Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all 350 articles
Browse latest View live

Shtetësia. Po të bëhem italiane, e humbas mbiemrin e tim shoqi që mbaj prej vitesh?

$
0
0
Jam një grua shqiptare e martuar prej shumë vitesh e tani pres të marr shtetësinë italiane. Është e vërtetë që do të më regjistrojnë si italiane me mbiemrin e vajzërisë?

Shumë gra, në bazë të ligjeve të shtetit prej nga vijnë, apo për një zgjedhje të tyren, kanë ndërruar mbiemër pas martese. Kështu në Itali janë pajisur me dokumente qëndrimi, kod fiskal e me të gjitha dokumentet e tjera me mbiemrin e të shoqit. Në çastin e paraqitjes së kërkesës për shtetësinë në këtë rast certifikata e aktit të lindjes dhe dokumentet e tjera kanë mospërputhje pasi e para duhet të përmbajë mbiemrin e vajzërisë, ndërkohë që të tjerat janë me mbiemrin e të shoqit. Nëse ndodh kështu, e interesuara duhet të marrë në konsullatë një deklaratë që dëshmon se është i njëjti person.

Për sa i përket dekretit të dhënies së shtetësisë, ai i lëshohet gruas me mbiemrin e vajzërisë, pra me atë që ajo ka pasur para martese, sepse ligji në fuqi parashikon që qytetari i huaj bëhet italian me emrin e mbiemrin e tij fillestar, siç janë në aktin e lindjes.

Në këtë pikë, qytetarja e re italiane mund të zgjedhë një nga dy rrugët: ose të ndërrojë të gjitha dokumentet që ka me mbiemrin e të shoqit (kodin fiskal, për shembull) ose të paraqesë kërkesë në Prefekturën kompetente për qytetin ku ka vendbanimin për të ndërruar mbiemrin nga ai i vajzërisë në atë të bashkëshortit.

Së fundi, gruaja ka edhe mundësinë t’i kërkojë zyrës së Gjendjes Civile të Komunës që t’i lëshojë një dëshmi që është një deklaratë ku shënohet ndryshimi i mbiemrit; dokument ky që i shoqëruar nga dekreti i dhënies së shtetësisë italiane, është i dobishëm për të dëshmuar që pavarësisht mospërputhjeve, bëhet fjalë për të njëjtin njeri.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)


Bonus bebe edhe imigrantëve, nëse një prej prindërve ka kartën e qëndrimit

$
0
0
Tetëdhjetë euro në muaj parashikohen për bijtë e italianëve, të shtetasve komunitarë dhe jokomunitarë por qëndrues afatgjatë. Të ardhurat familjare nuk duhet të kapërcejnë 90 mijë euro në vit. Këtë parashikon projektligji i Stabilitetit në Parlament

Romë, 30 tetor 2014 – Tetëdhjetë euro në muaj për tre vjet familjeve në të cilat mbërrin një fëmijë. Është ‘bonusi bebe’ i futur nga Qeveria në projektin e ligjit të Stabilitetit “për të inkurajuar lindshmërinë dhe për të dhënë kontribut në shpenzimet e nevojshme”.

Ndihmën do ta marrin edhe shumë familje imigrantësh. Teksti i mbërritur në Dhomën e Deputetëve, në fakt, flet për “bij shtetasish italianë, ose të një vendi anëtar të BE-së ose të qytetarëve jokomunitarë me leje qëndrimi sipas nenit 9 të dekretit legjislativ nr. 286 të 25 korrikut 1998”. Me pak fjalë, bonusi bebe parashikohet edhe për bijtë e të huajve që kanë lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë, apo kartë qëndrimi.

Shtrirja e të drejtës së bonusit edhe nënave apo baballarëve komunitarë apo jokomunitarë me statusin e qëndruesit afatgjatë nuk është gjest zemërgjerësie i qeverisë por përmbushje e normativave evropiane për shërbimet sociale për të mos i lënë vend ndonjë ankimi të mundshëm për diskriminim. E ndoshta me këtë do të harrohet edhe dallimi i urryer i bonusit bebe i aprovuar në vitin 2006 nga qeveria Berlusconi, që u rezervohej vetëm bijve të italianëve.

Bonusi bebe do të jepet për çdo fëmijë të lindur apo të birësuar nga 1 janari 2015, me kusht që prindërit, gjatë vitit pararendës të kenë pasur të ardhura të përgjithshme bruto jo më të larta se 90 mijë euro. Ky tavan nuk vlen vetëm nëse i sapolinduri është fëmija i pestë (apo më shumë) i familjes.

Çeku prej 80 euro në muaj do të jepet deri në mbushjen e tre vjetëve të fëmijës apo të tre vjetëve të ardhjes së tij në gjirin e familjes (në rastet e birësimeve). Çeku nuk do të arrijë automatikisht në shtëpitë e të sapolindurve, por me kërkesë të paraqitur në INPS nga një prej prindërve, duke ndjekur një procedurë që do të përcaktohet me dekret.

Sidoqoftë, është e udhës të themi që këto informacione akoma nuk janë të sigurta: projektligji i Stabilitetit akoma nuk është aprovuar në Parlament e gjatë rrugëtimit të tij mund të ndryshohet në shumë pika.

In italiano: Bonus bebè anche agli immigrati, se uno dei genitori ha la carta di soggiorno

Bonus bebe edhe imigrantëve. Lega e M5S provojnë t’ua ndalojnë

$
0
0
Një amendament i legistit Calderoli, i mbështetur nga senatorët e Lëvizjes 5 Yjet, kërkonte rezervimin e bonusit vetëm italianëve dhe komunitarëve. Senati e hedh poshtë.

Lejeqëndrim për një vit për ata që humbasin vendin e punësRomë, 30 tetor 2014 – Bonusi bebe, 80 euro në muaj për tre vjet të gjitha familjeve që bëhen me fëmijë, tani për tani ekziston vetëm në letër. Në Parlament ka nga ata që po përpiqen të ndalojnë që ajo shumë e vogël t’u shkojë në ndihmë edhe nënave e baballarëve imigrantë.

Mëngjesin e 30 tetorit Senati ka hedhur poshtë një amendament të legistit Roberto Calderoli që kërkonte pikërisht që bonusi t’u rezervohej vetëm familjeve italiane ose të një shteti anëtar  të BE-së dhe të hiqej e drejta e marrjes së tij edhe nga familjet e imigrantëve me lejeqëndrim afatgjatë, siç parashikon teksti i paraqitur nga qeveria.  

“Kjo dëshmon – bërtet Calderoli – që mazhoranca nuk do t’ia dijë për familjet e fëmijët dhe u jep fonde vetëm për imigrantët. Nga qeveria e nga kjo mazhorancë tradhtarësh të italianëve nuk do të arrijë asnjë ndohmë për familjet e për të sapolindurit por vetëm më shumë taksa pëër t’i përdorur për klandestinët”.

E me sa duket edhe senatorët e Lëvizjes 5 Yjet e mendojnë njësoj si legistët. “Lëvizja 5 Yjet në Senat ka votuar pro amendamentit të Calderolit që propozonte heqjen e të drejtës së bonusit bebe jokomunitarëve” shkruan senatorja PD Rosa Maria Di Giorgi, e pranishme në votim.

“U mësuam tashmë me racizmin e shfrenuar të shprehur nga legistët – vazhdon Di Giorgi – por që senatorët e Lëvizjes 5 Yjet të binin pre e këtyre provokimeve na lë sinqerisht pa fjalë. Kushedi sa zgjedhës që kanë votuar për Grillon e që shpresnin në një ndryshim të vërtetë tani e mësuan që përfaqësuesit e tyre në Parlament votojnë bashkë me Legën”.

Sanatoria. Nisin kontrollet mbi kontributet, por mund të paguhen me këste

$
0
0
Do të mjaftojë pagesa e një kësti për të mbyllur procedurën e sanatores. Udhëzimet e reja të ministrisë së Brendshme dhe asaj të Punës

Romë, 30 tetor 2014 – Kanë kaluar mbi dy vjet nga sanatoria e fundit, por janë akoma të shumtë ata punëdhënës e punonjës që akoma presin përgjigje. Nga fundi i tetorit ministria e Brendshme dhe ajo e Punës janë kujtuar të nxjerrin disa udhëzime të reja lidhur me shqyrtimin e kërkesave.

Mes kushteve të kërkuara për sanatoren, apo për legalizimin e punonjësve të huaj pa lejeqëndrim, ishte edhe derdhja nga anë e punëdhënësve e kontributeve shoqërore për të paktën gjashtë muaj e sidoqoftë për të gjithë periudhën e kohëzgjatjes së marrëdhënies së punës deri në nënshkrimin e kontratës së qëndrimit. Sa punëdhënës kanë vazhduar të paguajnë kontributet nga viti 2012 deri më sot?

Për ta zbuluar, lexohet në qarkore, ministria e Brendshme i ka nisur INPS-it listën e kërkessave të legalizimit të punës së varur  bashkë me kodet fiskale të punonjësve. Instituti i sigurimeve shoqërore mund të verifikojë nëse ka “boshllëqe” në derdhjen e kontributeve e rezultati do t’i komunikohet Sporteleve Unike për Imigracionin.

Duke pasur parasysh kohën e gjatë që ka kaluar nga paraqitja e kërkesave të sanatores, shpjegon qarkorja, “shumat duhet të jenë të konsiderueshme”. Në rast se bien në sy parregullsi, Sporteli Unik do t’i nisë paralajmërim punëdhënësit, duke i kërkuar të paguajë detyrimet. Derdhja e detyrimeve të prapambetura “mund të bëhet edhe me këste”.

Do të mjaftojë pagesa e këstit të parë për përmbylljen e procedurës së legalizimit me lëshimin e lejes së qëndrimit për punë të varur punonjësit të huaj. E nëse punëdhënësi nuk përmbush edhe kushte të tjera apo nëse marrëdhënia e punës është ndërprerë, unonjësit të huaj mund t’i lëshohet një leje qëndrimi për pritje punësimi.

Shkarko qarkoren:
Circolare 24 ottobre 2014, n. 5698. Emersione da lavoro irregolare ex art. 5 decreto legislativo 16 Luglio 2012, n. 109. Precisazioni ed indicazioni operative.

Soggiorno per motivi familiari in scadenza. Se mi separo, posso rinnovare il permesso?

$
0
0
Ho un permesso di soggiorno per motivi familiari che scade a breve ma da qualche mese io e mio marito ci siamo separati. Posso rinnovare il soggiorno?

31 ottobre 2014 – La fine del rapporto coniugale non comporta effettivamente la perdita del permesso di soggiorno. Infatti, nel caso di separazione legale o di scioglimento del matrimonio, il titolare di un permesso di soggiorno per motivi familiari può presentare la richiesta di conversione del proprio soggiorno in uno per motivi di lavoro oppure di studio.

La richiesta di conversione si presenta alla Questura, compilando il kit delle poste e allegando tutta la documentazione prevista per il tipo di permesso di soggiorno che si intende richiede: per motivi di lavoro o di studio. Se si presenta la richiesta per motivi di lavoro, si può fare la domanda sia per lavoro subordinato oppure per lavoro autonomo.

È fondamentale che il richiedente, per il rilascio del nuovo titolo di soggiorno, dimostri di avere una disponibilità di reddito proveniente da fonti lecite, siano queste da lavoro oppure rendite, per un importo lordo annuo pari all’importo dell’assegno sociale dell’anno di riferimento (per il 2014, l’importo è € 5.818,93). Bisogna considerare un importo maggiore nel caso in cui ci siano dei carichi familiari presenti nel soggiorno, che sono gli stessi parametri reddituali previsti per il ricongiungimento familiare. Non è richiesto che il reddito sia già stato conseguito prima, bensì che sia conseguito dal momento in cui si presenta la domanda di conversione.

Dato che il permesso di soggiorno per motivi familiari, nel corso della sua validità, consente lo svolgimento di qualsiasi attività lavorativa o di studio, lo straniero non ha problemi per essere assunto, aprire un’attività in proprio oppure iscriversi ad un corso di formazione con quel titolo di soggiorno. Ciò vuol dire che nel caso di separazione, lo straniero titolare di un permesso di soggiorno per motivi familiari in corso di validità, può tranquillamente iniziare la nuova attività, lavorativa o di studio, prima di presentare la domanda di conversione del titolo di soggiorno.

Maria Elena Arguello, Stranieriinitalia.it

 

Flukset. 15 mijë hyrje për të marrë një profesion në Itali

$
0
0
Përfituesit e këtij dekreti fluksesh do të mund të ndjekin një kurs formimi apo të kryejnë një praktikë punë në Itali. Për të parën herë dekreti është trevjeçar, 2014-2016

Roma, 4 nëntor 2014 – 15 mijë viza për studime për shtetas të rinj të huaj që duan të vijnë në Itali për të marrë një zanat. Këtyre të huajve u hapen dyert falë një dekreti të ministrisë së Punës të miratuar bashkë me ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme, që autorizon hyrje të reja për ndjekje kurse formimi profesional apo për të përmbyllur në Itali me një praktikë pune një formim të nisur në vendlindje.  E për të parën herë dekreti nuk është vjetor por trevjeçar, pra kuotat e tij mund të përdoren nga viti 2014 deri në 2016-tën.

Në një kohë kur flukset për punë janë praktikisht të bllouara për shkak të krizës ekonomike, pikërisht formimi profesional mbetet një ndër të paktat kanale akoma të hapura për të hyrë në Itali. E ndoshta edhe për të qëndruar: në fund të këtij rrugëtimi formimi profesional, kush gjen një ndërmarrje që e punëson, mund të konvertojë lejen e tij për studime në nj lejeqëndrim për punë të varur.

Dekreti, i nënshkruar më 25 qershor dhe i botuar në Gazetën Zyrtare më 1 nëntor, i ndan kuotat e hyrjeve si më poshtë:

- 7.500 mijë hyrje do të jenë për ata që marrin pjesë në kurse formimi, të organizuara nga ente të akredituara, që mund të zgjasin 2 vjet e që duhet të parashikojnë lëshimin e një kualifikimi apo të një dëshmie mbi kompetencat e fituara.

- 7.500 mijë hyrjet e tjera do të jenë për ata që duan të bëjnë praktika pune, që duhet të zhvillohen sipas një projekti të miratuar nga autoritetet kompetente, të ndryshme nga Krahina në Krahinë, nga ente të përcaktuara me ligj si për shembull, Qendrat e Punësimit, shkolla, universitete, apo organizma pa qëllim fitimi.

Të huajt që duan të përfitojnë nga ky dekret fluksesh duhet të paraqiten në konsullatën italiane në vendlindje ku, bashkë me kërkesën e vizës, të dorëzojnë edhe dokumentacionin lidhur me kursin apo praktikën e punës që do të ndjekin në Itali, që duhet të jetë i aprovuar nga zyra kompetente krahinore.

Kush vjen në Itali përmes këtij kanali ka të drejtën e një lejeje qëndrimi për studime.

Shkarko:
MINISTERO DEL LAVORO E DELLE POLITICHE SOCIALI
DECRETO 25 giugno 2014 
Determinazione del contingente triennale 2014/2016 per l'ingresso nel
territorio nazionale di cittadini stranieri per la  partecipazione  a
corsi di formazione professionali e tirocini formativi

Testi i italishtes për lejeqëndrimin me pikë vlen edhe për kartën e qëndrimit?

$
0
0
Kur kam ardhur në Itali kam nënshkruar marrëveshjen e integrimit në Prefekturë. Doja të dija nëse testi i italishtes që o të bëj për lejeqëndrimin me pikë është i njëjti me atë që bëjnë ata që kërkojnë lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë?

Romë, 12 nëntor 2014 – Në qarkoren 5923/2014 të ministrisë së Brendshme, sqarohet që testi i mbrojtur për qëllim të verifikimit të përmbushjes së kritereve të Marrëveshjes së Integrimit nuk është i vlefshëm për të kërkuar më pas lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë, apo të ashtuquajturën kartë qëndrimi.

Arsyeja pse testi nuk është i vlefshëm për dy dokumentet qëndron në faktin se qoftë qëllimi i mbajtjes së testit qoftë përmbajtja e tij nuk janë të njëjtë. Në fakt, testi që i huaji bën për të marrë pikët e parashikuara nga marrëveshja e integrimit, ka për qëllim verifikimin jo vetëm të njohurive mbi gjuhën por edhe njohjen e “kulturës qytetare dhe të jetës civile në Itali”, njohuri që mund të kompensojnë njëra tjetrën. Për lejeqëndrimin me pikë, mjafton fakti i njohjes së mjaftueshme  kulturës qytetare dhe të jetës civile në Itali, për të konsideruar të kaluar edhe testin e gjuhës, por vetëm për nivelin A2 (italishte e folur). Ndërsa për kartën e qëndrimit, testi kërkon të verifikojë vetëm njohuritë mbi gjuhën italiane që duhet të jenë patjetër jo më të ulëta se niveli A2 (italishte e shkruar dhe e folur).

Sa më sipër do të thotë që i huaji që bën testin për marrëveshjen e integrimit e që në të ardhmen do të kërkojë lejen e qëndrimit BE për qëndrues afatgjatë, duhet të bëjë sërish testin e italishtes të parashikuar për lëshimin e këtij dokumenti, ose të tregojë se ka një diplomë që certifikon njohuritë mbi gjuhën italiane në nivel jo më të ulët se A2, të lëshuar nga një ent i autorizuar nga ministria e Arsimit.

Maria Elena Arguello, Stranieriinitalia.it
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Falja e kamatvonesave për të vetëpunësuarit në bujqësi. Përfitojnë edhe emigrantët

$
0
0
Nga ligji i saposhpallur “Për faljen e kamatvonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi”, mund të përfitojmë edhe emigrantët. Ja se si

Mes shqiptarëve në emigracion, një pjesë e mirë është nisur nga zonat rurale, ku në kushtet e vështira me të cilat u përball fshati pas 1990-tës, nuk mund të përballohej jetesa. Në kushtet e trashëguara të një sistemi të centralizuar të sigurimeve shoqërore në bujqësi, që kishte në themel kooperativat bujqësore dhe ndërmarrjet bujqësore, u ndërtua një sistem i ri, bazuar në pronën private të fermerëve të marrë me Ligjin nr. 7501, të 19 korrikut 1991, duke pasur në konsideratë dhe lehtësitë e nevojshme që i duheshin bërë kësaj popullsie, e cila në ato kushte, nuk prodhonte as për nevojat e veta më elementare.

Duke qenë se një pjesë e mirë e emigrantëve kanë punuar në kooperativat bujqësore, apo ndërrmarjet bujqësore, kanë një vjetërsi kontributive, e cila është konsideruar e vlefshme për përfitimet që ofron legjislacioni i sigurimeve shoqërore. Sigurisht ka dhe shumë emigrantë që kanë emigruar duke qenë të siguruar si të vetëpunësuar në bujqësi, bazuar në Ligjin nr. 7703 datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Një ligj i saposhpallur “Për faljen e kamatvonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi”, siç e thotë edhe në titull, fal kamatëvonesat e kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore, të papaguara nga personat e vetëpunësuar në bujqësi, me kusht që detyrimet për kontributet të arkëtohen brenda datës 31.12.2014.

Nga ky ligj përfitojmë edhe emigrantët, pavarësisht se nuk janë të pranishëm në Shqipëri dhe në rrethin ku kanë tokat në pronësi apo në përdorim.

Në këto kushte, favori që u bëhet fermerëve është i konsiderueshëm, duke gjykuar nga fakti që sigurojnë periudha të shkuara me të njëjtat masa kontributesh që kanë qenë në vitet përkatëse. Kjo do të thotë që fermeri mund të sigurojë periudha të mëparshme, të pambuluara me sigurime shoqërore që nisin nga 1.10.1993, datë kur ka filluar funksionimi i ligjit nr. 7703 datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me ato shuma kontributesh të miratuara në vitet përkatëse, të cilat janë vërtet simbolike. Mjafton të përmendim faktin se për 8 vitet e para me radhë (1994-2001), do të sigurohen me një vlerë kontributesh vjetore për vetëm 972 lekë në zonat malore dhe 1.620 në zonat fushore. Ky favorizim që i bëhet femerëve, diktohet nga gjendja ende e pakonsoliduar e ekonomive bujqësore dhe nga nevoja për rritjen e mëtejshme të kontribuesve në fshat, si dhe sensibilizimin e fermerëve për t’u siguruar.

Përfitimi nga sigurimi i fermerëve bëhet më konkret, sipas çka thuhet në nenin 96 të ligjit nr.7703 datë 11.05.1993, të ndryshuar: “Personat, që krahas periudhës së sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, kanë dhe jo më pak se gjysmën e periudhës së sigurimit, që kërkohet në vitin përkatës, sipas nenit 92 të këtij ligji, në marrëdhënie pune me shtetin, përfitojnë pension pleqërie sipas dispozitave të këtij ligji, ndërsa pension invaliditeti e pension familjar përfitojnë kur kanë jo më pak se gjysmën e periudhës së sigurimit që parashikojnë, respektivisht, nenet 35 e 40 të këtij ligj”.

Në këto kushte, fermeri me 50% të vjetërsisë së nevojshme, përfiton pension ashtu sikurse kontribuesit në qytet. Po kështu fermerët që nuk e plotesojne ½ e vjetërsinë në punë, si të vetëpunësuar në bujqësi (këtu përfshihet dhe vjetërsia në punë që mund të kenë në ish ndërmarrjet bujqësore dhe shërbimi ushtarak), përfitojnë një pension të ndërmjetëm, dhe pensioni i lidhur si pension kooperative bujqësore, rritet me 1 përqind për çdo vit të siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi.

Si vepron ky ligj për emigrantët ?

Emigrimi i shqiptarëve është bërë në flukse të vazhdueshme, duke filluar nga viti 1990 e deri më sot vetëm në Itali numërohen mbi 500 mijë shqiptarë me qëndrim të rregullt. Fluksi i emigracionit në Itali, ka ardhur duke u rritur sidomos pas vitit 1997, ku pa dyshim ndikuan dhe humbjet e mëdha në firmat piramidale.

Një pjesë e madhe e emigrantëve ka një historik kontributiv në Shqipëri. Por duhet të kemi parasysh se rreth 50% e qytetarëve në emigracion, janë nga zonat rurale, të cilët kanë pasur tokë në pronësi apo në përdorim. Në kushte të tilla ky kontigjent që trajtohej sipas ligjit nr. 7703/1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, si të vetëpunësuar në bujqësi, ishin të detyruar të siguroheshin dhe të paguanin kontribute, sipas shumave të miratuara me Vendime të Këshillit të Ministrave, në vitet respektive. Një pjesë e tyre është siguruar dhe ka paguar kontribute për vite të caktuara, ndërsa një pjesë e konsiderueshme, i ka të pambuluara vitet që ka banuar në fshat, ku ka kryer aktivitet bujqësor apo blegtoral.

Cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë ?

Për ta pasur më të qartë këtë problem dhe për të përcaktuar sa më drejt personat që mund të sigurohen si të vetëpunësuar në bujqësi, në VKM nr. 1114 date 30.07.2008, të ndryshuar, janë përcaktuar kriteret për t’u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi, të cilat personi duhet:

të ketë mbushur moshën 16 vjeç
te ketë aktivitet bujqësor dhe blegtoral
të ketë tokë në pronësi ose të marrë me qira apo të tjetërsuar në favor të tij
të ketë qendrën e banimit në të njëjtin rreth ku ushtron aktivitetin bujqësor
të mos jetë i siguruar në skema të tjera të sigurimit shoqëror.

Në këtë kuadër, në kushtet e faljes së kamatvonesave dhe gjobave për kontributet e sigurimeve shoqërore të papaguara, i lind e drejta edhe çdo emigranti, i cili ka qenë mbi 16 vjeç, që nuk ka paguar sigurime shoqërore dhe shëndetsore, për periudhën që ka banuar në të njëjtin rreth ku ka patur tokën në pronësi apo në përdorim dhe ka zhvilluar aktivitet bujqësor apo blegtoral.

Të vetëpunësuarit në bujqësi, që përfshihen në zonat malore, janë ata qytetarë që kanë ushtruar veprimtari bujqësore apo blegtorale në rrethet, Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë.

Po të marrim në mënyrë hipotetike që një emigrant ka emigruar në vitin 2003, dhe para këtij viti, ka plotësuar kushtet e mësipërme, në rast se ka qenë në zonat malore, do të paguajë nga 1.10.1993 e deri më 31.12.1999, gjithej 10.359 lekë, (243 +972 + 972+ 972 +972 + 972 + 972 + 972 + 972 + 2.340 ) dhe në zonat fushore 17.253 lekë (405 + 1.620 +1.620 + 1.620 +1.620 + 1.620 + 1.620 + 1.620 + 3.888 ), duke mbuluar me sigurime shoqërore gjithsej 9 vite e 3 muaj.

Kjo falje sigurisht u shërben edhe emigrantëve të kthyer, të cilët kanë pasur ose kanë veprimtari bujqësore ose blegtorale.

Në rast se emigrantët nuk kanë mundësi për t’u kthyer, për proçedurat përkatëse, mund të prokurojnë një person tjetër, i cili të veprojë në emër të tij, për të kryer të gjitha procedurat që parashikon legjislacioni përkatës. Është lehtësues fakti që në çdo komunë gjendet inspektori i sigurimeve shoqërore për të vetëpunësuarit në bujqësi, pranë të cilit çdo emigrant mund të marrë informacionin e nevojshëm për periudhën e siguruar dhe për periudhën që rezulton debitor

Deri në ç’datë është afati për të paguar?

Theksojmë se kusht ligjor për faljen e kamatvonesave dhe gjobave, për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore të papaguara, është pagesa e tyre brenda datës 31.12.2014.

Çdo pagesë pas kësaj date, përveç shumës së kontributeve të papaguara, i nënshtrohet dhe pagesës së kamatvonesave dhe gjobave, në vartësi të periudhës që nuk është paguar.

Naim Balluku, zëvendëspresident i patronatit INAS Albania

                


Perceptimi i emigrantit

$
0
0
Nga Rando DEVOLE

A janë të kënaqur emigrantët shqiptarë në Itali? Sa besim kanë tek të tjerët? Janë diskriminuar ndonjëherë në vendin ku jetojnë? Disa përgjigje mund të gjenden tek kërkimi shkencor i Istat-it italian me titull “Perceptimi i qytetarëve të huaj: kënaqësia, besimi e diskriminimi”, që u botua në fund të tetorit (periudha e referimit 2011-2012).

Para se të zbulojmë të dhënat që kanë të bëjnë me shqiptarët, le t’u hedhim një sy përfundimeve të përgjithshme. Pjesa më e madhe e të huajve në Itali janë të kënaqur me jetën në përgjithësi. 60,8% jep pikë të larta për kënaqësinë ndaj jetës. Më të kënaqur shprehen femrat dhe të rinjtë.

Megjithëse klima e mosbesimit i ka kapluar të gjithë, duket se italianët e ndjejnë më shumë negativitetin e saj. Në përgjithësi, të huajt kanë më shumë besim tek të tjerët. Që italianët janë më mosbesues e vërtetojnë gjithashtu pyetjet për kthimin e portofolit të humbur: kanë më pak besim se do t’u kthehet në xhep.

Shumë të huaj deklarojnë se kanë pësuar akte diskriminimi gjatë jetës së tyre. Disa pohojnë se janë diskriminuar për tiparet fizike, prejardhjen, të tjerë pranojnë se janë diskriminuar në punë, në shkollë ose gjatë kërkimit të banesës.

Kënaqësia e jetës

Po shqiptarët çfarë thonë? Pyetjes “Aktualisht, sa e ndjen veten të kënaqur për jetën në përgjithësi?” shqiptarët i përgjigjen me optimizëm: vlera mesatare 7,7. Mirëpo duhet të marrim parasysh ndonjë të dhënë tjetër, meqë 0,4% e të intervistuarve janë shprehur se nuk janë aspak të kënaqur nga jeta e tyre, sikurse ka të tjerë që nga 1-10 kanë dhëne vlerësimin prej 4 ose 5 pikësh, praktikisht diçka të mesme. Megjithatë, pjesa më e madhe e të intervistuarve (32,2%) kanë shënuar pikët 8 për të komunikuar kënaqësinë e tyre. Përgjithësisht, nga studimi i Istat del qartë se pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë janë të kënaqur nga jeta e tyre.

Për kureshtje mund të kujtojmë se kinezët, marokenët e tunizianët shprehen më pak të kënaqur se shqiptarët, kurse rumunët, moldavët, filipinasit e polakët, sa për të përmendur katër prejardhje të ndryshme, deklarohen mesatarisht, më të kënaqur.

Portofoli i humbur

Situata e përfytyruar është kjo. Të intervistuarit i humbet portofoli me parà. Pyetja që i bëhet është kjo: “E konsideroni shumë apo mjaft të mundshëm dorëzimin e portofolit nga…“, duke i lënë mundësinë të zgjedhë nga përgjigjet e mëposhtme: “Pjesa më e madhe e njerëzve është e denjë për besim”; “Duhet të jemi shumë të vëmendshëm”; “Një komshi”; “Një anëtar i forcave të rendit”; “Një person krejt i panjohur”.

Italianët duket se kanë më pak besim se të huajt. Vetëm 21% e tyre mendon se njerëzve mund t’u besosh, kurse të huajt kapin përqindjen 27,8.

Po shqiptarët çfarë mendojnë për mundësitë e portofolit? 21,8% e tyre mendon se pjesa më e madhe e njerëzve meriton besim; 78,2% pohon se duhet të jemi shumë të vëmendshëm; 58,8% mendon se portofolin do t’ia kthejë një komshi; 75% thotë se do t’ia sjellë dikush nga forcat e rendit; 11,2% shprehet se mund t’ia dorëzojë një person krejtësisht i panjohur.

Vazhdo leximin në: PERCEPTIMI I EMIGRANTIT

“S’ka rezidencë pa certifikatë mjekësore”. Urdhëresa e re e kryetarëve legistë të komunave

$
0
0
Nis në Piemonte kryqëzata e re e Legës kundër imigrantëve. “Vizitë mjekësore të detyrueshme, mund të sjellin sëmundje”

Romë, 13 nëntor 2014 – “Ndalohet banimi, edhe i rastësishëm, për personat pa dokument të rregullt identiteti e pa certifikatë mjekësore të lëshuar nga Njësia lokale shëndetësore që dëshmon gjendjen shëndetësore dhe përshtatshmërinë për të banuar”. Dhe detyrimi që “t’i nënshtrohen vizitave mjekësore brenda 3 ditëve”.

Është kjo urdhëresa kundër imigrantëve (zyrtarisht quhen “masa urgjente për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse”) që duan të nënshkruajnë kryetarët legistë të Komunave të Piemontes.

Një masë “e pashtyshme” sipas kryetarit të Cossato-s, provinca e Biellës, Claudio Corradino, e ka shpikur. “Qeveria – shpjegon ai – ka shfuqizuar veprën penale të imigracionit klandestin, dhe ne në njëfarë mënyre duhet të mbrohemi. Migrantët e parregullt mbërrijnë pas udhëtimesh të gjata, rraskapitëse, në kushte pasigurie dhe mund të bartin sëmundje. Ne duam të sigurohemi që, po të arrijnë këtu, të vizitohen përpara se të vihen në qendrat e pritjes”.

Corradino nuk ka frikë se urdhëresa mund të sfidohet në gjykatë, thotë se vepron “në kuadër të fuqive të shëndetësisë publike”. “Mund të jetë ndërhyrje e diskutueshme, dikush mund ta konsiderojë budallallëk – shton – por si kryetar i komunës unë mund ta ëj e shumë shpejt do ta bëjmë. Kështu e pipkë”.

E sekretari krahinor i Legës, ish guvernator i Piemontes Roberto Cota do që urdhëresa e Corradinos të zbatohet në të gjitha komunat me mazhorancë legiste. “Atje ku jemi në opozitë – ka shtuar – do të paraqesim mocion për të angazhuar kryetarët e komunave të miratojnë urdhëresën: i ftojmë ata, nëse vërtet kanë për zemër shëndetin e bashkëqytetarëve të tyre, të ndjekin shembullin tonë”.

A janë të sigurtë se kryetarët e komunave i kanë këto kompetenca? “Kjo duhet të jetë kompetencë e Shtetit ose e Krahinën – pranon Cota – por duke qenë se as njëri as tjetra nuk po merret me këtë çështje, e bëjmë ne duke u angazhuar me një iniciative kundër problemeve të krijuara ng imigracioni i parregullt dhe i pakontrolluar”. 

Kam shtetësinë italiane. Ç'të ardhura duhet të kem për të marrë në Itali një familjar?

$
0
0
Jam bërë qytetare italiane e kam dy fëmijë të mitur. Tani dua të bëj bashkim familjar me prindërit. Sa të ardhura duhet të kem të deklaruara? A kam të drejt të bëj bashkim familjar me vëllanë?

ëse një i huaj merr shtetësinë italiane, për bashkimin familjar nuk ka nevojë të kërkojë nulla-osta në sportelin Unik për Imigracionin sipas ligjit Bossi-Fini. Për familjarët e huaj të një shtetasi italian aplikohet dekreti legjislativ 30/2007 që bazohet në direktivën 2004/38/CE mbi lëvizjen e qëndrimin në Itali.

Shtetasi italian mund të bëjë bashkimin familjar me të afërmit deri në gradë të dytë, bashkëshorti/ja, bijtë, prindërit, nipat/mbesat (bijtë e bijve, e jo bijtë e vëllait/motrës), gjyshërit, vëllezërit/motrat, nëse rezultojnë në ngarkim të tij, pavarësisht të ardhurave që ka. Me konceptin “në ngarkim” nënkuptohet që italiani angazhohet të mbajë familjarin e tij pa rënduar në arkat e shtetit.

Në rastin konkret, kur prindërit tuaj (apo bij, nipa, prindër, gjyshër, vëllezër) janë në Itali duhet të shkoni bashkë me ta në kuesturë për të paraqitur kërkesën për kartën e qëndrimit. Aty nënshkruani deklaratën e  marrjes në ngarkim dhe kërkesës i bashkangjitni një estrakt të aktit të lindjes që merrni në komunë nga ku rezulton që personat janë vërtet prindërit (apo sidoqoftë një certifikatë që dëshmon lidhjen familjare me personin po merrni në ngarkim, e përkthyer në italisht dhe e legalizur). Prindërit duhet të kenë me vete edhe pasaportat, ndërsa ju kartën e identitetit, që të gjitha në origjinal e fotokopje.

Prindërve (por edhe bashkëshortit apo bijve) u lëshohet një kartë qëndrimi për pesë vjet si familjarë të një shtetase evropiane. Pas pesë vjetëve fitojnë të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Itali. Ndërsa vëllezërve, gjyshërve apo nipave u lëshohet një leje qëndrimi për motive familjare me kohëzgjatje një ose dy vjet, sipas kuesturave.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Shtetësia italiane. Në Firence më shumë punonjës dhe informacione dhe kërkesa me postë

$
0
0
Prefektura riorganizon zyrën e shtetësisë. Ishte aq e mbytur me punë sa nuk jepte takime para gushtit 2015

Romë, 17 nëntor 2014 – Më në fund duket se diçka po lëviz në Firence, ku ata që duan të bëhen italianë, e kanë thuajse të pamundur kohët e fundit të paraqisnin kërkesën e shtetësisë.

Marsin e shkuar, Prefektura kishte nisur me prenotimin online të takimeve për paraqitjen e kërkesave, sistem ky i përdorur edhe në provinca të tjera. Por për shkak të numrit të lartë të kërkesave, datat e oraret në dispozicion në kalendarin online u zunë menjëherë. “Sot rezulton e pamundur të marrësh një takim – ngre zërin ASGI – pasi nga kalendari i prenotimeve online nuk rezulton asnjë datë në dispozicione deri në gusht 2015”.

E telashet që kjo u hap të huajve nukjanë të pakta. Mjafton të përmendim që certifikata e lindjes dhe ajo penale të marra në vendlindje (ndonjeherë me shumë siklet) ë duhen përkthyer e legalizuar kanë vlefshmëri vetëm për gjashtë muaj. E nëse nuk arrin të paraqisësh kërkesën brenda gjashtë muajve, këto dokumente duhen rimarrë sërish. Por probleme u hapen edhe bijve të mitur që duhet të marrin shtetësinë bashkë me prindërit që ndërsa presin të marrin takim e më pas shqyrtimin e kërkesës, arrijnë moshën madhore e duhet të aplikojnë më vete për shtetësinë.

Por tani duket se gjërat do të ndryshojnë për mirë. Nga Prefektura njoftojnë se po riorganizojnë zyrën e shtetësisë. Personeli do të shtohet, oraret e pranimit të publikut do të jenë më të gjata, do të jetë në dispozicion call-center telefonik i përditshëm dhe do të jepët mundësia që kërkesat të nisen edhe me postë.

Falë një numri më të lartë punonjësish në sportele, nga 1 dhjetori do të vihen në dispozicion më shumë data për të prenotuar online takimin. Madje nga ajo datë e tutje kërkesat e shtetësisë mund të nisen edhe me postë, edhe pse mbetet e këshillueshme që të prenotohet një takim në internet.
“Përvoja e këtyre viteve – shpjegon Prefektura me një komunikatë – na ka mësuar se kontakti i drejtpërdrejtë mes të huajit të interesuar dhe operatorit është shpesh i domosdoshëm për të nisur saktësisht praktikën e shtetësisë: një pjesë e madhe e kërkesave të paraqitura me postë janë të paplota dhe ndihma e nëpunësit është e nevojshme që qytetari të kuptojë sa më saktë çfarë duhet të bëjë dhe si”.

Call-center (numri telefonik 055-2783635) do të përgjigjet çdo ditë, nga e hëna në të premte, me orar 9.00-12.00, ndërsa më parë ishte në punë vetëm për dy orë në dy ditë të javës. Për më tepër, për ata që kanë dokumentet në skadim e kanë ngut t’i paraqesin, do të mund të shkruajnë në një adresë mail të posaçme immigrazionebis.pref_firenze@interno.it për të pasur një datë takimi sa më afër.

“E jona është një përpjekje – ka shpjeguar prefekti i Firences Luigi Varratta – falë të cilës jemi të bindur që do të përmirësojmë shërbimin. Nuk duhet të harrojmë që veç pritjes të të huajve në sportel ka një punë të madhe edhe nëpër zyra që kërkon edhe ajo një angazhim personeli të shumtë. E megjithëse kjo e shtetësisë është praktikë e ndërlikuar, deri më sot kemi përmbushur detyrën tonë e mbyllur atë pjesë të praktikës që varet nga ne brenda kohës së parashikuar me ligj”.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Lexo edhe: Shtetësia italiane. Rreth 60 mijë shqiptarë janë betuar para flamurit tringjyrësh

 

Më skadoi lejeqëndrimi dhe jam akoma në atdhe. Si të kthehem?

$
0
0
U nisa në atdhe pa paraqitur kërkesën e përtëritjes së lejes së qëndrimit dhe ndërkohë dokumenti më ka skaduar. Si të kthehem në Itali?

I huaji, titullar i një lejeqëndrimi, që gjendet jashtë Italisë kur ky skadon, e për rrjedhojë nuk mund të paraqesë kërkesën e përtëritjes, mund të kërkojë në konsullatën italiane pranë shtetit ku gjendet një vizë rihyrjeje në bazë të nenit 8 D.P.R. 394/99.

Kërkesa për vizë rihyrjeje mund të paraqitet vetëm nëse bëhet fjalë për një nga rastet e mëposhtme:

- Lejeqëndrimi i ka skaduar prej jo më shumë se 60 ditë;
- Lejeqëndrimi i ka skaduar prej më shumë se 60 ditë, por të huajit i është dashur të qëndrojë jashtë Italisë për të përmbushur detyrimin ushtarak apo në rast se ai apo bashkëshortja, apo një i afërm i gradës së parë (prind, bir) i tij apo i bashkëshortes ka pasur motive të rënda shëndetësore. Në rastin e qëndrimit të zgjatur për arsye shëndetësore, nuk duhet të kenë kaluar më shumë se 6 muaj nga data e skadencës së lejes së qëndrimit.

Për kërkesën e vizës, i huaji duhet të paraqesë origjinalin dhe fotokopjen e dokumentit të skaduar, pasaportën dhe dokumentacionin e parashikuar për rastet kur leja ka skaduar prej më shumë se 60 ditë (dokumentin që ka bërë shërbimin ushtarak apo dokumente mjekësore që dëshmojnë gjendjen shëndetësore).

Edhe në rast se leja e qëndrimit i humbet/griset gjatë qëndrimit të tij jashtë Italisë, i huaji mund të kërkojë vizë për rihyrje në Ambasadën apo konsullatën italiane të vendit ku ndodhet duke paraqitur një kopje të padisë së humbjes që ka bërë pranë autoriteteve kompetente, të shoqëruar nga një kopje e lejeqëndrimit të humbur.

Për lëshimin e vizës, autoritetet diplomatike i kërkojnë autorizimin Kuesturës që ka lëshuar lejen e qëndrimit. Kështu që është e rëndësishme që i huaji të jetë i aftë të tregojë që përmbush kriteret e kërkuara për përtëritjen apo për duplikatën e lejes së qëndrimit, pra të dëshmojë se ka lidhje e/o marrëdhënie shoqërore ekonomike në Itali (punë, familje etj.).

Me vizën e rihyrjes mund të udhëtohet drejt Italisë, edhe duke ndaluar në vende të tjera të zonës Schengen. Kur futet në territorin italian, i huaji ka tetë ditë kohë për të paraqitur kërkesë për përtëritjen apo nxjerrjen duplikatës së lejes së qëndrimit, duke bashkangjitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Bonus Bebe. Lega provon sërish t’ua heqë të drejtën imigrantëve: “Vetëm italianëve”

$
0
0
“Ose edhe të huajve por nëse qëndrojnë në Itali prej më shumë se dhjetë vjetësh, përndryshe penalizohen italianët”. Amendamenti kundër imigrantëve në projektin e dekretligjit të stabilitetit

Romë, 24 nëntor 2014 – Ndryshon bonus bebe e Lega provon sërish, pas rendit të ditës të hedhur poshtë në Senat, të lërë jashtë imigrantët.  

Teksti i dekretit të ligjit të stabilitetit parashikon një kontribut prej 80 eurosh në muaj për tre vjet për familjet që bëhen me fëmijë. Parashikohet edhe për familjet e imigrantëve, me kusht që njëri nga prindërit të ketë kartën e qëndrimit.

Kufiri maksimal i të ardhurave në tekstin origjinal ishte 90 mijë euro. Por një amendament i qeverisë ndryshoi kriterin ekonomik, duke parashikuar që të mund të përfitojnë kontributin familjet me Isee (Indicatore socio economico equivalente) jo më të lartë se 25 mijë euro. por nëse Isee është më e ulët se 7 mijë, bonusi bebe dyfishohet e bëhet 160 euro në muaj.

Sipas Legës, formulimi në këtë mënyrë i kriterit favorizon tej mase imigrantët, e këtu bazohet edhe prpjekja e tyre e fundit për t'i lënë ata pa të drejtën e bonusit. Dy amendamente të paraqitura në komisionin e Bilancit të Dhomës së Deputetëve (që në të vërtetë kanë pak mundësi reale të kalojnë) duan ta kufizojnë bonusin vetëm për ata që kanë shtetësinë italiane apo, maksimumi, edhe për ata që kanë dhjetë vjet rezidencë në Itali.

"Pa kushtet që duam të vendosim ne, - shpjegon deputeti legist Guido Guidesi- kriteri i qeverisë, sipas të cilit për Isee nën 7 mijë euro bonusi dyfishohet, do të ketë si pasojë që një pjesë e madhe e burimeve financiare do t'u shkojnë të huajve që natyrisht nuk kanë problemin e lindshmërisë së ulët. Veç milionave euro (570 vetëm me këtë ligj stabiliteti) për klandestinët, qeveria kërkon të heqë nga platea e përfituesve edhe një pjesë të mirë të qytetarëve të këtij vendi".

La violenza sulle donne: né amore, né potere

$
0
0
… ogni fiocco di neve era il sospiro di una donna infelice
da qualche parte del mondo.
Che tutti i sospiri che si elevavano al cielo
si raccoglievano a formare le nubi,
e poi si spezzavano in minuti frantumi,
cadendo silenziosamente sulla gente.
“A ricordo di come soffrono le donne come noi”
aveva detto.
“Di come sopportiamo in silenzio tutto ciò che ci cade addosso”.
Khaled Hosseini, “Mille splendidi soli”

Il fenomeno della violenza

La “violenza di genere” — come viene solitamente definita la violenza del genere maschile su quello femminile — è stata in passato un fenomeno pressoché invisibile. Questo, non perché fosse tenuta nascosta, ma perché era talmente radicata nella tradizione, nella cultura, nei valori dominanti, e quindi nelle leggi, da passare totalmente ignorata, quasi si trattasse di un evento ordinario. Fino agli anni cinquanta/sessanta il comportamento aggressivo nei confronti delle donne veniva imputato principalmente a caratteristiche psicologiche maschili individuali devianti dalla norma, oppure veniva ricondotto al comportamento della donna stessa, considerata poco accomodante e disponibile. Si tendeva quindi a spiegare la “violenza di genere” o come risultato di deviazioni personali (p.e. devianza psichica, problemi mentali, dipendenza da sostanze stupefacenti) oppure sociali (p.e. povertà, emarginazione sociale e culturale). Molte di queste spiegazioni si basavano su un’immagine della sessualità maschile concepita come impulso incontenibile da soddisfare in ogni modo, sia col consenso che attraverso la violenza.

Oggi la situazione è radicalmente mutata, grazie anche ad alcuni studi statunitensi in cui si è arrivati perfino a considerare la violenza come fenomeno strettamente legato a una sorta di cancellazione (ancorché simbolica) del genere femminile; una manifestazione diretta, quindi, della volontà di dominio e di subordinazione da parte di un sesso nei confronti dell'altro, percepito come diverso e, per questo, pericoloso. In tale quadro, la violenza non è frutto di una patologia o di un’anomalia, ma, al contrario, è legata alla quotidianità e alla normalità dei rapporti fra uomini e donne nella società.

Secondo i dati Istat del 2013, in Italia una donna su 3 (circa 7 milioni, tra i 16 ed i 70 anni) ha subìto violenza fisica o sessuale nel corso della sua vita. Le diverse forme di violenza si combinano tra loro per autore e tipologia: un quinto delle vittime subisce violenza sia dentro che fuori il rapporto di coppia; il 41% ha subìto violenza sia fisica che sessuale dal partner; un milione e mezzo ha subìto dal partner ripetute violenze. Nonostante questo, solo il 7% delle donne denuncia gli abusi, solo il 25% riceve cure mediche e solo il 5% viene riconosciuta come “vittima di violenza”.

I dati raccolti sottolineano come sia le donne stuprate e picchiate, sia gli uomini che usano loro violenza, appartengano a tutte le età, condizioni economiche, classi sociali, provenienze etniche e culturali. In circa il 50% delle coppie sposate si è verificato almeno un episodio di violenza diretta tra i coniugi: l’atto violento all’interno della coppia rappresenta infatti l’espressione costante di un comportamento volto ad instaurare e mantenere una forte asimmetria di potere nella relazione uomo-donna.

Come si vede, la “violenza di genere” è un fenomeno così radicato nella società, da non potersi considerare solo relativa alle vittime e ai loro familiari: essa rappresenta non solo un’emergenza sociale, ma è un vero e proprio problema di scala mondiale e, come tale, andrebbe inquadrato nelle violazioni dei diritti umani.

Le forme di violenza

Quando si parla di violenza, si pensa immediatamente a quella fisica. Invece, la violenza può avere tante forme più sottili, ma non per questo meno dannose. Tutti quei comportamenti che compromettono l’autostima, la dignità personale, la voglia di vivere sono infatti atti violenti, anche qualora non arrechino danno fisico visibile. Adottare atteggiamenti di denigrazione, controllo e sottomissione –  mirati a svilire il modo d’essere dell’altro, fino a considerarlo un oggetto – ha come scopo principale il malcelato tentativo d'instaurare una qualche forma distorta di “potere”: la creazione di una relazione prepotente/sottomesso attraverso cui s'intende soppiantare una parità di ruoli che, per debolezza, non si riesce a sopportare e gestire.

La violenza, oltre che fisica, è quindi d’impronta psicologica: il partner violento spinge l'altro ad isolarsi dagli amici e dai familiari; lo critica e lo sminuisce continuamente, in privato e in pubblico; lo pedina e lo controlla. Questa tipologia di violenza si colloca in pieno nel registro della possessività. L’intenzione, come si è appena visto, è quella di comandare, dominare e controllare l’altro attraverso gesti di umiliazione, critiche avvilenti, gelosie patologiche; utilizzando anche, come armi, il ricatto psicologico (tipo: “se mi amassi, faresti…”), la minaccia (tipo: “se mi lasci, mi vendico”), la svalorizzazione (tipo: “senza di me, non sei nulla”).

La violenza può inoltre essere sessuale: il partner violento impone all'altro di avere rapporti intimi controvoglia, oppure lo costringe ad atti sessuali non desiderati; fa quindi leva sulla paura, minacciando che, se non verrà accontentato, si cercherà un altro partner più disponibile.

La violenza può essere economica: il maltrattante ostacola tutti i tentativi di lavorare o di trovare lavoro del partner; si fa mantenere, oppure mantiene l'altro in una posizione economica totalmente dipendente, privandolo dell'autonomia.

E’ bene quindi tenere sempre presente che gli effetti della violenza sono tanto fisici (contusioni, ferite, lesioni, mutilazioni) quanto psicologici (ansia, depressione, attacchi di panico, disistima di sé, abuso e dipendenza da alcolici e/o sostanze psicoattive, idee e fantasie suicidarie, etc.). Solo così si può comprendere adeguatamente la serietà e la complessità del fenomeno in tutte le sue forme.

La vittimizzazione della donna

La donna sottoposta a violenza subisce un processo di vittimizzazione che inizia con un primo episodio critico di violenza emotiva, seguito dalla volontà di riconciliazione. La vittima e il suo l’aggressore assumono atteggiamenti affettuosi reciproci, vivono una forma di secondo “innamoramento” che solo in apparenza sembra risolvere il conflitto, quando in realtà non è così. La tensione infatti si ricostruisce nuovamente, fino ad arrivare ad un secondo episodio di violenza e/o abuso e successivamente, ancora ad un altro, e un altro ancora. Nel corso del tempo, gli episodi di violenza tendono a diventare sempre più brutali, manifestandosi ad intervalli di tempo sempre più riavvicinati; e così che, gradualmente, la volontà di riconciliazione da parte di entrambi sparisce.

Si entra allora in quel circolo di violenza paragonabile ad una spirale, caratterizzata da stadi successivi che minano profondamente, fino a distruggerla, l’autostima della vittima: si inizia con intimidazioni, poi con l’isolamento, seguito da svalorizzazione e segregazione, passando per l’aggressione fisica e/o sessuale con false riappacificazioni, fino ad arrivare al “ricatto” dei figli.

La violenza domestica intrafamiliare

La violenza fisica e sessuale in un rapporto di coppia è sempre accompagnata da quella psicologica, ed introduce un elemento specifico – la violenza, appunto – all'interno della dinamica relazionale esistente. Di solito gli episodi di violenza si verificano ciclicamente, ad intervalli sempre più brevi, senza uno specifico motivo apparente, e si susseguono in un crescendo di gravità che può mettere in serio pericolo la vita stessa del partner. Questo fenomeno viene definito “ciclo della violenza”; al suo interno si possono distinguere tre fasi: la costruzione della tensione, l'esplosione della violenza, seguita poi dal pentimento/perdono con un ritorno momentaneo dell'affettività nella coppia.

La donna vittima di violenza, nell'infanzia è stata generalmente educata alla repressione (piuttosto che alla gestione e all’adeguata espressione) dell'aggressività; parallelamente, è  stata educata alla relazione – a considerarla cardine fondamentale della sua vita – prima come moglie, poi come madre. In questo modo la sua vita è stata già decisa a priori dalle attese e dai dettami familiari e sociali, e sarà pertanto caratterizzata dalla dedizione totale a qualcuno. In questo scenario interiore, il rapporto di coppia in cui ha luogo il “ciclo della violenza” diventa per la donna un susseguirsi di eventi che, come è stato il caso sin dall'infanzia (anche inconsapevolmente), produce una costante svalorizzazione di sé, una profonda rassegnazione nei confronti della situazione in cui si trova e, soprattutto, la convinzione che sia impossibile (e forse, dal suo punto di vista non si debba neanche) sottrarsi al potere dell'altro.

Nello stesso tempo, il comportamento dell'uomo che usa violenza è stato paragonato a quello usato dai torturatori per annientare le loro vittime, ed è caratterizzato da identici effetti destabilizzanti.Si tratta qui di vere e proprie strategie finalizzate a esercitare potere sull'altra persona, utilizzando modalità di comportamento atte a controllare, umiliare, denigrare e infliggere paura. La violenza agìta dall'uomo all'interno della famiglia tende, in tal modo, a stabilire e a mantenere un clima di controllo sulla donna (e sui figli) che può arrivare fino all’abuso.

Chi agisce violenza?

Non esiste un profilo particolare di soggetto violento da cui rifuggire. Solo il 10% di essi è affetto da psicopatologie conclamate; nella maggioranza dei casi a generare violenza, sono invece, cause psicologiche che potremmo quasi definire “normali” (p.e. frustrazione, situazioni quotidiane stressanti, etc.). Non risultano fattori protettivi o favorenti, come l’età, il gruppo (etnico, religioso, socioeconomico) o la professione. E’ bene anche notare che, nella maggior parte dei casi, gli autori di violenza sono persone ben conosciute e molto vicine alle vittime, come un amico, il datore di lavoro, un collega, un insegnante, un compagno di classe, oppure possono avere avuto una relazione pregressa, come un ex fidanzato, oppure avere una relazione in corso, come l’attuale partner.

Il profilo di chi agisce violenza è comunque universale, caratterizzato da labilità emotiva e difficoltà nel controllo degli impulsi. Chiunque non sappia contenere le frustrazioni è più facilmente portato ad infliggere violenza. Le frustrazioni represse si cronicizzano fino a raggiungere un culmine in cui si supera la soglia della loro gestione e sopportazione; ed ecco che, all’improvviso, esplode la violenza.

Spesso, in chi agisce violenza, si riscontra una sorta di ipertrofia dell’autostima: a causa di questa anomalia, si ha bisogno di una costante attenzione e ammirazione dalla parte del partner. La percezione dell’indifferenza o del rifiuto sono motivo di un dolore, talmente profondo, che può scatenare una furiosa reazione di sconcerto e rabbia.

Per esempio, a generare aggressività, può essere la discrepanza tra le aspettative di coppia e la realtà della vita vissuta. Nelle famiglie poi, convivono spesso persone (genitori, figli e nonni) con personalità e aspettative differenti. Si creano così conflitti relazionali e contrasti generazionali che richiedono competenze psicologiche generalmente assenti nel nucleo familiare: quali il saper discutere e confrontarsi (p.e. focalizzando il problema), il saper gestire i conflitti (p.e. non fossilizzandosi su quelli passati), il saper negoziare e mediare, fino ad arrivare a scardinare stereotipi che incatenano entrambi i sessi (p.e. eliminare l’errata convinzione che nel mondo esiste sempre chi comanda e chi subisce; oppure evitare di educare i figli maschi come unici ed esclusivi detentori di potere; etc.).

Come uscire dal circolo vizioso della violenza?

La donna che subisce violenza è una donna normale; una donna normale che è stata oggetto di un’azione terribile, che l’ha sconvolta e resa inerme. E’ quindi portatrice di sfiducia, fallimento, vergogna, paura, senso di colpa. Come primo atto immediato ha bisogno di essere accolta ed ascoltata in questa sua profonda sofferenza.

La violenza, in qualsiasi modo venga esercitata, lascia sempre una traccia profonda nella personalità di chi la patisce. Spesso la donna che subisce violenza non ha la consapevolezza di ciò: è quindi necessario dimostrarle che quanto ha vissuto non era espressione di un rapporto d’amore (come credeva) ma, piuttosto, d'insana sottomissione e dipendenza (come, molto spesso, non riesce ad accettare).

Per ogni donna, la fine di un rapporto comporta una destrutturazione, il crollo di un assetto psicologico che aveva lentamente e faticosamente costruito nel tempo. In questi casi, manifestare piena solidarietà ed empatia, senza avere pregiudizi o atteggiamenti giudicanti, è fondamentale. Cercare, individuare e nutrire tutta una serie di intime risorse quiescenti - conquistando così consapevolezza della propria preziosa unicità - diviene poi essenziale per avviare un pieno processo di ristrutturazione e rinascita psicologica e personale.

Dott.ssa Orenada Dhimitri
Psicologa, Psicoterapeuta, Psicosessuologa
Responsabile Psichesalute.com
orenada.dhimitri@gmail.com

 


Bijtë e shqiptarëve në Itali. Mbi 10 mijë të lindur në vitin 2013

$
0
0
Fëmijët e lindur vitin e shkuar në Itali janë mbi gjysmë milioni, por 20 mijë më pak se në vitin 2012. Çdo pesë prej të sapolindurve, njëri e ka të paktën një prind të huaj. 10.546 fëmijë kanë të paktën njërin prind shqiptar, pjesa dërrmuese i kanë të dy prindërit shqiptarë.
Në krye të listës së emrave të përdorur nga prindërit shqiptarë për bijtë e sapolindur, për vitin e shkuar janë përsëri Kevin e Andrea djemve, ndërsa vajzave Aurora e Noemi

Romë, 28 novembre 2014 – Janë mbi gjysmë milion fëmijët e lindur gjatë vitit të shkuar në Itali, saktësisht 514.308. Për të pestin vit rresht shifra është në rënie. Në fakt në vitin 2012 kanë lindur 534.186 fëmijë, në vitin 2008, 576.659.
Vitin e shkuar, një në pesë fëmijë, apo 104.100 kanë të paktën një prind të huaj. Edhe shifra e këtyre të fundit është në rënie krahasuar me vitin 2012 kur numëroheshin 107.339.
Për komunitetin shqiptar numri i të lindurve nuk ka ndryshuar fare: në vitin 2013, ashtu si edhe një vit më parë, 10.546 fëmijë kanë të paktin njërin prind shqiptar.
Janë këto disa nga shifrat e raportit më të fundit të Institutit Statistikor Italian, ISTAT, mbi lindjet në Itali për vitin 2013.

Duke parë shtetësinë e prindërve, raporti vë në dukje se kanë pësuar rënie lindjet nga të gjitha llojet e çifteve, qoftë ato italiane, qoftë ato të përziera e qoftë ato të përbëra nga dy të huaj. Rënia është kryesisht pasojë e lindjeve më të pakta të çifteve italiane (16.639 më pak se në vitin 2012). Ndërsa numri i bijve të lindur nga çiftet e imigrantëve apo të përziera, pra ata që kanë të paktën njërin prind të huaj kanë pësuar një rënie, janë 3.239 fëmijë më pak se një vit më parë. Numri i fëmijëve të lindur nga të dy prindërit të huaj është 77.705, e përbëjnë 15% të të gjithë të lindurve të vitit 2013. E këta janë ata që për shtetin italian - në bazë të ligjit të sotëm mbi shtetësinë - deri në moshën madhore do të konsiderohen të huaj, edhe pse rriten e edukohen mes italianëve e vendlindjen e prindërve mund ta vizitojnë vetëm si turistë.
Po të merret në konsideratë shtetësia e nënave të huaja, njësoj si një vit më parë, në vend të parë renditen rumunet (19.492 të sapolindur në vitin 2013), në të dytin marokenet (12.778) dhe në vend të tretë shqiptaret (9.966) që përputhet edhe me renditjen e komuniteteve të huaja në Itali.

Më në hollësi, për komunitetin shqiptar mund të thuhet që gjatë vitit 2013, 8.732 fëmijë të sapolindur i kanë të dy prindërit shqiptarë, 580 kanë vetëm babanë shqiptar dhe 1.234 kanë vetëm nënën shqiptare, gjë që konfirmon prirjen e shqiptarëve për të krijuar familje mes bashkëkombësish.

Në raport, ISTAT analizon edhe arsyet e uljes së vazhdueshme të numrit të lindjeve, mes të cilave kriza ekonomike apo shtyrja gjithnjë e më shumë në kohë e fëmijës së parë. Por vë në dukje edhe një arsye "strukturale" të popullsisë që ka të bëjë me modifikimin e konsiderueshëm të grupmoshës "riprodhuese" të grave (që konsiderohet nga 15 deri në 49 vjeç). Nga të dhënat e zyrave të Gjendjes Civile rezulton se popullsia femërore e grupmoshës 15-30 vjeç është thuajse sa gjysma e grupmoshës 30-49 vjeç. Me pak fjalë: më pak gra në moshë riprodhuese, më pak lindje.   
Nga ana tjetër, edhe të huajat rezidente në Itali, që deri më sot kanë kompensuar rëniet e lindjeve nga italianet, jo vetëm po "plaken" por edhe po "uniformohen" me modelin italian: mendojnë për fëmijë më vonë e bëjnë më pak.

Emrat e fëmijëve? Mes shqiptarëve janë në modë Kevin e Aurora

Një kureshti e trajtuar në raportin ISTAT janë emrat që të huajt u japin fëmijëve të tyre që lindin në Itali. Më të përdorurit, njësoj si gjatë vitit 2012, rezultojnë Adam (651 të sapolindur janë quajtur kështu), Rayan (418). Ndërsa Matteo që renditej i treti emër më i përdorur ndër të huaj, ka zbritur në vend të gjashtë pas emrave arabë Omar, Mohamed e Youssef. Për vajzat, emrat e preferuar mbeten Sara (554), Sofia (450) e Malak (246). Parapëlqimet e prindërve në zgjedhjen e emrave, mes tradicionalëve dhe atyre italianë apo perëndimorë, ndryshojnë shumë sipas kombësive. Ata që më shumë se të tjerët zgjedhin për fëmijët e tyre emra perëndimorë e jo tradicionalë të kulturës së tyre janë kinezët – e kuptohet pse – që vënë emra italianë si Kevin, Andrea, Matteo apo Sofia, Emily e Angela. ndryshe sillen prindërit nga Maroku, India, Tunizia apo Bangladeshi që rrallëherë zgjedhin për fëmijët e tyre emra që nuk janë të traditës së vendlindjes.

E shqiptarët? Njësoj si kinezët, zgjedhin t’u vënë fëmijëve të tyre emra të huaj. Mes dymbëdhjetë emrave më të zgjedhur prej tyre nuk ka asnjë të mirëfilltë shqiptar. Emrat që hasen më shpesh mes të sapolindurve në Itali nga prindër shqiptarë janë Kevin (127 fëmijë të lindur vitin 2013), Andrea (84), Matteo (79), Enea (74), Alessio (72), Mattia (71) për djemtë dhe Aurora (132) që në të vërtetë është emër mjaft i përdorur edhe më parë në Shqipëri, Noemi (117), Melissa (104), Emma (100), Martina (84) e Sara (76) për vajzat. Natyrisht do të ketë edhe Arbër, Gent, Ilir, Rozafa, Teuta, por janë më të paktë se të parët.
Janë të shumtë faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e emrit të fëmijës që sapo lind. Më parë peshkohej shpesh mes emrave të gjyshërve ose të ndonjë të afërmi tjetër, apo mes emrave shqiptarë (edhe atyre që dukeshin si të tillë), gjë që nuk reflektohet në përzgjedhjen e emrave të mësipërm. Në emigrim mund të parapëlqehet zgjedhja e një emri të huaj për t’i shprehur mirënjohjen dikujt që të ka ndihmuar dhe e ke për zemër, përpjekja për t’u integruar (apo asimiluar?), dëshira për t’i dhënë fëmijës emër "në modë" që të mos e dallojë atë shumë nga bashkëmoshatarët mes të cilëve rritet, apo edhe një që mund të shkruhet e lexohet njësoj në shqip e italisht.

Keti Biçoku
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Na ka lindur një fëmijë. Ç’dokumente duhet të bëjmë?

$
0
0
Mbrëmë lindi fëmija ynë i parë. Ç’duhet të bëjmë që ta fusim në dokumentin tonë të qëndrimit?

Kur një fëmijë lind në Itali, duhet bërë “deklarimi i lindjes” në Zyrën e Gjendjes Civile të Komunës. “Deklarimi i lindjes” është një komunikim zyrtar që dëshmon lindjen e fëmijës dhe të dhënat personale të të sapolindurit (emër, mbiemër e gjini) si edhe vendin e ditën e lindjes. Me këto informacione formalizohet akti i lindjes i të miturit.

Pavarësisht nga fakti nëse prindërit e të sapolindurit kanë apo jo qëndrim të rregullt në Itali, i mituri gëzon të drejtën që lindja e tij të deklarohet, ka të drejtën e një emri dhe mbiemri dhe të shtetësisë. Kjo do të thotë që për të bërë “deklarimin e lindjes” e fëmijës, nuk është e nevojshme që prindërit të kenë patjetër lejen e qëndrimit.

Zgjedhja e emrit

Para deklarimit të lindjes, fëmijës i duhet gjetur një emër me të cilin do të regjistrohet. Në Itali ekziston një rregullore, D.P.R. 396/2000, që përcakton karakteristikat që duhet të ketë emri i të sapolindurit. Kjo rregullore parashikon, për shembull, që emri i fëmijës – i cili mund të përbëhet maksimumi nga tre emra të shkruar veç e veç - duhet t’i korrespondojë gjinisë së tij dhe nuk mund të jetë ai i babait, nëse ky është gjallë, i motrës apo vëllait, nëse këta janë gjallë; fëmijës nuk mund t’i jepet si emër një mbiemër. Natyrisht ndalohet gjithashtu që të miturit t’i jepet një emër qesharak apo  i turpshëm.

Nëpunësi i Gjendjes Civile që regjistron lindjen mund të kontestojë një emër që nuk lejohet nga rregullorja, por në fund të fundit nuk mund të refuzojë regjistrimin e emrit. Në këtë rast, ai lajmëron prindin se po bën diçka të ndaluar, por nëse ky i fundit insiston, nëpunësi përpilon aktine lindjes dhe informon Prokurorinë e Republikës, e cila, pas sinjalizimit, mund të vendosë të kërkojë një sentencë për korrigjim të emrit.

Emrat e huaj që u jepen të sapolindurve duhet të shkruhen me germa të alfabetit latin dhe, po të jetë e mundur, edhe me shenjat diakritike (elementet shtetë që ndryshojnë shqiptimin e germës si për shembull dy pikat e Ë-së).

Në rast se ka ndryshime për të bërë pasi është lëshuar akti i lindjes, duhet paraqitur një dëshmi e lëshuar nga përfaqësia diplomatike e Vendlindjes në të cilën specifikohet emri i saktë me të cilin qytetari i saj njihet.

Procedura e deklarimit të lindjes

Kush mund ta bëjë?

Nëse prindërit janë të martuar dhe të dy e njohin fomijën, deklarimi mund të bëhet edhe nga vetëm njëri prej tyre. Nëse prindërit nuk janë të martuar po që të dy e njohin fëmijën, në çastin e deklarimit të lindjes duhet të jenë të pranishëm të dy bashkë. Në fakt, vetëm babai biologjik nuk mund ta njohë ligjërisht fëmijën, ndërsa e ëma, edhe vetëm, mund ta njohë e ta regjistrojë fëmijën, veçanërisht në rastin kur i ati nuk do ta njohë të sapolindurin.

Së fundi, nëse nëna nuk dëshiron të njohë të aspolindurin, asaj i garantohet anonimiteti dhe regjistrimi i lindjes bëhet nga Drejtoria Shëndetësore e Spitalit.

Deklarimi i lindjes

Në aktin e lindjes do të regjistrohen të gjitha të dhënat që jepen nga deklaruesi: emër dhe mbiemër i të miturit, shtetësia që merr, kush janë prindërit e tij e nëse këta të fundit janë të martuar mes tyre apo jo.

Për regjistrimin e lindjes ekzistojnë dy opsione:

  1. Brenda 3 ditëve nga lindja duhet bërë deklarimi në Drejtorinë Shëndetësore të spitalit kë ka ndodhur lindja. Kush paraqitet për të bërë deklarimin, duhet të ketë me vete një dokument identiteti, që mund të jetë karta e identitetit, jela e qëndrimit ose pasaporta. Më pas Drejtoria Shëndetësore e spitalit do t’i përcjellë deklarimin Nëpunësit të Gjendjes Civile të Komunës. Kjo do të thotë që prindi nuk duhett ë shkojë në Komunë për deklarimin e lindjes së fëmijës së tij, meqë në vend të tij e bën spitali.
  2. Në rast se nuk bëhet deklarimi i lindjes në Drejtorinë Shëndetësore të Spitalit, prindi ka 10 ditë kohë për t’u paraqitur drejtpërdrejt në Zyrën e Gjendjes Civile të Komunës ku lind fëmija ose të Komunës ku prindërit janë rezidentë, për të deklaruar lindjen e të miturit. Në këtë rast, kush bën deklarimin duhet të ketë me vete certiikatën e lindjes të lëshuar nga materniteti.

Në rast se deklarimi bëhet pas 10 ditëve, deklaruesi duhet të tregojë arsyet për të cilat deklarimi bëhet me vonesë. Në këtë rast, Nëpunësi i Gjendjes Civile ndjek procedurën e përpilimit me vonesë të aktit të lindjes dhe sinjalizon rastin në Prokurorinë e Republikës. Nëse deklaruesi nuk justifikon motivin e deklarimit me vonesë apo nuk paraqet certifikatën e asistencës në lindje, deklarimi i lindjes mund të pranohet nga Nëpunësi i Gjendjes Civile vetëm pasi Gjykata të autorizojë regjistrimin, pas verifikimeve dhe hetimeve të kryera për lëshimin e dekretit të “kryerjes së procedurës së ratifikimit”.

 Së fundi, Nëpunësi i Gjendjes Civile komunikon aktin e lindjes së fëmijës Nëpunësit të rezidencës (Anagrafe) në mënyrë që i sapolinduri të regjistrohet automatikisht si rezident i komunës. Në rast se prindërit janë të huaj, Nëpunësi i rezidencës verifikon nëse ata janë efektivisht të regjistruar në listën e rezidentëve para se të vazhdojë me regjistrimin edhe të të miturit në këtë listë.

Kujdes!!!

Nëse fëmija vdes përpara lindjes apo vdes përpara regjistrimit të lindjes në Drejtorinë Shëndetësore të spitalit, deklarimi i lindjes bëhet vetëm para Nëpunësit të Gjendjes Civile të Komunës ku ka lindur fëmija.

Njerrja e kodit fiskal dhe regjistrimi në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar

Pasi deklarohet lindja, duhet bërë menjëherë kërkesa për kodin fiskal pranë zyrës së Tatim-Taksave në komunën e rezidencës. Pasi lëshohet kodi fiskal duhet shkuar në ASL të zonës për të regjistruar fëmijën në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar dhe për të zgjedhur një pediatër. Nuk ka një afat të përcaktuar brenda të cilit duhet kërkuar kodi fiskal e duhet bërë regjistrimi në Shërbimin Shëndetësor, por duhet ditur se pa këto dy hapa foshnja nuk mund të përfitojë asistencë të plotë shëndetësore.

Leja e qëndrimit për të miturin e huaj të lindur në Itali

Sipas ligjit të shtetësisë nr. 91/1992, të miturit e lindur në Itali nga prindër të huaj marrin shtetësinë e të paktën njërit prej prindërve, pasi normat në fuqi nuk parashikojnë të drejtën e shtetësisë italiane sipas “ius soli” me pëjashtim të rasteve të veçanta të prcaktuara nga vetë ligji. Nëse prindërit janë titullarë të një lejeje qëndrimi duhet të kërkojnë vënien e emrit të foshnjës në lejen e vet.

Sipas nenit 31 të dekretit legjislativ nr. 286/1998: “Biri i mitur i të huajit që bashkëjeton me të e me qëndrim të rregullt regjistrohet në lejen e qëndrimit ose në Kartën e qëndrimit të njërit apo të të dy prindërve deri në mbushjen e moshës 14-vjeçare dhe ka të njëjtat të drejta qëndrimi në Itali si prindi me të cilin bashkëjeton”.

Për të shtuar të sapolindurin në dokumentin e qëndrimit, mjafton t’i bashkangjitet kërkesës një kopje e aktit të lindjes dhe e kodit fiskal të të miturit. Nuk është e nevojshme që i mituri të ketë pasaportën e vendit i të cilit është shtetas. Kërkesa duhet përpiluar me kompletin e formularëve që gjendet në Postë dhe i duhet nisur në një sportel “Amico” të Zyrave postale Kuesturës kompetente.

Për regjistrimin e fëmijës në lejen e qëndrimit mund të dallohen dy raste. Në të dyja parashikohet të paguhet një pullë-taksë 16,00 € dhe 30,00 € për dërgesën postare të kompletit të formularëve.

  1. Lejeqëndrimi është akoma i vlefshëm apo është lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë (e ashtuquajtura kartë qëndrimi): Në këtë rast kërkohet përditësimi (aggiornamento) i thjeshtë i dokumentit të qëndrimit që bëhet duke përpiluar formularin 1 të modelit 209 të kompletit të formularëve. Të dhënat personale të foshnjës shënohen në fushën “Figli minori di 14 anni a carico regolarmente soggiornanti in Italia” dhe kërkesës i bashkangjitet veç dokumenteve të fëmijës, edhe kopja e pasaportës dhe e lejes së qëndrimit të prindit. Duke qenë se bëhet fjalë vetëm për përditësim të dokumentit të qëndrimit, paguhet një buletin postar prej vetëm 27,50 €. Kjo zgjidhje është e vlefshme edhe nëse prindi është në pritje të lëshimit të lejeqëndrimit të parë.
  2. Lejeqëndrimi është duke skaduar: Në këtë rast këshillohet të kërkohet njëherazi qoftë përtëritja qoftë futja e emrit të fëmijës në dokument. Dokumentacioni që duhet bashkangjitur është ai i kërkuari për përtëritjen e tipit të lejes së qëndrimit që ka prindi, dhe i dokumenteve të fëmijës. Sipas kohëzgjatjes së lejes së qëndrimit që kërkohet, vlera e buletinit postar që duheet paguar është:
    1. €107.50 nëse lejeëndrimi i kërkuar do të ketë kohëzgjatje deri në një vit
    2. € 127.50 nëse lejeëndrimi i kërkuar do të ketë kohëzgjatje nga 1 deri në 2 vjet
    3. € 227.50 nëse kërkohet lëshimi i lejeqëndrimit BE për qëndrues afatgjatë.
Nxjerrja e pasaportës

Përpara se të kërkohet pasaporta e shtetit prej nga vijnë prindërit, është e nevojshme të regjistrohet akti i lindjes pranë autoritetit diplomatik apo konsullor të vendit, shtetësinë e të cilit ka fëmija.

Nëse fëmija është shqiptar, për regjistrimin e lindjes në komunën shqiptare ku janë të regjistruar prindërit, duhet të  tërhiqet në komunën italiane certifikata e lindjes e të miturit, me atësi e mëmësi, dhe të legalizohet nga prefektura përkatëse me vulën Apostille. Kjo certifikatë duhet t’i dërgohet një familjari në Shqipëri, i cili e depoziton në zyrën e Gjendjes Civile përkatëse. Ky dokument ka afat përdorimi një muaj nga dita e vendosjes së vulës së legalizimit, prandaj duhet të dërgohet menjëherë në Zyrat e Gjendjes Civile.

Vetëm pas regjistrimit të fëmijës në Shqipëri, atij mund t’i nxirret pasaporta shqiptare në zyrën konsullore të Ambasadës në Romë apo në konsullatën e Milanos. I Porsalinduri duhet çuar në konsullatë i shoqëruar nga të dy prindërit, që duhet të kenë me vete pasaportat e tyre shqiptare dhe të paraqesin një dokument me të cilin të tregohet lidhja familjare e prindërve me të miturin, d.m.th një certifikatë familjare.

Në rast se i mituri do të udhëtojë në atdhe së bashku me prindërit pa pasur akoma pasaportën shqiptare, ai duhet të jetë jo vetëm i shënuar në lejen e qëndrimit të prindërve por duhet edhe të pajiset me Leje Kalimi të lëshuar nga zyrat konsullore (për ta kërkuar, fëmija duhet të paraqitet me të dy prindërit apo me njërin të pajisur me autorizim të posaçëm të prindit që mungon, të tregohen pasaportat e të dy prinndërve dhe dy foto të të miturit). Leja e Kalimit vlen vetëm për të hyrë në territorin shqiptar. Për t’u rikthyer në Itali, fëmija duhet të pajiset me pasaportë shqiptare.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Carta di soggiorno e test d’italiano. Qual è la procedura?

$
0
0
Ho tutti i requisiti per il permesso di soggiorno CE (ex carta di soggiorno) e mi manca solo il test d’italiano. Qual è la procedura che devo seguire per sostenerlo?

Lo straniero che richiede il permesso di soggiorno CE per soggiornante di lungo periodo, deve dimostrare di conoscere la lingua italiana, almeno ad un livello di conoscenza A2 del Quadro comune di riferimento europeo (QCER). Il livello A2 stabilisce che l'interessato comprende frasi ed espressioni di uso frequente in ambiti correnti.

Ai sensi della Legge n. 94/2009, lo straniero può dimostrare la propria conoscenza dell’italiano sostenendo un test nel caso in cui non rientri tra i soggetti esonerati. Bisogna sostenere e superare il test d’italiano prima di presentare la richiesta per il suddetto permesso di soggiorno.

La richiesta per sostenere il test d’italiano si invia telematicamente compilando il modulo TI, disponibile sul sito del Ministero dell’Interno. La domanda viene ricevuta dalla Prefettura competente in base alla residenza oppure al domicilio scelto dallo straniero. La Prefettura, a sua volta, invia la lettera di convocazione per lo svolgimento del test entro 60 giorni dalla data in cui è stata inviata richiesta. Il test viene effettuato mediante sistemi informatici, però se lo straniero lo richiede, per specifiche esigenze, il test può essere svolto anche in modalità cartacea. Si considera che il test è superato se almeno l’80% delle domande vengono risposte correttamente. Si può consultare l’esito del test online. I risultati del test arrivano telematicamente anche alla Questura.

Se non vengo all’appuntamento o se non supero il test?

Il richiedente deve presentarsi per lo svolgimento del test presso il luogo indicato rispettando l’orario e il giorno. Nel caso in cui lo straniero non superi il test oppure nel caso in cui non si presenti e non giustifica la propria assenza, non potrà richiedere di svolgere il test d’italiano prima di 90 giorni dalla data del mancato appuntamento.

Solo se presenta una giustificazione valida potrà inviare una nuova richiesta prima di 90 giorni. La giustificazione deve essere inoltrata al CTP dove è fissato lo svolgimento del test d’italiano entro l’orario previsto dalla convocazione, altrimenti l’assenza risulta ingiustificata. La giustificazione può essere inoltrata via email oppure fax.

La procedura completa per lo svolgimento del test così come la brochure esplicativa sono reperibili sul sito https://testitaliano.interno.it del Ministero dell’Interno.

Maria Elena Arguello/stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Pensioni. A përfitoj nga ligji për faljen e kamatvonesave për të vetëpunësuarit në bujqësi?

$
0
0
Jam emigrant  në Parma, i datëlindjes 1954. Kam punuar në kooperativë bujqësore deri në vitin 1990, për 16 vite. Mbas shpërbërjes së kooperativave bujqësore, deri në vitin 2011 kam punuar në bujqësi, në tokën time, por pa u siguruar, mbasi të ardhurat ishin shumë të pakta. Në janar të vitit 2012 kam shkuar në emigracion. Kam dëgjuar se janë falur kamatvonesat për fermerët. Dua të di, unë si emigrant, a mund të paguaj sigurimet shoqërore si bujk? Sa duhet të paguaj dhe kur plotësoj moshën për pension? Si duhet të veproj për të paguar, mbasi unë jam larg dhe e kam veshtirë të kthehem, mbasi mund të humb punën.

Për të pasur një tablo të plotë për shumat e pagesëse në fshat në vite, sqarojmë sa më poshtë:

Bazuar në ligjin 153/2014, të miratuar së fundi “Për faljen e kamatvonesave dhe gjobave për kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të papaguara nga personat e vetëpunësuar në bujqësi”, të vetëpunësuarve në bujqësi me detyrime të prapambetura, për periudhën që nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr.7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe që janë debitorë për kontributet, u falen të gjithë kamatvonesat dhe gjobat për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, me kusht që brenda datës 31 dhjetor 2014 të deklarojnë dhe të paguajnë të gjitha detyrimet.

Periudha për të cilën nuk janë paguar sigurimet shoqërore, nuk do të konsiderohet për efekt të përftimit të së drejtës për pension sipas përcaktimeve të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Për të qartësuar këtë problem dhe për të përcaktuar sa më drejt personat që mund të sigurohen si të vetëpunësuar në bujqësi dhe për të shmangur çdo abuzim, në VKM nr.1114 datë 30.07.2008, të ndryshuar, janë përcaktuar kriteret për t’u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi, si më poshtë:

-       të ketë mbushur moshën 16 vjeç
-       të ketë aktivitet bujqësor ose blegtoral
-       të ketë tokë në pronësi ose të marrë me qera apo të tjetërsuar në favor te tij
-       të ketë qendren e banimit në të njejtin rreth ku ushtron aktivitetin bujqësor
-       te mos jetë i siguruar në skema të tjera të sigurimit shoqëror.

Dokumentat që duhet të paraqisni, pranë inspektorit të të vetëpunësuarve, që është i pranishëm në çdo komunë do të jenë:

-       Vërtetim nga komuna që i interesuari ka tokë në pronësi, apo akte të tjera noteriale që dëshmojnë marrjen me qera, apo tjetërsimin e tokës në favorin tuaj.
-       vërtetim nga komuna që ka aktivitet bujqësor apo blegtoral
-       certifikatë personale të gjendjes civile.

Për problemin që Ju shtroni, në rast se i keni plotësuar këto kritere, deri në datën e largimit, mund të siguroheni si i vetëpunësuar në bujqësi, prej datës 1.10.1993 e deri më 31.12.2011.

Pagesa do të bëhët sipas shumave vjetore që kanë rezultuar në vitet përkatëse dhe konkretisht:

        Viti i sigurimit:                                                        Shuma në lekë
1
01.10.1993 deri 31.12.1993
405
2
1994
1.620
3
1995
1.620
4
1996
1.620
5
1997
1.620
6
1998
1.620
7
1999
1.620
8
2000
1.620
9
2001
1.620
10
2002
3.888
11
2003
5.220
12
2004
6.956
13
2005
7.824
14
2006
9.453
15
2007
9.996
16
2008
12.000
17
2009
13.600
18
2010
15.840
18
2011
19.440
 
Totali prej 1.10.1993 deri 31.12.2011
117.582

Pra ju do të siguroni gjithsej 18 vite e tre muaj, duke paguar gjithsej 117.582 lekë. Bazuar në Ligjin nr,104/2014, neni 43, Ju lind e drejta për të dalë në pension kur të keni plotësuar moshën 65 vjeç. Po kështu bazuar në nenin 96 të ligjit nr.7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ku thuhet “Personat, që krahas periudhës së sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, kanë dhe jo më pak se gjysmën e periudhës së sigurimit, që kërkohet në vitin përkatës, sipas nenit 92 të këtij ligji, në marrëdhënie pune me shtetin, përfitojnë pension pleqërie sipas dispozitave të këtij ligji”.Bazuar sa më lart, duke qenë se siguroni gjithsej 18 vite e 3 muaj, që është më e madhe se gjysma e periudhës për pension të plotë, (periudha e plotë është 35 vite), do të përfitoni pension si në qytet.

Në rast se Ju nuk keni mundësi për t’u kthyer për të bërë sigurimin shoqëror, mund të autorizoni ndonjë të afërmin Tuaj, për të bërë procedurën. Ju ose personi i autorizuar nga Ju, fillimisht do të merrni takim me inspektorin e sigurimeve shoqërore të komunës, ku do t’i paraqitni dokumentat e sipërpërmendura. Inspektori, do të bëjë përllogaritjen e shumës që duhet paguar, do Ju pajisë me urdhër veprimin, ku shënohen vitet e siguruara dhe shuma që duhet paguar. Me këtë dokument do të paraqiteni në degën e bankës, ose postës që keni më afër dhe do të kryeni pagesën. Mbas kryerjes së pagesës do të konsideroheni i siguruar për vitet përkatëse.

Duhet të bëni kujdes, këto veprime duhen kryer brenda 31.12.2014, datë kur skadon veprimi i ligjit. Ndryshe duhet të paguani, së bashku me kamatvonesat dhe gjobat përkatëse.

Naim Balluku, zëvendëspresident i patronatit INAS Albania

Dëbimi. Si të mësoj nëse jam akoma i sinjalizuar

$
0
0
Vite më parë kam marrë një dëbim nga Italia. Dua të kthehem por më kanë thënë se më parë duhet të verifikoj nëse emri im është futur në arkiivin e policisë. Si mund të mësoj nëse rezultoj akoma i sinjalizuar?

Me heqjen e kufijve të brendshëm, vendet që bëjnë pjesë në zonën Schengen kanë ngritur një sistem informimi të vetëm, të dobishëm jo vetëm për kontrollin e përbashkët të hyrjeve të personave në territorin Schengen por edhe të domosdoshëm për sigurinë e territorit të vendeve anëtare.

Ky sistem, që njihet me siglën S.I.S. që do të thotë "Sistemi i Informacionit Schengen", është një arkiv i përbashkët i të gjitha vendeve të hapësirës Schengen, i krijuar me qëllimin e mbajtjes së një niveli të pëlqyeshëm sigurie në të cilin futen, mes informacioneve të ndryshme, edhe emrat e personave të dëbuar nga një prej vendeve anëtare.

Në fakt në sistem arkivohen të dhënat personale të këtyre kategorive:

  • Persona të kërkuar apo të mbikëqyrur nga shërbimet e policisë,
  • Persona të zhdukur apo që duhet të mbahen nën mbrojtje, veçanërisht të mitur,
  • Persona që nuk janë shtetas të një vendi anëtar të hapësirës Schengen të cilëve u ndalohet hyrja në territorin Schengen.

Për të garantuar mbrojtjen e të dhënave, të interesuarve, qofshin këta shtetas të BE-së apo jo, u njihen të drejtat e mëposhtme:

  • E drejta e qasjes në informacionet e veta të arkivuara nga S.I.S.,
  • E drejta e ratifikimit kur të dhënat janë arkivuar bazuar mbi një gabim të drejte apo material,
  • E drejta e propozimit të një akti autoriteteve kompetente për të përfituar ratifikimin apo heqjen e të dhënave të pasakta, apo edhe ndonjë dëmshpërblim të mundshëm.

Në rastin konkret, i interesuari ka të drejtë të kërkojë informacion për të ditur nëse emri i tij rezulton i sinjalizuar në S.I.S. Kërkesa bëhet me shkrim në një nga gjuhët: italisht, anglisht, frëngjisht ose gjermanisht. Në rast se i interesuari nuk mund të paraqesë personalisht kërkesën, mund të prokurojë dikë. Është e domosdoshme, sidoqoftë, t'i bashkëngjitet kërkesës një kopje e dokumentit të identitetit të të interesuarit, që duhet të jetë i paskaduar. Në brendësi të tekstit të kërkesës nuk duhet harruar të shënohet një adresë e të interesuarit ku ky i fundit dëshiron t'i mbërrijë përgjigjja.

Në radhë të parë, kërkesa me shkrim i duhet nisur me postë Ministrisë së Brendshme italian, Departamentit të Sigurisë Publike, e më saktësisht në adresën e mëposhtme:

Ministero dell'Interno - Ufficio Coordinamento e Pianificazione FF.PP.
Divisione N.SIS
Via Torre di Mezzavia, 9
00173 Roma

Në rast se nuk kthehet një përgjigje e kënaqshme, i interesuari mund të ankohet pranë Garantit për mbrojtjen e të dhënave personale, gjithnjë me shkrim duke nisur letr në adresën:

Garante per la protezione dei dati personali
Piazza Monte Citorio, n. 121
00186 Roma

Së fundi, është mirë të kujtohet që para rihyrjes në zonën Schengen, i huaji që ka marrë një dekret dëbimi duhet të kërkojë autorizim për rihyrje para se të kthehet efektivisht në Itali.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)
Viewing all 350 articles
Browse latest View live