Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all 350 articles
Browse latest View live

Shkolla italiane. Ditët e fundit për regjistrimet. Gjithçka bëhet online

$
0
0
Kërkesat me internet deri më 15 shkurt për klasat e para të fillores, ciklit të dytë të tetëvjeçares dhe vitet e para të shkollave të mesme. Videot, udhëzuesit dhe përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta të ministrisë së Arsimit

Romë, 11 shkurt 2015 – Do të mbyllen më 15 shkurt regjistrimet për klasat e para të shkollave fillore, të ciklit të dytë të tetëvjeçares dhe për vitet e para të shkollave të mesme për vitin e ardhshëm shkollor. Regjistrimi i fëmijëve në shkollë është i detyrueshëm për të gjithë prindërit, qofshin këta italianë apo të huaj.

Kërkesat paraqiten online përmes faqeve internet http://www.istruzione.it/iscrizionionline/. Vetëm imigrantët me qëndrim të parregullt, siç shpjegonim edhe këtu, duhet të shkojnë në telefonojë në numrin e telefonit dedikuar Regjistrimeve online: 06 5849 4025, aktiv nga e hëna në të premte, nga ora 9:00 deri në 13:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00.

Ja edhe përgjigjet e Ministrisë së Arsimit për pyetjet më të shpeshta. Ndërsa më poshtë videot e realizuara nga ministria për të ilustruar fazat e ndryshme të procedurës së regjistrimit të fëmijëve në shkolla.

Si të regjistrohesh në sistemin e Ministrisë së Arsimit:

Udhëzues i shkurtër

Si të paraqitet e të niset kërkesa: 

Udhëzues i shkurtër

Si të përpilohet kërkesa:

Udhëzues i shkurtër

Çfarë ndodh pas nisjes së kërkesës:

Udhëzues i shkurtër


Bonus bebe. Nënshkruhet rregullorja. Shpejt do të nisë paraqitja e kërkesave

$
0
0
Qeveria ka përcaktuar procedurat për çekun prej 80 eurosh në muaj. U takon edhe prindërve të rinj të huaj por vetëm nëse kanë lejen BE për qëndrues afatgjatë

Romë, 11 shkurt 2015 – Duhet të niste nga fillimi i vitit, por bonusi i ri për të sapolindurit deri tani ka mbetur vetëm në letër.

Edhe pse parashikohej nga ligji i fundit i Stabilitetit, qeveria akoma nuk kish përcaktuar në detaje të gjithë procedurën. Kështu, prindërit nuk kanë mundur të paraqisnin dot kërkesat.

Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave të 10 shkurtit mbërriti më në fund lajmi i mirë. “Bonusi parashikonte një dekret që është nënshkruar nga ministrat Poletti dhe Lorenzin: kështu që ai është plotësisht në fuqi” ka lajmëruar ministri i Brendshëm Alfano në përfundim të mbledhjes.

Në të vërtetë duhet pritur akoma disa ditë pasi dekreti i nënshkruar dje akoma nuk ka përfunduar rrugëtimin e tij institucional. Parashikimi më realist është që kërkesat për bonusin do të mund të paraqiten duke filluar nga ditët e para të marsit.

Shuma e bonusit është 80 euro në muaj që INPS do t’u japë prindërve për tre vjet nga lindja apo adoptimi i një fëmije. Do të jetë i vlefshëm për bijtë e italianëve, shtetasve të BE-së me rezidencë në Itali dhe për të huajt e tjerë rezidentë këtu, me kusht që të kenë kartën e qëndrimit.

Ekziston një kufi të ardhurash: mund të marrin bonusin vetëm familjet me ISEE (treguesi i situatës ekonomike të barasvlershme) “jo më të lartë se 25 mijë euro në vit”. Por nëse ISEE nuk kapërcen 17 mijë euro në vit, shuma e bonusit dyfishohet në 160 euro në muaj

Igji i Stabilitetit parashikon bonusin për lindjet dhe birësimet nga 1 janari 2015. Kjo do të thotë që edhe pse dekreti akoma nuk ka hyrë në fuqi, kur të mund të paraqiten kërkesat do të mund të kërkohen edhe shumat e prapambetura deri në atë datë. Përllogaritet të jenë të paktën 50 mijë fëmijë të lindur në këto javë të para të këtij viti.

Për të fituar kohë, prindërit e interesuar mund të sigurojnë ndërkaq një iSEE të përditësuar në vitin 2015, parametër që do të jetë i domosdoshëm për paraqitjen e kërkesës. 

Testi i italishtes për kartën e qëndrimit. E merr 80% e kandidatëve

$
0
0

Kalimi me sukses i testimit varet nga prefektura ku e bën. Në gjysmën e rasteve data për mbajtjen e tij jepet përtej afatit të parashikuar me ligj. Ja një përmbledhje të dhënash e ministrisë së Brendshme

Romë, 22 shkurt 2015 – Që njohja e gjuhës italiane është shumë e rëndësishme për të jetuar në Itali, është fakt i pamohueshëm. Kjo konsideratë ka hyrë edhe në ligjin e imigracionit, i cili nga fundi i vitit 2010 detyron të kalojnë provimin e italishtes të gjithë ata që kërkojnë të shumëdëshiruarën leje BE për qëndruesit afatgjatë, që njihet ndryshe si karta e qëndrimit.

Testimi organizohet nga Sportelet Unike për Imigracionin të prefekturave. Kandidatët dëgjojnë disa tekste të regjistruara e lexojnë në italisht, më pas u përgjigjen një seri pyetjesh që shërbejnë për të verifikuar nivelin e njohjes së gjuhës. Në fund duhet të tregojnë që dinë edhe të shkruajnë në italisht, duke përpiluar një letër të shkurtër përshëndetjeje apo kërkimi faljeje. 

Kush e ka provuar tregon se testi është i kapërcyeshëm. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat zyrtare.  Sipas një raporti të botuar pak ditë më parë nga ministria e Brendshme, nga 9 dhjetori 2010 (datë kur risia hyri në fuqi) deri më 11 shkurt 2015, janë paraqitur për të bërë provën e italishtes mbi 483 mijë imigrantë e nga këta, mbi 386 mijë vetë apo rreth 80%, e kanë marrë.

Gjithsej janë thirrur nga Sportelet Unike mbi 650 mijë imigrantë, por 140 mijë prej tyre nuk janë paraqitur për testim. Prefekturat më të ngarkuara kanë qenë ajo e Milanos (59.666 takime për mbajtjen e testit), Roma (46.858) dhe Brescia (26.960). Ndjekin Bolonja  (18.237), Bergamo (17.532), Firence (17.165) dhe Napoli (16.079).

Po t’u hedhësh një sy të dhënave vëren që kalimi me sukses i testimit, në njëfarë mënyre, është i lidhur me vendin ku ai mbahet.

Edhe pse mesatarja kombëtare e kalimit me sukses të testit është 80%, bien në sy dallime të konsiderueshme nga një provincë në tjetrën. Vetëm mes atyre me më shumë kërkesa vërehet se në Napoli provën e italishtes e kalojnë me sukses 90% e kandidatëve, ndërsa në Brescia vetëm 67%. Imigrantët në Brescia njohin italishten më keq se ata në Napoli, apo thjesht kanë hasur në testim më të vështirë e komisione më të rrepta?

Një tjetër e dhënë interesante – që vë në dukje edhe njëherë (e nuk ishte aspak e nevojshme) hendekun italian mes të thënit e të bërit, apo më mirë mes ligjit dhe praktikës - është ajo mbi kohën që kalon nga çasti i prenotimit deri në datën e testimit.

Dekreti i ministrisë së Brendshme (DM 4 qershor 2010) që disiplonon testin e gjuhës italiane flet qartë. Thotë që “i huaji paraqet, në mënyrë telematike, kërkesën për të marrë pjesë në testimin e njohurive të gjuhës italiane në Prefekturë” dhe që prefektura “e thërret brenda 60 ditëve nga paraqitja e kërkesës”.

Sipas raportit të vetë ministrisë, në të vërtetë 46% e takimeve për testim kanë mbërritur pas dy muajve nga paraqitja e kërkesave. Edhe kjo është mesatarja kombëtare sepse po të shohim të dhënat e detajuara zbulojmë se pikërisht Milano, që ka numrin më të lartë të të testuarve, takimi jepet me vonesë në 73% të rasteve, ndërsa në Napoli vonesat shkojnë deri në 90%.

Edhe nga këto të dhëna del sërish sheshit që Sportelet Unike kanë nevojë për njerëz e mjete në mënyrë që praktikat burokratike të imigracionit t’i përpunojnë brenda afateve të përcaktuara.  Në të kundërt mali i praktikave të prapambetura veç lartohet e qytetarëve të huaj nuk u mbetet tjetër veçse të presin.

Shkarko:
Test di lingua italiana per soggiornanti di lungo periodo. I dati del Ministero dell'Interno

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Dhuro gjakun, shpëton një jetë e mbron shëndetin tënd

$
0
0

Dhurimi i gjakut, përveçse është i rëndësishëm për kë e merr, është edhe një mjet i shkëlqyer parandalimi për shëndetin e dhuruesit, të cilit i bëhen falas analizat e vizitat e kontrollit.
Dhurimi i gjakut është një akt vullnetar, pa shpërblim. Gjaku nuk mund të prodhohet në laborator, prandaj burimi i vetëm është dhurimi i tij. Zakonisht jepen 400 ml gjak, rreth 10% e sasisë që qarkullon në organizëm.


Kush mund të dhurojë gjak?
Kush është pa probleme shëndetësore
Kush ka mbushur 18 vjeç dhe nuk i ka kapërcyer të 65-tat
Kush peshon mbi 50 kg sepse sasia e gjakut në organizëm është në raport të drejtë me peshën
Kush nuk ka mënyrë jetese që mund të verë në rrezik shëndetin e vet ose të personit që do të marrë gjakun.
Zakonet që mund të krijojnë rrezik janë:
1. Varësia nga lëndët narkotike;
2. Alkoolizmi;
3. Marrëdhënie seksuale me prostituta apo persona të panjohur

Çfarë dëmesh mund t’i shkaktojë vetes ai që dhuron gjak?
Nëse bëhet sipas kritereve, nuk sjell asnjë dëm. Të gjitha procedurat e marrjes së gjakut bëhen me materiale më një përdorim dhe steril, prandaj dhuruesi nuk rrezikohet nga asgjë

Ç’të mira mund të ketë kush dhuron gjak?
Vizita që kryhet përpara dhurimit dhe analizat e përgjithshme që bëhen janë një rast shumë i mirë për parandalimin e sëmundjeve më të zakonshme. Përpara dhurimit mjeku bën një bisedë të shkurtër dhe viziton dhuruesin. Pas dhurimit të gjakut bëhen falas një sërë analizash që i dërgohen dhuruesit. Në rast se ai nuk është në gjendje shëndetësore optimale njoftohet mbi nevojën e vizitave apo analizave që duhet të bëjë.
Ligji parashikon një ditë pushim nga puna, të paguar 100%, për ata që dhurojnë gjak.

Sa herë në vit mund të dhurohet gjak?
2 herë në vit gratë dhe 4 herë në vit burrat. Për të gjithë intervali minimal mes dy dhurimeve është 90 ditë. Me këto intervale nuk ka rrezik të varfërohen rezervat fiziologjike të organizmit.

Për sa kohë rikrijohet gjaku i dhuruar?
Shumë më shpejt nga ç’mund të mendohet: nga një deri në shtatë ditë.

Kujt i nevojitet gjaku i dhuruar?
Personave që pësojnë trauma për të kapërcyer çastet kritike.
Personave që  duhet t’u nënshtrohen ndërhyrjeve të rënda kirurgjikale.
Personave anemikë kronikë, jeta e të cilëve varet nga transfuzionet periodike të gjakut.
Personave me leucemi apo me sëmundje të tjera të tjera të gjakut. Vetëm më transfuzione gjaku ata mund të kapërcejnë dëmet që u shkakton kimioterapia..

Përgatiti Irida Cami

Pensioni në Itali

$
0
0
Ndryshimet që solli reforma e qeverisë Monti, nga rritja e moshës të kalimi në sistemin kontributiv të pensioneve

Sikurse është theksuar shpesh, emigrantët shqiptarë me banim  në Itali, përsa i përket sigurimit të një pensioni, ose përfitimeve të tjera që ofrojne sigurimet shoqërore, janë në kushtet kur nuk ka një marrëveshje dypalëshe për njohjen respektive të periudhave kontributive në Itali dhe Shqipëri, apo për një mbledhje të periudhave respektive kontributive. Me pak fjalë, emigrantët shqiptarë i nënshtrohen veças ligjeve të secilit vend, atij shqiptar dhe italian, duke mos pasur mundësi të mbedhin periudhat kontributive të paguara në dy shtetet.

Pensioni në Shqipëri

Kështu në Shqipëri, bazuar në Ligjin nr. 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” të modifikuar, deri më 31 dhjetor 2014 personat e siguruar kishin të drejtë për pension pleqërie të plotë në moshën 65 vjeç burrat dhe 60 vjeç gratë, pasi të kishin plotësuar kushtin e derdhjes për 35 vite të kontributeve. Ndërsa nënat me 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur më shumë se 8 vjeç, kishin të drejtë të dilnin në pension kur mbushnin moshën 50 vjeç dhe kishin 30 vite sigurimi. Por duke filluar nga 1 janari 2015 edhe në Shqipëri ka ndryshime (rritje) në moshat e sipërshënuara.

Gjithnjë sipas ligjit, u lind e drejta për pension pleqërie të reduktuar, personave që kanë jo më pak se 35 vite sigurimi, burrat në moshën 62 vjeç dhe gratë në moshën 57 vjeç, të cilët duhet të ndërpresin çdo veprimtari ekonomike, si të punësuar, të vetëpunësuar, ose punëdhënës. Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit (edhe kur plotësohëet mosha për pension të plotë).

Përfshihen në kushte të pensioni të pjesshëm, personat që nuk kanë një vjetërsi kontributive të paktën 35 vite. Të drejtën për këtë lloj pensioni e përfitojne gratë kur mbushin moshën 60 vjeç dhe burrat kur mbushin moshën 65 vjeç, me një vjetërsi kontributive mbi 15 vite.

Sipas këtij legjislacioni, një emigrant mund të përfshihet në kushte pensioni në Shqipëri, me plotësimin e moshës së pensionit, vetëm pasi të ketë jo më pak se 15 vite, vjetërsi kontributive.

Akoma më e vështirë paraqitet situata dhe për përfitimin e një pensioni dhe në itali

Përsa i përket legjislacionit italian, duhet të kemi parasysh, se në kuadrin e reformës “Monti”, janë bërë ndryshime thelbësore në legjislacionin e sigurimeve shoqërore italiane, që kanë prekur qoftë mënyrën e përllogaritjes së pensionit qoftë moshën e daljes në pension. Sigurisht kjo reformë, ndikon edhe te emigrantët shqiptarë në Itali.

Kërkesat për përfitimin e pensionit sipas legjislacionit italian janë:

-       Plotësimi i një moshe të përcaktuar;
-       Plotësimi i një vjetërsie kontributive e sigurative të kërkuar;
-       Të ketë ndërprerë raportet e punës si i punësuar nga të tretët, që nga data e fillimit të pensionit.

Duke filluar nga 1 janar 2012, vjetërsia kontributive e maturuar pas datës 31 dhjetor 2011, për efekt pensioni do të llogaritet për të gjithë punonjësit, sipas sistemit kontributiv. Sistemi kontributiv, është një mënyrë e llogaritjes së pensioneve dhe bazohet në kontributet e paguara gjatë gjithë jetës. Kjo ndryshon nga metoda e llogaritjes mbi pagën (sistemi retributiv) që është përcaktimi i pensionit mbi bazën e rrogës mesatare të marrë gjatë viteve të fundit të  punës.

1. Për subjektet që kanë vjetërsi kontributive deri më 31.12.1995

Kërkesa kontributive: Duke filluar nga 01.01.2012, personat me një vjetërsi kontributive më 31.12.1995, mund të kenë të drejtën për pension pleqërie, vetëm në një plotësim të një vjetërsie kontributive të barabartë me 20 vite, të njohura si kontribute të derdhura, ose të njohura nga forma të tjera sigurimi.

Kërkesa të moshës – Për përfitimin e pensionit të pleqërisë kërkohen plotësime të moshave si më poshtë:

a) punonjëset femra të punësuara në sektorin privat:

nga 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012 - 62 vjet
nga 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2013 - 62 vjet dhe 3 muaj
nga 1 janar 2014 deri më 31 dhjetor 2015 - 63 vjet dhe 9 muaj
nga 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2017 - 65 vjet dhe 3 muaj +rregullime e mëtejshme
nga 1 janar 2018 deri më 31 dhjetor 2020 - 66 vjet dhe 3 muaj +rregullime e mëtejshme

b) punonjëse femra të vetë-punësuara (autonome):

nga 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012 - 63 vjet dhe 6 muaj
nga 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2013 - 63 vjet dhe 9 muaj
nga 1 janar 2014 deri më 31 dhjetor 2015 - 64 vjet dhe 9 muaj
nga 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2017 - 65 vjet dhe 9 muaj+rregullime e mëtejshme
nga 1 janar 2018 deri më 31 dhjetor 2020 - 66 vjet dhe 3 muaj+rregullime e mëtejshme

c) punonjësit meshkuj (të sektorit publik dhe privat) dhe femra vetëm të sektorit publik:

nga 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012 - 66 vjet
nga 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2015 - 66 vjet dhe 3 muaj
nga 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2020 - 66 vjet dhe 3 muaj +rregullime e mëtejshme

d) burra te vetë-punësuar(autonomë):

nga 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012 - 66 vjet
nga 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2015 - 66 vjet dhe 3 muaj
nga 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2020 - 66 vjet dhe 3 muaj +rregullime e mëtejshme

Rritja e moshës së daljes në pension, argumentohet me përshtatjen e saj rritjes së jetëgjatësisë së popullsisë, të përllogaritur nga ISTAT. Parashikimi i bërë, është që në vitin 2021, mosha e daljes në pension të jetë 67 vjeç, si për burrat ashtu dhe për gratë.

2. Për subjektet që kanë vjetërsi kontributive duke filluar nga 1 janari i vitit 1996

Duke filluar nga 1 janari i vitit 2012, personat, kontributet e të cilëve fillojnë nga 1 janari i vitit 1996, mund të kenë të drejtën për pension pleqërie, mbasi të kenë plotësuar vjetërsinë kontributive prej 20 vitesh, duke plotësuar sigurisht dhe kushtet e moshës së përshkruar më lart.

Në rast se shuma e pensionit rezulton jo më e vogël se 1,5 herë sa shuma e çekut social (assegno sociale), që konsiderohet si prag, pensioni i pleqërisë do të jetë sipas kritereve të përcaktuara për punonjësit me posedim të vjetërsisë kontributive më 31.12.1995.

Për këtë kategori personash, mund të përfitohet pension me plotësimin e moshës 70 vjeç dhe me 5 vite kontribute efektive, duke përjashtuar kontributet e njohura si kontribute figurative (shërbimi ushtarak, sëmundje e paaftësi për punë, leje lindjeje, dhurim gjaku etj), që nuk përfshihen në shumën e pensionit. Duke filluar nga janari i viti 2013 deri në dhjetor të vitit 2015, kërkesa për moshën për 70 vjeç, po rritet me 3 muaj për efekt të ndryshimit të indeksit të rritjes së jetëgjatësisë.

Në kushtet e një reforme të tillë u ngrit mosha e përfitimit të pensionit, por janë ruajtuar disa të drejta të fituara në legjislacionin e mëparshëm.

Deri në fund të vitit 2011, ekzistonin 3 sisteme për përllogaritjen e pensioneve, sistemi retributiv, sistemi i përzier dhe ai kontributiv. Subjektet e regjistruara dhe që kanë paguar kontribute para viti 1996, për të paktën 18 vite kontributeve deri më 31.12.1995, përfshihen në sistemin retributiv dhe kanë të drejtë të dalin në pension të pleqërisë (pensione di vecchiaia) dhe të pensionit të vjetërsisë (pensione di anzianità), megjithëse pensioni i vjetërsisë, nga 1 janari i vitit 2012 është hequr dhe aplikohen 2 lloje pensionesh, pensione të pleqërisë dhe pensione të parakohshëm. Personat që kanë një vjetërsi kontributive më pak se 18 vite deri më 31.12.1995, përfshihen në sistemin e përzier (misto) dhe kanë të drejtë të përfitojë pension pleqërie dhe vjetërsie.

Aplikimi për përfitimin e pensionit mund të bëhet:

·      Portale internet INPS: kërkesë telematike nga shërbimi që u ofrohet drejtpërdrejt qytetarëve nëpërmjet kodit PIN, në portalin e Institutit Italian te sigurimeve shoqërore INPS.

·      nëpërmjet numrave të telefonit: duke kërkuar Contact Center në numrat pa pagesë 803164 ose në numrin 06164164 nga celulari.

·      Patronatet të autorizuar nga INPS, që janë në dispozicion të qytetarëve për shërbimet e nevojshme telematike.

Pensioni i pleqërisë fillon nga dita e parë e muajit pasues, në të cilin i siguruari ka plotësuar moshën e pensionit. Në rastet kur nga kjo datë nuk plotësohen kërkesat e caktuara, të vjetërsisë kontributive, pensioni fillon nga dita e parë muajit që pason atë në të cilin përmbushen këto kërkesa. Së fundi, sipas kërkesës së të interesuarit, pensioni mund të fillojë nga dita e parë e  muajit që pason atë në të cilin është paraqitur aplikimi.

Me nisjen e dhënies së pensionit, kërkohet domosdoshmërisht ndërprerja e marrëdhënieve të punës si i punësuar. Në rastin e punës autonome nuk kërkohet ndërprerja e aktivitetit.

Pensioni i parakohshëm

1. Subjektet që kanë një vjetërsi kontributive më 31.12.1995

Nga 1 janari i vitit 2012, subjektet me vjetërsi kontributive deri më 31 dhjetor 1995, mund të kenë të drejtën për pension të parakohshëm në  posedim të vjetërsive të mëposhtme :

Kërkesat për pensione të parakohshme

Data e plotësimit të kërkesave

Kërkesat kontributive për Gratë

Kërkesat kontributive për Burrat

01.01.2012 deri 31.12.2012

41 vjet e 1 muaj

42 e 1 muaj

01.01.2013 deri 31.12.2013

41 vite e 5 muaj

42 vite e 5 muaj

01.01.2014 deri 31.12.2015

41 vite e 6 muaj

42 vite e 6 muaj

Nga 01.01.2016

41 vite e 6 muaj + shtesat me rregullimet e mëpasshme*

42 vite e 6 muaj + shtesat me rregullimet e mëpasshme*

*Rregullimet e mëpasshme do të bëhen sipas shtesës së jetëgjatësisë

Për pensionet e parakohshme është përcaktuar një moshë e barabartë me 62 vjeç, me të cilën aplikohen penalizime. Nuk ekziston më asnjë diferencë moshe, ndërmjet punonjësve të punësuar, autonomë, ndërmjet sektorit privat e publik, por vetëm diferencë mes burrave dhe grave.

Për subjektet që përfitojnë  pension të parakohshëm në një moshë më të vogël se 62 vjeç aplikohen, mbi kuotat e trajtimit pensionistik të kuotave të vjetërsisë kontributive të maturuara më 31 dhjetor të vitit pararendës, një reduktim i barabartë me 1% për çdo vit. Kjo përqindje shkon në 2% për çdo vit të mëtejshëm të parakohshëm përtej dy të parëve (pra nëse në pension dilet para se të mbushen 60 vjeç).

Reduktimi i mësipërm zbatohet në pjesën e pensionit të llogaritur në përputhje me sistemin e retributiv. Prandaj, për ata që kanë vjetërsi kontributive të barabartë me 18 vjet deri më 31 dhjetor 1995, reduktimi aplikohet në pjesën e kontributeve pensionale që lidhet me vjetërsinë kontributive të maturuar nga 1 janari 1996 deri më 31 dhjetor të viti pararendës të atij të daljes në pension; ndërsa, për ata që kanë të vjetërsi kontributive më pak se 18 vjet më 31 dhjetor 1995, dhe kur pensioni i të cilëve paguhet në sistemin e përzier, ulja do të zbatohet në pjesën e kontributeve pensionale në lidhje me vjetërsinë e përllogaritur  më 31 dhjetor 1995.

Të tilla reduktime në përqindje të trajtimit pensionistik nuk aplikohen për ata të cilët që plotësojnë kërkesat e përcaktuara për vjetërsi kontributive deri më 31 dhjetor 2017, me kusht që kjo vjetërsi kontributive të rrjedhë vetëm nga puna e bërë, përfshirë gjithë kontributet e detyrueshme nga bashkimi i periudhave të lejes së lindjes të detyrueshëm, për përmbushjen e detyrimeve ushtarake, aksidente, sëmundje dhe Cassa Integrazione të përfituara rregullisht.

2. Subjektet me kontribute të derdhura duke nisur nga 1 janar 1996

Nga 1 janar 2012, subjektet që kanë derdhjet e para kontributive nga 1 janari 1996 mund të kenë të drejtën për pension të parakohshëm mbas plotësimit të kushteve të mëposhtme:

a) sipas kritereve kontributive: 

Data e plotësimit të kërkesave

Kërkesat kontributive për Gratë

Kërkesat kontributive për Burrat

01.01.2012 deri 31.12.2012

41 vjet e 1 muaj

42 e 1 muaj

01.01.2013 deri 31.12.2013

41 vite e 5 muaj

42 vite e 5 muaj

01.01.2014 deri 31.12.2015

41 vite e 6 muaj

42 vite e 6 muaj

Nga 01.01.2016

41 vite e 6 muaj + shtesat me rregullimet e mëpasshme*

42 vite e 6 muaj + shtesat me rregullimet e mëpasshme*

*Rregullimet e mëpasshme do të bëhen sipas shtesës së jetëgjatësisë

Në fund të përmbushjes të kërkesave kontributive, bëhet vlerësimi i derdhjeve të bëra dhe të njohura në të gjitha format e sigurimit, me përjashtim të atyre që rjedhin nga vazhdimi vullnetar i sigurimit. Ndërsa ato të njohura për periudhat e punës së mëparëshme deri në plotësimin e moshës 18 vjeç shumëzohet me 1,5. Përsa u përket punonjësve me kontribute të derdhura nga 1 janari i vitit 1996, nuk bëhet asnjë reduktim në llogaritjen e pensionit në rast të përfitimit të pensionit në një moshë  më të vogël  se 62 vjeç.

b) Me plotësimin e moshës 63-vjeçare, me kusht që të rezultojnë kontribute të derdhura të paktën 20 vite efektive, dhe se shuma e këstit të parë të pensionit do të jetë e barabartë  jo më pak se një shumë  2,8 herë të shumës mujore të ndihmës sociale.

Me qëllim të llogaritjes së 20 vjetëve të kontributit "efektiv" është i vlefshëm vetëm kontributi efektivisht i derdhur (i detyrueshëm, vullnetar), përjashtohen ato figurative.

Përgatitur nga Naim Balluku, zëvendëspresident i patronatit INAS Albania

Legalizimi i dokumenteve me vulë apostile

$
0
0
Nga 26 maji 2011, vula apostile zëvendëson legalizimin e dokumenteve shqiptare e italiane në konsullatat e vendeve përkatëse. Ja çfarë është e në cilat zyra mund të kërkohet në këto dy vende

Vula Apostile, apo më saktë Apostille (fjalë belge) e lindur nga një marrëveshje ndërkombëtare të quajtur Konventa e Hagës, nuk është tjetër veçse një vulë e standardizuar në përmasa e përmbajtje nga vetë konventa (si në foton në të djathtë. Kliko mbi të për ta parë të zmadhuar). Është një lloj legalizimi që autoriteti kompetent i një shteti i bën dokumentit publik duke e kthyer dokumentin në të vlefshëm edhe për shtetet e tjera që kanë nënshkruar konventën.

Pra Apostille është një legalizim i mundshëm i parashikuar vetëm për shtetas që vijnë nga vendet që kanë nënshkruar Konventën e Hagës së 5 tetorit 1961 lidhur me heqjen e legalizimit të akteve publike të huaja. Gjatë viteve konventa është ratifikuar dhe zbatuar nga shumë e shumë vende dhe parashikon që të mos  kërkohet më legalizimi i certifikatave pranë autoriteteve konsullore, por të njihen si të vlefshme  të gjitha ato certifikata që kanë të ashtuquajturën apostille  të vënë nga autoritetet e vendit që kanë lëshuar dokumentin.

Në rastin konkret mes Shqipërisë e Italisë, duhet thënë që të dyja shtetet e kanë nënshkruar me kohë këtë konventë: Shqipëria e ka ratifikuar më 3 shtator 2003 dhe e ka futur në fuqi më 9 maj 2004 ndërsa Italia e ka ratifikuar Konventën më 13 dhjetor 1977 dhe e ka futur në fuqi më 11 shkurt 1978. Por Italia kishte paraqitur “rezervë” ndaj Shqipërisë më 9 mars 2004, ndaj mes këtyre dy vendeve nuk ishte e vlefshme Konventa. Pikërisht këtë rezervë tërhoqi Italia më 26 maj 2011. Ndaj Shqipërisë vazhdojnë të kenë rezervë, Spanja, Belgjika, Gjermania dhe Greqia. Pra me këto vende Shqipëria nuk aplikon konventën në fjalë por përdor për njohjen e ndërsjellë të dokumenteve, legalizimin e tyre në konsullata.

Apostille zëvendëson legalizimin pranë përfaqësive konsullore. Për pasojë nëse një person ka nevojë të sjellë në Itali një certifikatë nga Shqipëria, nuk ka nevojë të shkojë pranë ambasadës italiane për të kërkuar legalizimin, por mund t'ia nisë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë (autoritet i përcaktuar në aktin e adezionit të vetë Konventës) për të vënë vulën Apostille mbi certifikatë. Pasi ka kryer këtë procedurë, ajo certifikatë duhet të njihet nga Italia, sepse ajo tashmë e ka hequr rezervën që kishte ndaj Shqipërisë, pra zbaton Konventën e Hagës mbi të ashtuquajturën Apostille, dhe për rrjedhojë ajo certifikatë duhet të konsiderohet e vlefshme për ligjin italian, edhe pse nuk është përpiluar në gjuhën italiane (do të mjaftonte një përkthim i betuar që mund të bëhet edhe në Itali e t’i bashkëngjitet dokumentit).

Duhet saktësuar që Konventa përcakton heqjen e legalizimit të akteve publike të huaja mes të cilave bëjnë pjesë, të parashikuara shprehimisht, dokumentet që lëshon një autoritet apo një funksionar i administratës së shtetit (përfshirë prokurorinë, gjykatën), dokumentet administrative, aktet noteriale, deklaratat zyrtare që dëshmojnë një regjistrim, një autentifikim firme mbi një akt privat, por konventa nuk aplikohet për dokumentet e lëshuara nga një diplomat apo konsull dhe as në dokumentet administrative tregtare dhe të doganës.

Praktikisht janë një sërë dokumentesh për të cilat, falë konventës, nuk është i nevojshëm legalizimi në konsullatë, nëse u vihet e ashtuquajtura Apostille drejtpërdrejt nga autoriteti i Vendit që ka i ka lëshuar. Zakonisht bëhet fjalë për certifikata të ndryshme të Gjendjes Civile, që dëshmojnë lindje, vdekje, lidhje familjare, që herët a vonë u interesojnë thuajse të gjithë emigrantëve.

Në Shqipëri, autoriteti që vë vulën Apostille është një zyrë e posaçme e ministrisë së Jashtme të cilës dokumenti i niset me Postën Shqiptare.

Në Itali Apostille vihet në prefekturë për dokumente të lëshuara nga komuna, dhoma të tregtisë, Shërbimi Shëndetësor kombëtar, dhe në Prokurori për certifikatat gjyqësore. Praktikisht atje ku kërkohej legalizimi i një dokumenti italian para se ky të çohej në ambasadë apo konsullatë, po atje do të kërkohet që dokumentit t’i vihet Apostille, dhe më pas dokumenti të çohet drejtpërdrejt në Shqipëri.

Përgatiti Keti Biçoku

Lexo edhe: Shqipëri-Itali: Hiqet legalizimi i dokumenteve në konsullata

 

Patenta shqiptare. Konvertimi në italiane është sërish i mundur

$
0
0
Nga 25 dhjetori 2014, për pesë vjet të tjerë

Krishtlindjet e fundit sollën një lajm të mirë për emigrantët shqiptarë në Itali: marrëveshja mbi konvertimin e lejeve të dhënies së makinës, e skaduar në mes të gushtit të shkuar, është përtërirëNga 25 dhjetori 2014 është sërish i mundur konvertimi i patentave shqiptare në italiane. Përtëritja e marrëveshjes bëhet për pesë vjet, pra do të vlejë deri më 25 dhjetor 2019.

Praktikisht vlejnë thuajse të gjitha rregullat e mëparshëm. Para së gjithash, vlen të përmendet që konvertohen (tashmë prej disa kohësh) vetëm patentat shqiptare në formatin card që në Shqipëri lëshohen prej 1 korrikut 2005. Duhet mbajtur gjithashtu parasysh që konvertohen patentat shqiptare që janë marrë para vënies së rezidencës në Itali, dhe se patenta duhet konvertuar brenda vitit të parë të rezidencës në Itali, pasi këtu mund t'i jepet makinës me atë shqiptaren vetëm vitin e parë të qëndrimit, më pas të gjithë duhet të kenë patentën italiane, ose, natyrisht të mos ngasin makinën.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturave dhe Transporteve, konvertimi i patentave shqiptare është njësoj si ai i patentave të vendeve të tjera jo anëtare të BE-së që kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me Italinë, ashtu si Shqipëria. Në fakt në faqet zyrtare të kësaj ministrie, i vetmi shënim për Shqipërinë është që marrëveshja është e vlefshme për pesë vjet, duke filluar nga 25 dhjetori 2014 deri më 25 dhjetor 2019.

Procedura dhe dokumentet e nevojshme për konvertimin

Kërkesa e konvertimit duhet bërë pranë një zyre provinciale të motorizimit civil duke paraqitur këto dokumente:

- Kërkesa në formularin TT 2112 (që jepet në sportel) e përpiluar dhe e nënshkruar;
- Dëshmia e derdhjes së 32 eurove në llogarinë rrjedhëse postare 4028;
- Dëshmia e derdhjes së 9,00 eurove në llogarinë postare 9001. Buletinet e llogarive rrjedhëse të gatshme mund të gjenden në zyrat e postës ose në Zyrat Provinciale të Departamentit të Trasportit tokësor. Nuk mund të përdoren buletine të tjera përveç këtyre të gatshme;
- Patenta shqiptare në origjinal dhe fotokopja e saj në të dyja anët;
- Përkthimi me pullë-taksë me 16,00 euro i patentës shqiptare, i bërë nga një përkthyes i betuar. Përputhshmëria e përkthimit me tekstin shqip duhet të certifikohet nga përfaqësia diplomatike (konsullatat) shqiptare në Itali. Kjo certifikatë duhet të legalizohet më pas në Prefekturë;
- 2 fotografi format tesera, njëra prej të cilave e autentikuar;
- Certifikata mjekësore me pullë-taksë me fotografi (bëhet në ASL dhe nga mjekë të autorizuar) e gjashtë muajve të fundit;
- Fotokopja e kodit fiskal;
- Fotokopja e lejes apo e kartës së qëndrimit e paskaduar, ose kuponi i përtëritjes.

Keti Biçoku

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)
Marrëveshja për modifikimin, përditësimin dhe përtëritjen e "Marrëveshjes mes Qeverisë shqiptare dhe asaj italiane lidhur me konvertimin e lejeve të drejtimit të automjeteve":


Shtetësia italiane. 10 vjetët e rezidencës duhet të jenë në të njëjtën komunë?

$
0
0
Jetoj në Itali prej 12 vjetësh, gjithnjë me leje qëndrimi për punë. Fillimisht banoja në Milano e isha i regjistruar në Bashki. Më pas u transferova në Bergamo për punë e pas një viti kërkova aty rezidencën. Tani jetoj prej 4 vjetësh në Torino e këtu jam rezident. Për të paraqitur kërkesën për shtetësinë italiane, sa vjet duhet të jem rezident në të njëjtën komunë?

Për të kërkuar shtetësinë italiane për natyralizim konsiderohen të gjitha vitet e rezidencës në Itali, pavarësisht nëse këto vite keni qenë rezident në të njëjtën komunë apo në të ndryshme.

Sipas ligjit në fuqi, një i huaj konsiderohet rezident në territorin italian nëse përmbush qoftë kushtet e parashikuara nga normativa mbi hyrjen e qëndrimin e rregullt në Itali qoftë nga ato të parashikuara nga normat lidhur me regjistrimin në Zyrat e Gjendjes Civile (neni 1 D.P.R. nr. 572/93). Pra për t’u konsideruar ligjërisht rezident në Itali, i huaji duhet të ketë një dokument qëndrimi të vlefshëm dhe të jetë i regjistruar në Gjendjen Civile të Komunës ku jeton.

Fakti që i huaji gjatë periudhës së kërkuar ka jetuar në qytete të ndryshme duke zhvendosur në to edhe rezidencën e vet nuk ndikon negativisht në numërimin e viteve të përgjithshme të rezidencës në Itali, pasi nevojitet që rezidenca të jetë e vazhdueshme në Itali dhe jo në një komunë të vetme të saj.

Në bazë të nenit 9, paragrafi 1 i Ligjit 91/92, kërkesa e shtetësisë për rezidencë mund të paraqitet pas periudhës efektive të rezidencës në territorin italian (gjë që varet nga shtetësia e të huajit: 10 vjet për shqiptarët e jokomunitarët në përgjithësi, 4 vjet për shtetasit e BE-së dhe 5 vjet për personat e paatdhe.

Kujdes!

Rregullorja e zyrave të Gjendjes Civile të popullsisë rezidente parashikon detyrimin për shtetasit jokomunitarë të regjistruar në Zyrën e Gjendjes Civile t’i përtërijnë deklarimin e vendbanimit të zakonshëm, brenda 60 ditëve nga përtëritja e lejes së qëndrimit. Mospërtëritja e deklarimit sjell fshirjen nga lista e rezidentëve gjashtë muaj pas datës së skadencës së lejes së qëndrimit. Përpara fshirjes së emrit, zyra e Gjendjes Civile i nis një lajmërim të interesuarit në adresën e fundit të deklaruar prej tij duke e ftuar të paraqitet brenda 30 ditëve në komunë për sistemimin e situatës. Në rast se i huaji nuk paraqitet, fshirja nga lista bëhet për mosgjetje të personit dhe Komuna ia komunikon këtë gjë autoriteteve të sigurisë publike.

Ndaj është e këshillueshme t’i komunikohet zyrës së Gjendjes Civile çdo ndryshim i vendbanimit në mënyrë që të shmanget fshirja nga lista e rezidentëve gjë që mund të rrezikojë përmbushjen e kriterit të rezidencës së vazhdueshme të nevojshme për paraqitjen e kërkesës së shtetësisë.  

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)


Shtetësia italiane. Nga 18 maji kërkesat online, në disa provinca edhe më parë

$
0
0
Debuton kanali i ri telematik. Nga 18 qershori do të jetë i vetmi në dispozicion për paraqitjen e kërkesës së shtetësisë. Mjaft më me kohët e gjata të pritjeve për takimet në prefektura

Romë, 10 mars 2015 – Kush dëshiron të bëhet Italian, pas disa javësh do të mund të bëjë gjithçka në internet. Kur shtatorin e shkuar ministri i Brendshëm Angelino Alfano u thirr në Parlament për të justifikuar ngadalësinë e përpunimit të praktikave të shtetësisë, premtoi një revolucion të vogël. "Do të shtojmë personelin që shqyrton kërkesat e do të informatizojmë më shumë procedurën" siguroi.

Nuk ka ndonjë të dhënë nëse vërtet janë shtuar (e sa janë shtuar) punonjësit e ministrisë që merren me këto praktika pas premtimit të Alfanos, por përsa i përket informatizimit diçka ka nisur të lëvizë. Në fakt, pas dy muajve do të debutojë kanali i ri për nisjen telematike të kërkesave të shtetësisë.

Sot kërkesat paraqiten dorazi apo me postë të porositur. Nga 18 maji do të jetë e mundur të niset përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme. Siç ndodh prej kohësh për të tjera procedura, i interesuari duhet të regjistrohet, e më pas me emër përdoruesi dhe fjalëkalim do të mund të shkojë te formulari që duhet përpiluar e ta nisë online. 

Formularit do t'i baskangjiten, gjithnjë në format elektronik, një dokument identiteti, dokumentet e lëshuara nga autoritetet e vendlindjes (akti i lindjes dhe dëshmia e penalitetit) dhe kuponi i derdhjes së 200 eurove të parashikuara për ata që kërkojnë të bëhen italianë. Pas paraqitjes së kërkesës do të jetë e mundur, siç ndodh edhe tani, të ndiqet online rrugëtimi i saj.

Sistemi i ri duhet të zgjidhë të paktën një prej problemeve të procedurës aktuale. Në fakt, ata që duan të bëhen italianë duhet më parë të kërkojnë takim në Prefekturë. Këto të fundit, duke qenë se kanë mangësi në personel e mjete, i kanë agjendat thuajse plot dhe, praktikisht, edhe ata që kanë të gjitha dokumentet dhe përmbushin të gjitha kriteret duhet të presin muaj të tërë para se të mund të paraqesin kërkesën.

Për një muaj, kanali i ri i paraqitjes online të kërkesave do të bashkekzistojë me kanalet e tjera tradicionale. Por, duke filluar nga 18 qershori do të jetë e vetmja rrugë përmes të cilës do të aplikohet për shtetësinë italiane. Nuk duhet të jetë shumë e ndërlikuar, por sidoqoftë kushdo ka mundësi t'u drejtohet patronateve ku do të gjejnë ndihmë falas për përpilimin e kërkesës.

Në disa provinca, siç kishim sinjalizuar edhe ca kohë më parë, sistemi i ri do të hyjë në fuqi akoma më parë. Në Alessandria, Aquila, Cuneo, Firenze, Mantova, Modena dhe Novara, kërkesat e shtetësisë do të mund paraqiten online duke filluar nga data 1 prill, e nga 1 maji, pas plot një muaji "provë", interneti do të jetë i vetmi kanal i disponueshëm për prefekturat e këtyre provincave.

Lexo edhe: Shtetësia italiane. Rreth 60 mijë shqiptarë janë betuar para flamurit tringjyrësh
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Shtetësia italiane. Nga 18 maji kërkesat online në të gjithë Italinë

$
0
0
Mungojnë më pak se dy muaj nga hapja e sistemit të ri telematik për paraqitjen e kërkesave për shtetësinë italiane. Asnjë provincë nuk do të nisë eksperimentimin e parashikuar fillimisht për në 1 prill.

Romë, 23 mars 2015 – Asnjë prefekturë nuk do të eksperimentojë kanalin telematik të paraqitjes së kërkesave për shtetësinë italiane nga 1 prilli. Procedura e re online do të debutojë më 18 maj në mbarë Italinë dhe për një muaj do të jetë e vlefshme qoftë mënyra tradicionale e dorëzimit personalisht e dokumentacionit qoftë kjo e reja. Më pas, nga 18 qershori, kanali i ri i paraqitjes online të kërkesave do të jetë i vetmi që do të mund të përdoret.

Fillimisht u mendua për një nisje eksperimentale të kësaj praktike për shkak se vetë prefekturat e provinncave Alessandria, Aquila, Cuneo, Firenze, Mantova, Modena dhe Novara kishin pohuar se në to procedura do të fillonte më 1 prill. Por tani bëjnë të ditur se edhe atje do të niset më 18 maj.

“1 prilli ishte data e caktuar fillimisht nga ministria e Brendshme. E komunikuam në pritje të specifikimeve teknike mbi sistemin e ri. Këto nuk mbërritën në kohë, e me sa duket ka pasur një shtyrje. Ne nuk do të bëjmë eksperimentime, do të nisim më 18 maj bashkë me pjesën tjetër të Italisë” shpjeggojnë për Stranieriinitalia.it nga prefektura e Firences.

E njëjta gjë edhe në provincat e tjera, ku mendohej se sistemi do të niste në mënyrë eksperimentale. “Bëhet e ditur se ministria e Brendshme ka komunikuar – lexohet në sitin e Prefekturës së Modenës, për shembull, – se nisja e paraqitjes online e kërkesave èër shtetësinë është shtyrë nga 1 prilli 2015 më 18 maj 2015”.

Nga ana tjetër, hapja e kanalit telematik në të njëjtën kohë në të gjithë Italinë është koherente me vetë sistemin që faktikisht është i centralizuar. Në mbarë Italinë, kërkesat do të përpilohen online, pasi i interesuari të regjistrohet dhe të lidhet me një seksion të posaçëm të faqeve internet të ministrisë së Brendshme. 

Lexo edhe: Shtetësia italiane. Rreth 60 mijë shqiptarë janë betuar para flamurit tringjyrësh

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Kthehem në atdhe. Sa mund të qëndroj pa rrezikuar të humb lejen e qëndrimit?

$
0
0
Jam i huaj me qëndrim të rregullt në Itali e duhet të shkoj për njëfarë kohe në atdhe. Sa mund të qëndroj atje pa humbur lejen e qëndrimit?

Qytetarët jokomunitarë, me leje qëndrimi të vlefshme, mund të largohen përkohësisht nga territori Italian, ashtu si edhe titullarët e një lejeje BE për qëndruesit afatgjatë.

Largimi i të huajit nga territori italian lejohet nga ligji por brenda disa kufijve kohorë maksimalë që janë të ndryshëm në bazë të kohëzgjatjes së dokumentit të qëndrimit që ka. Nëse kapërcehen këta kufij kohorë, i huaji mund të hasë probleme në fazën e përtëritjes apo të përditësimit të dokumentit të qëndrimit.

Titullari i lejes së qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë (e ashtuquajtura kartë qëndrimi) mund të qëndrojë jashtë territorit të Bashkimit Evropianpër një periudhë të vazhdueshme maksimale prej 12 muajsh. Nëse qëndron jashtë për më shumë se kjo periudhë, me ligj mund t’i hiqet dokumenti i qëndrimit (neni 9, paragrafi 7, germa d) e Dekretit Legjislativ 286/98).

Kush ka një leje qëndrimi të zakonshme për punë, motive familjare, studime etj. mund të qëndrojë jashtë Italisë për periudha më të shkurtra.

Nëse leja e qëndrimit është njëvjeçare, nuk mund të qëndrohet jashtë për më shumë se gjashtë muaj rresht. Nëse leja e qëndrimit është dyvjeçare, koha maksimale e qëndrimit jashtë territorit Italian është sa gjysma e periudhës së vlefshmërisë së lejes së qëndrimit, pra një vit (neni 13, paragrafi 4, DPR 394/99).

Vetëm nëse i huaji ka qenë i detyruar të qëndrojë për periudha më të gjata se të sipërpërmendurat jashtë territorit të Italisë për motive të rënda të dokumentuara si për shembull shtrime në spital apo kura rehabilitimi, apo për të kryer shërbimin ushtarak, ai ka të drejtën e përtëritjes së lejes së qëndrimit. Do të jetë e rëndësishme, sidoqoftë, të ruhen të gjitha dokumentet që dëshmojnë arsyet e qëndrimit të gjatë jashtë Italisë, madje ato duhet të jenë edhe të përkthyera e të legalizuara pranë Konsullatave italiane.

Nëse leja e qëndrimit skadon ndërsa i huai gjendet jashtë Italisë, ai mund të rihyjë duke kërkuar një vizë rihyrjeje pranë konsullatës italiane në Vendin ku ndodhet. Kujdes: leja e qëndrimit nuk duhet të ketë skaduar prej më shumë se 60 ditë. Vetëm për motive të rënda shëndeti të të interesuarit, të bashkëshortit apo të një të afërmi të gradës së parë (prindër apo bij) i huaji mund të kërkojë vizën e rihyrjes deri gjashtë muaj nga skadimi i lejes së qëndrimit.

Për kërkesën për vizën duhet paraqitur leja e qëndrimit e skaduar dhe  konsullata do të verifikojë vërtetësinë e saj pranë Kuesturës që e ka lëshuar.

Viza e rihyrjes mund të kërkohet edhe kur qytetarit jokomunitar i është vjedhur apo i ka humbur dokumenti i qëndrimit, me kusht që të ketë denoncuar faktin pranë zyrave kompetente të shtetit ku ndodhet.

Avv. Mascia Salvatore

Amber Light, operacioni evropian i policisë në kërkim të migrantëve të parregullt

$
0
0
Në prill kontrolle të shtuara në aeroporte. Kërkohen të ashtuquajturit overstayer, qytetarë të huaj që qëndrojnë në Evropë edhe pas skadimit të vizës së hyrjes apo të lejes së qëndrimit

Romë, 26 mars 2015 – Kush janë migrantët e parregullt? Imazhet e lajmet e zbarkimeve në brigjet e Italisë krijojnë përshtypjen se ata mbërrijnë të gjithë në mënyrë klandestine, përmes kanaleve të trafikantëve të njerëzve. Por e vërteta është ndryshe. Pjesa më e madhe e imigrantëve të parregullt në Itali e Evropë kanë hyrë në mënyrë të rregullt, shpesh falë një vize për qëndrime afatshkurtra, por kur kjo skadon nuk kthehen në atdhe por qëndrojnë në pritje të një sanatoreje apo dekreti fluksesh për të marrë një document qëndrimi.

Këta quhen overstayer dhe tani një operacion mbarevropian policie do të përpiqet të zbulojë ndërsa përpiqen të kthehen në vendlindje nga një shtet i ndryshëm nga ku kanë hyrë me shpresë që të mos sanksionohen.

Operacioni quhet Amber Light 2015 dhe u është propozuar vendeve Schengen nga qeveria e Letonisë që ka presidencën e radhës të këshillit Evropian. Kontrollet – nga sa lexohet në një document të rezervuar të zbuluar nga organizata joqeveritare Statëatch – do të përqendrohen në aeroporte, por nëse do ta kërkojë shumica e vendeve të përfshira, mund të shtrihen edhe në kufijtë detarë e tokësorë. Periudha e zgjedhur është apo e Pashkëve, nga 1 deri më 14  prill, kur pritet të intensifikohen nisjet, por në dokument parashikohet në alternative edhe harku kohor 18-30 prill.

Zyrtarisht, Amber Light duhet të shërbejë vetëm për të mbledhur shifra mbi përmasat e dukurisë së overstayer-ve, rrugët që ndjekin për t’iu shmangur kontrolleve, dhe mbi përdorimin e dokumenteve të rreme, por është afërmendsh që kush do të zbulohet, për shembull në një aeroport italian, do të sanksionohet. Do t’i jepet masa e dëbimit që do t’ia bëjë të pamundur të huajit hyrjen në BE për disa vjet rresht.

Amber Light pason një tjetër operacion të përbashkët evropian kundër imigrantëve të parregullt, Mos Maiorum, që u krye tetorin e shkuar. Atëherë u ndaluan nga policia mëse njëzetmijë persona.                     

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Jam italian, ajo është e huaj e nuk ka leje qëndrimi. A mund të martohemi?

$
0
0
Jam italian i fejuar me një vajzë nga Ekuadori. E fejuara jeton në Itali por nuk ka leje qëndrimi. A mund të martohemi?

Martesa mes shtetasve të huaj apo mes një qytetari italian e një të huaji disiplinohet nga neni 116 i kodit civil, i cili nuk parashikon domosdoshmërinë e pasjes së lejes së qëndrimit për kryerjen e këtij akti.

Natyrisht, ashtu si shtetasi italian, edhe ai i huaj nuk duhet të ketë motive penguese për martesë (për shembull, nuk duhet të jetë i martuar) dhe duhet të mbledhë disa dokumente që duhet të depozitojë në Komunë.

Para së gjithash shtetasi jokomunitar duhet të kërkojë “nulla osta” për martesë, një deklaratë e lëshuar nga përfaqësia konsullore e vendlindjes e pranishme në Itali.

Pas merr nulla ostën duhet ta legalizojë atë në pefekturën e qytetit ku ndodhet konsullata. Vetëm pasi të ketë siguruar këtë certifikatë dy bashkëshortët e ardhshëm mund të shkojnë në Komunë e të ndjekin rrugën normle të nevojshme për celebrimin e martesës (të kërkojnë shpalljen e të presin 11 ditë për të lidhur martesë).

Shtetasi i huaj, pasi martohet me një shtetas italian, nuk mund të përzihet nga territori italian e ka të drejtën e lëshimit të një dokumenti qëndrimi (neni 19, paragrafi 2, germa c) e dekretit legjislativ nr. 286/1998). Më saktësisht në këtë rast i huaji ka të drejtën e “Kartës së qëndrimit të një familjari të një qytetari të BE-së” (dekreti legjislativ nr. 30/2007).

Pas lidhjes së martesës, dy bashkëshortët duhet të shkojnë drejtpërdrejt në Zyrën për Imigracionin në Kuesturë, pa përdorur kompletin postar të formularëve, pasi ministria e Brendshme u aka dhënë vetëm Kuesturave kompetencën për shqyrtimin e kërkesave të lëshimit e të përtëritjes së kastave të qëndrimit për familjarët e qytetarëve të BE-së.

Kërkesës për “Kartë qëndrimi” i duhet bashkangjitur:
- 1 pullë-taksë prej 16 euro;
- 4 fotografi të formatit teserë;
- fotokopje të pasaportës së qytetarit jokomunitar;
- fotokopje të certifikatës së martesës;
- deklaratë të marrjes në ngarkim e bërë nga shtetasi italian në favor të bashkëshortit  të shtetasit të huaj. Deklaratës i bashkangjitet një fotokopje e dokumentit të identitetit të bashkëshortit italian.


Pasi merr kërkesën, Kuestura kryen kontrollet e nevojshme pranë vendbanimit të deklaruar nga çifti për të verifikuar bashkëjetesën efektive të bashkëshortëve.  

“Karta e qëndrimit për familjarët e një shtetasi të BE-së” i lejon mbajtësit të kryejë çdo lloj pune, të regjistrohet në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar dhe në përgjithësi të barazohet me qytetarin italian përsa i përket gëzimit të të drejtave civile.

Kjo kartë është e përtëritshme për sa kohë përmbushet kriteri i martesës. Dhe në rast ndarjeje apo vdekjeje të bashkëshortit italian, i huaji jokomunitar ruan të drejtën e qëndrimit në prani të disa kushteve, si për shembull, të ketë qëndruar në mënyrë të vazhdueshme për 5 vjet në territorin italian (neni 12 i dekretit Legjislativ 30/2007).

Por nëse i huaji nuk përmbush kushtet për të ruajtur kartën e qëndrimit, ajo mund të konvertohet në leje qëndrimi për motive pune të pavarur, të varur, studime apo pritje punësimi, nëse përmbush kriteret e parashikuara nga ligji për të marrë një nga këto lloje lejesh (të ketë një kontratë pune apo të ndjekë një kurs studimesh).

Avv. Mascia Salvatore

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Me kartën e qëndrimit italiane, mund të shkoj për punë në një vend tjetër të BE-së?

$
0
0
Kam lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë e më është ofruar një kontratë pune në Francë. Mund të shkoj të punoj atje me lejeqëndrimin që kam të lëshuar nga Italia?

Sipas direktivës BE 109 të vitit 2003, të huajt me leje qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë (e ashtuquajtura karta e qëndrimit) mund të punojnë e të studiojnë në një vend tjetër evropian.

Duhet mbajtur parasysh që çdo vend i BE-së kur aplikon këtë direktivë përcakton disa kritere që i huaji duhet të respektojë, ndaj është e këshillueshme që përpara se i interesuari me kartë qëndrimi të transferohet në një vend tjetër të BE-së të kontaktojë përfaqësinë diplomatike të atij vendi në Itali.

Mes kritereve të kërkuara nga vendet e BE-së, janë kontrata e punës, regjistrimi efektiv në një kurs studimesh apo formimi profesional, ose dëshmimi i burimeve ekonomike të nevojshme për qëndrimin. Madje, shpesh duhet dëshmuar edhe të pasurit e një strehimi dhe mbulimi shëndetësor përpara transferimit.

Autoritetet përgjegjëse për imigracionin e vendit tjetër evropian, pasi pranojnë kërkesën e qëndrimit, lëshojnë një leje qëndrimi të zakonshme sipas aktivitetit për të cilin shkohet. Kjo nuk do të thotë që i huaji humbet lejeqëndrimin BE të lëshuar në Itali. I huaji humbet lejeqëndrimin BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar në Itali vetëm nëse merr një të barasvlefshëm në vendin ku shkon ose në rast se qëndron për një kohë të gjatë jashtë territorit italian apo jashtë Bashkimit Evropian.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it
 

Lexo edhe:
Me kartën e qëndrimit të një shteti tjetër të BE-së, mund të vij për punë në Itali?
Kam kartën e qëndrimit, për sa kohë mund të qëndroj jashtë Italisë?

 

 

Me kartën e qëndrimit të një shteti tjetër të BE-së, mund të vij për punë në Itali?

$
0
0
Kam leje qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga Greqia. Dëshiroj të vij të punoj në Itali apo në një vend tjetër evropian. Si veprohet?

Direktiva Evropiane 2003/109/CE (e pranuar nga Italia nga dekreti legjislativ nr. 3 i vitit 2007) u njeh një status të mirëfilltë evropian shtetasve jokomunitarë që rezultojnë ligjërisht të pranishëm në territorin e një prej vendeve të BE-së prej të paktën pesë vjetëve rresht. Por çdo vend Evropian, në pranimin e direktivës, ka përcaktuar kushtet e procedurat e veta, gjithnjë duke respektuar parimin e trajtimit të njëjtë në të gjithë territorin evropian, pavarësisht nga vendi i BE-së i rezidencës.

Njohja e statusit evropian të gjithë qytetarëve titullarë të një lejeje qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë, e njohur ndryshe si “karta e qëndrimit” vlen në të gjitha vendet e BE-së me përjashtim të Danimarkës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.

Në Zvicër, Islandë, Norvegji dhe Liechenstein, shtete që nuk bëjnë pjesë në BE, edhe pse është e mundur të qarkullohet për maksimumi 90 ditë nëse dikush ka një leje qëndrimi të një vendi të BE-së, nuk aplikohet direktiva e për rrjedhojë nukështë i mundur transferimi për periudha më të gjata se tre muaj.

Çdo shtetas jokomunitar titullar i një lejeje qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë mund të qarkullojë lirisht në Evropë edhe për periudha më të gjata se 90 ditë. Por nëse vendos të stabilizohet në një Shtet anëtar i BE-së, duhet më parë të verifikojë cilat janë rregullat e brendshme, të nxjerra nga vetë ai shtet. Për t'u informuar mbi qëndrimin e mundshëm në një vend tjetër anëtar është e këshillueshme të kontaktohet Zyra përkatëse për të Huajt, autoritetet konsullore ose të vizitohen faqet internet institucionale të vendit ku i interesuari dëshiron të shkojë.

Sidoqoftë, leja e qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë do të zëvendësohet nga një leje qëndrimi për studime apo punë me mënyrat e përcaktuara nga Shteti evropian.

Si funksionon në Itali?

Në Itali është neni 9 bis i Dekretit Legjislativ 286/1998 ai që parashikon që shtetasi jokomunitar me leje qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga një shtet anëtar mund të kërkojë të qëndrojë në Itali për periudha mbi 90-ditëshe për këto arsye:

- për të zhvilluar punë të varur ose autonome duke përmbushur kriteret e parashikuara nga ligji kombëtar;

- për të ndjekur kurse studimi apo formimi profesional.

Për t'u punësuar duhet të ketë një autorizim nga Sporteli Unik për Imigracionin, të ashtuquajturën "nulla-osta". Ky autorizim duhet të kërkohet edhe nëse i interesuari dëshiron të vetëpunësohet. Por numri vjetor i autorizimeve i nënshtrohen një kufiri maksimal: është dekreti i Flukseve që shpallet nga Qeveria Italiane që parashikon edhe numrin maksimal të lejeve të qëndrimit për punë që mund t'u lëshohen mbajtësve të lejeve të qëndrimit BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Por përveç këtyre rasteve, lejohet të qëndrojnë në Itali edhe ata që dëshmojnë se kanë burime ekonomike të përshtatshme për një shumë mbi 17 mijë euro në vit (dyfishi i shumës minimale të parashikuar për mospagimin e shërbimit shëndetësor) dhe një sigurim mjekësor.

Titullari i lejes së qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë, pasi kryen të gjitha formalitetet dhe pasi bën procedurat e parashikuara për të ndjekur një kurs studimesh apo për të punuar, duhet të kërkojë lejen që i korrespondon motivit të qëndrimit në Itali. Për punë, pasi merr Nulla-ostën nga Sporteli Unik, ky i lëshon formularin e përpiluar që i interesuari duhet t'i nisë Kuesturës përmes një Sporteli të postave italiane. Në rastet e tjera, i huaji duhet të pajiset personalisht me kompletin e formularëve dhe t'ia nisë atë Kuesturës nga një sportel poste.

Edhe familjari i mbajtësit të një lejeje qëndrimi BE për qëndruesit afatgjatë të lëshuar nga një shtet tjetër anëtar mund të hyjë në Itali e të kërkojë leje qëndrimi për motive familjare. Por këtë mund ta bëjë vetëm nëse përpara transferimit bashkëjetonte me titullarin e lejes dhe nëse përmbushen kushtet e parashikuara nga neni 23 i Dekretit Legjislativ 286/1998 lidhur m bashkimet familjare (lidhja familjare, të ardhurat e strehimi i përshtatshëm). Për të kërkuar këtë lloj lejeje duhet të paraqitet në Kuesturë bashkë me familjarin mbajtës të lejes së qëndrimit BE.

Kuestura, pasi shqyrton kërkesën, lëshon një leje qëndrimi të përkohshme, të përtëritshme, pa tërhequr ama lejeqëndrimin BE që i huaji ka, por do të informojë pikën italiane të kontaktit Drejtoria Qendrore e Imigracionit e Ministrisë së Brendshme.

Shtetasi jokomunitar, me lëshimin e lejes së qënddrimit, e ruan statusin e qëndruesit afatgjatë në Shtetin anëtar të BE-së nga vjen deri kur vendos të marrë të njëjtin status edhe në Itali.

Në fakt, në çastin kur mbajtësi i lejes së qëndrimit të lëshuar nga Italia përmbush kriteret për lëshimin e lejes së qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë (neni 9 i Dekretit Legjislativ 286/1998) ai mund të marrë edhe këtu një leje qëndrimi afatgjatë . për këtë do të lajmërohet edhe Shteti anëtar që i kishte lëshuar lejeqëndrimin BE të mëparshëm.  

Avv. Mascia Salvatore/Stranieriinitalia.it

Lexo edhe: Me kartën e qëndrimit italiane, mund të shkoj për punë në një vend tjetër të BE-së?


Mëse 30.700 shqiptarë me biznes në Itali. 76% në sektorin e ndërtimeve

$
0
0
Ndër 335.447 të huajt jokomunitarë që kanë një aktivitet privat në Itali, shqiptarët renditen të tretët, pas marokenëve dhe kinezëve. Në fund të vitit 2014, ndërmarrjet e shqiptarëve janë 327 më shumë se një vit më parë

Romë, 12 prill 2015 – Ndoshta për faj të krizës kur është e vështirë të punësohesh diku, ndoshta falë prirjes për të punuar më vete, fakt është që numri i bizneseve individuale me titullarë shqiptarë në veçanti dhe të huaj në përgjithësi shtohen nga viti në vit. E kundërta është e vërtetë për italianët. Në këtë përfundim arrin Unioncamere duke analizuar regjistrat e Dhomave të Tregtisë.

E  thënë në shifra, në fund të vitit 2014 numërohen 335.447 biznese individuale me titullar një të huaj, 19.733 më shumë se një vit më parë. Bizneset e shqiptarëve kanë arritur në 30.703 dhe në një vit janë shtuar me 327.

Ndër komunitetet e të huajve, shqiptarët renditen të tretët për numër biznesesh, pas marokenëve (me 64.300 sipërmarrje) dhe kinezëve (47.020).

Sektori që sheh përqendrimin më të lartë të sipërmarrjeve të shqiptarëve, mbi 75%, dhe ku ata renditen të parët mes jokomunitarëve, mbetet ndërtimi, në të cilin punojnë 23.296 shqiptarë. Përsa u përket sektorëve të tjerë ku shqiptarët renditen ndër pesë komunitetet e para për numër sipërmarrjesh, rezulton që 1.140 shqiptarë kanë bizneset e tyre në industri, 1.049 në hoteleri e turizëm, 588 në bujqësi e peshkim, 560 në transport e magazinim, 1.604 në agjenci udhëtimesh, shërbimesh për ndërmarrjet dhe shërbime të tjera.

 

K.B. Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Të martuar por nuk bashkëjetojmë. A ka problem për kartën e qëndrimit?

$
0
0
Jam italian i martuar me një të huaj që duhet të përtërijë kartën e qëndrimit për familjarë të BE-së. Nuk bashkëjetojmë për motive pune, a do t’i hapin problem në Kuesturë?

Romë, 13 prill 2015 – Karta e qëndrimit për familjarët e qytetarëve të BE-së që nuk kanë shtetësinë e një vendi anëtar të Evropës u lëshohet atyre që kanë lidhur martesë me një shtetas komunitar apo familjarëve të tij (bijve deri në 21 vjeç, prindërve, apo familjarëve “të tjerë” që janë në ngarkim të komunitarit).

Sa më sipër nuk bazohet në tekstin unik për imigracionin (dekreti legjislativ 286/98) por në dekretin legjislativ 30 të vitit 2007, me të cilin Italia ka përvetësuar Direktivën nr. 2004/38/BE mbi “të drejtën e qytetarëve të Evropës dhe të familjarëve të tyre të lëvizin e të qëndrojnë lirisht në territorin e vendeve anëtare”.

Dekreti legjislativ 30/2007 zbatohet edhe për familjarët jokomunitarë të qytetarëve italianë, nëse ai është më i favorshëm se normat e parashikuara nga dekreti legjislativ 286/98.

Kjo premisë është shumë e rëndësishme asi po të aplikohej teksti unik i imigracionit, bashkëjetesa e bashkëshortëve do të ishte kusht i domosdoshëm për lëshimin e dokumentit të qëndrimit bashkëshortit të qytetarit italian. Mospërmbushka e kushtit nga një çast i caktuar do të sillte në fakt tërheqjen apo mospërtëritjen e dokumentit të qëndrimit.

Kështu, në bazë të dekretit legjislativ 30/2007, për përtëritjen e kartës së qëndrimit për familjarët e qytetarëve të BE-së nuk duhet të bëhet asnjë kontroll për verifikimin e bashkëjetesës së çiftit. Kuestura mund të kontrollojë për të verifikuar nëse martesa është e vërtetë apo është lidhur për qëllime përfitimi, por nuk mund të gjykojë mbi zgjedhjet që çifti bën për jetën e vet.

Kërkuesi i lëshimit apo përtëritjes së kartës së qëndrimit si bashkëshort i shtetasit italian, duhet vetëm të provojë të qenët bashkëshortë, duke paraqitur veç të tjerash edhe certifikatën e martesës ose atë familjare.

Kërkesës që paraqitet në Kuesturë i duhet bashkangjitur:

1) Fotokopje e pasaportës apo e një dokumenti tjetër të barasvlefshëm;
2) Dokumentacion që dëshmon lidhjen martesore;
3) Fotografia e aplikuesit.

Bashkëshorti i qytetarit italian apo i një shteti tjetër të BE-së ka të drejtën e përtëritjes së kartës së qëndrimit edhe nëse nuk bashkëjeton me qytetarin italian apo komunitar, parim ky që tashmë është konsoliduar e pohuar edhe nga organet e drejtësisë.

Edhe në rast se nuk ka më bashkëjetesë pas disa viteve martesë të dëshmuara edhe nga dokumentet e mëparshme të qëndrimit për motive familjare lëshuar bashkëshortit jokomunitar, ky fakt nuk do të përbëjë rrethanë të mjaftueshme për mospërtëritjen e dokumentit të qëndrimit, pasi lidhja martesore nuk mund të konsiderohet fiktive.

Lidhja martesore që zgjat për më shumë se pesë vjet i jep të drejtën bashkëshortit jokomunitar edhe të fitojë të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Itali. Kjo në bazë të nenit 14 të Dekretit legjislativ nr. 30/2007, me kusht që të mos verifikohet vdekja, largimi i qytetarit komunitar nga Italia, ndarja apo anullimi i martesës.

Avv. Mascia Salvatore, Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Bonus bebe. Botohet rregullorja zbatuese

$
0
0
80 euro në muaj për tre vjet për famijet, edhe të imigrantëve, ku ka lindur një fëmijë. Kërkesat do të paraqiten online, sapo INPS të vendosë kur do të nisin procedurat

Romë, 13 prill 2015 – Më në fund, i shumëprituri “bonus bebe” po vjen në jetë.

Të premten e shkuar, më 10 prill, është botuar në Gazetën Zyrtare dekreti me rregulloren zbatuese për kontributin  e ri që Shteti u jep familjeve në të cilat lind apo birësohet një fëmijë. Tani mungon vetëm miratimi i INPS-it, e më pas do të mund të paraqiten kërkesat.

Bonusi nuk është tjetër veçse një çek 80-eurosh në muaj nga lindja deri në mbushjen e 3 vjeçëve, ose nga dita e ardhjes në bërthamën familjare të fëmijës së birësuar për tre vjet rresht. Bonusi u takon familjeve që kanë “tregues të situatës ekonomike të barasvlefshme” (ISEE) jo më të lartë se 25 mijë euro në vit, por nëse ISEE është maksimumi 7 mijë euro, shuma e bonusit dyfishohet në 160 euro në muaj.

Bonusi do të jetë një ndihmë edhe për shumë imigrantë. Në fakt, u takon familjeve ku mami dhe/ose babi janë italianë, qytetarë të BE-së apo qytetarë jokomunitarë, me kusht që të kenë lejen e qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë, të ashtuquajturën karta e qëndrimit.

Kërkesa duhet t’i paraqitet online INPS-it brenda 90 ditëve nga lindja/birësimi, ose brenda 90 ditëve nga ardhja në fuqi e dekretit (kjo e fundit vlen nevojitet për t’u dhënë mundësinë e bonusit edhe prindërve të fëmijëve të lindur nga 1 janari 2015 deri më sot, që mund të marrin edhe shumat e prapambetura). Kush paraqet kërkesën me vonesë do të kenë të drejtën e bonusit, por vetëm nga muaji i paraqitjes së kërkesës dhe jo a ii lindjes/birësimit të fëmijës.

Tani topi i kalon INPS-it, që duhet të nxjerrë formularët e procedurat e detajuara për paraqitjen e kërkesave online. Kur? Dekreti e thotë qartë “brenda 15 ditëve”, por duke parë vonesën e deritanishme për shpalljen e dekretit shpresohet që INPS të nxitojë e çasti kur të mund të paraqitet kërkesa të jetë sa më afër.

Lexo në italisht:

DECRETO DEL PRESIDENTE DEL CONSIGLIO DEI MINISTRI 27 febbraio 2015 Disposizioni necessarie per l'attuazione dell'articolo 1, comma  125, della legge 23 dicembre 2014, n. 190, recante: «Disposizioni  per  la formazione del bilancio annuale e pluriennale dello Stato (legge  di stabilita' 2015)», che prevede un assegno al fine di  incentivare la natalita' e contribuire alle spese per il suo sostegno. (15A02749) (GU n.83 del 10-4-2015)

 

Bonus bebe. “U duhet dhënë të gjithë imigrantëve me leje qëndrimi të vlefshme për punë"

$
0
0
ASGI u shkruan kryeministrit Renzi dhe INPS-it. “Kriteri i kartës së qëndrimit është i paligjshëm, duhet të zbatohen normativat evropiane

Romë, 15 prill 2015 – Edhe imigrantëve jokomunitarë kanë të drejtën e bonusit për të sapolindurit, por vetëm nëse kanë në xhep kartën e qëndrimit, thotë ligji i stabilitetit. Por ky kufizim është “i paligjshëm”, ngre zërin Shoqata për strudimet juridike mbi imigracionin (ASGI), ndaj duhet hequr.  

Nuk mund të thuhet që Qeveria e Parlamenti nuk ishin paralajmëruar. Ndërsa shkruanin e miratonin normat për “bonusin bebe”, ASGI u kish kujtuar që normat evropiane parashikojnë shtrirjen e përfitimeve të lëtij lloji edhe refugjatëve politikë, atyre që gëzojnë mbrojtje humanitare, titullarëve të Kartës Blu dhe, një kategorie padyshim shumë të gjerë, të gjithë titullarëve të një lejeje qëndrimi të vlefshme për të punuar.

Por apelit nuk ia vuri veshin njeri. Kështu, tani që po përcaktohen rregullat për paraqitjen e kërkesave, ASGI përtërin apelin duke i shkruar drejtpërdrejt Matteo Renzit dhe presidentit të INPS-it Tito Boerit, duke lënë të nënkuptohet që nëse nuk marrin masa çështja do të përfundojë në gjykatë.

Në letër, ASGI rendit një seri normash evropiane që nuk zbatohen. Ja cilat janë:

“- neni 12 i direktivës 2011/98/BE që përcakton barazinë e trajtimit me shtetasit italianë të të gjithë të huajve me leje qëndrimi për punë apo që u lejon të punojnë (pra aktualisht lejeqëndrimi unik sipas dekretit legislative 40/2014) në përfitimin e të gjitha ndihmesave të disiplinuara nga Rregullorja BE 883/2004 (mes të cilave bëjnë pjesë edhe asistenca familjare e çeku i shtatzënisë);

- neni 29 i direktivës 2011/95/BE  që parashikon barazinë në trajtim të titullarëve të statusit të refugjatit politik apo të mbrojtjes humanitare (për këta të fundit direktiva lejonte kufizimin e barazisë në shërbimet esenciale por neni 27 i dekretit legjislativ nr. 18 i 21 shkurtit i transpozimit të direktivës ka parashikuar një barazi të plotë edhe për këtë kategori);

-  neni 14 i direktivës 2009/50 parashikon që mbajtësit e “Kartës blu” (pra të lejes së qëndrimit për të huajt me kualifikim të lartë) të përfitojnë një trajtim të njëjtë me atë që u rezervohet qytetarëve të Shtetit anëtar që e ka lëshuar kartën, për sa u përket dispozitave ligjore lidhur me sektorët e sigurisë sociale të përcaktuara nga rregullorja KEE nr. 1408/71, mes të cilave hyjnë edhe çeqet familjare”.

Shoqata thekson se këto rregulla "përmbajnë parashikime të pakushtëzuara dhe mjaft të sakta dhe për këtë arsye janë drejtpërdrejt të zbatueshme në të gjitha Shtetet Anëtare", madje "mbizotërojnë, në rast konflikti, mbi rregullat kombëtare”."INPS-i, i cili do të lëshojë materialisht bonusin dhe po shkruan qarkoren që do t’i hapë rrugën dorëzimit të kërkesave, duhet të parashikojë shtrirjen e edhe kategorive të imigrantëve që deri tani rezultojnë të përjashtuar, edhe me qëllim që “të shmangë një çështje gjyqësore të madhe”.

Jam student. Mund të regjistrohem në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar

$
0
0
Po përtërij lejen e qëndrimit për studime. Mes kritereve më kanë kërkuar edhe një sigurim shëndetësor që më ka skaduar. Në vend të sigurimit mund të regjistrohem në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar?

Për të kërkuar lëshimin apo përtëritjen e lejes së qëndrimit për studime, kërkuesi duhet të dëshmojë se ka një sigurim shëndetësor që ta sigurojë në rast sëmundjeje, fatkeqësie apo shtatzënie. Kjo kërkohet në mënyrë që student i huaj të mos rëndojë mbi Shërbimin Shëndetësor Kombëtar Italian (SSN) pa dhënë asnjë kontribut në shpenzimet për shëndetësinë. Në rast se përfiton nga shërbimet shëndetësore përmes SSN-së, pa qenë i regjistruar, ashtu si çdo i paregjistruar, edhe studenti i huaj duhet të paguajë tarifat e përcaktuara nga Krahina e Provinca kompetente.

I huaji titullar i një lejeje qëndrimi për studime që dëshiron të përfitojë nga SSN mund të regjistrohet në mënyrë vullnetare duke derdhur kontributin e kërkuar nga autoritetet e shëndetësisë. Derdhja e shumës bëhet përmes një llogarie rrjedhëse postare ose me modelin F24 të caktuar nga Krahina apo Provinca ku është resident apo ka vendbanimin i interesuari.

Duhet mbajtur parasysh që regjistrimi vullnetar i referohet vitit, nga 1 janari deri më 31 dhjetor. Kjo do të thotë që pavarësisht periudhës së vitit kur i huaji bën regjistrimin, shuma që paguan është e njëjta dhe deri në fund të atij viti, pasi është e pamundur të paguash vetëm një pjesë të vitit dhe sigurimi nuk ka efekte mbrapavepruese.

Për studentin pa familjarë në ngarkim e që nuk ka të ardhura të tjera veç atyre që i vijnë nga ndonjë bursë e mundshme studimi, shuma që duhet paguar është 149,77 euro në vit. Për studentin me familjarë në ngarkim (p.sh. bashkëshorte apo bij) me qëndrim të rregullt në Itali, shuma llogaritet në bazë të të ardhurave dhe, gjithsesi, nuk mund të jetë më e ulët se 387,34 euro.

I huaji i regjistruar në SSN, rezulton në listat e pacientëve të ASL-it (ndërmarrja shëndetësore lokale) të zonës ku jeton, e bashkë me të edhe të gjithë familjarët që ai ka në ngarkim të regjistruar. Në rast të ndryshimit të rezidencës, i interesuari duhet t’ia komunikojë ASL-it, në mënyrë që të përfitojë nga Shërbimi shëndetësor edhe në vendbanimin e ri. Kush është i regjistruar mund të përfitojë shërbimin shëndetësor me pagesën e të ashtuquajturit ticket që ndryshon në bazë të disa kushteve dhe të të ardhurave.

Me pak fjalë, për të përmbushur kriterin e sigurimit mjekësor, për përtëritjen e lejes së qëndrimit për studime, i huaji ka dy mundësi zgjedhjeje:

1. Të lidhë një sigurim privat të vlefshëm në territorin Italian, me një institut italian apo të huaj, që ta mbulojë në rast sëmundjeje, fatkeqësie apo shtatzënie, të vlefshëm për të gjithë periudhën e qëndrimi;

2. Të regjistrohet në mënyrë vullnetare në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar italian.

Maria Elena Arguello/stranieriinitalia.it

Viewing all 350 articles
Browse latest View live