë në 730 ditë, në pjesën dërrmuese të rasteve pergjigjja arrin pas tre, katër apo pesë vjetësh. E ndërkaq, padisin 109 personat e class action-it, zyrat kërkojnë “dokumente të panevojshme” ose “versionin e përditësuar të dokumenteve të paraqitura nëherë” që ndërkohë kanë skaduar pikërisht për shkak të vonesave.

Si të mos mjaftonin vonesat, nga viti 2009, falë famëkeqes paketë sigurie, paraqitja e kërkesës së shtetësisë kushton 200 euro. Një taksë që sipas vetë ligjit duhet të shërbejë edhe “për mbulimin e kostove të lidhura me aktivitetin e shqyrtimit të praktikës”. Teorikisht: paguaj shtrenjtë për të pasur një shërbim më të mirë. Praktikisht: paguaj shtrenjtë, por shërbimi është si s’ka ku të shkojë më keq. “Ku shkojnë në të vërtetë këto para?” ngre pyetjen Claudio Piccinini, koordinator i zyrave të imigracionit të INCA-s. Padia e ngritur kishte edhe një pjesë “konstruktive”, në të cilën CGIL, INCA dhe Federconsumatori i kërkonin gjykatësit të urdhërojë ministrinë e Brenshme të monitorojë procedurat, kohën dhe përdorimin e burimeve dhe të ndërmarrë një sërë ndërhyrjesh për të përmirësuar situatën. Por gjykatësit nuk kanë pranuar këtë pjesë  sepse do të kishte qenë një pushtim fushe, kapërcim kompetencash: pavarësisht asaj që thotë ligji, nuk mund “t’i mësojnë zanatin” ministrisë së Brendshme.

Propozimet e paditësve mbeten sidoqoftë të vlefshme. Për shembull: të kalohet në trajtimin në paralel të praktikave, të informatizohen komunikimet mes administratave, të mos kërkohen dokumente të panevojshme apo përditësime dokumentacioni të skaduar pëër shkak të vonesave, të përdoren paratë e paguara nga kërkuesit e shtetësisë për të reduktuar praktikat e prapambetura, të zhvendoset personel nga zyrat me më pak fluks pune në ato që shqyrtojnë praktikat  shtetësisë.

“Edhe pa një reform të ligjit në fuqi, për të cilën jemi sidoqoftë në favor, me një përdorim të drejtë të burimeve në dispozicion dhe një gatishmëri të ministrisë për të rishqyrtuar procedurat, mund dhe duhet të reduktohet koha e pritjes për dhënien e shtetësisë. Është një hap i domosdoshëm, nëse nuk duam t’i konsiderojmë përjetësisht imigrantë ata që në të vërtetë janë qytetarë të rinj italianë. Ka rreth 300 mijë vetë në pritje, nuk mund të vazhdojnë të shkelin me të dyja këmbët të drejtat e tyre” thotë Piccinini për Stranieriinitalia.it.

Këtë radhë këta “imigrantë të përjetshëm”, të gjithë bashkë, ia dolën mbanë të detyrojnë ministrinë e Brendshme të respektojë të drejtat e tyre që janë të parashikuara në ligj. Natyrisht Piccinini është i kënaqur: “U konfirmua, edhe pse nuk e prisnim, vlera që mund të ketë një class action kundër administratës publike”, por beteja vazhdon: “Tani duhet të shkurtojë vërtet kohën e përpunimit të praktikave. Nga ana jonë jemi të gatshëm të ballafaqohemi me ministrinë e Brendshme për të përmirësuar situatën”.

Elvio Pasca

Shkarko sentencën e TAR Lazio

“Përshtatshmëria e strehimit” me 500 euro. “Është racizëm, qeveria të ndërhyjë”

$
0
0
PD i kërkon sqarime qeverisë mbi supertaksën vënë imigrantëve nga administrata komunale e Bolgares. “E tepruar, e palogjikshme dhe diskriminuese: ministrat Alfano e Madia ç’mendojnë të bëjnë?”

Romë, 5 mars 2014 – Rasti i supertaksës vënë imigrantëve të Bolgares kthehet në çështje kombëtare për të cilën i kërkohen sqarime ministrit të Brendshme Angelino Alfano.

Në fshatin e Bergamos, imigrantët që kanë nevojë për certifikatën e përshtatshmërisë së stehimit për t’u regjistruar në listat e popullsisë së komunës, pr të kërkuar kartën e qëndrimit apo për të sjellë famijarët në Itali duhet të paguajnë plot 500 euro. Falë në vendimi të mirtuar në janar nga kryetari i komunës Luca Serughetti dhe këshilli, shumica e anëtarëve të të cilit janë legistë.

I pabesueshëm justifikimi i këtij vendimi. Në fshatin tonë, shkruan Serughetti & Co., janë shtuar rastet e mikrokriminalitetit dhe të keqbërësve gjë që rrit shpenzimet e komunës. Në vend që këto shpenzime të mbulohen nga të gjithë taksapaguesit, këshilli shikon të aryeshme që “t’ia ngarkojë individëve jokomunitarëqë kërkojnë të regjistrohen në regjistrat e popullsisë rezidente në komunë”.

Kundër supertaksës ndërhyjnë tani në parlament deputetët bergamaskë të PD-së Giuseppe Guerini, Elena Carnevali, Antonio Misiani dhe Giovanni Sanga, që kërkojnë sqarime në sallë ng ministri i Brendshëm Alfano dhe ministrja e Administratës Publike Marianna Madia.

Sipas parlamentarëve, masa e vendosur nga administrata e Bolgares “duket nga njëra anë e tepruar po të krahasohet me veprimtarinë efektivisht të kryer nga zyrat, nga ana tjetër e palogjikshme dhe diskriminuese”. “Po aq i palogjikshëm – lexohet në kërkesën e deputetëve për sqarime – duket edhe justifikimi që qëndron në bazë të kësaj mase”.

Për këto arsye u kërkohet dy ministrave “cilat nisma mendojnë të ndërmarrin për t’u garantuar qytetarëve të huaj rezidentë apo që duan të regjistrohen në territorin e komunës së Bolgares mundësinë e ushtrimit të të drejtave të tyre kushtetuese pa iu ngarkuar në kurriz në mënyrë të padrejtë nga zyrat kompetente të administratës lokale, shpenzime që nuk u përkasin”.

EP

Lombardia. La Lega Nord taglia i fondi per mamme e bimbi immigrati

$
0
0
Minimo cinque anni di residenza per gli aiuti alle neomamme che rinunciano ad abortire. L’assessore Cantù: “Troppe domande da donne extracomunitarie”. Carugo (NCD): “Salviamo bambini, che c’entra di chi sono figli?”

Milano, 7 marzo 2014 – Brutto regalo per le donne in Lombardia: la Regione vuole tagliare gli aiuti economici alle neomamme immigrate. Questione di “riequilibrio degli aventi titolo”, ha spiegato nel consiglio regionale del 4 marzo  l’assessore alla salute Maria Cristina Cantù (tecnico in quota Lega Nord, vicina al presidente Roberto Maroni), sostenendo che la maggioranza dei lombardi non sarebbe d’accordo a dare quei soldi a donne straniere.

La decisione riguarda due fondi regionali, chiamati Naskoe Cresco. Il primo concede 3.000 euro per l’acquisto di beni e servizi destinati a mamma e bambino alle donne che rinunciano alla scelta di interrompere volontariamente la gravidanza, il secondo 900 euro per l’acquisto di generi alimentari nei primi diciotto mesi di vita del bambino. In entrambi i casi, bisogna avere un reddito particolarmente basso e, fino a oggi, essere residenti in Regione da almeno un anno.

Le regole, però, stanno per cambiare. L’amministrazione guidata dalla Lega Nord ha infatti deciso di alzare a cinque anni il requisito minimo di residenza per l’accesso a questi e ad altri sussidi. Una scelta che andrà a penalizzare le mamme immigrate, come ha confermato Cantù rispondendo in aula a un’interrogazione.

Il Nuovo Centro Destra chiedeva lumi sul perché, pur essendo stati stanziati 4,4 milioni di euro per i fondi Nasko e Cresco, quest’anno la disponibilità ammonta a meno della metà, 2 milioni e 156 mila euro. “La difformità – ha spiegato l’assessore -  è frutto dell’effetto di trascinamento per via della durata dei singoli provvedimenti, di 12 e 18 mesi. Una misura adottata per il fondo Cresco a novembre 2013 avrà un costo per tutto il 2014 ma andrà da esaurirsi ad aprile 2015, con ciò si spiega come nel 2014 i fondi per nuovi progetti siano previsti in 2,1 milioni euro”.

“Una riflessione di più ampia – ha però aggiunto Cantù – porta a mettere a punto criteri più selettivi e più rispondenti alle necessitò di cittadini lombardi. Nei 3 anni della sperimentazione sono stati spesi oltre 18 milioni di euro, di cui il 75% è finito a extracomunitari. Non credo che la totalità di cittadini lombardi, se opportunamente informati, si diranno totalmente soddisfatti dell’impiego di queste risorse, soprattutto nell’attuale crisi”.

Per le mamme che rinunciano ad abortire e accedono al fondo Nasko, viene predisposto un progetto personalizzato presso un Consultorio familiare o presso un Centro di Aiuto alla Vita. Secondo Cantù serve "una progettualità coerente ai nostri valori tradizionali”, perché “l’etica non si compra con i soldi”. L’assessore ha quindi confermato che “l’introduzione di correttivi che consentano un riequilibrio degli aventi titolo”.

Il primo a contestare la decisione della giunta leghista è stato in aula Stefano Carugo, consigliere del Nuovo Centro Destra che aveva presentato l’interrogazione. “L’etica non si compra con i  soldi – ha ribattuto - ma neanche la nascita di un bambino deve guardare il colore della pelle. Quindi è vero del 75% extracomunitari , tranne il sottoscritto [Carugo ha sei figli, ndr] mica è colpa mia se gli italiani non fanno più figli, quindi impegnatevi perché così diamo l’esempio”.

“Al di là della battuta – ha aggiunto Carugo - la bontà e la finalità del fondo Nasko vanno al di là del fatto che il bambino che nasce è figlio di un marocchino, un romeno, un ucraino, un italiano o di un cingalese, è il principio che vale: noi stiamo salvando dei bambini che non sarebbero mai potuti nascere. E questo, assessore, non ha colore. Questa è etica, altre cose non c’entrano nulla con l’etica”.

EP

Lejeqëndrimi me pikë. Nisin verifikimet për marrëveshjen e integrimit

$
0
0
Pas dy vjetësh nga hyrja në Itali, imigrantët e ardhur gjatë vitit 2012 duhet të tregojnë se kanë respektuar angazhimet e marra dhe se njohin gjuhën dhe kulturën italiane. Testet në Sportelet Unike të imigracionit

Romë, 7 mars 2014 – Ke mësuar italishten? Njeh mjaftueshëm Italinë? I çon fëmijët në shkollë? Ke pasur ndonjë problem me drejtësinë? Mos je dënuar gjë me heqje lirie apo je gjobitur? Për mijëra të huajt të ardhur në Itali nga 10 marsi 2012 e këtej, po afrohet çasti i verifikimit.

Kanë kaluar dy vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së integrimit dhe tani duhet të tregojnë se kanë mbajtur angazhimet e marra në çastin e vënies së firmës. Dhe vetëm kush mbledhë një numër të caktuar pikësh mund të qëndrojë në Itali.

Të huajve “u janë dhuruar” 16 pikë në fillim, që mund të jenë shtuar apo pakësuar në bazë të sjelljes dhe të njohurive të mbledhura. Nëse pas dy vjetësh, pikët janë të paktën 30 pikë, marrëveshja konsiderohet e respektuar dhe e mbyllur. Kush ka nga 1 deri në 29 pikë konsiderohet "i mbetur në klasë" dhe i jepet një vit tjetër për përmbushjen e marrëveshjes dhe nëse nuk ka asnjë pikë të huajit i jepet dekreti i dëbimit.

Sportelet Unike për imigracionin do t’u kërkojnë të interesuarve të paraqesin dokumentacionin që provon përparimet e bëra deri tani, si për shembull dëshmi të ndjekjes së një kursi të gjuhës dhe edukatës qytetare, kontratën e qirasë apo të blerjes së shtëpisë, që rrisin thesarin e pikëve. Ndërkaq Sporteli unik nuk do të detyrojë të huajin të mbledhë dokumente që tregojnë se ka bërë shkelje që i ulin numrin e pikëve: do të verifikojë vetë përmes kartotekës së gjykatës, komunave, agjencisë së Tatim-taksave nëse të huajit i duhet hequr ndonjë.

Kush nuk ka dokumente lidhur me njohjen e gjuhës dhe të kulturës qytetare mund t’i kërkojë sportelit unik për imigracionin një takim për mbajtjen e testit.

Kërkesa paraqitet në internet përmes faqes http://accordointegrazione.dlci.interno.it/, duke shkuar në butonin “Richiesta prenotazione” e duke u futur me kodet që i janë dhënë të huajit në çastin e nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas llogarive tëministrisë së Brendshme, vetëm 26 mijë të huaj do të verifikohen gjatë gjithë vitit 2014. Relativisht pak. Dhe në këtë aspekt, luan rol të rëndësishm fakti që hyrjet për punë kanë rënë ndjeshëm vitet e fundit, dhe që kush ka ardhur për bashkim familjar, edhe po të mbetet pa pikë, është i padëbueshëm ndaj edhe për të nuk verifikohet përmbushja  marrëveshjes së integrimit.

Elvio Pasca

Speciale. Lejeqëndrimi me pikë dhe marrëveshja e integrimit

Shkarko qarkoren e ministrisë së Brendshme nisur prefekturave:
Ministero dell’Interno: Circolare n. 824 del 10 febbraio 2014. DPR 14/09/2011 n. 179 recante "Regolamento concernente la disciplina dell'accordo integrazione tra lo straniero e lo stato a norma dell'art. 4 bis, comma 2 del Testo Unico sull'Immigrazione. Indicazioni operative per la verifica dell'accordo

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Social Card akoma u mohohet imigrantëve. Çohen në gjyq Posta, INPS dhe Ministritë

$
0
0
Një shtetase marokene, ASGI, Cgil dhe kooperativa Ruah hapin gjyq kundër diskriminimit në gjykatën e Bergamos. Përveç njohjes së ndihmës ekonomike të parashikuar nga ligji, kërkojnë edhe një fushatë “për informimin e të huajve” dhe “për kufizimin e dëmeve të shkaktuara deri tani”

Romë, 11 mars 2014 – Çdo ditë që kalon padrejtësia bëhet edhe më e rëndë. Një ligj italian thotë që edhe imigrantët kanë të drejtën e kartës sociale (e njohur si ‘Social Card’ apo karta e blerjeve), kartë e mbushur nga shteti me 80 euro çdo dy muaj që mund të shpenzohen për të blerë ushqime, për të paguar barnat dhe faturat e dritave e të gazit, që u jepet të moshuarve mbi 65 vjeç osefëmijëve nën 3 vjeç, e në këtë rast titullar është një nga prindërit, që kanë të ardhura familjare të ulëta. Por entet publike që duhet ta lëshojnë bëjnë sikur ky ligj nuk ekziston, keqinformojnë dhe nuk u lejojnë imigrantëve as të paraqesin kërkesë.

Është një histori që Shqiptariiitalisë.com ndjek prej kohësh, të cilës tani i shtohet një tjetër kapitull i rëndësishëm. Disa ditë më parë, një marokene bashkë me Asgi-n, Cgli-en dhe kooperativën Ruah, kanë ngritur në gjykatën e Bergamos një çështje civile kundër diskriminimit, për njohjen e të drejtës së kastës asaj dhe të gjithë imigrantëve të tjerë. 

Rachida T. ka leje qëndrimi BE për qëndruesit afatgjatë, katër bij të mitur dhe të ardhura nën kufijtë e parashikuar për të mund të kërkuar kartën sociale. Por, kur ka shkuar të paraqesë kërkesën në zyrën postare të Albano Sant’Alessandro, fshati në provincën e Bergamos ku jeton, as nuk ia kanë pranuar. Në fakt, programi informatik i Postës për shtetësinë pranon vetëm kodet I, IT, ITA, dhe nëpunësi në sportel i ka shpjeguar: “Mund të paraqesin kërkesë vetëm shtetasit italianë”.

Përralla e “vetëm për italianë” tregohet edhe në faqet internet shoqërisë Poste Italiane, të Minisitrisë së Ekonomisë dhe Financave, të Ministrisë së Punës dhe politikave sociale dhe në ato të INPS-it. Në të vërtetë, në sitin e INPS-it ekziston edhe një faqe e përditësuar, ku flitet për shtrirjen me ligj të të drejtës së kartës sociale edhe qytetarëve të huaj, por në të thuhet edhe se gjithçka është pezull në pritje të një dekreti (fantazëm) zbatues.

Rachida nuk është dorëzuar dhe me ndihmën e tri shoqatave i është drejtuar gjykatës. Në padinë e saj, të ngritur me ndihmën e avokatëve Alberto Guariso dhe Marta Lavan të ASGI-t, ngre zërin jo vetëm kundër diskriminimit të pësuar personalisht (nuk ka mundur të paraqesë kërkesë sepse është e huaj), por kundër diskriminimit kolektiv që godet të gjithë imigrantët që përmbushin kriteret për të kërkuar kartën sociale.

Atyre që tashmë u është mohuar e drejta e kësaj ndihme ekonomike, u shtohen edhe ata që nuk e kërkojnë fare, sepse u japin të drejtë informacioneve të gabuara të dhëna nga INPS, Posta dhe Ministritë. E meqë e drejta e shumës nis nga çasti i paraqitjes së kërkesës, të gjithë po humbasin padrejtësisht paratë që shteti, në bazë të një ligji të tij, duhet t’u ngarkonte në kartat e tyre sociale që nga janari 2014.

Prandaj në padi kërkohet t’i lëshohet social card Rachidës. Por edhe të verifikohet karakteri diskriminues i qëndrimit të deritanishëm të Inps-it, ministrive të punës dhe të Ekonomisë e Financës dhe i shoqërisë Poste Italiane, duke e detyruar këtë të fundit të përditësojë programin e saj informatik në mënyrë që të pranojë edhe kërkesat e të huajve, duke detyruar të gjitha entet e sipërpërmendura të përditësojnë faqet e tyre internet dhe të ndërmarrin një fushatë për “informimin e të huajve” dhe të kufizojnë dëmet e shkaktuara për informacionet e gabuara të dhëna deri më sot”.

Fatkeqësisht duhet pritur për të parë si do të vejë. Seanca e parë e gjyqit është caktuar për në 28 maj. Posta, Inps dhe ministritë do të arrijnë të respektojnë ligjin para se t’ua urdhërojë një gjykatës?

Elvio Pasca

 

Mille euro in più in busta paga. Tra i beneficiari 1,7 milioni di lavoratori immigrati

$
0
0
Il governo annuncia sconti sulle tasse per i lavoratori dipendenti con redditi fino 25 mila euro l’anno. Fondazione Leone Moressa: stranieri quasi il 15% dei destinatari della nuova misura

Roma, 17 marzo 2014 – Una delle misure più attese del piano economico annunciato la scorsa settimana dal governo è l’aumento delle detrazioni Irpef per i lavoratori dipendenti con un reddito annuale lordo fino a 25 mila euro.

Rientrano tra i beneficiari circa 10 milioni di lavoratori, che godranno di uno sconto complessivo di 10 miliardi di euro e quindi, in media, dovrebbero guadagnare mille euro in più all’anno. “Per la prima volta si mette una cifra significativa in tasca a queste persone” ha detto Matteo Renzi, e se le promesse si concretizzeranno i primi aumenti arriveranno già con la busta paga di maggio.

Per come è stata disegnata, questa piccola rivoluzione fiscale andrà a beneficio dei redditi medio bassi, premiando lavoratori che ogni mese prendono al massimo 1500 euro netti. Una categoria nella quale rientra lastragrande maggioranza dei lavoratori immigrati, i cui stipendi sono mediamente più bassi rispetto a quelli degli italiani.

La Fondazione Leone Moressa ha stimato che godranno dello sconto Irpef 1,7 milioni di lavoratori immigrati, il 15,4% dei beneficiari. Tanti sono infatti, a giudicare dichiarazioni Irpef del 2012 (ultimo dato disponibile), quelli che con redditi  fino a 25mila euro di reddito, esclusi i cosiddetti incapienti, cioè percettori di un reddito così basso da non pagare tasse.

EP

Scarica le stime della Fondazione Leone Moressa


Mbush 18 vjeç, mund të përtërij lejen e qëndrimit për motive familjare?

$
0
0
Pas një muaji mbush moshën madhore, 18 vjeç. Kam leje qëndrimi për motive familjare (jetoj me prindërit) por nuk po studioj e nuk kam një punë të rregullt. Leja e qëndrimit po më skadon e doja të dija nëse mund ta përtërij prapë për motive familjare?

Romë, 19 mars 2014 – Në bazë të direktivës nr. 17272/7 të ministrisë së Brendshme të 28 marsit 2008 shtetasi jokomunitar që ka një leje qëndrimi për motive familjare, mund ta përtërijë, në mbushjen e 18 vjeçëve, gjithnjë për motive familjare, me kusht që një nga prindërit e tij të plotësojë kushtet e të ardhurave dhe të strehimit të kërkuara për bashkimin familjar. Kohëzgjatja e lejes së qëndrimit do të jetë sa ajo e prindit, sepse leja për motive familjare lëshuar të birit, është e lidhur me atë të prindit.

Kjo direktivë u drejtohet të gjithë atyre që nuk arrijnë të përmbushin kriteret e parashikuara ng neni 32 i dekretit legjislativ 286/98 lidhur me përtëritjen e lejes së qëndrimit për motive studimi, pune apo pritje pune.

Jo gjithnjë të rinjtë, me mbushjen e moshës madhore, e kanë të qartë se ç’duan të bëjnë në të ardhmen e tyre. Mund të jenë akoma në mëdyshje se të nisin një punë apo të vazhdojnë studimet. Kjo gjë mund të sjellë varësi ekonomike të të riut në kurriz të prindërve që vazhdojnë t’i kenë në ngarkim.
Me këtë direktivë u jepet mundësia e përtëritjes së lejes së qëndrimit të rinjve jokomunitarë që kanë ndërprerë studimet (apo nuk kanë mundur t’i vazhdojnë) dhe që në të njëjtën kohë nuk kanë një punë, por që kanë mundësinë të mbeten në ngarkim të prindërve.

Maria Elena Arguello / stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Vepra penale e klandestinitetit. Dhoma e Deputetëve gati për ta shfuqizuar

$
0
0
Komisioni i Drejtësisë i Dhomës së Deputetëve pranon tekstin e miratuar në Senat. Transformon në shkelje administrative krimin e hyrjes dhe qëndrimit të parregullt të sjellë në fuqi nga qendra e djathtë në vitin 2009

Romë, 24 mars 2014 – Hidhet një tjetër hap drejt shfuqizimit të veprës penale të klandestinitetit. Ta flenë mendjen edhe të gjithë ata që mbrojnë një nga frytet më të dëmshme të qeverisjes së imigracionit që mban firmën e Legës  së Veriut dhe të Popullit të Lirive.

Komisioni i drejtësisë i Dhomës së Deputetëve ka përfunduar më 20 mars shqyrtimin e projektit të ligjit mbi “dënimet alternative me burgun dhe reformën e sistemit të sanksioneve”. Teksti do të jetë në sallën e Dhomës së deputetëve për miratimin përfundimtar, sot më 24 mars. “Synimi ynë është të mbyllim këtë çështje brenda pak ditëve, duke e miratuar pa ndryshime pa asnjë ndryshim nga teksti që doli nga Senati. Është një hap domethënës përpara drejt ngritjes së sistemit të ri të dënimeve” ka shpjeguar Donatella Ferranti, kryetare e komisionit të Drejtësisë.

I miratuar në Senat nga fundi i janarit, projekti i këtij ligji parashikon mes të tjerash edhe shfuqizimin e veprës penale të hyrjes dhe të qëndrimit të paligjshëm në Shtetin italian, të sjellë në fuqi nga “paketë sigurie” e kërkuar me forcë nga ministri i brendshëm legist Roberto Maroni i qeverisë Berlusconi.

Më saktësisht, ky ligj autorizon qeverinë “të shfuqizojë, duke e kthyer në shkelje administrative, veprën penale të parashikuar nga nëni 10-bis i tekstit unik mbi imigracionin dhe normat mbi statusin e të huajit të përfshira në dekretin legjislativ nr. 286 të 25 korrikut 1998, duke ruajtur karakterin penal për shkeljet e masave administrative të marra në këtë fushë”.

Kështu, kush hyn apo qëndron në mënyrë të parregullt në Itali do të goditet sërish nga masa e dëbimit, por për të nuk do të hapet proces gjyqësor. Do të mbetet vepër penale mosrespektimi i fletës së dëbimit apo riaardhja në Itali pas dëbimit.

Vlen të kujtohet se, nëse teksti do të pësojë modifikime të reja në Dhomën e Deputetëve, ai do të kthehet sërish në Senat.

Mbi të gjitha, duhet të mbahet parasysh që, edhe pas miratimit përfundimtar, është fjala për një ligj delegues. Në fakt, ajo çka do të miratohet është thjesht fakti që parlamenti autorizon qeverinë të nxjerrë dekretet legjislative për aktualizimin e normës. Sa kohë do t’i duhet? Shumë: deri në 18 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit delegues, pa llogaritur gjykimet që duhet të japë parlamenti mbi ato dekrete. Kohë që ndoshta qeveria aktuale nuk ka.

Elvio Pasca

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Lejeqëndrim unik për punë e imigrantët shoferë të transportit publik

$
0
0
Në lejen e qëndrimit do të shkruhet nëse është e vlefshme për punë. Trefishohet koha e lëshimit dhe e përtëritjes, të paktën në letër. Kërkesat e flukseve do të shqyrtohen vetëm nëse ka akoma kuota në dispozicion. Shfuqizohet norma diskriminuese që ndalonte punësimin e të huajve si shoferë të transportit publik. Dekreti në Gazetën Zyrtare

Romë, 24 mars 2014 – Nga 6 prilli 2014 do të jetë më e lehtë të kuptohet nëse një leje qëndrimi lejon punësimin e mbajtësit; do të ndryshojë procedura e shqyrtimit të kërkesave të flukseve të hyrjes; koha maksimale e parashikuar nga ligji për lëshimin, përtëritjen apo konvertimin e lejes së qëndrimit do të triplikohet (të paktën në letër, por nuk është rasti për t’u bërë merak sepse nuk mund t’i shqyrtojnë praktikat më ngadalë se sot). Gjithnjë nga 6 prilli, me ligj imigranti do të ketë të drejtë të bëhet edhe shofer i transportit publik.

Janë disa nga risitë që përmban një dekret legjislativ i botuar në Gazetën Zyrtare më 22 mars dhe që do të hyjë në fuqi pikërisht më 6 prill. Teksti përvetëson direktivën evropiane 2011/98, që ka të bëjë me “Procedurën e njësuar të kërkesës për lëshimin e një lejeje unike që u lejon qytetarëve të vendeve të treta të qëndrojnë e të punojnë në territorin e një shteti anëtar ë BE-së dhe me një sërë të drejtash për punonjësit e Vendeve të treta që jetojnë në mënyrë të ligjshme në një Shtet anëtar”.

Procedura që sjell të huajt me flukset dhe leja e qëndrimit unike, në të vërtetë, në Itali ekzistojnë tashmë: leja e qëndrimit që u jepet të huajve që vijnë me flukse, për shembull, është e vlefshme qoftë për qëndrimin qoftë për punën. Madje, edhe parashikimi tjetër i direktivës, barazia e trajtimit dhe e të drejtave të punonjësve të rregullt me punonjësit italianë, ekziston.

Dekreti sjell në fuqi edhe risi të tjera duke filluar nga shënimi “Perm. Unico lavoro” mbi lejet e qëndrimit që autorizojnë edhe mundësinë e punësimit të mbajtësit. Kjo do t’u lejojë punëdhënësve të kuptojnë menjëherë nëse mund të punësojnë një imigrant që ka ardhur në Itali për motive të tjera (si për bashkim familjar, për shembull), por që gjithsesi, sipas ligjit, mund të kërkojë punë.

Në këtë pikë ka edhe disa përjashtime. Edhe pse mund të lejojnë punësimin, nuk do të kenë të shkruar “Perm. Unico lavoro” lejeqëndrimet BE për qëndruesit afatgjatë, për punë stinore, për punë të pavarur, për motive humanitare, për refugjatë, për mbrojtje ndëkombëtare, për studime, dhe pëër disa figura profesionale që hyjnë në Itali jashtë kuotave të flukseve.

Me përvetësimin e direktivës futen edhe disa norma të tjera që mund të bëjnë bujë. Modikohet neni i Tekstit Unik sipas të cilit “leja e qëndrimit lëshohet, ripërtërihet apo konvertohet brenda 20 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës” dhe kjo kohë ngrihet në 60 ditë. Bëhet 60 ditë, kundrejt 40 që karashikohen nga ligji sot, edhe koha brenda të cilës Sporteli Unik i Imigracionit duhet të shqyrtojë kërkesën për flukset e të lëshojë autorizimin për hyrjen e punonjësit në Itali. Por sidoqoftë vështirë që këto dy norma të përkeqësojnë situatën. Të ngrejë dorën ai që ka marrë lejen e qëndrimit brenda 20 ditëve. Apo punëdhënësi që ka marrë brenda 40 ditëve autorizimin për sjelljen në Itali të punonjësit. Praktikisht flasim për procedura që. Pavarësisht nga ç’thotë ligji, që nuk zgjasin me ditë por me muaj në mos vite.

Një risi e ardhur në fuqi me këtë dekret do të lehtësojë disi barrën e sporteleve unike për Imigracionin. Dekreti thotë që kërkesat për punësimin nga jashtë “shqyrtohen deri në arritjen e kufirit maksimal të kuotave” të vendosura nga dekreti i flukseve. Kërkesat që mbi këtë kufi mund të shqyrtohen vetëm “nëse ndonjë kuotë do të jetë përsëri në dispozicion”.

Çfarë ndryshon me këtë normë? Kur mbarojnë kuotat e flukseve, Sportelet Unike për Imigracionin mund të mos i shqyrtojnë hiç praktikat e tjera, e nuk janë të detyruara të komunikojnë motivin e hedhjes poshtë të kërkesave.

Dekreti heq edhe detyrimin e demonstrimit të kontratës së qëndrimit për përtëritjen e lejes së qëndrimit për punë. Një kontratë e mirëfilltë qëndrimi lidhet vetëm në punësimin e parë të punonjësit të huaj në Itali. Më pas, nëse ndërrohet punëdhënësi, komunikimi i zakonshëm i punësimit përmban edhe informacionet që parashikoheshin nga kontrata e qëndrimit.

Së fundi, dekreti i sapobotuar në Gazetën Zyrtare shfuqizon një nën të një dekreti mbretëror të vitit 1931 sipas të cilit personeli i hekurudhave, autobusëve, i transportit publik në përgjithësi duhej të ishte patjetër shtetas italian. Është fjala për një normë të një epoke tjetër, që prej vitesh gjykata të ndryshme e kanë deklaruar të shfuqizuar edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, sepse e kanë konsideruar diskriminuese. Por shumë ndërmarrje transporti lokal vazhdonin ta konsideronin të vlefshme, duke përjashtuar të huajt nga konkurset për vendet e lira të punës.

EP

Shkarko:
DECRETO LEGISLATIVO 4 marzo 2014, n. 40  
Attuazione della direttiva 2011/98/UE relativa a una procedura unica di domanda per il rilascio di un permesso unico che consente  ai cittadini di Paesi terzi di soggiornare e lavorare nel territorio di uno Stato membro e a un insieme comune di diritti per i lavoratori di Paesi terzi che soggiornano regolarmente  in uno Stato membro. (GU n.68 del 22-3-2014)


 

 

Shofer autobusi me leje qëndrimi. Tani është e mundur

$
0
0
Shfuqizohet norma diskriminuese që ndalonte punësimin e të huajve si shoferë të transportit publik

Romë, 26 mars 2014 – Nga 6 prilli 2014 do të jetë më e lehtë të kuptohet nëse një leje qëndrimi lejon punësimin e mbajtësit; do të ndryshojë procedura e shqyrtimit të kërkesave të flukseve të hyrjes; koha maksimale e parashikuar nga ligji për lëshimin, përtëritjen apo konvertimin e lejes së qëndrimit do të triplikohet (të paktën në letër, por nuk është rasti për t’u bërë merak sepse nuk mund t’i shqyrtojnë praktikat më ngadalë se sot). Gjithnjë nga 6 prilli, me ligj imigranti do të ketë të drejtë të bëhet edhe shofer i transportit publik.

Janë disa nga të rejat që përmban një dekret legjislativ i botuar në Gazetën Zyrtare më 22 mars dhe që do të hyjë në fuqi pikërisht më 6 prill. Teksti përvetëson direktivën evropiane 2011/98, që ka të bëjë me “Procedurën e njësuar të kërkesës për lëshimin e një lejeje unike që u lejon qytetarëve të vendeve të treta të qëndrojnë e të punojnë në territorin e një shteti anëtar ë BE-së dhe me një sërë të drejtash për punonjësit e Vendeve të treta që jetojnë në mënyrë të ligjshme në një Shtet anëtar”.

Një ndër risitë interesante të dekretit të sapobotuar në Gazetën Zyrtare është shfuqizimi i një neni të një dekreti mbretëror të vitit 1931 sipas të cilit personeli i hekurudhave, autobusëve, i transportit publik në përgjithësi duhej të ishte patjetër shtetas italian. Është fjala për një normë të një epoke tjetër, që prej vitesh gjykata të ndryshme e kanë deklaruar të shfuqizuar edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, sepse e kanë konsideruar diskriminuese. Por shumë ndërmarrje transporti lokal vazhdonin ta konsideronin të vlefshme, duke përjashtuar të huajt nga konkurset për vendet e lira të punës.

Në lejen e qëndrimit do të shkruhet nëse është e vlefshme për punë. Trefishohet koha e lëshimit dhe e përtëritjes, të paktën në letër. Kërkesat e flukseve do të shqyrtohen vetëm nëse ka akoma kuota në dispozicion.

Procedura që sjell të huajt me flukset dhe leja e qëndrimit unike, në të vërtetë, në Itali ekzistojnë tashmë: leja e qëndrimit që u jepet të huajve që vijnë me flukse, për shembull, është e vlefshme qoftë për qëndrimin qoftë për punën. Madje, edhe parashikimi tjetër i direktivës, barazia e trajtimit dhe e të drejtave të punonjësve të rregullt me punonjësit italianë, ekziston.

Dekreti sjell në fuqi edhe risi të tjera duke filluar nga shënimi “Perm. Unico lavoro” mbi lejet e qëndrimit që autorizojnë edhe mundësinë e punësimit të mbajtësit. Kjo do t’u lejojë punëdhënësve të kuptojnë menjëherë nëse mund të punësojnë një imigrant që ka ardhur në Itali për motive të tjera (si për bashkim familjar, për shembull), por që gjithsesi, sipas ligjit, mund të kërkojë punë.

Në këtë pikë ka edhe disa përjashtime. Edhe pse mund të lejojnë punësimin, nuk do të kenë të shkruar “Perm. Unico lavoro” lejeqëndrimet BE për qëndruesit afatgjatë, për punë stinore, për punë të pavarur, për motive humanitare, për refugjatë, për mbrojtje ndëkombëtare, për studime, dhe pëër disa figura profesionale që hyjnë në Itali jashtë kuotave të flukseve.

Me përvetësimin e direktivës futen edhe disa norma të tjera që mund të bëjnë bujë. Modikohet neni i Tekstit Unik sipas të cilit “leja e qëndrimit lëshohet, ripërtërihet apo konvertohet brenda 20 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës” dhe kjo kohë ngrihet në 60 ditë. Bëhet 60 ditë, kundrejt 40 që karashikohen nga ligji sot, edhe koha brenda të cilës Sporteli Unik i Imigracionit duhet të shqyrtojë kërkesën për flukset e të lëshojë autorizimin për hyrjen e punonjësit në Itali. Por sidoqoftë vështirë që këto dy norma të përkeqësojnë situatën. Të ngrejë dorën ai që ka marrë lejen e qëndrimit brenda 20 ditëve. Apo punëdhënësi që ka marrë brenda 40 ditëve autorizimin për sjelljen në Itali të punonjësit. Praktikisht flasim për procedura që. Pavarësisht nga ç’thotë ligji, që nuk zgjasin me ditë por me muaj në mos vite.

Një risi e ardhur në fuqi me këtë dekret do të lehtësojë disi barrën e sporteleve unike për Imigracionin. Dekreti thotë që kërkesat për punësimin nga jashtë “shqyrtohen deri në arritjen e kufirit maksimal të kuotave” të vendosura nga dekreti i flukseve. Kërkesat që mbi këtë kufi mund të shqyrtohen vetëm “nëse ndonjë kuotë do të jetë përsëri në dispozicion”.

Çfarë ndryshon me këtë normë? Kur mbarojnë kuotat e flukseve, Sportelet Unike për Imigracionin mund të mos i shqyrtojnë hiç praktikat e tjera, e nuk janë të detyruara të komunikojnë motivin e hedhjes poshtë të kërkesave.

Dekreti heq edhe detyrimin e demonstrimit të kontratës së qëndrimit për përtëritjen e lejes së qëndrimit për punë. Një kontratë e mirëfilltë qëndrimi lidhet vetëm në punësimin e parë të punonjësit të huaj në Itali. Më pas, nëse ndërrohet punëdhënësi, komunikimi i zakonshëm i punësimit përmban edhe informacionet që parashikoheshin nga kontrata e qëndrimit.

EP

Shkarko:
DECRETO LEGISLATIVO 4 marzo 2014, n. 40  
Attuazione della direttiva 2011/98/UE relativa a una procedura unica di domanda per il rilascio di un permesso unico che consente  ai cittadini di Paesi terzi di soggiornare e lavorare nel territorio di uno Stato membro e a un insieme comune di diritti per i lavoratori di Paesi terzi che soggiornano regolarmente  in uno Stato membro. (GU n.68 del 22-3-2014)


 

 

Punonjësit sezonalë. Nënshkruhet dekreti i flukseve

$
0
0
Vetëm pas botimit në Gazetën Zyrtare do të mund të paraqiten kërkesat. Coldiretti ”Duhet nxituar. Është shumë vonë e ndërmarrjet kanë nevojë për sezonalët”. Konfederata italiane e agrikultorëve: “Sezonalët janë të domosdoshëm, nuk arrijmë t’i gjejmë mes të papunëve”

Romë, 1 prill 2014 – Më në fund, me një vonesë disamujore nga premtimet e bëra (thuhej se do të miratohej brenda dhjetorit 2013), por edhe kundrejt nevojave të bujqësisë, po mbërrin më në fund në Gazetë Zyrtare dekreti i flukseve që u hap dyert 10 mijë punonjësve sezonalë jokomunitarë.

Kryeministri ka nënshkruar dekretin. Teksti i është përcjellë Kontrollit të Shtetit dhe shpejt pritet të publikohet në Gazetën Zyrtare. Brenda pak ditëve do të dalë edhe qarkorja e përbashkët e ministrisë së Brendshme dhe e asaj të Punës e do të jetë e mundur të fillohet me përpilimin online të kërkesave” shpjegon për Stranieriinitalia.it Romano Magrini, përgjegjës për politikat e Punës në Coldiretti.

E të mendosh që  teksti ishte gati e mbi të kishin rënë dakord mes ministrisë së punës dhe shoqatave të kategorisë që në fillim të dhjetorit 2013. Shoqatat kishin pranuar edhe reduktimin drastik e numrit të hyrjeve (një vit më parë kishin qenë 30 mijë, por sipas përllogaritjeve të ekspertëve të ministrisë së Punës, për shkak të krizës nevojat e vërteta të ekonomisë kanë rënë ndjeshëm) me kusht që dekreti të miratohej dhe të hynte në fuqi sa më shpejt. Gjë që nuk është respektuar nga qeveria kryesisht për shkak të ndërrimit të qeverive, akt që sjell edhe një ngadalësim të administrimit të zakonshëm. Që një muaj më parë, Coldiretti ankohej se ishte vonë për dekretin e flukseve. “Tani themi se është tepër vonë, ndërmarrjet e bujqësisë që ne përfaqësojmë kanë më shumë se kurrë nevojë për sezonalët. Të shpresojmë që të mos dalin pengesa të reja dhe që punonjësit e huaj të mund të vijnë sa më parë në Itali”.

Për sjelljen në Itali të punonjësve sezonalë, parashikohen disa lehtësira të ndjeshme. “Autorizimet shumëvjeçare dhe mekanizmi i heshtjes-miratim për kërkesat që bëhen për persona që kanë qenë njëherë në Itali janë hapa të rëndësishëm përpara. Por përshpejtimi i hyrjeve të para është shumë i rëndësishëm, vetëm kështu mund të mos kenë më alibi ata që marrin në punë në mënyrë të parregullt” nënvizon Magrini.

Për të shbllokuar dekretin e flukseve, shoqatat e bujqësisë kanë bërë presion edhe mbi ministrin e ri të Punës, Giuliano Poletti. Përgjigjja, ama, nuk ishte edhe aq e shpejtë. Në qeveri duket se mbizotëron ideja që hyrjet e reja të sezonalëve nuk janë urgjente, sepse ka shumë të papunë, italianë dhe të huaj, që mund të punojnë edhe në fusha.

“Në fakt, vonesa është shumë e rëndë” thotë Claudia Merlino përgjegjëse e Punës në Konfederatën e Italiane të Agrikultorëve (CIA). “Kërkesat më të shumta për punonjës sezonalë nga jashtë vijnë nga Veneto, Emilia Romagna dhe Piemonte. Firmosja e dekretit është vetëm hapi i parë. Edhe sikur gjithçka të shkojë mirë këtej e tutje, këta punonjës do të arrijnë të vijnë në Itali vetëm në verë”.

Ekspertja kundërshton idenë e ministrisë se nevojat për krah pune të huaj në bujqësi kanë rënie të ndjeshme. “Punësimi në sektorin tonë nuk ka pësuar rënie të madhe. Kemi nevojë për punonjës stinorë e nuk arrijmë t’i gjejmë mes të papunëve që janë në Itali”.

Por teknikët e ministrisë shpesh kanë vënë në dukje se kërkesat e shumta të punësimit të punonjësve sezonalë, pas lëshimit të autorizimit të hyrjes së punonjësve në Itali nuk transformohen në kontrata pune. “Sipas tyre ndodh kështu sepse dekreti i flukseve shfrytëzohet për të sjellë në Itali persona pa qenë e vërtetë kërkesa e punësimit, sipas nesh problemi qëndron në kohën e gjatë të përgjigjes: punonjësit – deklaron Merlino – arrijnë të vijnë në Itali kur ndërmarrjet nuk kanë më nevojë për ta”.

Elvio Pasca

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Viewing all 350 articles
Browse latest View live