Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all 350 articles
Browse latest View live

Përtërihet marrëveshja e konvertimit të patentave shqiptare

$
0
0
Nga 25 dhjetori 2014, për pesë vjet të tjerë

Romë, 17 dhjetor 2014 - Një lajm i mirë arrin më në fund për emigrantët shqiptarë në Itali Marrëveshja mbi konvertimin e lejeve të dhënies së makinës, e skaduar në mes të gushtit të shkuar, është përtërirë. Nga 25 dhjetori 2014 do të jetë sërish i mundur konvertimi i patentave shqiptare në italiane, dhe meqë zyrat e Motorizimit Civil janë të mbyllura për festa e hapin më 29 dhjetor 2014, aplikimi i marrëveshjes do të fillojë nga kjo datë e vetëm në këtë datë do të pranohen kërkesat e konvertimit edhe për patentashqiptare që skadojnë më 25, 26, 27 apo 28 dhjetor 2014. Përtëritja e marrëveshjes bëhet për pesë vjet, pra do të vlejë deri më 25 dhjetor 2019.

Praktikisht vlejnë thuajse të gjitha rregullat e mëparshëm. Para së gjithash, vlen të përmendet që konvertohen (tashmë prej disa kohësh) vetëm patentat shqiptare në formatin card që në Shqipëri lëshohen prej 1 korrikut 2005. Duhet mbajtur gjithashtu parasysh që konvertohen patentat shqiptare që janë marrë para vënies së rezidencës në Itali, dhe se patenta duhet konvertuar brenda vitit të parë të rezidencës në Itali, pasi këtu mund t'i jepet makinës me atë shqiptaren vetëm vitin e parë të qëndrimit, më pas të gjithë duhet të kenë patentën italiane, ose, natyrisht të mos ngasin makinën.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturave dhe Transporteve, konvertimi i patentave shqiptare është njësoj si ai i patentave të vendeve të tjera jo anëtare të BE-së që kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me Italinë, ashtu si Shqipëria. Në fakt në faqet zyrtare të kësaj ministrie, i vetmi shënim për Shqipërinë është që marrëveshja është e vlefshme për pesë vjet, duke filluar nga 25 dhjetori 2014 deri më 25 dhjetor 2019.

Procedura dhe dokumentet e nevojshme për konvertimin

Kërkesa e konvertimit duhet bërë pranë një zyre provinciale të motorizimit civil duke paraqitur këto dokumente:

- Kërkesa në formularin TT 2112 (që jepet në sportel) e përpiluar dhe e nënshkruar;
- Dëshmia e derdhjes së 32 eurove në llogarinë rrjedhëse postare 4028;
- Dëshmia e derdhjes së 9,00 eurove në llogarinë postare 9001. Buletinet e llogarive rrjedhëse të gatshme mund të gjenden në zyrat e postës ose në Zyrat Provinciale të Departamentit të Trasportit tokësor. Nuk mund të përdoren buletine të tjera përveç këtyre të gatshme;
- Patenta shqiptare në origjinal dhe fotokopja e saj në të dyja anët;
- Përkthimi me pullë-taksë me 16,00 euro i patentës shqiptare, i bërë nga një përkthyes i betuar. Përputhshmëria e përkthimit me tekstin shqip duhet të certifikohet nga përfaqësia diplomatike (konsullatat) shqiptare në Itali. Kjo certifikatë duhet të legalizohet më pas në Prefekturë;
- 2 fotografi format tesera, njëra prej të cilave e autentikuar;
- Certifikata mjekësore me pullë-taksë me fotografi (bëhet në ASL dhe nga mjekë të autorizuar) e gjashtë muajve të fundit;
- Fotokopja e kodit fiskal;
- Fotokopja e lejes apo e kartës së qëndrimit e paskaduar, ose kuponi i përtëritjes.

Keti Biçoku

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)
Marrëveshja për modifikimin, përditësimin dhe përtëritjen e "Marrëveshjes mes Qeverisë shqiptare dhe asaj italiane lidhur me konvertimin e lejeve të drejtimit të automjeteve":



600 euro në muaj për të paguar çerdhen apo babysitter. Ja si kërkohet kontributi

$
0
0
Një ndihmë për nënat e reja, edhe të huaja, në marrëdhënie pune që heqin dorë nga leja për fëmijën e kërkojnë të përfitojnë nga shërbimet me pagesë për të miturit. Ka nisur paraqitja e kërkesave

Romë, 18 dhjetor 2014 – Nënat e reja që dëshirojnë (apo janë të detyruara) të kthehen mejëherë në punë pas lindjes, këtej e tutje kanë një ndihmë të re: deri 600 euro në muaj për maksimumi gjashtë muaj të dhëna nga Shteti për të mbuluar shpenzimet për çerdhe apo edhe babysitter që do të përkujdesen për bebin. Por kushti i domosdoshëm për përfitimin e kësaj shumë është heqja dorë, po për aq muaj, nga ajo që italisht quhet "congedo parentale", periudha e mosvajtjes me dëshinë në punë që u njihet punonjëseve pas përfundimit të periudhës së detyrueshme të të lejes pas lindjes së foshnjës. Këtë gjë parashikojnë "Kontributet për blerjen e shërbimeve për të miturit".

Kush mund t'i kërkojë? Punonjëset italiane apo të huaja të sektorit shtetëror e privat (përjashtohen bashkëpunëtoret shtëpiake) dhe, maksimumi për tre muaj, të gjitha punonjëset me kontratë bashkëpunimi me projekt apo profesionistet e regjistruara në "administrimin e ndarë" INPS. Në çastin e paraqitjes së kërkesës ama duhet të kenë përfunduar lejen e detyrueshme të lindjes prej jo më shumë se 11 muajve. Pranohen edhe të gjitha punonjëset me kontratë part-time, por kontributi për to do të jetë në përpjestim me orët e punës. Nëse një grua punon me kontratë 50%, çeku që i takon është vetëm 300 euro.

Pasi pranohet kërkesa, dhënia e kontributit ndryshon sipas titpit të shërbimit që duhet paguar. çerdhet shtetërore dhe private të konvencionuara do të marrin kontributin drejtpërdrejt nga Shteti, ndërsa pjesën që mbet të tarifës nga prindërit. për të paguar Babysitter, që natyrisht duhet të jetë e punësuar em kontratë, do të jenë mamatë që do të tërheqin nga INPS "bonus pune" me vlerën e kontributit.

Paraqitja e kërkesave ka nisur më 16 dhjetor e do të vazhdojë deri më 31 dhjetor 2015, por kush përmbush kriteret bën mirë të mos presë: kontributi do të jepet sipas një rendi kronologjik të paraqitjes së kërkesave, deri në përfundimin e fondeve në dispozicion. Gjithçka mund të bëhet personalisht në faqet internet të institutit të sigurimeve shoqërore (www.inps.it → Servizi per il cittadino → Autenticazione con PIN → Invio domande di prestazioni a sostegno del reddito → Invio delle domande per l’assegnazione dei contributi per l’acquisto dei servizi per l’infanzia) ose me ndihmën e patronateve.

Këtu gjeni udhëzimet më të detajuara (në italisht)

Mbërrin dekreti i flukseve. 5.500 ardhje të reja e 12.350 konvertime

$
0
0
Nënshkruhet dekreti i ri, pjesa më e madhe e kuotave është për punonjësit e huaj që ndodhen në Itali. Kërkesat përpilohen e nisen online

Romë, 24 dhjetor 2014 – Mbërrin dekreti i ri i flukseve, por edhe këtë radhë i ndikuar nga kriza ekonomike që ka ulur kërkesën për krah pune.

Teksti, i nënshkruar më 11 dhjetor e që pritet të botohet në Gazetën zyrtare, autorizon gjithsej 17.850 kuota. Nga këto, vtëm 5.500 janë hyrje të mirëfillta nga jashtë Italisë, ndërsa 12.350 janë për imigrantëve të regullt në Itali që do të mund të konvertojnë në leje qëndrimi për punë leje të lëshuara për tjetër motiv.

Kuotat janë të ndara si më poshtë:

Hyrje për punë:

- 1.000 punonjës të huaj që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të dekretit legjislativ nr. 286 të 25 korrikut 1998”;
- 2.400 punonjës të pavarur (sipërmarrës që kryejnë aktivitet me interes për ekonominë italiane, profesionist, figura të rëndësishme shoqërish private (jo kooperativa), artistë me famë ndërkombëtare apo me kualifikim të lartë profesional të kërkuar nga ente private e publike); qytetarë të huaj për ngritjen e sipërmarrjeve “start-up innovative” sipas ligjit 221 të 17 dhjetorit 2012, në prani të kritereve të parashikuara nga i njëjti ligj dhe në favor të të cilëve ka marrëdhënie pune e karakterit autonom me sipërmarrjen;
- 100 punonjës të pavarur apo të varur me origjinë italiane (pasardhës deri të shkallës së tretë) rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil:
- 2.000 punonjës të huaj për EXPO 2015 të Milanos (të autorizuar në pranverë 2014).

Konvertime lejeqëndrimesh

Autorizohet konvertimi në leje qëndrimi për punë të varur i:

- 4.050 lejeqëndrimeve për punë sezonale;
- 6.000 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;
- 1.000 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane.

Parashikohen gjithashtu edhe konvertime në lejeqëndrime për punë të pavarur të:

- 1.000 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;
- 250 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane.
Kërkesat

Edhe këtë vit kërkesat do të paraqiten on-line. Do të mund të nisen përmes sistemit informatik të ministrisë së Brendshme duke filluar nga ora 9.00 e të nesërmes së botimit të Dekretit të flukseve në Gazetën Zyrtare për tetë muajt pasardhës. Një qarkore e përbashkët e ministrive të Bendshme dhe të Punës përshkruan në detaje procedurën.

Kërkesat do të shqyrtohen sipas renditjes kronologjike të paraqitjes, deri në mbarimin e vendeve në dispozicion, por duke parë natyrën e veçantë të kuotave, nuk do të ketë nevojë për nxitim. Veçanërisht përsa u takon kuotave të konvertimeve, vështirë se mund të mbarojnë.

Ndërsa pritet botimi i dekretit në Gazetën Zyrtare, mund të përgatitet kërkesa për ta pasur gati. Nga 23 dhjetori, është e mundur që i interesuari të regjistrohet në faqet internet të ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it/Ministero/index2.jsp, të përpilojë e të ruajë kërkesën, për ta nisur më pas në çastin e duhur.

Si gjithnjë, për ata që nuk janë shumë të zotët me kompjuterin, do të ofrojnë ndihmesën e tyre për përpilimin dhe nisjen e kërkesave edhe patronatet e shoqatat e ndryshme

Formularët

Formularët zgjidhen sipas llojit të kërkesës që paraqitet:

Formulari A për kërkesa autorizimesh për bashkëpunëtorë familjarë me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;
Formulari B për kërkesa autorizimesh për punë të varur për punonjës me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;
Formulari VA për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari VB për konvertime lejesh qëndrimi për punë sezonale në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari Z për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të pavarur;
Formulari LS për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari LS1 për kërkesa autorizimesh për punë shtëpiake për të huaj titullarë lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane;
Formulari LS2 për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të pavarur;
Formulari BPS për kërkesa emërore autorizimesh të rezervuara për punësimin e punonjësve të futur në projekte speciale.
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Shtetësia italiane. Për sa kohë janë të vlefshme certifikatat e marra në vendlindje?

$
0
0
Dua të paraqes kërkesë për shtetësinë italiane. Kam mbledhur të gjitha dokumentet, edhe certifikatat (të lindjes e penale) nga vendlindja por kam datën e takimit në Prefekturë shumë larg e kam frikë se mos më skadojnë këto dokumentet që kam marre në atdhe. A mund të më thoni për sa kohë janë të vlefshme këto certifikata?

Sipas ligjeve në fuqi në Itali, certifikatat e lëshuara nga administrata publike që dëshmojnë gjendje, cilësi personale dhe fakte të pandryshueshme në kohë janë gjithnjë të vlefshme. Të gjitha certifikatat e tjera kanë vlerë vetëm gjashtë muaj nga data e lëshimit (sipas nenit 41 të D.P.R. 445/2000). Ky kriter është i vlefshëm edhe për dokumentet e lëshuara nga vende të tjera e të përdorura në Itali.

Kjo do të thotë që certifikata e lindjes është gjithnjë e vlefshme sepse të dhënat që ajo dëshmon (datë e vend lindjeje dhe prindërit) nuk ndryshojnë me kalimin e kohës, me përjashtim të rasteve të birësimeve apo të njohjes m vonesë të fëmijës nga njëri prej prindërve.

Ndërsa certifikata që dëshmojnë një situatë që mund të ndryshojë në kohë, si për shembull certifikata e martesës apo ajo penale, të lëshuara nga vendlindja janë të vlefshme vetëm për gjashtë muaj.

Nuk duhet harruar që përpara se dokumentet e marra në vendlindje të paraqiten për kërkesën e shtetësisë, ato duhet të legalizohen nga qeveria që i ka lëshuar (në rastin e Shqipërisë, legalizohen me Pullë Apostille në Ministrinë e Jashtme), më pas duhen përkthyer në gjuhën italiane dhe përkthimi duhet legalizuar në konsullatën italiane ne vendlindje nëse bëhet atje, ose duhet të bëhet nga një pëkthyes i betuar nëse zgjidhet të përkthehet në Itali.

Së fundi, duhet mbajtur parasysh që disa prefektura, për shkak të kohës së gjatë të pritjes për marrjen e takimit për paraqitjen e kërkesës për shtetësinë, pranojnë certifikatat penale edhe kur kanë kaluar gjashtë muajt me kusht që kërkuesi të mos jetë kthyer më në vendlindje pas lëshimit të certifikatës. Por meqë kjo nuk është praktikë e përdorur kudo, këshillohet të kontaktohet Prefektura kompetente në rast se hasen vështirësi për të marrë takim për paraqitjen e kërkesës para datës së përfundimit të afatit të vlefshmërisë së dokumentacionit të mbledhur.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

A mund të shkoj të marr patentën në Shqipëri e ta konvertoj këtu?

$
0
0
Jetoj në Pisa. A mund të shkoj të marr patentën në Shqipëri e më pas ta konvertoj e të qarkulloj në Itali?

Për të konvertuar një patentë shqiptare, para së gjithash, duhet treguar që ajo është marrë në Shqipëri para vendosjes së rezidencës në Itali dhe se kërkuesi i konvertimit të patentës ka një dokument qëndrimi në Itali, leje apo kartë qëndrimi, të vlefshëm.

Kështu, nëse emigranti ka tashmë rezidencën në Itali nuk mund të shkojë në Shqipëri, të marrë atje patentën, më pas të kthehet e të kërkojë konvertimin në Itali.

Kjo theksohet në pikën 5 të marrëveshjes së lidhur mes dy shteteve dhe kujtohet në qarkoren e Ministrisë italiane të transporteve të 29 korrikut 2009 nisur zyrave periferike të Motorizimit Civil: "Nënvizohet se nuk është e mundur të pranohen kërkesat për konvertim të patentave të marra në vendlindje pasi i huaji ka marrë rezidencën në Itali”.

Marrëveshja për konvertimin e patentave shqiptare në Itali ka ardhur në fuqi në 15 gusht 2009 e ishte e vlefshme për pesë vjet, pra deri më 15 gusht 2014. Marrëveshja është përtërirë sërish nga 25 dhjetori 2014 për pesë vjet të tjerë, deri në 25 dhjetor 2019.

Lexo edhe: Përtërihet marrëveshja e konvertimit të patentave shqiptare 

Shqiptari i Italisë

 

Flukset. Nisen kërkesat për hyrjet e reja dhe konvertimet

$
0
0
Është botuar në Gazetën Zyrtare dekreti i flukseve me 17.850 kuota. Gjithçka bëhet on line përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme. Ja formularët që përdoren

Nisin flukset 2014. Dekreti që autorizon 5.500 hyrje dhe 12.350 konvertime është botuar në Gazetën Zyrtare e nga 30 dhjetori 2014 është e mundur të paraqiten kërkesat.

Vështirë që kuotat të mbarojnë në pak ditë, por kush përmbush kriteret është mirë të lëvizë, sepse kërkesat do të shqyrtohen në rend kronologjik të paraqitjes. Dita e fundit e vlefshme për paraqitjen e kërkesave, nëse nuk do të ketë shtyrje afati, do të jetë 29 gushti 2015.

Ashtu si vitet e shkuara, pjesa më e madhe e kërkesave paraqiten online në faqet internet të ministrisë së Brendshme, personalisht apo me ndihmën e patronateve dhe shoqatave të kategorive. Për t’u futur në sistem është e nevojshme të regjistrohesh, më pas të zgjedhësh formularin e duhur:

Formulari A për kërkesa autorizimesh për bashkëpunëtorë familjarë me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;
Formulari B për kërkesa autorizimesh për punë të varur për punonjës me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;
Formulari VA për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari VB për konvertime lejesh qëndrimi për punë sezonale në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari Z për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të pavarur;
Formulari LS për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari LS1 për kërkesa autorizimesh për punë shtëpiake për të huaj titullarë lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane;
Formulari LS2 për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të pavarur;
Formulari BPS për kërkesa emërore autorizimesh të rezervuara për punësimin e punonjësve të futur në projekte speciale.

Kujdes, për hyrjen e punonjësve të pavarur parashikohet një procedurë e veçantë, ndërsa për të sjellë punonjës për EXPO Milano 2015 duhet hyrë në një tjetër hapësirë të rezervuar të portalit të ministrisë së Brendshme italiane

Im bir është italian, mund të marr edhe unë shtetësinë italiane?

$
0
0
Unë jam shqiptare e im bir ka babanë italian. Meqë fëmija është italian, a mund ta kërkoj edhe unë shtetësinë italiane?

Romë, 24 janar 2014 – Ligji mbi shtetësinë italiane nuk parashikon mundësinë që bijtë të mund t’i transmetojnë shtetësinë e tyre prindërve, sepse neni 1 i ligjit nr. 91/1992 përcaktuan që është shtetas italian nga lindje fëmija që ka të paktën njërin prej prindërve italian. Në fakt, parimi i ius sanguinis bazohet në njohjen e shtetësisë sipas prejardhjes në linjë të drejtë.

Në rastin konkret, e huaja ka dy mundësi për t’u bërë italiane: për rezidencë sipas nenit 9 apo për martesë me shtetas italian sipas nenit 5 të ligjit mbi shtetësinë nr. 91/1992. Në të dyja rastet shtetësia nuk jepet nëse i huaji konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë publike.

Në rastin e parë, pra për të paraqitur kërkesë për shtetësi për rezidencë në Itali, i huaji duhet të tregojë që është i regjistruar në zyrat e gjendjes civile italiane prej një numri të caktuar vitesh, që ndryshon në bazë të faktit nëse është evropian ajo i një vendi jashtë BE-së (dhjetë vjet për shqiptarët). Kërkuesi duhet të regojë gjithashtu se ka të ardhura të rregullta për të paktën 3 vjetët e fundit para paraqitjes së kërkesës së shtetësisë. (Këtu gjeni udhëzuesin e plotë për marrjen e shtetësisë për rezidencë).

Në rastin e dytë, nëse i interesuari martohet me në shtetas italian, mund të paraqesë kërkesë për shtetësinë pas një periudhe më të shkurtër vitesh rezidence (dy vjet rezidencë me bashkëshortin italiannga data e martsës, ose një vit nëse çifti ka fëmijë) sipas nenit 5 të ligjit mbi shtetësinë. (Këtu gjeni udhëzuesin e plotë për marrjen e shtetësisë për martesë).

Maria Elena Arguello /stranieriinitalia.it

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Shkolla italiane. Më 15 janar nisin regjistrimet, edhe për bijtë e imigrantëve

$
0
0
Gjithçka bëhet në online përmes faqeve internet të ministrisë së Arsimit. Mund të paraqesin kërkesën dorazi pranë shkollave vetëm ata që janë pa leje qëndrimi

Romë, 9 janar 2015 – Nisin në mes të janarit regjistrimet për klasën e parë të fillores, të ciklit të dytë të tetëvjeçares dhe për vitin e parë të shkollave të mesme për vitin e ardhshëm shkollor. Edhe këtë vit gjithçka bëhet online.

Duke filluar nga 12 janari, prindërit mund të regjistrohen në iscrizioni.istruzione.it, veprim i detyrueshëm edhe për ata që janë regjistruar njëherë vitet e shkuara, për të regjistruar në shkollë fëmijë të tjerë, për shembull. Por paraqitja e kërkesave do të nisë nga 15 janari, përmes të njëjtës adresë interneti, e kjo do të jetë e mundur deri më 15 shkurt.

Nuk është e nevojshme të nxitohet, nuk vlen rregulli (i flukseve për shembull) “fiton kush arrin i pari”. Nëse ka mëshumë kërkesa se vende në dispozicion, shkollat do të përdorin të tjera kritere vlerësimi përparësie që vendosen nga këshilli i institutit shkollor, si për shembull afërsia e shkollës me vendbanimin e nxënësit. Prindërit mund të shënojnë gjithsesi në kërkesë edhe dy shkolla “rezervë”, në rast se në shkollën e parapëlqyer nuk ka vende të lira.

Arsimimi, për rrjedhojë edhe regjistrimi në shkollë, është i detyrueshëm për të gjithë, edhe për bijtë e imigrantëve, të rregullt apo të parregullt qofshin. Në rastin se prindërit imigrantë janë me leje qëndrimi, procedura online që duhet të ndjekin është e njëjta si për italianët. Madje regjistrimi është i mundshëm edhe nëse i mituri akoma nuk ka kodin fiscal, sepse mund të  jetë i sapombrritur me bashkim familjar, për shembull (sistemi do të gjenerojë automatikisht një kod të përkohshëm).

Nëse prindërit nuk kanë leje qëndrimi në Itali, nuk mund të bëjnë regjistrimin online. Ata duhet të shkojnë personalisht në shkollën e zgjedhur për bijtë e tyre për të paraqitur kërkesën e regjistrimit. Mund ta bëjnë këtë gjë pa frikën e paditjes pranë autoriteteve të ruajtjes së rendit: në Itali e drejta e shkollimit të bijve të tyre është më e rëndësishme se lufta ndaj imigracionit klandestin.

Shqiptari i Italisë

 

 


Çeku social 2015. Nevojiten mbi 5.830 euro në vit për të qëndruar në Itali

$
0
0
INPS përcakton shumën e re vjetore të çekut social për vitin 2015, që u paguhet nga shteti të moshuarve më në nevojë dhe është shumë referimi themelore edhe për praktikat e imigracionit, ng lejet e qëndrimit te bashkimet familjare

Romë, 12 janar 2015 – Edhe këtë vit rritet pak shuma e çekut social. Është ky një lajm i mirë për të gjithë të moshuarit që jetojnë me vetëm këtë të ardhur por edhe një informacion i dobishëm për të gjithë imigrantët. 

Siç shpjegon INPS në një qarkore të ditëve të para të janarit, këtë vit çeku social është 5.830,76 euro apo 448,52 euro për 13 këste, vlera e çekut social për vitin 2014.

Çeku u takon shtetasve italianë, komunitarë dhe atyre jokomunitarë me kartë qëndrimi, me moshë 65 vjeç e 3 muaj, që jetojnë në Itali prej të paktën dhjetë vjetëve, dhe që nuk kanë të ardhura apo  kanë të ardhura vjetore më të ulëta se vetë çeku.

Edhe pse në të vërtetë janë relativisht të paktë të moshuarit e huaj që përmbushin të gjitha kriteret për të marrë çekun, ai është i rëndësishëm për milionë të huajt që punojnë e jetojnë në Itali pasi është kriteri bazë ekonomik që më shpesh përdoret nga ligji mbi emigracionin për të përcaktuar kapacitetin ekonomik e për rrjedhojë edhe të drejtën për të jetuar në Itali apo për të sjellë këtu familjen.

Të gjithë imigrantët që do të përtërijnë këtë vit lejeqëndrimin, apo të kërkojnë lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë (karta e qëndrimit), për shembull, duhet të tregojnë se kanë të ardhura vjetore jo më të ulëta se çeku: 5.830,76 euro. Kush do të nisë praktikën për të sjellë në Itali bashkëshortin me bashkim familjar do të nevojiten të ardhura sa të paktën 1,5 herë çeku social, apo 8.746,14 euro.

Edhe shtetasit komunitarë, nëse nuk kanë një punë, sidoqoftë, duhet të tregojnë të ardhura mujore të paktën sa shuma e çekut social për të qëndruar në Itali më gjatë se 3 muaj.

Shkolla italiane. Kanë nisur regjistrimet. Gjithçka bëhet online, ja se si

$
0
0
Kërkesat me internet deri më 15 shkurt për klasat e para të fillores, ciklit të dytë të tetëvjeçares dhe vitet e para të shkollave të mesme. Videot, udhëzuesit dhe përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta të ministrisë së Arsimit

Romë, 15 janar 2015 – Janë hapur sot e do të mbyllen më 15 shkurt regjistrimet për klasat e para të shkollave fillore, të ciklit të dytë të tetëvjeçares dhe për vitet e para të shkollave të mesme për vitin e ardhshëm shkollor. Regjistrimi i fëmijëve në shkollë është i detyrueshëm për të gjithë prindërit, qofshin këta italianë apo të huaj.

Kërkesat paraqiten online përmes faqeve internet http://www.istruzione.it/iscrizionionline/. Vetëm imigrantët me qëndrim të parregullt, siç shpjegonim edhe këtu, duhet të shkojnë në telefonojë në numrin e telefonit dedikuar Regjistrimeve online: 06 5849 4025, aktiv nga e hëna në të premte, nga ora 9:00 deri në 13:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00.

Ja edhe përgjigjet e Ministrisë së Arsimit për pyetjet më të shpeshta. Ndërsa më poshtë videot e realizuara nga ministria për të ilustruar fazat e ndryshme të procedurës së regjistrimit të fëmijëve në shkolla.

Si të regjistrohesh në sistemin e Ministrisë së Arsimit:

Udhëzues i shkurtër

Si të paraqitet e të niset kërkesa: 

Udhëzues i shkurtër

Si të përpilohet kërkesa:

Udhëzues i shkurtër

Çfarë ndodh pas nisjes së kërkesës:

Udhëzues i shkurtër

Çeku për familjet e mëdha. “Mjafton një lejeqëndrim i vlefshëm për punë”

$
0
0
Një direktivë evropiane, shpjegon ASGI, hedh poshtë kriterin e kartës së qëndrimit. Kërkesat paraqiten në Komuna brenda datës 31 janar

Romë, 17 janar 2015 – Deri 141,02 euro në muaj për 13 muaj. Është ndihma që Komunat italiane u njohin familjeve me të paktën tre bij të mitur e me të ardhura të ulëta.

Kërkesa për “çekun për familjet me shumë pjesëtarë” paraqitet në Komunë brenda datës 31 janar të vitit që pason atë për të cilin kërkohet mbështetja ekonomike. Kanë mbetur vetëm dy javë kohë nga data e fundit e vlefshme për paraqitjen e kërkesave, prandaj është mirë të mësohet kush e ka të drejtën e këtij çeku.

INPS që paguan çekun (edhe pse kërkesat paraqiten në komuna) shkruan në faqet e tij internet se çeku u takon “bërthamave familjare të përbëra nga shtetas italianë dhe të Bashkimit Evropian rezidentë” ose nga “shtetas të vendeve të treta që janë qëndrues afatgjatë”. Pra nga ajo që shkruan INPS, jokomunitarëve u nevojitet karta e qëndrimit apo lejeqëndrimi BE për qëndrues afatgjatë.

Sipas ASGI-t (Associazione per gli Studi Giuridici sull'Immigrazione), kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Në bazë të direktivës komunitare 2011/98 që Italia duhet të kishte përvetësuar më 25 dhjetor 2013, por edhe pse nuk e bëri, nga ajo datë direktivën duhet gjithsesi ta vërë në zbatim.

Direktiva u njeh “të gjithë punonjësve jokomunitarë të njëjtat shërbime e ndihma asistenciale që u njihen edhe qytetarëve të Shtetit ku kanë emigruar”. Mes këtyre të drejtave janë për shembull, karta për blerjet, çeku i Komunave për mëmësinë dhe ai për familjet me shumë pjesëtarë.

Pra kriteri i lejes së qëndrimit BE për qëndrues afatgjatë nuk qëndron. Mjafton një leje qëndrimi normale që lejon punësimin siç janë për shembull ato për punë, pritje punësimi, për motive familjare apo për mbrojtje humanitare.

“Kush ka një leje qëndrimi që i lejon punësimin dhe përmbush kriteret e tjera mund të paraqesë kërkesë në Komunë brenda 31 janarit” thotë për Stranieriinitalia.it avokati Alberto Guariso, anëtar i Këshillit drejtues të ASGI-t. Shoqata ka nisur një fushatë informuese për të tuteluar të drejtën e imigrantëve për shërbime sociale.

Ka komuna si Brescia e Verona, që i kanë përvetësuar risitë e direktivës 2011/98, të tjera janë detyruar ta bëjnë nga gjykatat të cilave u janë drejtuar qytetarët e huaj. “Por e rëndësishme është që kërkesa të paraqitet brenda afatit, përndryshe më pas është e vështirë të kërkosh të drejtat e tua” nënvizon Guariso.

Çfarë ndodh nëse punonjësi në sportel refuzon të pranojë kërkesën? “Duhet të niset me postë rakomande brenda afatit. Më pas, – shpjegon ASGI – nëse kërkesa refuzohet apo i interesuari nuk merr asnjë përgjigje, ai mund t’i drejtohet shërbimit anti diskriminime të shoqatës sonë”. 

Mbush 18 vjeç, mund të përtërij lejen e qëndrimit për motive familjare?

$
0
0
Pas një muaji mbush moshën madhore, 18 vjeç. Kam leje qëndrimi për motive familjare (jetoj me prindërit) por nuk po studioj e nuk kam një punë të rregullt. Leja e qëndrimit po më skadon e doja të dija nëse mund ta përtërij prapë për motive familjare?

Në bazë të direktivës nr. 17272/7 të ministrisë së Brendshme të 28 marsit 2008 shtetasi jokomunitar që ka një leje qëndrimi për motive familjare, mund ta përtërijë, në mbushjen e 18 vjeçëve, gjithnjë për motive familjare, me kusht që një nga prindërit e tij të plotësojë kushtet e të ardhurave dhe të strehimit të kërkuara për bashkimin familjar. Kohëzgjatja e lejes së qëndrimit do të jetë sa ajo e prindit, sepse leja për motive familjare lëshuar të birit, është e lidhur me atë të prindit.

Kjo direktivë u drejtohet të gjithë atyre që nuk arrijnë të përmbushin kriteret e parashikuara ng neni 32 i dekretit legjislativ 286/98 lidhur me përtëritjen e lejes së qëndrimit për motive studimi, pune apo pritje pune.

Jo gjithnjë të rinjtë, me mbushjen e moshës madhore, e kanë të qartë se ç’duan të bëjnë në të ardhmen e tyre. Mund të jenë akoma në mëdyshje se të nisin një punë apo të vazhdojnë studimet. Kjo gjë mund të sjellë varësi ekonomike të të riut në kurriz të prindërve që vazhdojnë t’i kenë në ngarkim. Me këtë direktivë u jepet mundësia e përtëritjes së lejes së qëndrimit të rinjve jokomunitarë që kanë ndërprerë studimet (apo nuk kanë mundur t’i vazhdojnë) dhe që në të njëjtën kohë nuk kanë një punë, por që kanë mundësinë të mbeten në ngarkim të prindërve.

Maria Elena Arguello / stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Flussi. Come si converte un permesso da studio a lavoro?

$
0
0
Sono studente e mi manca un anno per prendermi la laurea triennale. Ho finito il mio periodo di tirocinio e il mio datore di lavoro vorrebbe assumermi subito. Mi hanno detto che devo convertire il soggiorno tramite le quote per poter essere assunto perché non mi sono ancora laureato. Qual è la procedura che devo seguire?

Anche se sul permesso di soggiorno per motivi di studio o formazione non è inserita la dicitura “permesso unico lavoro”, è possibile svolgere un lavoro subordinato per un massimo di 20 ore settimanali, cumulabili per 52 settimane, con un limite annuale di 1.040 ore, per il periodo di validità del soggiorno (art. 14, comma 4 D.P.R. 394/99).

Nella fattispecie, se le ore lavorative sono superiore ai limiti prima menzionati, è possibile richiedere la conversione del permesso di soggiorno per studio in uno per motivi di lavoro prima del completamento il percorso di studio all’interno delle quote previste dal decreto flussi. Questa opzione è valida anche per chi ha completato un corso di formazione o un tirocinio formativo.

La domanda deve essere presentata prima al SUI della provincia di dimora dello straniero. Al momento della presentazione della domanda di conversione, il documento di soggiorno deve essere ancora in corso di validità. Per l’avvio della procedura bisogna compilare il modello VA sul sito dedicato del Ministero dell’Interno. Successivamente il SUI fissa un appuntamento per il controllo dei documenti e per la stipula del contratto di soggiorno. In quella sede l’interessato deve presentare in originale e copia:

  • documento d’identità dello straniero e permesso di soggiorno dal quale si richiede la conversione;
  • documento d’identità del datore di lavoro
  • certificato di frequenza al corso si studio oppure diploma o attestato che certifichi il conseguimento del titolo di studio o il completamento del tirocinio, dipendendo dal caso;
  • contratto di assunzione, firmato dal solo datore di lavoro e la proposta di contratto di soggiorno per lavoro subordinato (tipologia di contratto, orario di lavoro, località di impiego, etc.)
  • visura camerale e documentazione reddituale dell’azienda;
  • Documentazione riguardante l’alloggio (contratto di affitto o comodato / dichiarazione di ospitalità / cessione di fabbricato) e certificato d’idoneità alloggiativa
  • Marca da bollo da € 16,00 (sia quella usata per la compilazione della domanda sia una nuova, entrambe in originale)

Il SUI verifica la sussistenza dei requisiti e in caso di esito positivo consegna, sia al datore di lavoro che all’interessato, una copia del contratto di soggiorno firmato da entrambi le parti e vidimato dall’autorità. Inoltre, rilascia anche il modulo già compilato per la richiesta del permesso di soggiorno per lavoro subordinato da inviare alla Questura tramite il kit delle poste. La Questura, infine, a seguito dei prescritti accertamenti, rilascia il permesso di soggiorno per lavoro subordinato.

Si ricorda, infine, che solo chi ha completato un percorso di studi universitari in Italia, come quelli riportati in seguito, potrà ottenere la conversione in permesso per lavoro subordinato al di fuori delle quote flussi.
 

  • Laurea triennale (180 crediti formativi universitari o CFU);
  • Laurea specialistica biennale (120 CFU);
  • Laurea magistrale (300 CFU);
  • Diploma di specializzazione (durata minima 2 anni);
  • Dottorato di ricerca universitaria (durata minima 3 anni);
  • Master universitario di I livello, post laurea triennale (durata minima 1 anno);
  • Master universitario di II livello, post laurea specialistica o magistrale (durata minima 1 anno);
  • Attestato o diploma di perfezionamento, post laurea specialistica o magistrale (durata 1 anno).
     

D.ssa Maria Elena Arguello, Stranieriinitalia.it

Shtetësia italiane. A mund të mbledh të ardhurat me ato të bashkëjetuesit?

$
0
0
Bashkëjetoj me një shtetas italian, kemi dy fëmijë por nuk jemi të martuar. Po kërkoj shtetësinë italiane, por të ardhurat që kam janë të pamjaftueshme. A mund të shtoj edhe atë të partnerit?

Romë, 26 janar 2015 – Prindërit e qytetarëve italianë që nuk janë të martuar me shtetas italian por bashkëjetojnë, mund të paraqesin kërkesë për shtetësinë vetëm për motive rezidence, pra sipas nenit 9 të Ligjit mbi shtetësinë nr. 91/1992. Ligji nuk parashikon mundësinë e transmetimit të shtetësisë nga fëmijët te prindërit pasi parimi i ius sanguinis bazohet në njohjen e shtetësisë në bazë të prejardhjes në linjë të drejtpërdrejtë.

Bashkimi i të ardhurave parashikohet në rastin kur shtetasi i huaj që kërkon shtetësinë për motive rezidence dhe nuk ka të ardhura të mjaftueshme ndaj paraqet të ardhurat e përgjithshme të bërthamës familjare. Në rast se të interesuarit i nevojitet të bashkojë të  ardhurat me ato të partnerit, këtë gjë mund ta bëjë vetëm në rast se çifti është i martuar, në këtë aspekt jetesa në të njëjtën shtëpi nuk mjafton.

Në rast se çifti i formuar nga një italian e një i huaj vendos të martohet, është e mundur të modifikohet kërkesa e e shtetësisë e nisur për motive rezidence në një kërkesë shtetësie për motive martese. Për më tepër, kur kërkuesi i shtetësisë është i lidhur me martesë më një shtetas italian nuk është e nevojshme të tregojë që ka të ardhura.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

Shtetësia italiane. Kërkesat do të paraqiten online

$
0
0
Kush dëshiron të bëhet shtetas italian do të përpilojë online kërkesën, duke i bashkangjitur dokumentet në format elektronik. Do të niset në prill (ndërkaq në Modena janë pezulluar takimet)

Romë, 26 janar 2015 – Edhe shtetësia italiane do të kërkohet online. Deri tani prenotohej në internet vetëm data e takimit. Kush donte të bëhej italian kërkonte (me shumë durim) e zinte në faqet internet të Prefekturës një datë “të afërt” për të paraqitur personalisht kërkesën dhe të gjitha dokumentet e nevojshme. Shumëfishimi i numrit të kërkesave, i pandjekur nga shtimi i personelit e të burimeve të tjera në zyrat përkatëse, bindi ministrinë e Brendshme të ndërmarrë një tjetër hap. Nga pranvera e ardhshme, të paktën në disa provinca, do të jetë e mundur që edhe kërkesa të paraqitet online, duke bashkangjitur dokumentet në format elektronik. Gjithçka do të bëhet në një hapësirë të dedikuar të portalit të Ministrisë, siç ndodh sot, për shembull, për kërkesat e flukseve.

Kjo risi është paralajmëruar muaj më parë nga vetë ministri Angelino Alfano, gjatë një séance dëgjimore në Dhomën e Deputetëve. Tani po kalohet nga fjalët në vepra, fillimisht me një eksperimentim në një numër të kufizuar prefekturash e më pas me shtrirjen e procedurës së re në mbarë Italinë.

Konfirmimi mbërrin nga Modena, ku sipas prefekturës, sistemi i ri do të vihet në funksionim duke filluar nga muaji prill. “Kjo do të mundësojë një përshpejtim të ndjeshëm të procedurave – lexohet në komunikatë – dhe do t’u lejojë aplikuesve për shtetësi të paraqesin kërkesën pa dalë nga shtëpi e tyre”.

Në pritje të këtij revolucioni, ama, të huajt e Modenës që dëshirojnë të bëhen shtetas italianë duhet të bëjnë durim, sepse ndërkaq janë pezulluar takimet: “Kjo Prefekturë nuk do të vërë në dispozicion të qyttarëve data të reja takimesh për paraqitjen e kërkesave të shtetësisë në letër”.

 Lexo edhe: Shtetësia italiane. Rreth 60 mijë shqiptarë janë betuar para flamurit tringjyrësh

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)


Çeku për familje të mëdha. Kërkesat brenda 31 janarit, mjafton leja e qëndrimit

$
0
0
Janë ditët e fundit për t’i kërkuar komunës ndihmën ekonomike. Një direktivë evropiane zgjeron kategorinë e përfituesve. “Nëse nuk ju pranojnë kërkesën niseni atë me postë rekomandè”

Romë, 28 janar 2015 – Të ardhura të ulëta, tre bij të mitur dhe një leje qëndrimi e vlefshme për punë. Këto janë kriteret për të kërkuar çekun për familjet me shumë pjesëtarë, një ndihmë që jepet nga komunat.

Shuma ndryshon në bazë të të ardhurave familjare e mund të arrijë deri në rreth 140 euro në muaj për 13 herë në vit. Kush nuk ka paraqitur akoma kërkesë, bën mirë të nxitojë, pasi  kërkesat paraqiten pranë Komunës së rezidencës brenda 31 janarit të vitit që pason atë për të cilin kërkohet ndihma.

Ngadalësia e Italisë për t’iu përshtatur normave evropiane rrezikon këtë herë të komplikojë gjërat.  Në fakt, në faqet internet të INPS-it (që paguan çekun) akoma lexohet që shtetasit jokomunitarë mund të përfitojnë çekun vetëm nëse kanë kartën e qëndrimit apo lejeqëndrimin BE për qëndrues afatgjatë.

Por kjo nuk është aspak e vërtetë, siç vazhdojnë të thonë ekspertët e Shoqatës për Studimet Juridike mbi Imigracionin, ASGI.

“Këtë ndihmesë sociale – shpjegojnë – kanë të drejtë ta kërkojnë të gjithë të huajt me një lejeqëndrim të vlefshëm për punë në Itali (për shembull, leje qëndrimi për motive pune, motive familjare apo pritje punësimi), si edhe ata që kanë leje qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë, leje për mbrojtje ndërkombëtare apo të huaj me leje qëndrimi si familjarë të qytetarëve komunitarë që e kishin që më parë të drejtën e çekut në bazë të një normative të mëparshme”.

Në të vërtetë, duhet aplikuar direktiva komunitare 2011/98 që u garanton të gjithë punonjësve jokomunitarë të njëjtat shërbime e ndihma asistenciale që u njihen edhe qytetarëve të Shtetit ku kanë emigruar. Italia duhet të kishte përvetësuar më 25 dhjetor 2013, por e ka bërë vetëm pjesërisht, “duke harruar” të hiqte të gjitha shtrëngimet (si kriterin e kartës së qëndrimit), por sidoqoftë tani është e detyruar ta vërë në zbatim.

Disa Komuna, si për shembull Brescia, i janë përshtatur direktivës evropiane dhe pranojnë edhe kërkesat e paraqitura nga imigrantë me lejeqëndrim të vlefshëm për punë. Por shumë të tjera vazhdojnë të aplikojnë normat e vjetra dhe pranojnë vetëm kërkesat e të huajve me kartë qëndrimi. Ç’të bëhet në këto raste?

“E rëndësishme është që kërkesa të paraqitet brenda datës 31 janar, përndryshe i interesuari humbet të drejtën e çekut” thotë avokati Alberto Guariso i Shërbimit anti dirskriminim i ASGI-t. Ndaj ai këshillon: “Në rast se refuzohet pranimi i kërkesës në sportel, është mirë që ajo t’i niset brenda 31 janarit Komunës me postë rekomandè me lajmërim marrjeje”. 

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Karta e qëndrimit. Duhet paraqitur certifikatë penale italiane apo e vendlindjes?

$
0
0
Dua të paraqes kërkesën për lejeqëndrim BE për qëndruesit afatgjatë. Mes kërkesave është edhe paraqitja e certifikaës së kartotekës gjyqësore ajo e çështjeve penale të hapura. Ku t’i kërkon këto dokumente, në vendlindje apo në Itali?

Romë, 28 janar 2015 – Për të kërkuar lejen e qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë, aplikuesi duhet të dëshmojë që nuk ka e nuk ka pasur probleme gjyqësore në Itali.

Në fakt, çastin e nisjes së kompletit të formularëve me postë, për kërkesën e këtij lloji lejeqëndrimi duhet bashkangjitur fotokopja e certifikaës së kartotekës gjyqësore dhe e çështjeve penale të hapura, ndërsa origjinalët do t dorëzohen drejtpërdrejt në kuesturë kur i interesuari të thirret për dhënien e shenjave të gishtërinjve.

Pra këto certifikata kërkohen në Itali, në Prokurorinë kompetente sipas zonës  së rezidencës së kërkuesit. Për kërkesën e certifikatave, i interesuari duhet të përpilojë një formular të posaçëm. Kërkesa mund të paraqitet drejtpërdrejt nga i interesuari ose nga dikush tjetër të cilit i bëhet prokurë.

Nëse kërkesa paraqitet nga i interesuari, ky nuk duhet të përpilojë formularë të tjerë, por duhet vetëm të paraqitet në zyrat e Prokurorisë, në ditët e oraret e parashikuara, me një dokument të vlefshëm identiteti (pasaportë apo leje qëndrimi).

Nëse i interesuari nuk mund të paraqitet personalisht, certifikatat mund të kërkohen nga një person i deleguar me kusht që kërkesës t’i bashkangjitet edhe modeli i përpiluar i prokurës, kopje e dokumenteve të vlefshme të identitetit të kërkuesit dhe të të deleguarit. Nëse i deleguari është shtetas jokomunitar, mund të bashkangjitet si dokument identiteti pasaporta ose leja e qëndrimit (natyrisht të paskaduara).

Kostot për lëshimin e secilës prej këtyre certifikatave janë:

3,68 € për nxjerrjen e certifikatës,
16,00 € për pullë-taksë.

Nëse kërkohet lëshimi me urgjencë i certifikatës, pra brenda ditës, duhet paguar edhe një tjetër pullë-taksë mme vlerë 3,68 € për urgjencën.

Së fundi, është mirë të mbahet parasysh që tani për tani nuk është e mundur të vetëdeklarohen as certifikata e kartotekës gjyqësore, as ajo e çështjeve penale të hapura, e kjo sipas dekretit legjislativ nr. 119/2014.

Shkarko formularët e nevojshëm për të kërkuar këto certifikata

Kërkesa në kartotekën gjyqësore
Modeli i prokurës

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Bashkimi familjar. Kush është dëbuar mund të kthehet në Itali?

$
0
0
Dua të bëj bashkim familjar me tim shoq që një vit e gjysmë më parë është dëbuar nga Italia. Kur iu dha masa e dëbimit nuk ishim martuar akoma. Si mund të bëj për ta sjellë në Itali?

Romë, 3 shkurt 2015 – Bashkimi familjar mund të kërkohet edhe për të huajin që është dëbuar nga Italia me kusht që ai të mos përbëjë kërcënim konkret e aktual për rendin publik e sigurinë e shtetit.

Familjari i pranishëm në Itali që plotëson kriteret e parashikuara nga neni 29 i Dekretit Legjislativ 286/1998 (të ardhurat minimale, strehimi i përshtatshëm, dhe dokumentet që konfirmojnë lidhjen familjare), paraqet kërkesën në Sportelin Unik për Imigracionin për lëshimin e autorizimit (nulla osta) për bashkim familjar. Pas nisjes së procedurës, Kuestura lëshon mendimin pozitiv paraprak në rast se nuk ekzistojnë motive penguese për rihyrjen e të huajit të dëbuar në Itali (pra nëse nuk është i sinjalizuar si person i rrezikshëm, nëse nuk ka pasur dënime penale të rënda e nëse ka respektuar dekretin e dëbimit në ngarkim të tij). Në çastin kur autoritetet thonë se i huaji për të cilin kërkohet autorizimi rezulton si person i sinjalizuar nga Sistemi Informativ Schengen – SIS, i interesuari duhet të kërkojë heqjen e tij nga regjistrat e SIS-it, duke i bashkangjitur kërkesës një kopje të dokumentit të tij të identitetit, një kopje të faqes së pasaportës me vulën e daljes nga territori italian, ose atë të një vendi Schengen ku ka ndaluar për të fundit herë para mbërritjes në vendlindje.

Për të kompletuar procedurën, Sporteli Unik për Imigracionin fton të huajin e dëbuar të paraqitet në Konsullatën italiane për të ç'dokumentacionin që dëshmon lidhjen familjare me kërkuesin.

Pas këtij hapi, Kuestura lejon fshirjen e sinjalizimit SIS të të huajit, duke autorizuar lëshimin e nulla ostës përfundimtare nga Sporteli Unik për Imigracionin, me të cilin i huaji do të kërkojë vizën në përfaqësinë diplomatike italiane.

Pas lëshimit të vizës, i huaji hyn në Itali duke sjellë me vete edhe dokumentin e lidhjes familjare. Brenda tetë ditëve paraqitet në Sportelin Unik të Imigracionit që ka lëshuar autorizimin ku nënshkruan marrëveshjen e integrimit dhe më pas paraqet kërkesë për lejen e qëndrimit për motive familjare.

Maria Elena Arguello/stranieriinitalia.it

Bashkimi familjar. Të ardhurat minimale për ta kërkuar gjatë këtij viti

$
0
0
Kush dëshiron të sjellë një familjar në Itali duhet të tregojë se ka mundësi ekonomike për ta mbajtur. Ja si ka ndryshuar minimumi i të ardhurave me rivlerësimin e çekut social

Romë, 3 shkurt 2015 – Për të sjellë familjarët në Itali, të huajt duhet të tregojnë, veç të tjerash, edhe që janë të aftë t’i mbajnë. Kufijtë minimalë të të ardhurave ndryshojnë në bazë të numrit të familjarëve për të cilët kërkohet bashkimi por gjithnjë përdoret si parametër referimi shuma e çekut social.

Në përgjithësi, në Tekstin Unik për Imigracionin parashikohet që kush kërkon bashkim familjar të ketë “të ardhura minimale vjetore nga burime të ligjshme jo më të ulëta se çeku social plus gjysmën e shumës së çekut për çdo familjar që do të sillet në Itali”.

Por ka edhe një përjashtim për fëmijët: “Për bashkimin me dy apo më shumë të mitur me moshë nën 14 vjeç kërkohen gjithnjë të ardhura vjetore jo më të ulëta se dyfishi i çekut social”. Për më tepër, ligji specifikon se “për përcaktimin e shumës së të ardhurave merren në konsideratë edhe të ardhurat e përgjithshme të familjarëve që bashkëjetojnë me kërkuesin”.

Në fillim të janarit, si çdo vit, INPS ka rivlerësuar shumën e çekut social për vitin 2015, duke e rritur atë në 5.830,76 euro. Ja disa shembuj kufijsh minimalë të ardhurash për bashkimet familjare të këtij viti:

Bashkim me 1 familjar: 8.746,14 €
Bashkim me 2 familjarë: 11.661,52 €
Bashkim me 3 familjarë: 14.576,9 €
Bashkim me 4 familjarë: 17.492,28 €
Bashkim me 2 apo më shumë bij të mitur nën 14 vjeç: 11.661,52
Bashkim me 2 apo më shumë të mitur nën 14 vjeç dhe 1 tjetër familjar: 14.576,90 €
Bashkim me 2 apo më shumë të mitur nën 14 vjeç dhe 2 familjarë të tjerë: € 17.492,28 €

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Bashkimi familjar. Si të sjell prindërit në Itali?

$
0
0
Kam leje qëndrimi e dua të sjell në Itali prindërit. A mundem? E si duhet të veproj?

Ligji parashikon që të huajt me qëndrim të rregullt në Itali mund të paraqesin kërkesë për bashkim familjar me prindërit e vet nëse këta janë mbi 65 vjeç, në ngarkim personit që po kërkon bashkimin, nëse nuk kanë bij të tjerë në atdhe ose nëse bijtë e tjerë nuk kanë mundësi t’i mbajnë prindërit për arsye të rënda e të dokumentuara shëndetësore

Faktin që prindërit janë në ngarkim, kërkuesi i bashkimit famijar mund ta provojë me atë të kuponëve që i janë lëshuar duke u dërguar rregullisht para prindërve.

Ashtu si në rastin e bashkimit familjar me gruan e fëmijët e mitur, përveç lidhjes familjare me anë të certifikatës së lindjes, kërkuesi duhet të tregojë edhe që ka të ardhura të mjaftueshme që duhet të jenë disa herë më të mëdha se çeku social i vitit (për vitin 2015 shuma e tij është 5.830,76 euro) sipas numrit të personave që do të sjellë në Itali. Për të treguar shumën e nevojshme mund të mblidhen të ardhurat e kërkuesit me ato të familjarëve të tjerë që bashkëjetojnë me të, por sidoqoftë duhet mbajtur parasysh që në përllogaritjen e të ardhurave të nevojshme merren në konsideratë edhe familjarët e mundshëm që janë në ngarkim të tij të pranishëm në territorin italian (për shembull, bijtë e mitur). Me pak fjalë, për bashkimin familjar, të ardhurat duhet të jenë të paktën sa çeku plus gjysmën e tij për çdo familjar që i interesuari kërkon të sjellë dhe që ka në ngarkim edhe në Itali: një burrë, me gruan e një fëmijë në Itali, që dëshiron të sjellë këtu dy prindërit e tij duhet të ketë të ardhura vjetore sa trefishi i çekut social.

Për më tepër edhe kur dikush dëshiron të sjellë në Itali prindërit me bashkim familjar duhet të garantojë se ka për ta një strehim të përshtatshëm që përmbush kriteret higjieniko-sanitare të parashikuara nga ligji e që dëshmohet nga certifikata e përshtatshmërisë së banesës.

Ndryshe nga rastet e tjera, kur bashkimi familjar bëhet me prindërit, është e nevojshme të tregohet se ata janë titullarë të një sigurimi shëndetësor që u mbulon të gjitha rreziqet e sëmundjeve në territorin italian. Në vend të tij mund të bëhet regjistrimi vullnetar në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (SSN) duke paguar kontributin, një shumë që përditësohet çdo dy vjet nga autoritetet përkatëse.

Për të nisur procedurën e bashkimit familjar, duhet përpiluar formulari S pas regjistrimit në faqet online të ministrisë së Brendshme italiane. Pasi praktika e tij shqyrtohet nga zyrat përkatëse, kërkuesi çon të gjithë dokumentacionin në origjinal dhe fotokopje në Sportelin Unik për Imigracionin që, në rast përgjigjeje pozitive, lëshon autorizimin (nulla osta) për bashkim familjar. Pasi lëshohet autorizimi, prindërit paraqiten në konsulatën italiane në vendlindje e kërkojnë vizë për të hyrë në Itali.

Maria Elena Arguello / Stranieriinitalia.it

Lexo edhe:
Bashkimi familjar. Të ardhurat minimale për ta kërkuar gjatë këtij viti
Çeku social 2015. Nevojiten mbi 5.830 euro në vit për të qëndruar në Itali

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

 

 

Viewing all 350 articles
Browse latest View live