Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all 350 articles
Browse latest View live

Karta e qëndrimit. Ç'të ardhura duhen pasur për ta kërkuar?

$
0
0
Dua të kërkoj lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë por bëj punë sezonale. Nuk e di nëse të ardhurat janë të mjaftueshme për këtë dokument. A mund të më thoni sa kërkohen?

Pavarësisht nga lloji i punës (e varur apo autonome), për të përmbushur kriterin e të ardhurave të nevojshme për lëshimin e lejeqëndrimit BE për qëndrues afatgjatë, atë që vazhdojmë të quajmë kartë qëndrimi, i interesuari duhet të ketë të ardhura vjetore jo më të ulëta se shuma e çekut social për vitin kur paraqet kërkesën. Kjo parashikohet nga neni 9, paragrafi 1 i dekretit legjislativ 286/98.
E për përmbushjen e kriterit të të ardhurat llogariten edhe ato që vijnë nga pensione të mundshme (ai i invaliditetit për shembull), ndaj duhen shënuar.

Në rast se kërkesa për kartën e qëndrimit bëhet edhe për familjarë bashkëjetues, të ardhurat e kërkuara rriten në përpjestim me numrin e fmiljarëve që deklarohen në ngarkim. Është e mundur që të shumohen e të llogariten së bashku të ardhurat e të gjithë familjarëve bashkëjetues e me qëndrim të rregullt në Itali. Llogaritja që duhet bërë është e njëjtë me atë për bashkimet familjare (në përgjithësi, gjysmë çeku social shtesë për çdo familjar). Nëse kërkohet karta e qëndrimit për vete e dy apo më shumë bij nën 14 vjeç, të ardhurat e kërkuara janë sa dyfishi i çekut social.

Për vitin 2014, shuma e çekut social është 5.818,93 €. Kjo do të thotë që nëse i interesuari e kërkon kartën e qëndrimit vetëm për vete duhet të tregojë se ka të ardhura vjetore bruto, që vijnë nga burime të ligjshme, të paktën sa kjo shumë. Në rast se kërkon kartën edhe për familjarë në ngarkim ja disa shembuj:

  • Kërkuesi + 1 familjar: 8.728,40 €
  • Kërkuesi + 2 familjarë: 11.637,86 €
  • Kërkuesi + 3 familjarë: 14.547,33 €
  • Kërkuesi + 4 familjarë: 17.456,79 €
  • Kërkuesi + 2 apo më shumë të mitur nën 14 vjeç: 11.637,86 €
  • Kërkuesi + 2 apo më shumë të mitur nën 14 vjeç dhe një familjar: 14.547,33 €.

Kërkesës për lëshimin e kartës së qëndrimit i duhet bashkangjitur edhe kopje e deklarimit të të ardhurave apo modeli CUD mbi të ardhurat e vitit pararendës, nga i cili të dalë në dukje se ishin jo më të ulëta se çeku social (sipas nenit 16, paragrafi 3, germa b e dekretit të Presidentit të Republikës 394/99).

Është mirë të kujtohet gjithashtu, se në çastin e paraqitjes së kërkesës për këtë dokument qëndrimi, kërkuesi duhet të kalojë edhe testin e gjuhës italiane apo të ketë në xhep një diplomë të gjuhës italiane të vlefshme për këtë qëllim; duhet të bashkangjisë edhe kopje të kartotekës gjyqësore e të çështjeve gjyqësore të hapura në ngarkim; në rast se kërkesa është edhe për familjarë të tjerë duhet të bashkangjisë edhe certifikatën e përshtatshmërisë së strehimit. Në çastin e paraqitjes së kërkesës për kartë, kërkuesi duhet të ketë në xhep një lejeqëndrim të paskaduar.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 


Si kontrollohen periudhat kontributive e si aplikohet për pension në Shqipëri

$
0
0
Jam emigrante në Bergamo. Më 20 dhjetor 2014, mbush moshën 60 vjeç. Në Shqipëri kam 21 vite pune me kontribute. Libreza e punës më ka humbur. Së pari ç’duhet të bëj që të gjej vjetërsinë e punës dhe ç’dokumente do më duhen për pension. A është e domosdoshme të kthehem personalisht në Shqipëri për të aplikuar?

Përsa i përket shqetësimit që keni për mungesën e librezës së punës, në këtë aspekt një ndihmë të rëndësishme e ofron patronati INAS. Çdokush mund t’i drejtohet patronatit për të pasur konfirmim për periudhat e punës e të kontributeve të derdhura në të gjithë institucionet dhe ndërmarrjet ku ka punuar. Bazuar në marrëveshjen që INAS ka lidhur me Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri, ISSh, patronati është në gjendje të verifikojë të gjitha periudhat kontributive, në arkivën e këtij institucioni.

Duke qenë se arkivi i vjetërsisë së punës është në proces informatizimi, por ende nuk ka përfunduar, për përgjigjen do të duhet një kohë prej më pak se 1 muaj.

Në rast të kundërt – pra kur i interesuari i di me saktësi periudhat e punës e të kontributeve të derdhura, – në çastin e aplikimit për pension, përpilon formularin PERIUDHA SIGURIMI, në të cilin shënon në rend kronologjik, të gjitha të dhënat mbi periudhat kontributive:

Ndërmarrja/Institucioni/Ish-Kooperativa/Subjekti ku ka punuar
Detyra që ka kryer
Data e fillimit të punës
Data e largimit nga ai vend pune
Vërejtje

Për aplikimin për pension, sipas mundësisë që keni, mund të paraqiteni vetë, ose të prokuroni një të afërmin tuaj. Të gjitha procedurat mund t’i bëni edhe me ndihmën e drejtpërdrejtë të INAS-it, pa asnjë pagesë.

Kushtet e përfitimit:

Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur:
a) Plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë;
b) Të kenë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 35 vjet periudha sigurimi;
c) Të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike;

Në rastin Tuaj, do të përfitoni pension të pjesshëm pleqërie, që është i barabartë në përqindje me raportin 21 vite që keni, me 35 vite që nevojiten për pension të plotë pleqërie, pra ju do të merrni 60% të pensionit të plotë.

Dokumentacioni që duhet të paraqitni:

- Fotokopje e kartës së identitetit;
- Certifikatë e gjendjes familjare;
- Certifikatë martese per gratë (për efekt të mbiemrit të kohës së vajzërisë, me të cilin mund të ketë periudha pune);
- Dy fotografi;
- Libreza e punës (në mungesë të saj plotësimi i rubrikave të punës);
- Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj);
- Diploma e shkollës së lartë për gratë (e cila konsiderohet vjetërsi pune);
- Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë;
- Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994);
- Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive;
- Fotokopje e Librezës së pagimit të energjisë elektrike.

Për sqarime të mëtejshme mund t’i drejtoheni Patronatit INAS –ALBANIA, ku çdo ndihmë ofrohet falas, duke shkruar një email në N.Balluku@inas.it; Albania@inas.it; ose duke telefonuar ne 003554531748 – 00355665708074.

Përgatiti Naim Balluku, zëvendëspresident i patronatit INAS Albania

 

Kryetari i Bashkisë refuzon t'i martojë, Shteti dëmshpërblen çiftin italo-shqiptar

$
0
0
Ai shqiptar e ajo italiane do të marrin 8 mijë euro nga Prefektura. Në vitin 2008 donin të martoheshin por ai nuk kishte dokumentet në rregull e kryetari i Bashkisë, legisti Candiani, nuk pranoi. Por sipas ligjit, ishte i detyruar të celebronte martesën

Romë, 23 shtator 2014 - Një çift që donte të martohej në vitin 2008 e që nuk mundi sepse kryetari i komunës nuk deshi të celebronte martesën ka hedhur në fillim komunën e më pas Shtetin në gjyq e sot ka fituar: duhen dëmshpërblyer nga Prefektura me 8 mijë euro.

Ka ngjarë në Tradate të Vareses kur asokohe ishte kryetar legisti Stefano Candiani (sot senator) që kundër çdo ligji ua mohoi të drejtën civile të rinjve vetëm pse djali ishte me qëndrim të parregullt në Itali. Duhet t'u kërkonte të rinjve vetëm nulla osta për martesë e të mos "shqetësohej" nëse djali kishte apo jo lejen e qëndrimit. Por në atë kohë legistët kishin nisur haptazi një fushatë kundër martesave të përziera mes italianësh e të huajsh pa leje qëndrimi, që nga viti 2009 u kthye në ligj për ca kohë (deri sa u hodh poshtë nga gjykata kushtetuese) me një paketë sigurie të ministrit të brendshëm Maroni.

E për peripecitë e çiftit, në pritje edhe të një fëmije, ky ishte vetëm fillimi. Djali u fut në një CIE dhe u riatdhesua. Vajza shtatzënë u detyrua të shkojë pas tij, të martohen në Shqipëri e të sjellë të shoqin në Itali me bashkim familjar.

Dhe hodhën Komunën në gjyq. Gjykata fillimisht doli me sentencën se Komuna e Tradates nuk ka faj, sepse në çastin e celebrimit të martesës, funksionari i saj përfaqëson shtetin e jo drejtpërdrejt Komunën.

Të rinjtë nuk u dorëzuan e hodhën në gjyq shtetin italian. tani, pas gjashtë vjetëve, Prefektura e Vareses, me pëlqimin e Avokatit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme ka propozuar të dëmshpërblejë çiftin me 8 mijë euro, që me sa duket është pranuar në gjyq nga çifti.

 

Cittadinanza. Alfano: "Domande online e nuove norme per tagliare i tempi"

$
0
0
Il ministro dell'Interno alla Camera: "Aumentano gli aspiranti cittadini, ma il Viminale non può rafforzare gli organici. Puntiamo all'informatizzazione e metteremo trenta uomini in più a istruire le pratiche"

Roma, 25 settembre 2014 - Per ora l'informatica e trenta uomini in più. Domani, forse, nuove norme. Per il ministro dell'Interno Angelino Alfano è questa la risposta dello Stato per tagliare i tempi burocratici della concessione della cittadinanza italiana, che vanno ben oltre 730 giorni previsti dalla legge.

A porre il problema è stata ieri un'interrogazione presentata alla Camera dal gruppo parlamentare Per l'Italia. “La definizione dei procedimenti incontra spesso impedimenti che ne ampliano i termini e le pratiche si arenano in attesa di pareri e di integrazioni richieste dagli uffici che portano un'attesa di tre, quattro, cinque e addirittura di sei anni” ha ricordato in Aula il deputato Mario Sberna, chiedendo al titolare del Viminale come pensasse di velocizzare l'iter delle domande.

Secondo Alfano alla base del problema c'è che le domande di naturalizzazione sono “raddoppiate nell'ultimo triennio” e “in costante crescita”, a causa della “più marcata ricerca di stabilità nei Paesi di accoglienza da parte dei cittadini stranieri”. Intanto, però, è difficle “rafforzare gli uffici responsabili della gestione delle pratiche a causa della restrittiva congiuntura della spesa pubblica”.

“Per ovviare a tali problemi – ha però sottolineato il ministro -  sono state adottate alcune misure amministrative dirette a razionalizzare e semplificare le procedure di acquisto e concessione della cittadinanza, grazie alle quali è stato possibile raddoppiare il numero delle istanze definite”.

Alfano ha citato l'attribuzione ai prefetti della competenza sulle domande di cittadinanza per matrimonio e la sperimentazione della acquisizione on linedelle domande, “destinata ad essere estesa su tutto il territorio nazionale”. “Anche gli uffici centrali – ha annunciato -  verranno rafforzati con l'assegnazione a partire del prossimo mese di ottobre di 30 unità impegnate proprio nell'istruttoria delle domande”.

Inoltre, ha aggiunto il ministro, “è stato di recente implementato il sistema informatizzato di cittadinanza per l'emanazione dei decreti collettivi a cui segue l'invio dei singoli provvedimenti alle prefetture e la notifica agli interessati”.

“Sebbene permangano criticità – ha concluso Alfano - il percorso di acquisto della cittadinanza è stato reso, in qualche modo, più agevole. Ulteriori disposizioni legislative, contenute nelle varie proposte all'esame del Parlamento, insieme alla costante innovazione anche tecnologica dei processi amministrativi, potranno renderlo ancora più spedito”.

Lexo edhe: Shtetësia italiane. Rreth 60 mijë shqiptarë janë betuar para flamurit tringjyrësh

Nuk po u mjafton djersa, duan edhe gjakun tonë!

$
0
0
Dy qeveritë shqiptare, as ajo e Kosovës as ajo e Shqipërisë, nuk e panë të udhës të reagojnë me "notë" proteste ndaj qeverisë italiane për vrasjen e dy qytetarëve të vet në Rajonin Marche. Ajo çka është edhe më e rëndë, asnjë shoqatë, klub apo organizatë shqiptare që vepron në Itali, përveç Skanderbegut të Fermos, nuk e pa të udhës të reagojë ndaj këtij rasti makabër, kur fatkeqësisht, nesër secilin prej nesh mund ta presë i njëjti fat tragjik i Nexhmedinit dhe Valdetit
Nga Florim Zeqa

Vrasja e dyfishtë që ndodhi para disa ditësh në Rajonin Marche, tronditi opinionin e gjerë vendor dhe ndërkombëtar. Lajmin e kobshëm për vrasjen e dy shqiptarëve nga Kosova e shpërndanë pothuajse të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike në Itali.

Pothuajse nuk kishte gazetë ditore që nuk e kishte në ballinën e saj vrasjen e dy shqiptarëve nga Kosova. Autor i vrasjes së dyfishtë është Gianluca Ciferri, 48 vjeç, pronar i një firme që la të vrarë dy shtetas kosovarë: Nexhmedin Mustafa 38 vjeç dhe Valdet Avdyli 26 vjeç. Dy shtetasit kosovarë, ishin punëtorë të G. Ciferri-t, i cili muaj më parë i kishte larguar nga puna për pasojë të krizës ekonomike pa u paguar pagat për disa muaj rresht.

Deklaratat e vrasësit Ciferri, se gjoja dy të rinjtë shqiptarë e kishin kërcënuar, në asnjë rrethanë nuk e justifikon aktin kriminal të vrasjes së dy të rinjve të lodhur e të rraskapitur nga kriza e rëndë sociale, që nuk kishin kërkuar asgjë më pak dhe asgjë më shumë se t'u paguhej djersa e tyre. Pavarësisht se kërkesat e tyre ishin të drejta dhe legjitime, padronit (pronarit) të tyre sikur nuk u mjaftoi djersa, iu desh edhe gjaku i tyre për t'i larguar përfundimisht nga regjistri i borxheve, duke harruar se para çdo borxhi material mbetet i freskët gjaku i dy mërgimtarëve në tokë të huaj.

Përkundër faktit se lajmin e publikuan edhe mediat e dy shteteve shqiptare (Shqipëri dhe Kosovë), ai nuk arriti të depërtojë mjafueshëm tek qeveritë e dy shteteve shqiptare, nuk arriti të prekë ndëgjegjen e krerëve shtetërorë të vendeve tona! Cilitdo komb t'i ndodhte një tragjedi e tillë, do të ishin të mënjëhershme reagimet zyrtare, duke filluar nga përfaqësitë diplomatike e deri të ato shtetërore. Madje çdo qeveri respektive do t'i dërgonte "notë" proteste qeverisë italiane për vrasjen e dy bashkatdhetarëve të vet.

Për habi dy qeveritë shqiptare nuk e panë të udhës ta bëjnë një gjë tillë! Vetëm disa orë nga vrasja e dy kosovarëve në Rajonin Marche, në Milano takohen dy ministrat e jashtëm shqiptarë: Ditmir Bushati (Shqipëri) dhe Enver Hoxhaj (Kosovë), në inaugurimin e konsullatës së përbashkët Shqipëri-Kosovë, në prani edhe të autoriteteve italiane, dhe për habi në këtë takim ceremonial u hesht ngjarja tragjike në Marche ku u privuan nga jeta dy bashkatdhetarët e ministrave shqiptarë. Sikur të ishte prezente vetëdija morale tek ministrat (qyqarë) shqiptarë, para inaugurimit të konsullatës do duhej mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave shqiptare!

Mirëpo ironia më e madhe është se, deri më tani, asnjë shoqatë, klub apo organizatë shqiptare që vepron në Itali, përveç Skanderbegut të Fermos, nuk e pa të udhës të reagojë ndaj këtij rasti makabër në Marche. Ndoshta drejtuesit e shoqatave shqiptare (kosovare) po presin reagimin e ndonjë komuniteti tjetër ndaj rastit në fjalë, gjë e cila ka pak gjasa të ndodhë. Për një gjë jam tejet i sigurtë, sikur të thirrej ndonjë protestë kundër vrasjes së dy bashkatdhetarëve tanë nga ana e shoqatave shqiptare (kosovare), me siguri se do të bashkangjiteshin edhe komunitetet tjera. Organizimi i protestave nga ana e shoqatave në bashkëpunim me organizatat sindikale do të ndikonte në sensibilizimin e opinionit në parandalimin e rasteve tjera tragjike, për t'ju bërë thirrje publike "padronëve" të pangopshëm për respektimin e rregullave dhe ligjeve, si dhe për parashtrimin e kërkesave ndaj qeveritarëve italianë në përmirësimin e skemave sociale si përgjigje ndaj krizës ekonomike, e cila tashmë në këtë vend ka marrë përmasa katastrofale.

Ku janë aktivistët dhe veprimtarët që aq shumë trumbetojnë me kauzën kombëtare, "patriotët" shqiptarë të cilët gjatë tubimeve festive, inauguruese apo promovuese (të ndonjë libri me poezi), ua qajnë kokën bashkatdhetarëve të tyre me referate të gjata patriotike duke u munduar të shesin patriotizëm dhe "vlera" intelektuale me referate (hartime) të nivelit fillestar. Pse rrinë të strukur duke e kaluar në heshtje këtë vrasje makabër, kur nesër secilin prej nesh mund ta presë i njëjti fat tragjik, pse nuk reagojnë kur kriza ekonomike në këtë vend është në përmasat alarmante. Heshtja dhe indiferenca ndaj këtij rasti e tregon më së miri katandisjen dhe largimin nga vlerat humanitare, solidariteti dhe traditat fisnike të popullit tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Mustafa dhe Avdyli për humbjen e më të dashurve të tyre, Nexhmedini dhe Valdeti do të mbetën të paharruar në kujtesën e mërgimtarëve shqiptarë në Itali.

Lexo edhe:
Fermo. Kortezh në kujtim të kosovarëve të vrarë nga punëdhënësi
Fermo. Ndihmoni familjet kosovare Mustafa dhe Avdyli 
Kosovarët e vrarë nga punëdhënësi. Cgil: “Prej kohësh kërkonin rrogat e disa muajve” 

Cittadinanza italiana. Renzi: "Faremo la riforma, italiani dopo un ciclo scolastico"

$
0
0
Il premier: "Dopo le legge elettorale e le riforme istituzionali si apre la stagione dei diritti"

Roma, 29 settembre 2014 – Il governo non ha abbandonato l'idea di una riforma della cittadinanza dedicata alle seconde generazioni. “Appena il Parlamento avrà finito con la legge elettorale e l riforma istituzionali, per me di apre lastagione dei diritti” ha spiega ieri sera il presidente del consiglio Matteo Renzi , ospite a Che Tempo che fa. E tra gli obbiettivi di questa stagione ha citato la civil partnership per le coppie omosessuali, ma anche lo ius soli.

"Discuteremo in Parlamento, perché non tutti sono d'accordo" ha confermato Renzi. Poi ha prospettato una riforma della cittadinanza secondo la formula dello "ius soli temperato", o più probabilmente del cosiddetto ius culturae, dove a rendere italiani i figli degli immigrati sarà la scuola.

Il diritto alla cittadinanza, ha spiegato il premier, potrebbe non essere legato direttamente alla nascita in Italia, come invece succede in America dove se nasci sei americano. Potresti dire invece non che chi nasce in Itala sia italiano, ma che lo sia chi frequenta qui un ciclo scolastico".

Sarebbe comunque un modo, ha concluso Renzi, per “superare l'aberrazione di oggi, quando devi aspettare i diciotto anni per diventare italiano”.

L'idea di legare il riconoscimento della cittadinanza alla frequenza scolastica è presente in molti dei progetti di legge (oltre venti) attualmente all'esame della Commissione Affari Istituzionali dellaCamera. Terminate le audizioni di esperti e associazioni, ora si lavora alla redazione di un testo unico da portare in Aula, possibilmente entro la fine dell'anno.

 

Jam martuar në Itali. Mund të kërkoj lejeqëndrim për motive familjare?

$
0
0
Kam hyrë si turiste në Itali dhe jam martuar këtu. Im shoq ka leje qëndrimi për punë, kurse unë asnjë lloj dokumenti. Mund të kërkoj një leje qëndrimi për motive familjare pa u kthyer në Shqipëri?

Leja e qëndrimit për motive familjare i lëshohet të huajit që ka një dokument qëndrimi çfarëdo akoma të vlefshëm ose të skaduar prej jo më shumë se një vit, që do të jetojë bashkarisht me një familjar me qëndrim të rregullt në Itali.

Sipas nenit 30 të dekretit legjislativ 286/98, mund të paraqitet kërkesë për konvertimin e lejes së qëndrimit që i interesuari ka në një lejeqëndrim për motive familjare, pa qenë e nevojshme që i huaji të kthehet më parë në vendlindje. Në rastin konkret, gruaja që ka ardhur si turiste e është martuar, edhe pse nuk ka lejeqëndrim në xhep, konsiderohet me qëndrim të rregullt në Itali për tre muaj, aq sa lejon ardhja për turizëm.

Mbajtësi i lejeqëndrimit për motive familjare ka të drejtën e shërbimit shëndetësor kombëtar, mund të regjistrohet në shkollë apo universitet e të kryejë çdo lloj pune, të varur apo autonome.

Familjari titullar i lejeqëndrimit të vlefshëm që merr në ngarkim kërkuesin e lejeqëndrimit për motive familjare, duhet të plotësojë të gjitha kriteret e parashikuara për bashkimin familjar, me pak fjalë të tregojë të ardhura të mjaftueshme nga burime të ligjshme dhe një strehim të përshtatshëm.

Përsa u përket të ardhurave duhet mbajtur parasysh se ato nuk duhet të jenë më të ulëta se çeku social i vitit në vijim i shtuar me gjysmë çeku për çdo familjar që merret përsipër. Për vitin 2014, shuma e çekut social është 5.818,93 €. Kështu që të ardhurat bruto të nevojshme për bashkim familjar janë:

  • Kërkuesi + 1 familjar: 8.728,40 €
  • Kërkuesi + 2 familjarë: 11.637,86 €
  • Kërkuesi + 3 familjarë: 14.547,33 €
  • Kërkuesi + 4 familjarë: 17.456,79 €
  • Kërkuesi + 2 apo më shumë të mitur nën 14 vjeç: 11.637,86 €
  • Kërkuesi + 2 apo më shumë të mitur nën 14 vjeç dhe një familjar: 14.547,33 €.

Kërkesa për leje qëndrimi duhet t’i drejtohet kuesturës së qytetit ku jeton personi me qëndrim të rregullt në Itali përmes kompletit postar duke i bashkangjitur kërkesës të gjitha fotokopjet e parashikuara nga normativat në fuqi (janë të shënuara edhe në fletët shpjeguese të kompletit postar). Familjari do të marrë një leje qëndrimi me të njëjtën kohëzgjatje të dokumentit të familjarit me të cilin është kërkuar bashkimi familjar dhe është e përtëëritshme për të njëjtin motiv, nëse kriteret përmbushen akoma në çastin e përtëritjes.

Për më tepër, leja e qëndrimit për motive familjare mund të konvertohet në leje për punë (pa qenë e nevojshme të pritet një dekret fluksesh) apo në një për motive studimi.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Kam leje qëndrimi për asistencë të mituri. Mund të kërkoj kartën e qëndrimit?

$
0
0
Kam lejen e qëndrimit për t’u kujdesur për tim bir të sëmurë prej më shumë se pesë vjet. Mund të paraqes kërkesë për lejeqëndrimin BE për qëndrues afatgjatë?

Për të paraqitur kërkesë për leje qëndrimi për qëndrues afatgjatë, të ashtuquajturën kartë qëndrimi, i huaji duhet të jetë titullar i një lejeqëndrimi të paskaduar dhe të ketë qëndrim të rregullt në Itali prej të paktën 5 vjetëve.

Ekzistojnë disa dokumente qëndrimi që nuk janë të vlefshme për të paraqitur kërkesën e lejeqëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë:

- leja e qëndrimit për motive studimi apo formimi profesional  e kërkimi shkencor;
- leja e qëndrimit për mbrojtje të përkohshme apo për motive humanitare;
- leja e qëndrimit në pritje të njohjes së statusit të refugjatit;
- leja e qëndrimit për një kohë të shkurtër (për biznes apo kura mjekësore);
- dokumenti i qëndrimit i diplomatëve, konsujve apo personave me status të ngjashëm dhe i anëtarëve të përfaqësive të akredituara pranë organizatave ndërkombëtare botërore.

Të gjitha llojet e tjera të lejeve të qëndrimit që nuk rreshtohen në listën e mësipërme janë të vlefshme për paraitjen e kërkesës së lejes së qëndrimit bE për qëndruesit afatgjatë. Kështu në rastin konkret, edhe leja e qëndrimit për asistencë një të mituri e lëshuar sipas nenit 31 të dekretit legjislativ 286/98, është dokument i vlefshëm për paraqitjen e kërkesës së kartës së qëndrimit.

Kriteret e parashikuara për lëshimin e kartës, përveç të pasurit në xhep të lejeqëndrimit të duhur janë:

- të ardhurat me burime të ligjshme jo më të ulëta se çeku social (për vitin 2014, shuma e tij është 5.818,93 euro);
- certifikata e pastër penale në Itali, që do të thotë që i interesuari nuk duhet të përbëjë rrezik për rendin publik apo për siurinë e Shtetit.

Leja e qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë është dokument qëndrimi i përhershëm. Pra ky dokument nuk ka nevojë të përtërihet, por ai duhet përditësur çdo pesë vjet që të mund të përdoret si dokument identiteti.

Maria Elena Arguello / Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)
 

Mbi gjysmë milioni shqiptarët në Itali

$
0
0
Për të parën herë shqiptarët kapërcejnë shifrën e gjysmë milionit. Në vitin 1980 ishin vetëm 514 vetë. Edhe pse kriza frenon ardhjet e reja, mbeten gjithsesi komuniteti i dytë i joevropianëve në Itali për numër të pranishmish, pas marokenëve. Pas 23 vjetëve nga nisja e emigracionit masiv, janë sot ndër komunitetet më të qëndrueshme në Itali. Ndër dhjetë shqiptarë, 7 kanë kanë dokumentin e përhershëm të qëndrimit. Rritet nga viti në vit edhe numri i atyre që tashmë janë edhe italianë: vetëm në dy vjetët e fundit e kanë marrë shtetësinë rreth 25mijë persona

A mund të përfitohet pension i parakohshëm në Shqipëri?

$
0
0
Jam emigrant në Milano, i datëlindjes 1954. Në Itali kam punuar me ndërprerje, por afërsisht më bëhen rreth 12 vite pune me kontribute. Në Shqipëri kam një vjetërsi pune me kontribute prej 23 vitesh. Dua të dij se kur e plotësoj moshën për pension pleqërie në Shqipëri. Po të dëshiroj të dal tani në pension të parakohshëm, a është e mundur? Po me vjetërsinë që kam në Itali a përfitoj pension?

Për të përfituar pension pleqërie  sipas nenit 31 të Ligjit nr. 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, në pikën 1 theksohet:

Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të plotë në moshën 65 vjeç burrat dhe 60 vjeç gratë, pasi të kenë plotësuar 35 vjet sigurime. Për periudhën e tranzicionit bëhet përjashtim nga ky rregull dhe zbatohet neni 92 i dispozitave tranzitore të këtij ligji”.

Në këto kushte ju plotësoni moshën për pension pleqërie kur të jeni 65 vjeç, pra në vitin 2019. Por nuk plotësoni vjetërsinë e nevojshme për pension të plotë.

Përsa i përket pensionit të parakohshëm, për të cilin kërkonit sqarim, që ligjërisht konsiderohet pension i reduktuar, kushtet për përfitimin e këtij pensioni përcaktohen në nenin 31/1 si më poshtë.

Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar kur:

a) kanë plotësuar jo më pak se 35 vjet sigurim;
b) kanë mbushur moshën 62 vjeç për burrat e 57 vjeç për gratë, kur mosha e daljes në pension të plotë pleqërie sipas nenit 92 është më e madhe se këto mosha;
c) nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar.

Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar në nenin 92, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, është 0,6 për qind në muaj. Ose thënë më thjesht, për 1 vit, reduktimi i pensionit do të jetë; 12 muaj x 0,6%= 7,2% të pensionit të plotë.

Duke qenë se ju keni 23 vite me kontribute në Shqipëri, nuk plotësoni kushtet e përcaktuara në germën “a”, ku kërkohet një vjetërsi kontributive prej 35 vitesh. Pra nuk mund të dilni në pension të reduktuar. Në këto kushte ju duhet të prisni deri në vitin 2019, kur të plotësoni moshën për pension për të përfituar sipas kontributeve të derdhura.

Përsa i përket vjetërsisë kontributive që keni në Itali sqarojmë:

Duke filluar nga 01.01.2012, personat që kanë një vjetërsi kontributive më 31.12.1995, mund të kenë të drejtën për pension pleqërie, por duhet të plotësojnë kushtin e vjetërsisë kontributive të barabartë me 20 vite.

Duke filluar nga 1 janari i vitit 2012, personat, kontributet e të cilëve fillojnë nga 1 janari i vitit 1996, mund të kenë të drejtën për pension pleqërie, mbasi të kenë plotësuar vjetërsinë kontributive prej 20 vitesh, duke plotësuar sigurisht dhe kushtet e moshës.

Për këtë kategori personash, mund të përfitohet pension i pjesshëm me plotësimin e moshës 70 vjeç dhe me 5 vite kontribute efektive, duke përjashtuar kontributet e njohura si kontribute figurative (shërbimi ushtarak, sëmundje e paaftësi për punë, leje lindjeje, dhurim gjaku etj) që nuk përfshihen në shumën e pensionit.

Bazuar në sa më sipër, në rast se keni filluar punë me pagesë kontributesh para datës 31.12.1995, do ju duhen detyrimisht 20 vite me kontribute për t’u përfshirë në kushtet e përfitimit të pensionit, në moshën 67 vjeç. Ndërsa po të keni filluar punë, mbas datës 1.1.1996, mund të përfitoni pension edhe me 5 vjet kontribute, por kur të plotësoni moshën 70 vjeç.

Naim Balluku, zëvendëspresident i patronatit INAS Albania

Lexo edhe:
Si kontrollohen periudhat kontributive e si aplikohet për pension në Shqipëri
Pensioni i invaliditetit në Shqipëri. Edhe emigrantëve që kanë vite pune në atdhe
Pensioni në Itali
“Sigurimi shoqëror për punësimin”, kompensimi i ri për papunësinë në Itali

Migrantët e parregullt do të ndalohen e skedohen në mbarë Evropën. Nis operacioni Mos Maiorum

$
0
0
Nga 13 deri më 26 tetor policitë e të gjitha shteteve anëtare të BE-së, të koordinuara nga ministria e Brendshme italiane, do të ndërmarrin një aksion kundër imigracionit klandestin. Cospe: “Çnjerëzor dhe i kotë”

Romë, 9 tetor 2014 – Policitë e mbarë Evropës po përgatisin një aksion ndërkombëtar të përbashkët kundër imigracionit klandestin. Objektivi i tyre është të ndalojnë e të skedojnë në dy jave sa më shumë migrantë të parregullt për të zbuluar se si kanë ardhur e si zhvendosen në brendësi të zonës Schengen, e që më pas të mund të godasin rrjetin e trafikantëve të njerëzve.

Operacioni në fjalë, i cili nga data 13 deri më 26 tetor do të angazhojë mijëra e mijëra policë, është nismë e qeverisë italiane dhe do të koordinohet nga drejtoria e Imigracionit dhe e policisë së kufirit e ministrisë së Brendshme. Është kurioz fakti që e kanë quajtur “Mos Maiorum”, termi që përdornin romakët për “traditat (e mira) të të parëve”.

Në një dokument të rezervuar të dorëzuar në Bruksel më 10 korrik 2014 nga presidenca italiane delegacioneve të shteteve të tjera evropiane janë renditur të gjitha informacionet që agjentët duhet të mblesdhin nga migrantët e ndaluar.

Në veçanti, kërkohet të zbulohet si vijnë: “rruga që bëjnë, mjetet e transportit që përdorin deri kur mbërrijnë në një vend të BE-së”, por edhe “udhëtimi i programuar e vendmbërritja finale”. Migrantët do të pyeten gjithashtu edhe nëse kanë përdorur “dokumente udhëtimi të falsifikuara, kanë paraqitur kërkesa azili, të dhëna mbi trafikantët e njerëzve, kombësia dhe vendi i rezidencës, sa para kanë paguar për udhëtimin”.

Kontrollet do të bëhen në kufij por edhe në të gjithë territorin evropian, sepse kërkohet të mësohet prej tyre edhe rrugëtimi që bëjnë në brendësi të Schengen-it. Për të gjithë ata që janë pa leje qëndrimi parashikohen dy javë vërtet shumë të rrezikshme. Kush do të ndalohet në kuadrin e aksionit Mos Maiorum, nëse nuk është kërkues azili do të dëbohet ose do të futet në një Cie.

Është i kuptueshëm shqetësimi i shumë shoqatave. “Coordinamento migranti” i Bolonjës, për shembull, ka shpërndarë një fletëpalosje për të informuar të gjithë mbi këtë aksion. Në faqet e tij internet kujton : “Nëse të ndalojnë ke të drejtë të kërkosh azil apo mbrojtje humanitare në çdo moment. Nëse ke paraqitur kërkesë për azil ke të drejtë të paraqesësh një kërkesë të re nëse rrethanat fillestare kanë ndryshuar…”.

Cospe, Cooperazione per lo Sviluppo dei Paesi Emergenti, e konsideron këtë aksion një “fushatë çnjerëzore dhe të kotë”. Ajo pohon se operacioni është “vazhdimësi e përkryer e qasjes policore e shtypëse të politikave evropiane përgjegjëse për vdekjen e mijëra personave në Mesdhe” dhe i kërkon ministrit të Brendshëm Alfano “garanci për respektimin e plotë të të drejtave të njeriut dhe të Konventës së Gjenevës për refugjatët”. 

Ç’pension fitoj me 26 vite pune në Shqipëri e 3.000 ditë pune në Greqi?

$
0
0
Jam një emigrante shqiptare e datëlindjes 23.03.1951. Kam 26 vite pune në Shqipëri dhe 3.000 ditë pune në Greqi. Në ç’moshë duhet të dal në pension e sa më takon? 

Sipas informacionit të dhënë, ju e keni plotësuar moshën për pension në Shqipëri, më datë 23.3.2011. Po kështu keni plotësuar vjetërsinë kontributive për pension të pjesshëm pleqërie, pasi për pension të plotë, sikurse theksohet në nenin 31 të Ligjit nr.7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kërkohet mosha 60 vjeç gratë, pasi të kenë plotësuar 35 vjet sigurim.

Me vjetërsinë e punës që keni në Shqipëri, ju  përfitoni një pension të pjesshëm të barabartë me 74,3% të pensionit të plotë që do t’ju takonte me vjetërsinë e plotë prej 35 vitesh (raporti është 26:35 =74,3%). Përcaktimi bëhet në nenin 34 të ligjit të mësipërm ku theksohet, sepersoni i siguruar për një kohë më pak se 35 vjet dhe më shumë se 15 vjet sigurimi, ka të drejtë të përfitojë pension të pjesshëm, kur të arrijë burri moshën 65 vjeç dhe gruaja moshën 60 vjeç. Pensioni i pjesshëm caktohet si pjesë e pensionit të plotë. Ky pension llogaritet duke shumëzuar pensionin e plotë me vitet e sigurimit dhe duke bërë pjesëtimin me 35.

Shuma në lekë e pensionit është në vartësi të pozicionit të punës që keni patur para datës 31.12.1993 dhe pagat reale mbas datës 1.1.1994. Përsa i përket pensionit në Greqi, bazuar në legjislacionin grek, nuk keni plotësuar numrin e domosdoshëm të ditëve të punës (mbi 4.000 ensima) për të pasur pension në atë vend.

Ashtu si me Italinë, dhe me Greqinë, ende nuk ka një marrëveshje dypalëshe qeveritare, për njohjen dhe totalizimin e periudhave kontributive, të punuara përkatësisht në Greqi dhe Shqipëri. Mund të them se jeni tepër e vonuar në aplikimin për pension në Shqipëri (në rast se nuk keni aplikuar ende), duke qenë se ka kaluar më shumë se një vit nga dita e  lindjes  të së drejtës. E drejta për përfitimin e pensionit, ju lind që nga dita e aplikimit. Ky përcaktim është në nenin 62 të ligjit ku thuhet: “Personit, i cili kërkon pensionin jo më vonë se 1 vit nga data që i lind kjo e drejtë, ky pension i paguhet që nga kjo ditë. Në raste të tjera pensioni do të paguhet nga data e paraqitjes së kërkesës për pension. E drejta për të ardhurat e tjera parashkruhet me kalimin e një viti nga data e fillimit të së drejtës për përfitimin e tyre. Pensionet e njohura, por të patërhequra do të paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet”.

Ju sugjeroj, të bëni sa më shpejt që të jetë e mundur procedurat (në rast se nuk i keni bërë). Jemi të gatshëm për t'ju dhënë ndihmën e nevojëshme për të gjitha procedurat, deri në përfitimin e pensionit. Sipas mundësive që keni, mund të paraqiteni pranë zyrave të Patronato INAS ALBANIA (Rr. A.Z. Çajupi, Pallati nr.7 Kati I, Tiranë), personalisht, apo duke autorizuar një person tjetër.

Të gjitha shërbimet tona ofrohen pa pagesë

Naim Balluku, zëvendëspresident i patronatit INAS Albania

Lexo edhe:
A mund të përfitohet pension i parakohshëm në Shqipëri?
Si kontrollohen periudhat kontributive e si aplikohet për pension në Shqipëri
Pensioni i invaliditetit në Shqipëri. Edhe emigrantëve që kanë vite pune në atdhe
Pensioni në Itali
“Sigurimi shoqëror për punësimin”, kompensimi i ri për papunësinë në Itali

Nis Mos Maiorum, gjuetia migrantëve dhe refugjatëve në mbarë Evropën

$
0
0
Arci dhe Cir kundër aksionit të nisur nga policitë evropiane. “Një fushatë e gjerë raciste”, “Edhe kjo u mungonte të mbijetuarve të Mesdheut”

Romë, 14 tetor 2014 – Ka nisur të hënën, më 13 tetor, e do të vazhdojë deri më 26, aksioni “Mos Maiorum”. Tetëmbëdhjetë mijë agjentë policie po kërkojnë migrantët e parregullt për të mbledhur – ky është qëllimi zyrtar – informacione të dobishme për të luftuar trafikantët e njerëzve.

Janë të shumta shoqatat që punojnë përkrah migrantëve dhe refugjatëve që shprehen kundër aksionit. Sipas Arci-t, për shembull, aksioni është “persekutor dhe racist”. “Dhjetë ditë pas përkujtimit të mbytjes tragjike në ujërat e Lampedusas të 2013-tës, ka nisur një “gjueti e mirëfilltë  e migrantëve” e koordinuar nga Ministria e Brendshme Italiane me mbështetjen e Frontex-it dhe Europol-it”.

mira a intercettare e raccogliere i dati personali dei detentori di documenti falsi, dei richiedenti asilo la cui domanda è stata rigettata e dei trafficanti

 

Arci flet për “një fushatë ndalimesh të shtrirë në shkallë evropiane që ka për qëllim mbledhjen e të dhënave personale të personave me dokumente të rreme, të kërkuesve të azilit të cilëve u është hedhur poshtë kërkesa dhe të trafikantëve” dhe kërkon më shumë transparencë. “Përveç këtij fakti, të rëndë, që Parlamenti Evropian duket se nuk arrin të dallojë në këtë projekt, - shton – ngrenë probleme qoftë mungesa e qartësisë mbi bazat ligjore të këtyre kontrolleve qoftë realizimi i gjithë këtij operacioni. Asnjë informacion nuk është dhënë se si do të përdoren të dhënat e mbledhura me marrjen në pyetje të të ndaluarve apo nëse do të ketë aksione të përbashkëta riatdhesimesh”.

Të mbijetuarit e anijeve të mbytura vetëm këtë kishin mangut” komenton Këshilli Italian për Refugjatët (Cir). “Jo vetëm që nuk mund të mbërrijnë në mënyrë normale e të sigurt në Evropë, jo vetëm që u duhet të paguajnë trafikantët e të rrezikojnë jetën për të kërkuar azil në këtë kontinent, jo vetëm që, pasi mbërrijnë në një vend çfarëdo evropian, nuk të shkojnë në mënyrë të rregullt në vendin e destinacionit ku kanë një rrjet familjar e miqsh që i pret, tani u duhet edhe të fshihen për t’u shpëtuar forcave të policive të cilat nga 13 tetori është vënë në kërkim të tyre”.

“Fatkeqësisht – shkruan drejtori i Cir-it Christopher Hein – e gjithë kjo ka vetëm një kuptim: një pjesë e politikës evropiane, ajo që komandon sistemin e sigurisë, dëshiron të japë një sinjal shumë të qartë në kundërshtim të plotë me deklaratat e bëra dhjetë ditë më parë në Lampedusa edhe nga kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shultz, e kryetarja e Dhomës së Deputetëve, Laura Boldrini, mbi nevojën e ngritjes së kanaleve humanitare që të mund të përdoren nga refugjatët për të mbërritur në Evropë, e promovimit të një solidariteti më të madh mes Vendeve Anëtare e të vazhdimit të veprimtarive të shpëtimit në det në kuadrin e Mare Nostrum apo të një operacioni të ngjashëm me të”.

“Mbi kurrizin e refugjatëve dhe të azilkërkuesve – shton Hein – po luhet një luftë politike mbi orientimet e ardhshme të BE-së dhe të secilit Vend Anëtar në lidhje me temat kyçe si mbrojtja ndërkombëtare, e drejta e azilit dhe respektimi i të drejtave të individit”. 

Il Servizio Civile apre ai giovani stranieri, arrivano i nuovi bandi

$
0
0
La svolta dopo un parere del Consiglio di Stato: "La norma sulla cittadinanza italiana va disapplicata". Bobba: "Il Parlamento ne tenga conto nella riforma"

Roma, 14 ottobre 2014 – Anche i giovani "stranieri", il più delle volte ragazzi cresciuti in Italia, figli di immigrati potranno partecipare ai nuovi bandi del Servizio Civile Nazionale. Dopo le tante sentenze, dopola recente ordinanza della Cassazione e mentrela riforma deve iniziare il suo cammino in Parlamento, un parere del Consiglio di Stato sembra porre fine una querelle che dura da troppi anni.

Sono in arrivo dei bandi straordinari del servizio civile nazionale, che recluteranno volontari da impiegare accanto a grandi invalidi e ciechi o in progetti promossi dalle Regioni. L'ufficio legislativo del Ministero del Lavoro e delle Politiche Sociali, su sollecitazione del Dipartimento della Gioventù e del Servizio Civile Nazionale, ha chiesto quindi al Consiglio di Stato se fosse possibile disapplicare l'articolo 3, comma 1, del decreto legislativo 5 aprile 2002, n.77, che limita l'accesso al servizio civile ai cittadini italiani, per il contrasto con la normativa comunitaria.

La risposta è che la norma col requisito della cittadinanza italiana va "disapplicata in quanto incompatibile con il divieto, sancito dalla normativa europea, per gli Stati membri di prevedere per i cittadini stranieri (siano essi comunitari, extracomunitari lungo soggiornanti o beneficiari di protezione internazionale), anche in ordine alla formazione professionale, un trattamento diverso rispetto a quello stabilito per i cittadini nazionali".

Anche il governo, varando la riforma del Terzo Settore, si è del resto posto il problema che il requisito dell'italianità nel Servizio Civile possa essere in contrasto con la normativa europea. Ha però deciso di passare la palla ai parlamentari.

Soddisfatto il sottosegretario al Lavoro On. Luigi Bobba. "Il Dipartimento è già pronto ad emanare i prossimi bandi straordinari, prevedendo la possibilità che anche i cittadini stranieri vi partecipino. Questi ultimi saranno, così, chiamati alla costruzione di una democrazia più partecipata e a vivere in modo più consapevole l'appartenenza alla nostra comunità".

"Dopo questo pronunciamento, che arriva a distanza di qualche giorno dall'ordinanza della Cassazione che ha rimesso la questione alla Corte Costituzionale - conclude il Sottosegretario - auspico che anche il Parlamento, nell'esame della revisione della disciplina del servizio civile universale, valuti attentamente questo importante pronunciamento di due diversi Organi giurisdizionali".

Stranieriinitalia.it

 

Karta e qëndrimit. Ç’kontratë pune duhet pasur për ta kërkuar?

$
0
0
Kam lejeqëndrim prej 5 vjetësh e një kontratë pune për kohë të kufizuar. A mund të kërkoj lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë, apo duhet të kem kontratën e punës të përhershme?

Për lëshimin e lejeqëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë, e ashtuquajtura karta e qëndrimit, nuk kërkohet që i interesuari të ketë punë me kontratë të përhershme. Drejtësia italiane në të shkuarën është shprehur disa herë në këtë drejtim duke u sqaruar Kuesturave që lëshimi i këtij dokumenti nuk varet nga fakti nëse i huaji ka apo jo një punë të varur të përhershme.

Në çastin e paraqitjes së kërkesës për kartën, i huaji duhet të tregojë se ka të ardhura të mjaftueshme ekonomike nga burime të ligjshme. Kjo do të thotë që, nëse i huaji bën punë të rregullt, mund të paraqesë kërkesën për lejen e qëndrimit BE për qëndrues afatgjatë pavarësisht nga fakti që puna e tij është e varur, me kohë të përcaktuar apo të përhershme, apo nëse ka aktivitet privat. Normat në fuqi parashikojnë, madje, lëshimin e këtij dokumenti edhe nëse i interesuari është pensionist.

Të ardhurat vjetore minimale për lëshimin e këtij dokumenti duhet të jenë të paktën sa shuma e çekut social të vitit kur paraqitet kërkesa. E në rast se kërkesa bëhet edhe për familjarë, të ardhurat duhet të shtohen me gjysmë çeku social për çdo person në ngarkim, njësoj sipas përllogaritjeve që bëhen për bashkimin familjar.

Së fundi, nënvizohet që në bazë të ligjeve në fuqi, është e domosdoshme t’i bashkëngjitet kërkesës një kopje e deklaratës të së ardhurave apo modeli CUD i lëshuar nga punëdhënësi mbi të ardhurat e realizuara një vit më parë, përveç të gjitha dokumenteve të tjera të mevojshme për kërkesën.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)


Në CIE jo më shumë se tre muaj. Tani është ligj

$
0
0
Dhoma e Deputetëve ka aprovuar përfundimisht ligjin që shkurton nga 18 në tre muaj kohën maksimale të mbajtjes së imigrantëve të parregullt në qendrat e identifikimit dhe të dëbimit. Manconi (PD): “Mjaft më me burgosjen e pamotivuar dhe trajtimet çnjerëzore"

Romë, 23 tetor 2014 – Nga një vit e gjysmë në tre muaj. Një hap i madh përpara qytetarie.

Më në fund parlamenti italian ia doli të shkurtojë në mënyrë drastike periudhën maksimale të qëndrimit pas hekurave të Qendrave të Identifikimit dhe të Dëbimit të të gjithë atyre që si faj të vetëm kanë të qenit në Itali pa dokumente qëndrimi. Këtej e tutje nuk mund “të jetë më e lartë se nëntëdhjetë ditë” e nëse brenda kësaj periudhe nuk do të arrihet të riatdhesohet, imigranti duhet lënë i lirë.

Është shkruar kështu në ligjin evropian 2013 bis të miratuar përfundimisht të hënën, më 20 tetor në Dhomën e Deputetëve. Që ligji të hyjë në fuqi,  pritet vetëm botimi i tij në Gazetën Zyrtare.

I jepet kështu lamtumira normës së sjellë në fuqi në vitin 2011 nga Lega e Veriut, kur ishte në pushtet ministri i saj i Brendshëm Roberto Maroni. Një mbajtje kaq e gjatë, thonë të dhënat, nuk rriti efikasitetin e dëbimeve (më pak se 50% e të mbajturve në Cie riatdhesohen efektivisht), por rriti ndjeshëm tensionet e dëshpërimin në brendësi të Cie-ve, shtoi revoltat dhe aktet e vetëlëndimeve.

“Një lajm i mirë: më në fund reduktohet periudha e qëndrimit në cie” komenton në Facebook senatori PD Luigi Manconi, autor bashkë me kolegun Sergio Giudice i amendamendit të nëntëdhjetë ditëve.

“Reduktimi mund të kthejë Cie-t në atë që duhet të jenë: një vend kalimtar në pritje të identifikimit dhe të riatdhesimit të mundshëm, duke shmangur burgosjen e pamotivuar të atyre nuk kanë kryer vepra penale por gjenden në një stutus parregullsie administrative. Dhe që, për arsye të këtyre parregullsive, vuajnë në Cie trajtim shpesh çnjerëzor dhe nëpërkëmbje të vazhdueshme të dinjitetit të tyre”. 

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Shkurtimet e mundshme të fondeve për Patronatin Inas Cisl dhe pasojat për emigrantët

$
0
0
Patronati INAS CISL, sapo festoi 65 vjetorin e krijimit të tij. Në vite, patronati është quajtur "Mbrojtësi i të varfërve", për angazhimin  që ka pasur ky institucion  në mbrojtjen e qytetarëve dhe të të drejtave të tyre në aspektin e pagesave, sigurimeve shoqërore dhe problemeve sociale në të gjitha fushat. Patronati INAS CISL ofron këshilim për të gjithë qytetarët, brenda dhe jashtë vendit, mbështetur në vlerat e solidaritetit social.

Aktualisht në Itali jetojnë 502.546 emigrantë shqiptarë, me dokumente të rregullta. Kemi parasysh se emigracioni përfshin rreth 1/3 e shtetasve shqiptarë. Problemet e emigrantëve bëhen akoma më të mprehta sot, në kushtet e krizës ekonomike, gjatë të cilës më të rrezikuarit janë sigurisht ata. Në këto kushte është e domosdoshme përkrahja dhe ndihma që duhet t’u jepet emigrantëve, për t’i njohur ata me të drejtat e lindura, për t’i përgatitur dhe për t’u dhënë mundësi që të përfitojnë nga legjislacioni i të dy shteteve përkatëse dhe nga ana tjetër për të bërë të gjitha përpjekjet për arritjen e marrëveshjeve dypalëshe si ajo e pensioneve.

Megjithëse i ngritur para pak kohe, Patronati INAS ALBANIA, luan një rol të rëndësishëm, në zgjidhjen e shumë problemeve të emigrantëve shqiptarë, jo vetëm të emigrantëve në Itali, por edhe të atyre në Greqi dhe në shtetet e tjera.

Duke qenë të specializuar në problemet sociale dhe sidomos në fushën e sigurimeve shoqërore, që sot është një nga aspektet më të rëndësishme, Patronati jep një ndihmë të plotë për të gjitha problemet që lidhen me këtë fushë. Mbështetja e emigrantëve në këtë fushë, konsiston, që nga informacioni për legjislacionin shqiptar dhe italian dhe ndryshimet eventuale në kohë, asistencën për këto probleme dhe deri në përgatitjen e plotë të dosjes së pensionit, duke plotësuar konkretisht modularët e aplikimit.

Duke mbajtur në konsideratë, mungesën e dokumantacionit për vjetërsinë e punës, për shumë emigrantë ( mbasi ashtu sikurse dihet një pjesë e mirë e dokumentacionit të punës në vitet e para mbas 1990 u keqtrajtua), Patronati INAS ALBANIA, nëpërmjet një marrëveshje që ka me Institutin e Sigurimeve Shoqërore, bën konfirmimin e periudhave kontributive, duke i pajisur emigrantët me konfirmimin e kërkuar, i cili shërben në marrjen e përfitimeve përkatëse. Theksojmë se ende nuk ka përfunduar informatizimi i vjetërsisë në punë në Shqipëri. Po kështu duke patur akses pranë INPS, konfirmojmë dhe printojmë vjetërsinë kontributive që kanë emigrantët në Itali. Po kështu nga ky institucion bëhet edhe deklarimi i të ardhurave pranë INPS, për qytetarët shqiptarë që përfitojnë pension në Itali e sidomos për emigrantët e kthyer.

Patronato INAS jep asistencë dhe ndihmon konkretisht edhe për probleme të tjera shumë të vlefshme për emigrantët, si bashkimi familiar, lejet e qëndrimit, marrja e shtetësisë etj.

Një fushë tjetër që ky patronat ka një aktivitet masiv, është aplikimi i nxënësve dhe studentëve shqiptarë, për të studjuar në universitetet italiane, ku përveç asistencës, bëhen të gjitha proçedurat, që nga asistenca, zgjedhja e universitetit dhe degës, plotësimi i të gjitha modularëve, takimi në Ambasadën Italiane në Tiranë, e deri në përbylljen e procedurave, duke u kursyer shumë kohë dhe para studentëve dhe prindëve të tyre.

Në një kohë relativisht të shkurtër, Patronati INAS CISL Albania ka bërë mbi 550 praktika, sipas fushave të sipërpërmendura. Vetëm për këto dy vite kanë fituar të drejtën për studime në Itali dhjetëra studentë shqiptarë.

Patronati INAS CISL Albania, është i pranishëm çdo javë në media, në gazeta, revista e TV,  brenda dhe jashtë vendit, duke pasqyruar problemet e emigrantëve shqiptarë dhe lobuar fuqishëm, për lidhjen e marrëveshjeve për njohjen përkatëse të viteve të sigurimit me shtetet ku punojnë aq të dëshiruar dhe të nevojëshme për emigrantët shqiptarë.

Sa i kushton shtetit italian aktiviteti i Patronato INAS CISL ALBANIA.

Duke pasur një aktivitet tepër tepër të kufizuar, ky buxhet, si i thonë fjalës është një pikë uji në oqean. Pa dashur të japim shifra, mund të themi se është aq minimal, krahasuar me kontributin që japin emigrantët shqiptarë, sa çdo të punësuari emigrant do t’i takonte një kontribut prej 0.1 euro në vit, ose  0.008 euro në muaj.

A influencon në zbutjen e krizës ekonomike shkurtimi i fondeve të Patronatit INAS CISL

Pa diskutim, që kriza ekonomike që po kalon Italia, prek thellë të gjitha shtresat, por më e vështirë kjo krizë është për emigrantët, të cilët kanë domosdoshmëri të mbështeten. Dhe një nga institucionet që është në mbështetje të tyre, është Patronati INAS CIS, i cili ka degë në të gjithë Italinë, si dhe në disa shtete jasht Italisë.

Ashtu sikurse deklaroi dhe  Sekretarja e Përgjithshme e CISL Annamaria Furlan dhe Presidenti i Patronatit INAS CISL, Antonino Sorgi,  fondet që merr nga qeveria italiane ky patronat, janë të tërësisht të papërfillëshme, krahasuar me aktivitetin dhe kontributin e tij për të gjitha shtresat e shoqërisë. Shkurtimi i fondeve që po tentohet, vetëm sa do të acarojë problemet sociale, por nuk do të ketë asnjë ndikim në zgjidhjen e krizës.

Shtetësia italiane. Tre adresa poste të certifikuar për kërkesat e natyralizimit

$
0
0
Do të vihen në funksionim që në nëntor për të lejuar komunikimin me zyrat e Ministrisë së Brendshme. Për përkujtesa, vërejtje, kërkesa për qasje etj.

Romë, 28 tetor 2014 – Nga nëntori një mundësi më shumë për të komunikuar me administratën publike lidhur me kërkesat e shtetësisë për natyralizim. Hapen tre adresa poste elektronike të certifikuar që u dedikohen pyetjeve të të interesuarve e që do t’u shërbejnë për të pasur informacione mbi praktikat e tyre.

Një kanal më shumë, pas faqeve internet të hapura me kohë në të cilat mund të ndiqet rrugëtimi i kërkesës. Dhe një hap përpara, thotë komunikata e ministrisë së Brendshme, “për thjeshtëzimin administrativ, për heqjen e pengesave burokratike për marrjen e informacioneve të administratës publike”.

“Për të siguruar një përgjigje më efikase të njoftimeve lidhur me praktikat e natyralizimit (për të mësuar në ç’pikë është praktika, për kërkim informacioni për vonesat, për ankime për mospërmbushje të detyrës etj.), përfaqësuesit ligjorë të aplikantëve mund të lidhen me Drejtorinë Qendrore për të drejtat civile, shtetësinë dhe minoritetet, duke përdorur adresat e postës elektronike të certifikuar: area3citt@pecdlci.interno.it (numër protokolli që mbaron me 0, 1, 2 ); area3biscitt@pecdlci.interno.it; (numër protokolli që mbaron me 3, 4, 5, 6 );  area3tercitt@pecdlci.interno.it, numër protokolli që mbaron me 7, 8, 9 ),  duke saktësuar në titullin e mesazhit që niset numrin e saktë identifikues të praktikës së referimit ( K10/C….)”.

Drejtoria Qendrore për të drejtat civile, shtetësinë dhe minoritetet fton gjithashtu “përfaqësuesit ligjorë të kërkuesve të shtetësisë italiane, të kryejnë komunikimet të ndryshme drejtuar zyrave të saj  përmes postës elektronike të certifikuar”.

Lexo edhe:
Shtetësia për rezidencë në Itali
Cittadinanza. Alfano: "Domande online e nuove norme per tagliare i tempi"
Shtetësia italiane. Rreth 60 mijë shqiptarë janë betuar para flamurit tringjyrësh 

Bonus bebè anche agli immigrati, se uno dei genitori ha la carta di soggiorno

$
0
0
Gli ottanta euro al mese previsti per figli di italiani, comunitari o extraue lungosoggiornanti. Il reddito familiare non deve superare i 90 mila euro. Il disegno di legge di Stabilità in Parlamento

Roma, 28 ottobre 2014 – Ottanta euro al mese per tre anni alle famiglie dove arriva un bambino. É il bonus bebè inserito dal governo nel disegno di Legge di Stabilità per  “incentivare la natalità e contribuire alle relative spese per il sostegno”.

L'aiuto toccherà anche a molte famiglie immigrate. Il testo arrivato alla Camera dei Deputati, infatti, parla di "figli di cittadini italiani o di uno Stato membro dell'Unione europea o di cittadini extracomunitari con permesso di soggiorno di cui all’articolo 9 del decreto legislativo 25 luglio 1998, n. 286" cioè il permesso Ue per soggionanti di lungo periodo, la cosidetta carta di soggiorno.

L'allargamento a mamme o papà comunitari o extracomunitari lungosoggiornanti non è una gentile concessione del governo, ma obbedisce alla normativa europea sulle prestazioni sociali e dovrebbe mettere il bonus al sicuro da un eventuale ricorso antidiscriminazione. Farà poi dimenticare l'odiosa distinzione del bonus bebè varato nel 2006 dall'allora governo Berlusconi, riservato solo ai figli degli italiani.

Il nuovo bonus bebè spetterà per ogni figlio nato o adottato a partire dal 1° gennaio 2015, a patto che i genitori, nell'anno precedente, abbiano conseguito un reddito complessivo lordo non superiore ai 90 mila euro. Questo tetto non vale solo se il bebè in questione è il quinto (o successivo) che arriva in famiglia.

L'assegno verrà corrisposto fino al compimento del terzo anno d’età ovvero del terzo anno di ingresso nel nucleo familiare. Non arriverà automaticamente nelle case visitate dalla cicogna, ma andrà chiesto all'Inps dai genitori, seguendo una procedura che deve ancora essere definita con un decreto.

Meglio, comunque, prendere queste informazioni con le pinze: il disegno di legge di Stabilità deve ancora passare in Parlamento e molto potrebbe cambiare.

 

Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Rreth 108 mijë fëmijë e të rinj shqiptarë në bankat e shkollave italiane

$
0
0
Sipas raportit të fundit statistikor të ministrisë së Arsimit numri i bijve të emigrantëve në shkollat italiane ka shkuar në 802.785 persona në vitin shkollor 2013/2014. Kanë prejardhje nga mëse 200 vende të ndryshme të botës e përbëjnë 9% të të gjithë nxënësve në Itali. Shifrat rriten nga viti në vit, e brezat e dytë – bijtë e emigrantëve të lindur në Itali – janë gjithnjë e më të shumtë e këtë radhë kapërcejnë të lindurit jashtë Italisë. Ndër nxënësit e huaj, 107.862 kanë pasaportë shqiptare. Përbëjnë rreth 14% të të gjithë nxënësve të huaj duke qenë gjithnjë të dytët pas rumunëve
Viewing all 350 articles
Browse latest View live