Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all 350 articles
Browse latest View live

Social Card për imigrantët. “INPS dhe Posta të aplikojnë ligjin”

$
0
0
Shoqata e Studimeve Juridike mbi Imigracionin u kërkon të japin informacione të sakta dhe formularë të përditësuar për kartën sociale, të drejtën e të cilës nuk e kanë vetëm italianëve: “Italia rrezikon një procedurë të re shkejeje”

Romë, 17 janar 2014 – E drejta e imigrantëve për Kartën Sociale (Social Card) rrezikon të mbetet vetëm në letër.

Ligji thotë se nga ky vit edhe qytetarët evropianë që jetojnë në Itali dhe qytetarët jokomunitarë me leje qëndrimi CE për qëndrues afatgjatë mund të përfitojnë Social Card, që quhet ndryshe Kartëa e blerjeve,në të cilën shteti ngarkon çdo dy muaj 80 euro që mund të shpenzohen për ushqime, barna dhe faturat e dritave e gazit. Një ndihmë që u dedikohet të moshuarve mbi 65 vjeç dhe fëmijëve nën 3 vjeç (në këtë rast është titullar prindi) me të ardhura familjare të ulëta.

E megjithatë siç kemi sinjalizuar edhe në Shqiptariiitalise.com, as INPS që jep kontributin, as Posta Italiane, përmes sporteleve të të cilës paraqiten kërkesat për lëshimin e Kartave Sociale, duket se nuk e kanë marrë vesh. Në faqet e tyre internet, ashtu si edhe në ato të ministrive të Punës dhe të Financave ekziston akoma kriteri i shtetësisë italiane, gjë që konfirmohet edhe nga call center-ët e tyre. E nëse një imigrant i informuar mirë provon të kërkojë kartën sociale, nuk di ç’formularë të përdorë, pasi të gjithë ata në qarkullim nuk janë përditësuar akoma.

Kundër kësaj situate tani ka ndërhyrë edhe ASGI, shoqata për Studimet Juridike mbi Imigracionin, që i ka nisur letër INPS-it, ministrisë së Punës dhe asaj të Integrimit, dhe për njohuri edhe UNAR-it, Zyrës Kundër Diskriminimeve Raciale. Me një mesazh të thjeshtë e të qartë: duhet aplikuar ligji.

“Është i nevojshëm – shkruan ASGI – një përditësim i menjëhershëm i faqeve internet institucionale në pjesët që përmbajnë informacione mbi ata mund të përfitojnë ‘kartën e blerjeve”, si edhe këshillohet një fushatë informuese. Kërkojmë edhe që të përditësohen  sa më parë formularët e nevojshëm në mënyrë që t’u lejohet edhe qytetarëve joitalianë që e kanë të drejtën e Social Card-ës të mund të paraqesin kërkesën për të”.

Shoqata kujton se “përfitimi që u është shtrirë edhe të huajve pas hapjes nga ana e Komisionit Evropian e një procedure shkeljeje të të drejtës BE (nr. 4009/2013) dhe se shkelje të të drejtës evropiane dhe për rrjedhojë procedura të shkeljes mund të hapen edhe në prani të praktikave administrative që shkojnë kundër normave evropiane”. ASGI shton që “shtrirja e përfitimit duhet të nënkuptohet edhe për refugjatët dhe personat që gëzojnë statusin e mbrojtjes humanitare që janë të barabartë me shtetasit italian për sa i përket asistencës sociale”.

Elvio Pasca

(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)


Social Card. INPS përditëson faqen internet: “U takon edhe të huajve”

$
0
0
Një hap përpara, por në Contact Center akoma nuk e dinë e formularët e kërkesës akoma nuk përmbajnë fushat për imigrantët. Faqet internet të Postës dhe të ministrisë së Financës dhe asaj të Punës parashikojnë akoma mes kritereve shtetësinë italiane

Romë, 17 janar 2014 – Mbi Social Card-ën (apo karta e blerjeve) për të huajt më në fund diçka po vihet në lëvizje, ndoshta edhe falë sinjalizimit tonë dhe letrës së ASGI-it.

INPS ka përditësuar sot (Data e botimit: 17/01/2014) faqen e saj internet dedikuar kartës sociale duke shpjeguar që nuk është më ekskluzivitet i shtetasve italianë. Tani është shkruar e zezë mbi të bardhë: “Ligji i stabilitetit 2014, ka shtrirë të drejtën edhe «qytetarëve italianë ose të Vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk kanë shtetësinë e një vendi anëtar që janë titullarë të të drejtës së qëndrimit ose të drejtës së qëndrimit të përhershëm, ose të huajve titullarë të lejes së qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë» (ligji nr. 147/2013, neni 1, paragrafi 216)”.

Është një hap i parë, por nevojiten edhe shumë të tjerë. Ndërsa shkruajmë këto rreshta, në një tjetër faqe internet e INPS-it, edhe kjo dedikuar kartës sociale, pohohet se “Karta e blerjeve u jepet shtetasve italianë me moshë nga 65 vjeç e sipër, apo të miturve nën 3 vjeç”. Madje nuk rezulton i përditësuar as formulari për ta kërkuar këtë kartë. Është identik me atë të vitit të shkuar e nuk përmban asnjë fushë dedikuar imigrantëve: ku të deklarohet, për shembull, që ka lejen e qëndrimit CE për qëndruesit afatgjatë?

Edhe në Contact Center të INPS-it (që përgjigjet në numrin 803.164) informacioni i saktë e ka të vështirë të mbërrijë. Në orën 19.35 të të premtes 17 janar një operatore e sjellshme përpiqet të na bindë që për të kërkuar kartën sociale, “në bazë të ligjit në fuqi, duhet të jesh shtetas italian”.

Mbetet e papërditësuar edhe faqja internet e shoqërisë Poste Italiane S.p.A. (në sportelet e të cilës mblidhen kërkesat e jepen Kartat Sociale), sipas së cilës duhet të jesh “shtetas italian rezident në Itali e i regjistruar në Zyrat e Gjendjes Civile”. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për faqet internet të ministrisë së Financave dhe të ministrisë së Punës. Edhe në mesazhin e regjistruar të numrit të gjelbër të programit Karta për blerjet, 800.666.888, refreni është po ai: “qytetarë italianë…”

Elvio Pasca

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Monnalisa Ndoja è finalmente italiana, anche per la legge

$
0
0

La giovane albanese nata e cresciuta in Toscana, dopo i tanti rifiuti alla domanda di cittadinanza, ha deciso di fare causa al Comune e ha vinto la sua battaglia: oggi ha il passaporto tricolore. “Sono felice, si è realizzato un sogno”

Roma, 20 gennaio 2014 - Ricordate Monnalisa e la sua lettera di denuncia contro la legge 91 del 1992? Giusto i primi giorni di quest’anno, questa spiacevole avventura giuridica si è conclusa con una bella notizia.

La storia di Monnalisa accomuna moltissimi ragazzi, nati e cresciuti in Italia da genitori stranieri. La legge afferma che “lo straniero nato in Italia” ha diritto a diventare cittadino italiano dalla maggior età, con una semplice dichiarazione di volontà presso l’amministrazione comunale di residenza, entro il diciannovesimo anno d’età. Ma le cose non sono così semplici come sembrano.

Lo sa bene Monnalisa, che ha vissuto sulla sua pelle gli ostacoli della burocrazia italiana. Infatti, seppure la giovane toscana di origine albanese, sia nata e cresciuta in Italia, precisamente a Monteriggioni, l’amministrazione comunale le ha negato l’acquisizione della cittadinanza. Monnalisa non si è fermata al primo no e ha fatto appello al Ministero dell’Interno, che le nega un’altra volta il diritto di diventare italiana.

Il motivo di questi rifiuti? I genitori di Monnalisa effettuarono la registrazione anagrafica solo tre anni dopo la sua nascita. Anche se ha presentato decine di carte che testimoniano la sua ininterrotta residenza in Italia, non sembra bastare per arginare l’inadempienza dei suoi genitori.

Eppure c’era una circolare del Ministero stesso, ora perfino una legge dello stato, che invita gli ufficiali dello stato civile a valutare con elasticità il requisito della residenza ininterrotta, stabilendo che in caso di interruzione della residenza legale o di ritardo nella registrazione anagrafica debbano essere valutati, quali prove della permanenza sul territorio italiano anche certificati medici (es. certificati di vaccinazioni, o di prestazioni sanitarie), certificati scolastici o altra documentazione simile.

Avevamo intervistato Monnalisa dopo l’ennesimo porta chiusa in faccia da parte del Ministero e lei ci disse con il suo marcatissimo accento toscano: “Io sono italiana, sì ho origini albanesi, ma io sono nata qui, il mio futuro lo immagino in Italia e questa legge non ha senso”. “Io non mi arrendo, continuo a inseguire i miei obiettivi: una volta finito il liceo mi vorrei iscrivere all’università, alla facoltà di medicina. E sono ottimista, spero che anche per la cittadinanza arrivi presto una svolta positiva, ma non starò con le mani in mano ad aspettare”.

E così è stato. Monnalisa non si è arresa e ha continuato a lottare per un diritto che le spetta e grazie alla sua tenacia è stata ripagata.

La famiglia Ndoja ha deciso di difendersi facendo causa al Comune di Monteriggioni portando tutta la documentazione che testimonia la permanenza ininterrotta in Italia della ragazza e finalmente qualcuno le ha dato retta. Il giudice si è espresso: Monnalisa ha tutti i requisiti per ottenere la cittadinanza italiana. Inoltre, il Comune di Monteriggioni, per avere seguito le indicazioni del Ministero, è stato condannato a pagare 2.332,91 euro più iva di spese processuali.

Finalmente Monnalisa è diventata quello che da sempre si sente di essere: cittadina Italiana.

“Sono felice, si è realizzato un sogno. – dichiara adesso a corriere.it - Da una parte, non cambia quasi niente; dall’altra, è ufficiale: sono cittadina anch’io, posso votare, esprimere il mio pensiero politico, non devo più fare la fila per rinnovare il permesso di soggiorno”.

Samia Oursana - Italianipiu.it

Vepra penale e klandestinitetit. Senati vendos të shfuqizohet

$
0
0
Arrin vota e Senatit për shfuqizimin e nënit 10-bis të tekstit unik mbi imigracionin, por vepra penale mbetet për përsëritësit. Por përpara se të hyjë në fuqi duhet pritur akoma miratimi i dhomës së Deputetëve dhe dekretet e qeverisë

Lejeqëndrim për një vit për ata që humbasin vendin e punësRomë, 21 janar 2014 –Vepra penale e klandestinitetit merr rrugën e shfuqizimit.Por duhet të kalojë akoma kohë para se t’i japim lamtumirën e fundit.

Në sallën e Senatit, gjatë diskutimit të projektit të ligjit  “delegues” (që i  delegon qeverisë nxjerrjen e dekreteve përkatëse mbi objektin e vetë ligjit) mbi dënimet alternative me burgun, është miratuar me 182 vota në favor, 156 kundër dhe 7 abstenime, amendamenti i Qeverisë që shfuqizon krimin e klandestinitetit një nga lulet në syth të normave mbi imigracionin të nënshkruara nga qendra e djathtë.

Neni 2, paragrafi 3, germa b, i ligjit delegues që po votohet në Senat autorizon qeverinë “të shfuqizojë, duke e kthyer në shkelje administrative, veprën penale të parashikuar nga nëni 10-bis i tekstit unik mbi imigracionin dhe normat mbi statusin e të huajit të përfshira në dekretin legjislativ nr. 286 të 25 korrikut 1998, duke ruajtur karakterin penal për shkeljet e masave administrative të marra në këtë fushë”.

Praktikisht, siç ka shpjeguar në sallë nënsekretari i Drejtësisë Cosimo Ferri, dëbimi mbetet, por shfuqizohet hyrja dhe qëndrimi i parregullt në Itali. Për më tepër, do të vazhdojë të jetë vepër penale mosrespektimi i fletës së dëbimit apo rihyrja në Itali pas dëbimit, apo shkelja e dispozitave administrative kundër të parregulltve, si për shembull detyrimi i firmës në kuesturë apo dorëzimi i pasaportës.

I ardhur në fuqi në vitin 2009 me një të ashtuquajtur “paketë sigurie” të kërkuar me forcë nga qendra e djathtë (Populli i Lirive i Berlusconit dhe Lega e Bossit), vepra penale e klandestinitetit nuk çon në burg asnjë, por kthen në kriminelë ata që nuk kanë një leje qëndrimi dhe detyron gjykatat të hapin procese që mbyllen me masë dëbimi, pa asnjë garanci që riatdhesimi të bëhet efektivisht. Praktikisht arrihet i njëjti rezultat i dëbimit administrativ, që mbetet në fuqi.

Që kur ligji hyri në fuqi, PD dhe SEL u ngritën kundër veprës së re penale, por ajo po shfuqizohet falë një amendamenti të senatorëve të Lëvizjes 5 Yjet. Një amendament i kritikuar ashpër nga Beppe Grillo e Gianroberto Casaleggio, por i mbështetur nga mazhoranca e të regjistruarve në M5S që votuan në një referendum rrufe të hapur online nga lideri i lëvizjes.

Amendamenti i grillinëve kërkonte thjesht shfuqizimin e veprës penale të hyrjes dhe qëndrimit të parregullt. Qeveria, për të përmbushur kërkesat e Nuovo Centro Destra të Alfanos, ka parë të udhës të specifikojë, me një amendament tjetër të paraqitur sot në Senat, që mbetet në fuqi shkelja administrative dhe se shfuqizimi i veprës penale vlen vetëm për hyrjen e parë.

Vlen të kujtohet se i sotmi është vetëm hapi i parë. Për më tepër, projekti i ligjit ka pësuar modifikime në Senat ndaj duhet të kthehet sërish në Dhomën e Deputetëve për miratimin përfundimtar. E nëse në Dhomën e Deputetëve do të ketë modifikime të reja, teksti do të kthehet sërish në Senat.

Mbi të gjitha, duhet të mbahet parasysh që, edhe pas miratimit përfundimtar, është fjala për një ligj delegues. Në fakt, ajo çka u miratua sot është thjesht fakti që parlamenti i delegon qeverisë nxjerrjen e dekreteve legjislative për aktualizimin e normës. Sa kohë do t’i duhet? Shumë: deri në 18 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit delegues, pa llogaritur gjykimet që duhet të japë parlamenti mbi ato dekrete. Kohë që ndoshta qeveria aktuale nuk ka.

Elvio Pasca

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Shqiptarët të rrezikshëm në timon. Drive in Italy, kurs sigurie duke zbuluar Italinë

$
0
0
Shqiptarët janë ata që përfshihen më shpesh në aksidente rrugore në Itali. Sipas fondacionit Ania për sigurinë rrugore, ata kanë numrin më të lartë mes të huajve të aksidenteve rrugore për çdo 100 të siguruar, 13,3%. Kjo e dhënë për italianët është vetëm 7,2%. Për ta e për të huajt në përgjithësi, fondacioni Ania ka krijuar një platformë formimi në shqip e 5 gjuhë të tjera për të mësuar si t’i jepet makinës në siguri të plotë. Janë 12 leksione online në po aq qytete të ndryshme italiane

Romë, 22 janar 2014 – Dymbëdhjetë etapa përgjatë çizmes italiane, nga Milano në Palermo, për të njohur Italinë e mbi të gjitha për të mësuar si t’i jepet makinës në respekt të kodit rrugor. Me një çmim për më të mirët: mundësinë e kalimit nga teoria në praktikë, me kurs falas në pistë.

Fondacioni Ania për Sigurinë Stradale ka paraqitur më 21 janar Drive in Italy, një projekt formimi online falas kushtuar imigrantëve në timon, i realizuar me mbështetjen e ministres  së Integrimit Cècile Kyenge. Projekti është në gjashtë gjuhë: italisht, shqip, anglisht, në gjuhën rumune, kineze dhe arabe.

“Objektivi i kësaj nisme – shpjegojnë nga Ania – është ofrimi i njohurive mbi rregullat rrugorë, promovimi i sjelljeve të përgjegjshme në timon dhe formimi praktik i atyre që ngasin makinën për përballimin në siguri të plotë të rreziqeve që mund të paraqiten në rrugë”.

Nisma është ndërmarrë për shkak të disa të dhënave aspak të kënaqshme mbi aksidentet rrugore të të huajve në Itali që me pak fjalë tregojnë se imigrantët në përgjithësi, dhe shqiptarët në veçanti, në proporcion bëjnë më shumë aksidente se italianët. Çdo vit rreth 900 mijë të huaj përfshihen në aksidente rrugore, dhe në vend të parë në këtë aspekt janë shqiptarët me 13,3 aksidente për 100 të siguruar. Në vend të dytë vijnë kinezët me 13,1%, egjiptianët (12,1%), marokenët (11,3%), rumunët (11,1%) dhe Tunizinët 9,4%). Ndërsa mesatarja italianë është vetëm 7,2 aksidente për 100 të siguruar.

Për të nisur kursin mjafton të ulesh përpara kompjuterit, të lidhesh me sitin http://driveinitaly.smaniadisicurezza.it e të regjistrohesh. Fjalëkalimi dhe përdoruesi që do të merren në regjistrim do të jenë të vlefshëm për të rinisur kursin në pikën ku e ke lënë. “Instruktori” është një manekin nga ata të crash test-eve, që përmes disa filmimeve të shkurtra shpjegon parimet bazë të sigurisë në timon rregullat parësorë të kodit rrugor. Leksionet janë interaktive dhe në fund ka një test që duhet të kalohet me sukses.

Kursi artikulohet në 12 leksione, dhe është si një udhëtim në poa q qytete italiane. Secili prej tyre prezantohet me një tip guide të vogël turistike:histori, vende që duhen vizituar, pjatanca tipike etj. Dhe nëse në fund i përgjigjesh saktë testit final, fiton një suvenir virtual të lidhur me qytetin e asaj etape.

Për imigrantët që do të bëjnë kursin Drive in Italy, që mund të ndiqet nga të gjithë ata që kanë një patentë të vlefshme në Itali, janë vënë në dispozicion njëmijë kurse dhënieje makine të sigurtë në pistat e Sele-s në Battipaglia (SA), të Vallelunga-s në Campagnano di Roma dhe të MWC Marco Simoncelli në Misano Adriatico (RN). Do t’i fitojnë ata qëkanë përfunduar kursin online Drive in Italy me më shumë pikëqoftë në testet e çdo leksioni qoftë në atë përfundimtar.

“Një pjesë e mirë e imigrantëve e ka marrë patentën në vendlindje, ku rregullat, trafiku dhe rrezikshmëria në rrugë janë shumë të ndryshme nga ato në Itali. Ndaj ata mund të kenë mangësi në formim dhe në informacione mbi mënyrën e ngarjes së makinës në Itali dhe Drive in Italia është pikërisht për të mbushur këtë boshllëk – tha presidenti i Ania-s Aldo Minucci. – Italia ka ndryshuar, tani është një vend multietnik, me 5 milionë qytetarë të rinj që ndihmojnë në rritjen e saj. Është dukuri të cilës bota e kompanive siguruese duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje”.

“Dhjetë të vdekur në ditë në aksidente rrugore janë një buletin lufte – komentoi ministrja e Integrimit Cècile Kyenge, duke nënvizuar rëndësinë e “kulturës së parandalimit” – Është ide e mirë që me këtë projekt ofrohet mundësia për njohjen edhe të bukurive të Italisë, sepse imigrantët nuk janë këtu vetëm për të punuar, por kanë zgjedhur Italinë edhe si vendin për të jetuar. Me këtë projekt rritet vetëdija e rregullave rrugore por edhe dashuria për Italinë”.

Elvio Pasca

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Lombardi. Pediatri për bijtë e imigrantëve të parregullt. Ja si kërkohet

$
0
0
Tani edhe fëmijët e të huajve që nuk kanë qëndrim të rregullt në Lombardi mund të regjistrohen në Shërbimin Shëndetësor Krahinor dhe të vizitohen falas. Kërkesat në ASL, që do të lëshojnë një dokument të vlefshëm deri në vitin 2016

Romë, 22 janar 2014 – Nis në Lombardi eksperimentimi për regjistrimin e bijve të imigrantëve të parregullt në Shërbimin Shëndetësor Krahinor (SSL). Të gjitha detajet e procedurës përshkruhen në një qarkore që më 21 janar u është nisur të gjitha ASL-eve nga Drejtoria e Shëndetësisë së Krahinës.

Për të regjistruar fëmijët në SSR, prindërit duhet të paraqesin kërkesë në ASL. Kjo do t’u lëshojë një dokument në letër të vlefshëm deri në 31 dhjetor 2016 dhe sidoqoftë jo më tutje se data e mbushjes së 14 vjeçëve së fëmijës.

Nuk do t’u jepet mundësia e zgjedhjes së lirë të një pediatri, por gjithsesi dokumenti i lëshuar nga ASL do të bëjë të mundur që çdo pediatër i Shërbimit Shëndetësor të Krahinës të vizitojë falas fëmijën. Mjeku mund t’i japë recetat për barnat që ka nevojë, dhe t’i parashkruajë shërbimet ambulatore apo shtrimet në spital, njësoj si fëmijëve të tjerë. I njëjti dokument do t’u lejojë të miturve të shkojnë në ambulancat e strukturave shtetërore apo të akredituara edhe pa parashkrimin e pediatrit.

Parashikohet gjithashtu që i mituri të mos paguajë për barnat. Apo më mirë, njësoj si fëmijët e tjerë, do të paguajë diferencën vetëm nëse zgjedh një ilaç me markë kundrejt një tjetri më pak të kushtueshëm, të ashtuquajtur “generico”.

EP

Shkarko Qarkoren e nisur ASL-eve 

(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Çeku social 2014. Të paktën 5.819 euro në vit për të qëndruar në Itali

$
0
0
INPS jep shumën e re vjetore të çekut social për vitin 2014, që u paguhet nga shteti të moshuarve më në nevojë. Ashtu si edhe vitin e shkuar,  mund ta kërkojnë ata që kanë mbushur  65 vjeç e 3 muaj. Ndër të huajt, shqiptarët janë ata që përfitojnë më shumë çekun social

Romë, 23 janar 2014 – Është 5.818,93 euro në vit apo 447,61 euro për 13 këste, vlera e çekut social për vitin 2014. Çeku u takon shtetasve italianë, komunitarë dhe atyre jokomunitarë me kartë qëndrimi, me moshë 65 vjeç e 3 muaj, që jetojnë në Itali prej të paktën dhjetë vjetëve, dhe që nuk kanë të ardhura apo  kanë të ardhura vjetore më të ulëta se vetë çeku. Kriteri më i rëndësishëm për të drejtën e çekut social është

Çeku social e qëndrimi në Itali i të huajve

Edhe pse në të vërtetë janë relativisht të paktë të moshuarit e huaj që përmbushin të gjitha kriteret për të marrë çekun, ai është i rëndësishëm për miliona të huajt që punojnë e jetojnë në Itali pasi është kriteri bazë ekonomik që më shpesh përdoret nga ligji mbi emigracionin për të përcaktuar kapacitetin ekonomik e për rrjedhojë edhe të drejtën për të jetuar në Itali apo për të sjellë këtu familjen.

Për të përtërirë lejeqëndrimin, për shembull, nevojiten të ardhura vjetore jo më të ulëta se çeku. Për bashkimin familjar, të ardhurat duhet të jenë të paktën sa çeku plus gjysmën e tij për çdo familjar që kërkon të sjellësh.

Edhe shtetasit komunitarë, nëse nuk kanë një punë, sidoqoftë, duhet të tregojnë të ardhura mujore të paktën sa shuma e çekut social për të qëndruar në Itali më gjatë se 3 muaj.

Shqiptarët, komuniteti i të huajve që përfiton më shumë pensione sociale

Sipas të dhënave të INPS-it (më të fundit janë akoma ato të vitit 2011), nga 827.800 çeqe sociale të lëshuara në vitin 2011, vetëm 16.843 u jepeshin të huajve. Ndër këta të fundit, janë të moshuarit shqiptarë që renditen të parët, plot 7.103 vetë.

K.B. / Shqiptari i Italisë

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Im bir është italian, mund të marr edhe unë shtetësinë italiane?

$
0
0
Unë jam shqiptare e im bir ka babanë italian. Meqë fëmija është italian, a mund ta kërkoj edhe unë shtetësinë italiane?

Romë, 24 janar 2014 – Ligji mbi shtetësinë italiane nuk parashikon mundësinë që bijtë të mund t’i transmetojnë shtetësinë e tyre prindërve, sepse neni 1 i ligjit nr. 91/1992 përcaktuan që është shtetas italian nga lindje fëmija që ka të paktën njërin prej prindërve italian. Në fakt, parimi i ius sanguinis bazohet në njohjen e shtetësisë sipas prejardhjes në linjë të drejtë.

Në rastin konkret, e huaja ka dy mundësi për t’u bërë italiane: për rezidencë sipas nenit 9 apo për martesë me shtetas italian sipas nenit 5 të ligjit mbi shtetësinë nr. 91/1992. Në të dyja rastet shtetësia nuk jepet nëse i huaji konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë publike.

Në rastin e parë, pra për të paraqitur kërkesë për shtetësi për rezidencë në Itali, i huaji duhet të tregojë që është i regjistruar në zyrat e gjendjes civile italiane prej një numri të caktuar vitesh, që ndryshon në bazë të faktit nëse është evropian ajo i një vendi jashtë BE-së (dhjetë vjet për shqiptarët). Kërkuesi duhet të regojë gjithashtu se ka të ardhura të rregullta për të paktën 3 vjetët e fundit para paraqitjes së kërkesës së shtetësisë. (Këtu gjeni udhëzuesin e plotë për marrjen e shtetësisë për rezidencë).

Në rastin e dytë, nëse i interesuari martohet me në shtetas italian, mund të paraqesë kërkesë për shtetësinë pas një periudhe më të shkurtër vitesh rezidence (dy vjet rezidencë me bashkëshortin italiannga data e martsës, ose një vit nëse çifti ka fëmijë) sipas nenit 5 të ligjit mbi shtetësinë. (Këtu gjeni udhëzuesin e plotë për marrjen e shtetësisë për martesë).

Maria Elena Arguello /stranieriinitalia.it

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)


Regjistrimi në shkollë. Për bijtë i imigrantëve të parregullt kërkesa paraqitet dorazi

$
0
0
Të huajt me qëndrim të parregullt nuk mund të përpilojnë kërkesën online për të regjistruar fëmijët e tyre në shkollë sepse nuk kanë kodin fiskal. Sqarimet e ministrisë së Arsimit

Romë, 28 janar 2014 – Kanë nisur më 27 janar www.iscrizioni.istruzione.it regjistrimet online në faqet internet të ministrisë së Arsimit për të nisur që aty, nga e hëna 3 shkurt, kërkesat e regjistrimit të bijve të tyre në klasat e para të cikleve të ndryshme shkollore. Por kjo procedurë është e vlefshme për italianët e për të gjithë të huajt me qëndrim të rregullt në Itali. Për të parregulltit nuk mund të ndiqet kjo procedurë. Këta duhet të paraqiten personalisht në shkollën e zgjedhur për bijtë e tyre.

Gjithçka nis nga fakti që edhe bijtë e imigrantëve pa leje qëndrimi kanë të drejtën e detyrimin të ndjekin shkollën e detyrueshme në Itali dhe prindërit mund t’i regjistrojnë ata pa u trembur se mund t’i sinjalizojnë pranë forcave të rendit. Por janë të shumtë ata që më 27 janar kuptuan se nuk mund të regjistroheshin në sitin e ministrisë sepse parashikon futjen e detyrueshme të kodit fiskal të prindit, që të parregulltit nuk kanë.

E megjithatë, një paragraf i qarkores që ministria e Arsimit u nisi shkollave më 10 janar linte të mendohej se këtë vit mund të kishte risi të rëndësishme në këtë aspekt. Në qarkore thuhej se “edhe nxënësve jo italianë që nuk kanë kod fiskal u lejohet të bëjnë regjistrimin online. Një funksion i sistemit, në fakt, lejon krijimin e të një ashtuquajturi “kod të përkohshëm”, që, sapo të jetë e mundur, shkolla do të zëvendësojë me kodin fiskal përfundimtar”.

Në të vërtetë, siç kanë sqaruar për stranieriinitalia.it mbrëmjen e 27 janarit nga zyra e shtypit e ministrisë së Arsimit, prindërit që nuk kanë leje qëndrimi e për rrjedhojë as kodin fiskal “do të mund të bëjnë regjistrimin vetëm duke shkuar personalisht në shkollën që ndjekin bijtë e tyre apo në atë që kanë zgjedhur për vitin e ardhshëm shkollor”.

Atëherë pse flitej për regjistrim online? “Sepse sidoqoftë do të jetë një regjistrim online – thonë nga ministria – por do të bëhet nga personeli i shkollës. Asnjë kërkesë nuk do të paraqitet në letër. Ishte e pamundur të gjenerohej një kod i përkohshëm edhe për prindërit e parregullt për t’u lejuar atyre të

Ndryshe qëndron puna për fëmijët që sapo kanë ardhur me bashkim familjar me prindër me qëndrim të rregullt në Itali, por që akoma nuk e kanë një kod fiskal. Prindërit e tyre kanë kodin fiskal e për rrjedhojë mund të regjistrohen online në faqet internet të ministrisë dhe të nisin kërkesën e regjistrimit në shkollë për fëmijët. Pa lëvizur hiç nga shtëpia.

Elvio Pasca

Sportello Unico immigrazione. A Roma appuntamenti anche via smartphone

$
0
0
Il Sui della Capitale lancia una app gratuita per cellulari e tablet. Permette di autoconvocarsi, ma anche di inviare documenti

Roma, 28 gennaio 2014 – Lo Sportello Unico per l’Immigrazione di Roma è sempre più smart. Il servizio diautoconvocazione via internet lanciato la scorsa estate adesso arriva anche sugli schermi ditablet e telefoni cellulari.

Merito di una app gratuita compatibile con i sistemi operativi Android (2.2 o superiori), disponibile da qualche giorno gratuitamente sull'application store di Google (basta cercare “Prefettura di Roma”). Permette di prenotare un appuntamento presso il SUI a chi ha presentato una domanda (è indispensabile conoscere il codice) per ricongiungimenti familiari, flussi o regolarizzazione, ma anche per chiedereinformazioni sullo stato di una pratica. I dettagli sono spiegati nella descrizione dell'app, altre indicazioni utili sui documenti da portare all’appuntamento sono sul sito della prefettura di Roma.

La app è multilingue: oltre all'italiano parla inglese, francese, arabo, bangladesh, cinese, spagnolo, portoghese, albanese, romeno, moldavo, eritreo, russo e filippino. Da segnalare la funzione "INVIA DOCUMENTI": l’utente fotografa e manda al Sui i documenti che dovrà esibire in originale, così intanto può partire una pre-lavorazione della pratica negli uffici guidati dal viceprefetto Ferdinando Santoriello.  

La app dovrebbe far risparmiare tempo e denaro agli utenti: “Soprattutto i  Cittadini dei Paesi Terzi, che magari non hanno un PC”, spiegano in Prefettura, avranno “possibilità di interagire con lo Sportello Unico anche attraverso i propri dispositivi mobili, ottenendo un accesso immediato alla propria posizione amministrativa, senza la necessità di doversi recare presso internet point o strutture che erogano servizi in materia di Immigrazione, con conseguente dispendio di risorse economiche”.

EP

Cittadinanza italiana. Caritas e Migrantes: "Legge anacronistica, serve lo ius soli"

$
0
0
“Lo ius sanguinis è superato, tagliare gli anni di residenza per chiedere di diventare italiani”. Presentato il XXIII Rapporto Immigrazione 2013. Nel 2012 sono state 65.383 le acquisizioni di cittadinanza italiana, circa 10.660 da cittadini albanesi

Roma – 30 gennaio 2014 - “Le procedure per l’acquisto della cittadinanza italiana rimangono ancorate ad un sistema anacronistico, legato al principio dello ius sanguinis (acquisto della cittadinanza per discendenza) ormai superato dalla maggior parte dei paesi di immigrazione”.

È il giudizio espresso da Caritas italiana e Migrantes nel XXIII Rapporto Immigrazione 2013, presentato oggi a Roma. “È opportuno – scrivono – ampliare i casi di acquisizione della cittadinanza iure soli (diritto di suolo), prevedendo innanzitutto una diminuzione degli anni di residenza legale e continuativa richiesti ad un minore nato in Italia che voglia acquisire la cittadinanza (oggi fissata a 18 anni)”.

“Stesse considerazioni – si legge ancora nel Rapporto - valgono per l’acquisizione della cittadinanza per naturalizzazione a seguito di lunga residenza che attualmente è fissata in 10 anni, un periodo eccessivamente lungo che in molti casi scoraggia lo straniero dall’intraprendere questa strada precludendogli la possibilità di godere di quei diritti spesso necessari per un corretto e definitivo inserimento”.

“L’ampliamento dei casi e dei modi di acquisto della cittadinanza iure soli – sottolineano Caritas e Migrantes - risulterebbe funzionale anche al superamento del ricorso strumentale al matrimonio con cittadini italiani per poter acquisire la cittadinanza, soprattutto da parte delle donne straniere”.

Nel 2012 sono state 65.383 le acquisizioni di cittadinanza italiana. Le acquisizioni di cittadinanza nel 2012 hanno avuto un incremento di oltre il 16% rispetto all’anno precedente. Disaggregando i dati per nazionalità emerge che i più numerosi sono i marocchini con il 21,5% delle acquisizioni, seguiti dalla comunità albanese (16,3%), dagli egiziani (4,7%) e dai tunisini (4,1%). Dal punto di vista della distribuzione sul territorio nazionale, le acquisizioni di cittadinanza riguardano principalmente il Nord-Est e il Nord-Ovest, mentre il Sud e le Isole, dove peraltro prevalgono le acquisizioni per matrimonio, hanno numeri molto contenuti. A livello provinciale, come nel passato, spiccano Milano, Roma, Torino, Brescia e Treviso.

I jap shtëpinë me qira një imigranti. Duhet të lajmëroj Kuesturën?

$
0
0
Sapo i kam dhënë me qira një apartament një qytetari të huaj. Është e vërtetë që nëse regjistroj qiranë në Agjencinë e Tatim-taksave (Agenzia delle Entrate), nuk duhet të komunikoj lëshimin e banesës (cessione di fabbricato) pranë policisë?

Në këtë rast duhet bërë dallimi në bazë të shtetësisë së të huajit të cilit i jepet shtëpia me qira.

Sipas ligjit nr. 131/2012, kushdo që lëshon një pasuri të patundshme kundrejt një pagese, pra që e jep me qira apo e shet, dhe bën regjistrimin e detyrueshëm të kontratës pranë Agjencisë së Tatim-taksave (Agenzia delle Entrate), nuk është i detyruar të komunikojë edhe lëshimin e banesës (cessione di fabbricato) vetëm në rast se qiramarrësi apo blerësi është qytetar italian apo i një vendi anëtar të BE-së. Kjo do të thotë që i zoti i shtëpisë nuk duhet të paraqesë dorazi apo me postë rekomandè asnjë formular të lëshimit të banesës.

Ndryshe kur qiramarrësi apo blerësi është një  jokomunitar. Në këtë rast është i detyrueshëm komunikimi i lëshimit të banesës që duhet bërë brenda 48 orëve nga çasti që banesë vihet në dispozicion të shtetasit jokomunitar (sipas nenit 12 të ligjit nr. 191/1978 dhe nenit 7 të dekretit legjislativ 286/1998).

Për më tepër, deklarata e “lëshimit të banesës” e bërë në favor të shtetasit jokomunitar i lejon këtij të fundit të ketë një dokument që dëshmon se ka strehim, gjë që i kërkohet në rastin e lëshimit apo të përtëritjes së lejes së qëndrimit.

Maria Elena Arguello

In italiano su stranieriinitalia.it: Affitto la mia casa a un immigrato. Devo dirlo alla Questura?

 

Shkolla italiane. Nisin regjistrimet on line në fillore, tetëvjeçare dhe të mesme

$
0
0
Kërkesat brenda 28 shkurtit në faqet internet të ministrisë së Arsimit www.iscrizioni.istruzione.it, ja videot me udhëzimet. Prindërit e huaj pa leje qëndrimi duhet të shkojnë personalisht të paraqesin kërkesë pranë shkollës

Romë, 3 shkurt 2014 – Kanë nisur sot e do të vazhdojnë deri më 28 shkurt regjistrimet on line për klasën e parë fillore, të ciklit të dytë të tetëvjeçares dhe vitin e parë të shkollës së mesme për vitin shkollor 2014/2015.

Gjithçka bëhet on line në faqet zyrtare të ministrisë së Arsimit Publik, www.iscrizioni.istruzione.it, ku janë botuar edhe udhëzues me përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta. Edhe të gjithë të huajt me qëndrim të rregullt në Itali duhet të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla në këtë mënyrë.

Gjëja e parë që duhet bërë është regjistrimi në website. Mjafton të përpilohet një formular online e më pas i interesuari do të marrë një mesazh poste elektronike (e-mail) me udhëzimet për zgjedhjen e një fjalëkalimi, e më pas akoma një tjetër e-mail me  emrin e përdoruesit:

Pas regjistrimit, duke u futur në ëeb-site me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, duhet përpiluar kërkesa e regjistrimit në shkollë e fëmijës. Mund të shënohet shkolla e parazgjedhur, por edhe dy shkolla “rezervë” në rast se e para nuk ka vende të mjaftueshme:

Kujdes! Kjo procedurë nuk është e vlefshme për imigrantët pa leje qëndrimi që nuk kanë kod fiskal e për rrjedhojë nuk mund të përpilojnë kërkesën online. Ata mund e duhet të regjistrojnë bijtë vetëm duke shkuar personalisht në shkollën e zgjedhur apo që ndjek fëmija.

Natyrisht personeli shkollor nuk mund të sinjalizojë në Polici parregulllsinë e qëndrimit në Itali të prindërve. Një rregull ky që u garanton edhe bijve të imigrantëve të parregullt të drejtën-detyrimin e shkollimit.

Bijtë e imigrantëve në shkollat italiane janë çdo vit e më të shumtë. Sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, në vitin shkollor 2012/2013 janë ulur në bankat e shkollave italiane 622.041 nxënës jo italianë, nga këta 81.085 me shtetësi shqiptare. Por 38,6% e nxënësve të huaj kanë lindur në Itali.

EP

Lexo edhe: Për bijtë i imigrantëve të parregullt kërkesa e regjistrimit paraqitet dorazi

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Testi i italishtes për kartën e qëndrimit. Kush duhet ta bëjë?

$
0
0
Jam qytetare e huaj e kam studiuar në Itali. Dua të kërkoj lejen e qëndrimit CE për qëndruesit afatgjatë e dua të di nëse duhet të bëj apo jo testin e gjuhës italiane.

Leja e qëndrimit CE për qëndruesit afatgjatë, ajo që njihet edhe si karta e qëndrimit, i lëshohet të huajit që rezulton se qëndron rregullisht në Itali prej të paktën 5 vjetëve dhe që ka të ardhura vjetore të fituara në mënyrë të ligjshme të paktën sa çeku social (për vitin 2014 rreth 5.819 euro). Me ligjin 94/2009 (i njohur si paketa e sigurisë) është shtuar edhe detyrimi njohjes së gjuhës italiane (që verifikohet me anë të një testi) për lëshimin e lejeqëndrimit CE për qëndruesit afatgjatë. Niveli i kërkuar është A2 i Kuadrit të përbashkët europian që u referohet gjuhëve, nivel që parashikon kuptimin e shprehive të përdorimit të përditshëm.

Jo të gjithë shtetasit e huaj janë të detyruar të bëjnë testin. Për shembull, kush ka ndjekur e përfunduar shkollën italiane tetëvjeçare apo të mesme. Kjo do të thotë që kush ka bërë shkollën në Itali, duhet t’i bashkangjisë kërkesës për kartë qëndrimi një kopje të diplomës. Edhe kush ka tituj studimesh professionale që certifikojnë ndjekjen e kurseve universitare, master apo doktoratura, nuk duhet të bëjnë terstin e gjuhës italiane.

Ndërsa, kush ka bërë kopshtin apo shkollën fillore e nuk ka mbaruar tetëvjeçaren, duhet t’i nënshrtohet testit për gjuhën italiane.

Nëse në kërkesën për kartë qëndrimi prindi përfshin edhe fëmijët nën moshën 14 vjeç, këta të fundit nuk janë të detyruar të mbrojnë testin e gjuhës. E njëjta gjë vlen edhe për të huajt me aftësi të kufizuara në mësimin e gjuhës për arsye që kanë të bëjnë me moshën, patologji mjekësore apo ndonjë gjymtim. Në këto raste, kërkesës i duhet bashkangjitur një certifikatë e lëshuar nga struktura shëndetësore publike.

Përjashtohen nga testi edhe personat që kanë një dëshmi apo një titull studimi që certifikon njohjen e gjuhës italianë në një nivel jo më të ulët se A2 apo që ka hyrë në Itali si drejtues apo personel me kualifikim të lartë i një ndërmarrjeje apo shoqërie: për shembull, lektorë e profesorë universiteti; përkthyes dhe gazetarë të akredituar, bashkëpunëtorë familjarë që punojnë me kontratë me kohë të plotë që, për vazhdimin e marrëdhënies së punës, hyjnë në Itali me shtetasit italianë apo komunitarë rezidentë jashtë Italisë.

Duhet kujtuar gjithashtu që kush e ka lejen e qëndrimit CE për qëndruesit afatgjatë e duhet ta përditësojë nuk është i detyruar të bëjë testin e gjuhës. Ky detyrim është vetëm për ata që e marrin për herë të parë këtë dokument qëndrimi.

Maria Elena Arguello

Lexo edhe: Niveli A2 i njohjes së italishtes, ç’do të thotë?
Hyn në fuqi testi i gjuhës italiane për kartën e qëndrimit
Testi i gjuhës. Kush duhet të bëjë dhe si të prenotojë
Prezantimi i procedurës për testin e gjuhës (Burimi: Ministria e Brendshme italiane)

Testi i italishtes. Kush nuk e merr apo nuk paraqitet mund ta riprovojë pas 3 muajve

$
0
0
Ministria e Brendshme përcakton afatin e prenotimeve. Dhe këshillon: “Kërkoni kartën e qëndrimit vetëm pasi të keni marrë testin e gjuhës”

Romë, 6 shkurt 2014 – Testi i njohjes së gjuhës italiane është pengesa e fundit për imigrantët që, pas të paktën pesë vjetëve rezidencë të rregullt, duan të fusin në xhep të shumëdëshiruarin lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë, të ashtuquajturën kartë qëndrimi. Këtej e tutje, do të jetë akoma më e rëndësishme të paraqitesh në këtë test i përgatitur mirë.

Ministria e Brendshme ka nxjerrë disa rregulla të reja pasi ka vërejtur një numër prenotimesh të testit shumë më të lartë se numri i personave që kanë përmbushur kriteret për kartën e qëndrimit. Problemi është se, me shtimin e prenotimeve, rriten edhe shpenzimet për organizimin e seksioneve, për shembull për të paguar salla multimediale ku zhvillohen provimet.

Pse ndodh kjo rritje? Sepse vetë shtetasi i huaj prenotohet më shumë se një herë. Shumë, në datën e caktuar për kryerjen e testit, nuk paraqiten (kjo ndodh në masën 30%), ose, kur paraqiten, nuk arrijnë të marrin provimin. Në të dyja rastet, prenotojnë menjëherë një takim të ri për testin, duke rritur kështu numrin dhe kostot e seksioneve.

Tani Ministria e Brendshme merr masa. Para së gjithash, duke parë se imigrantët shpesh nuk paraqiten në test sepse prefektura nuk arrin t’i gjejë për t’u lajmëruar datën, në skedën e prenotimit është e detyrueshme të shënohet një email, “një mjet më shumë komunikimi me qytetarin”, lexohet në një qarkore.

Madje, duke filluar nga 11 shkurti, në rast mosparaqitjeje të pajustifikuar ditën e paracaktuar për testin, i interesuari duhet të presë të paktën 90 ditë para se të prenotohet për së dyti. Të vetmet mungesa të justifikuara do të jenë ato për motive shëndetësore, për të cilat do të duhet të paraqesin një certifikatë mjekësore të mjekut të familjes apo të ASL-it.

Edhe në rast se i huaji nuk e kalon testin do të mund të prenotohet për një të ri vetëm pas 90 ditëve. “Kjo për t’i lejuar të huajit, në tre muajt pasues, të përmirësojë nivelin e tit të njohjes së gjuhës italiane” shpjegon ministria.

Qoftë në rastin e mungesës së pajustifikuar, qoftë në rastin e mosmarrjes së testit, kujt ka kërkuar kartën e qëndrimit, ajo do t’i mohohet. Për këtë arsye, ministria e Brendshme këshillon që paraqitja e kërkesës për këtë dokument të bëhet “vetëm pasi të jetë verifikuar, përmes testimit, përmbushja e kriterit të njohurive të nevojshme gjuhësore, që do të jenë më të plota në afërsi të datës së përmbushjes së 5 vjetëve të qëndrimit të rregullt” në Itali.

Shkarko qarkoren e ministrisë së Brendshme

Elvio Pasca

Lexo edhe: Testi i italishtes për kartën e qëndrimit. Kush duhet ta bëjë?


Dhoma e Deputetëve i hap rrugë dekretit për 'zbrazjen e burgjeve', që do të zbrazë edhe CIE-t

$
0
0
Shtohen rastet në të cilat të burgosurve të huaj u aplikohet masa e dëbimit në vend të burgosjes. Identifikimi për riatdhesimet do të nisë sapo të hyjnë në burg

Romë, 7 shkurt 2014 – E kanë quajtur “boshatis burgjet”, por duan që të jetë edhe “boshatis CIE-t” dekretligji “mbi masat urgjente për mbrojtjen e të drejtave themelore të të burgosurve dhe të reduktimit të kontrolluar të popullsisë së burgjeve” që po konvertohet në Parlament. Mëngjesin e të enjtes, 6 shkurt, mbërriti miratimi i Dhomës së Deputetëve. Tani e ka radhën Senati.

Mes tëë tjerash, teksti i miratuar në Dhomën e deputetëvendërhyn në nenin 16 të Tekstit Unik për Imigracionin, duke shtuar rastet në të cilat të huajve të burgosur u aplikohet masa e dëbimit si alternativë e burgut kur duhet të vuajnë dënime, qoftë edhe pjesa e mbetur e dënimit, me kohëzgjatje deri në dy vjet. Përjashtohen nga kjo procedurë të dënuarit për krime veçanërisht të rënda si trafikantët e njerëzve.

Një tjetër ndërhyrje domethënëse, që kthen në ligj një praktikë të aplikuar me vështirësi në burgjet italiane, ka të bëjë me identifikimin për dëbimin të këtyre të burgosurve, që do të nisë sapo ata të hyjnë në burg në mënyrë që të mund të riatdhesohen efektivisht kur të dalin. Policia do të kontaktojë menjëherë autoritetet konsullore të vendeve prej nga vijnë dhe ministria e Brendshme do të bashkëpunojë e koordinojë punën me atë të drejtësisë.

Është një masë që duhet të reduktojë një nga problemet e Qendrave të Identifikimit dhe të Dëbimit (CIE), ku transitojnë shumë ish të dënuar në pritje të riatdhesimit. Kjo sjell mbipopullim të strukturave, detyron ish të burgosurit të vuajnë “një shtesë dënimi” e bën që të bashkëjetojnë, në kushte tejet të vështira, persona që kanë përfunduar në CIE thjesht pse nuk kishin leje qëndrimi me të tjerë që kanë kryer krime shumë më të rënda.

Të dhënat e fundit të ministrisë së Drejtësisë japin më së miri idenë se çdo ndërhyrje në burgjet italiane nuk mund të mos mbajë parasysh në mënyrë të veçantë të burgosurit e huaj. Më 31 janar 2014, kur kapaciteti i burgjeve është 47.711 vende, në to janë të pranishëm 61.449 të burgosur. Mes këtyre, 34% ose 21.167 janë të huaj, kryesisht marokenë (3.917, apo 18,5% e të burgosurve të huaj), rumunë (3.401, 16%), shqiptarë (2.839, 13,4%) e tunizinë (2.518, 11,9%).

Elvio Pasca

Shtetësia italiane. Fëmija i huaj i adoptuar a bëhet menjëherë italian?

$
0
0

Unë dhe ime shoqe, tashmë italianë, po bëjmë kërkesë adoptimi për një fëmijë të huaj. Nëse adoptimi bëhet, po fëmija e merr shtësinë italiane?

Sipas nenit 3 të ligjit 91/92 mbi shtetësinë italiane, i mituri i huaj i adoptuar merr shtetësinë italiane, nëse të paktën një prej prindërve është italian.

Pavarësisht faktit se adoptimi bëhet jashtë Italisë, pra është fjala për adoptim ndërkombëtar, apo bëhet drejtpërdrejt në Itali, për përmbylljen e procedurës, gjyata e të Miturve duhet të lëshojë urdhrin për regjistrimin e adoptimit në regjistrin e gjendjes civile.

Pas regjistrimit të adoptimit, fëmija bëhet pjesë e bërthamës familjare duke marrë për rrjedhojë mbiemrin, të drejtat e detyrimet e birit të ligjshëm, pra edhe shtetësinë italiane në rast se nuk e kishte atë. Në fakt, pas regjistrimit i huaji fiton automatikisht shtetësinë italiane,  kështu që nuk duhet paraqitur kërkesë në asnjë autoritet italian.

Maria Elena Arguello / stranieriinitalia.it

Testi i italishtes për kartën. Nga sot në fuqi rregulli i 3 muajve për prenotimin

$
0
0
Kush nuk e merr apo nuk paraqitet mund ta riprovojë pas 90 ditëve. Afati i përcaktuar nga ministria e Brendshme për të ulur kostot e seksioneve të provimit

Romë, 11 shkurt 2014 – Hyjnë sot në fuqi risitë mbi testin e detyrueshëm të gjuhës italiane për ata që kërkojnë lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë, e ashtuquajtura karta e qëndrimit.

Është masa e marrë nga ministria e Brendshme për t’u vënë tavan prenotimeve. Në fakt, shumë, nuk paraqiten në datën e caktuar për kryerjen e testit (sepse nuk janë lajmëruar apo sepse nuk ndihen të përgatitur) ose, kur paraqiten, nuk arrijnë të marrin provimin. Në të dyja rastet, prenotojnë menjëherë një takim të ri për testin, duke rritur kështu kostot e seksioneve.

Një masë paraprake është dhënia e detyrueshme e një adrese poste elektronike (email) në formularin e prenotimit të testit në mënyrë që i huaji të mund të kontaktohet më me lehtësi. Për më tepër, duke filluar nga sot hyn në fuqi rregulli i tre muajve: kush nuk merr provimin e gjuhës apo kush mungon në mënyrë të pajustifikuar do të mund të prenotojë sërish testin e gjuhës vetëm pas 90 ditëve. Të vetmet mungesa të justifikuara do të jenë ato për motive shëndetësore, për të cilat do të duhet të paraqesin një certifikatë mjekësore.

Testi i italishtes për kartën e qëndrimit është futur në 9 dhjetor të vitit 2010 dhe në të kërkohen njohuri elementare të gjuhës italiane (niveli A2). Prenotohet online , përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme Testitaliano.interno.it

Lexo edhe:
Testi i italishtes. Kush nuk e merr apo nuk paraqitet mund ta riprovojë pas 3 muajve
Testi i italishtes për kartën e qëndrimit. Kush duhet ta bëjë?

Speciale. Lejeqëndrimi me pikë dhe marrëveshja e integrimit

$
0
0
Nga 10 mars 2012 të gjithë ata që mbërrijnë në Itali duhet të nënshkruajnë “Marrëveshjen e Integrimit mes Shtetit dhe të huajit”. Në rregullore parashikohet që marrëveshja e integrimit të nënshkruhet nga të gjithë të huajt mbi moshën 16 vjeç që vijnë në Itali nga çasti kur rregullorja të vijë në fuqi. Të gjithë të huajt që kanë tashmë një lejeqëndrimi e gjenden në Itali janë të përjashtuar. Një dhuratë me shpërthim të vonuar e qeverisë Berluskoni: e parashikuar nga paketa e sigurisë e vitit 2009, u deshën tre vjet për ta sjellë në fuqi

Këtu gjeni gjithçka që duhet të dini mbi marrëveshjen e integrimit dhe lejeqëndrimin me pikë

Shkarko:
Dekreti i Presidentit nr. 179 të 14 shtatorit 2011: “Rregullorja që disiplinon marrëveshjen e integrimit mes të huajit dhe Shtetit ...”, Marrëveshja e Integrimit, Si fitohen kreditet, Si humben kreditet

Marrëveshja e integrimit. Nga 10 marsi nisin verifikimet e para për lejeqëndrimin me pikë

$
0
0
Mbushen dy vjet nga ardhja në fuqi e Marrëveshjes së integrimit dhe sistemit të pikëve për të drejtën e qëndrimit në Itali. Nga 10 marsi Sporteli unik për imigracionin do të marrë në shqyrtim dokumentet e paraqitura nga i huaji ose, në mungesë të dokumenteve, do t'i bëjë atij një test për të parë nëse ai e meriton të qëndrojë akoma në Itali

Romë, 14 shkurt 2014 – “Marrëveshje integrimi”, “Lejeqëndrimi me pikë”. Janë konceptet me të cilat u njohëm për herë të parë në vitin 2009 falë një pakete sigurie të ministrit të Brendshëm të asokohe Roberto Maroni.

Në të vërtetë u deshën tre vjet që “marrëveshja e integrimit” të hynte në fuqi e si përfundim, nga 10 marsi 2012, kush hyn në Itali nënshkruan një marrëveshje me shtetin në të cilën zotohet se do të sillet mirë, do të çojë bijtë në shkollë, do të mësojë italishten dhe edukatën qytetare etj. Me pak fjalë të bëjë atë që italianët nuk duan të bëjnë më: “të jetë shtetas shembullor”, do të bënte shaka Roberto Benigni.

Tani kanë kaluar dy vjet e ka ardhur koha që të parët që nënshkruan marrëveshjen të merren në “provim” apo t’u shqyrtohen dokumentet për të parë nëse e meritojnë të vazhdojnë të qëndrojnë në Itali apo jo. E nuk po bëjmë shaka…

Me pak fjalë, ligji parashikon që kur mbërrin të huajit “i dhurohen” 16 pikë. Dy vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes Sporteli unik për imigracionin të marrë në shqyrtim dokumentet e paraqitura nga i huaji (certifikata që dëshmojnë ndjekje kursesh apo shkolle) ose, në mungesë të dokumenteve, do t'i bëjë atij një test. Qoftë testi, qoftë shqyrtimi i dokumentacionit do të përfundojë me një shumë pikësh. Nëse i huaji mbledh të paktën 30 pikë, marrëveshja konsiderohet e respektuar dhe e mbyllur, nëse i huaji ka nga 1 deri në 29 pikë konsiderohet "i mbetur në klasë" dhe i jepet një vit tjetër për përmbushjen e marrëveshjes dhe nëse nuk ka asnjë pikë të huajit i jepet dekreti i dëbimit.

Nga 10 marsi i ardhshëm nisin verifikimet e para dhe ministria e brendshme u ka nisur prefekturave tashmë prefekturave një qarkore me udhëzimet se si duhet të veprojnë.

Para së gjithash në qarkore kujtohet se Teksti unik për imigracionin përjashton, në rast mospërmbushjeje të Marrëveshjes së integrimit, aplikimin e masës së heqjes së lejes së qëndrimit dhe të dëbimit ndaj “të huajve me leje qëndrimi për azil, për kërkim azili, për mbrojtje humanitare, për motive familjare, leje qëndrimi si familjar i një shtetasi evropian, lejeqëndrimi të marrë me bashkim familjar, apo leje qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë”. Për këtë arsye, qarkorja vë në dukje se ndaj “nënshkruesve të marrëveshjes së integrimit që kanë lejeqëndrimi për motive familjare apo për të cilët është lëshuar nulla-osta për bashkim famijar” është e kotë që Sportelet Unike të verifikojnë nëse ata përmbushin apo jo kriteret e marrëveshjes, ndaj “këto praktika do të mbyllen automatikisht nga sistemi me thënien ‘Mbyllur për përjashtim nga verifikimi’”. Në fakt, nga llogaria e bërë nga ministria e Brendshme, ndër 66 mijë marrëveshjet e nënshkruara gjatë vitit 2012, vetëm 26 mijë do të verifikohen vërtet gjatë vitit 2014. Nga këto, rreth 5.200 nga Sporteli Unik i Romës, dhe 2.500 nga ai i Milanos.

Ndërsa për marrëveshjet që duhet të verifikohen, një muaj para skadimit të dyvjeçarit, Sporteli Unik u komunikon të huajve të interesuar të paraqesin “dokumentacionin e nevojshëm për njohjen e krediteve dhe në rast se kanë bij të mitur, edhe certifikatën e përmbushjes së detyrimit të shkollimit, e në mungesë “provën se janë angazhuar për të garantuar këtë detyrim”. I huaji duhet të paraqesë dokumentacionin e kërkuar brenda dy javëve.

Kush nuk mund të provvojë me dokumentacion se njeh gjuhën italiane e edukatën qytetare duhet të testohet nga Sportelet Unike për imigracionin. Kërkesa paraqitet në internet përmes faqes http://accordointegrazione.dlci.interno.it/, duke shkuar në butonin “Richiesta prenotazione” e duke u futur me kodet që i janë dhënë të huajit në çastin e nënshkrimit të marrëveshjes.

Nga anë tjetër, Sporteli unik nuk do të detyrojë të huajin të mbledhë dokumente që tregojnë se ka bërë shkelje që i ulin pikë: do të verifikojë vetë përmes kartotekës së gjykatës, komunave, agjencisë së Tatim-taksave nëse të huajit i duhet hequr ndonjë.

Për më shumë detaje mbi marrëveshjen e integrimit këshillojmë të lexoni Specialen e Shqiptariiitalisë.com ku gjeni nga tekstin e broshurën shpjeguese të marrëveshjes në gjuhën shqipe deri te lista e sjelljeve qe ju shtojnë apo ju heqin kreditet.

Keti Biçoku

Speciale. Lejeqëndrimi me pikë dhe marrëveshja e integrimit

 

Viewing all 350 articles
Browse latest View live