Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all 350 articles
Browse latest View live

Cittadinanza. Sono diventato italiano, i miei figli?

$
0
0
Salve, quando ho depositato la domanda della cittadinanza mia figlia era ancora minorenne ma quando sono diventato cittadino italiano lei era diventata maggiorenne e quindi non è diventata cittadina italiana insieme a me. Come possiamo fare per farle prendere la cittadinanza?

Per evitare la discriminazione nei confronti dei figli maggiorenni legittimi del cittadino straniero naturalizzato italiano, le autorità hanno stabilito che i primi possono presentare la domanda di cittadinanza dopo 5 anni di residenza nel territorio italiano che decorrono dalla data di naturalizzazione del genitore.

Ciò vuol dire che per fare il calcolo del quinquennio, bisogna tener presente che l’acquisto della cittadinanza da parte del genitore decorre dal giorno successivo a quello in cui è stato fatto il giuramento. Solo da allora iniziano a decorrere i 5 anni di residenza necessari per poter richiedere la cittadinanza ai sensi dell’art. 9 della Legge n. 91/92. Questa interpretazione è stata fatta dalle autorità, paragonando i figli maggiorenni dei cittadini stranieri naturalizzati italiani ai figli adottati durante la maggiore età da parte di un cittadino italiano.

Alla domanda di cittadinanza bisogna allegare, oltre al certificato di cittadinanza italiana del genitore diventato italiano, il proprio certificato di nascita (legalizzato e tradotto se si tratta di un certificato estero) e il certificato dei carichi pendenti del proprio Paese di origine (anche quest’ultimo legalizzato e tradotto).

Oltre alla residenza e ai documenti esteri prima menzionati, bisogna dimostrare la disponibilità economica proveniente da fonti lecite attraverso la documentazione fiscale relativa all’attività lavorativa, autonoma o subordinata (dichiarazione dei redditi). Nel caso in cui l’interessato non percepisce un reddito congruo, perché magari è uno studente, la legge consente il cumulo dei redditi con i familiari conviventi.  

Come in tutti i casi di richiesta della cittadinanza italiana, bisogna allegare anche:

  • Marca da bollo di € 16,00 apposta sulla domanda;
  • Fotocopia del documento d’identità in corso di validità;
  • Fotocopia del Permesso di Soggiorno  o Attestato di Soggiorno per comunitari (solo per i residenti in Italia);
  • Ricevuta del versamento del contributo di € 200,00
Se i figli sono minorenni dopo l’acquisto della cittadinanza italiana?

Diverso è il caso in cui lo straniero ha figli minorenni conviventi nel territorio italiano nel momento in cui diventa italiano. Infatti, secondo la legge italiana, la richiesta di cittadinanza presentata da un cittadino straniero ha effetti anche sui figli stranieri purché questi siano con lui conviventi e non abbiano superato i diciotto anni. In questo caso è sufficiente allegare alla domanda i necessari certificati (atto di nascita, autocertificazione stato di famiglia e residenza) dei figli. Se l’esito della richiesta è positivo, i figli indicati nella domanda acquisiranno in “automatico” la cittadinanza italiana, ai sensi dell’art. 14 della Legge n. 91/92.

D.ssa Maria Elena Arguello


Karta e qëndrimit. “Edhe familjarëve u nevojiten 5 vjet qëndrim në Itali”

$
0
0
Gjykata e Drejtësisë e BE-së hedh poshtë interpretimin e bërë nga disa gjykata italiane. “Kriteri i qëndrimit të ligjshëm e të pandërprerë vlen për të gjithë”

Romë, 26 korrik 2014 – Pesë vjetët e rezidencës së rregullt janë një kriter i domosdoshëm për të futur në xhep lejen e qëndrimit BE për qëndrues afatgjatë, apo atë që njihet si karta e qëndrimit. Ky kriter mbetet në fuqi edhe për familjarët e kujt ka këtë lloj dokumenti qëndrimi.

Një sentencë e dhënë disa ditë më parë nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian hedh poshtë interpretimet “dorëlëshuara” të gjykatave të ndryshme italiane që për familjarët nuk e kërkonin përmbushjen e këtij kriteri.

Në Luksemburg mbërriti rasti i qytetares pakistaneze Tahir që ka ardhur në Itali në vitin 2010 falë bashkimit familjar. Në vitin 2012 i kërkoi kuesturës së Veronës kartën e qëndrimit, duke u mbështetur në faktin se i shoqi ka këtë dokument qëndrimi.

Kuestura iu përgjigj “Jo” kërkesës së saj, sepse gruaja ishte në Itali vetëm prej dy vjetësh. Ajo iu drejtua më pas gjykatës së Veronës e kjo e fundit iu drjtua Gjykatës evropiane të Dretësisë pr sqarime mbi rastet e tilla.

Neni 9 paragrafi 1 i dekretit legjislativ nr 286/98, që ka pranuar direktivën 2003/190/BE thotë: “I huaji që ka, prej të paktën pesë vjetësh, një lejeqëndrim të vlefshëm […] mund t’i kërkojë kuestorit lëshimin e lejes së qëndrimit BE për ëndrues afatgjatë, për vete dhe për familjarët”.

Por edhe ata familjarë duhet të jenë me qëndrim të rregullt prej pesë vjetësh? Ligji nuk e thotë shprehimisht, por sipas gjykatësit të Veronës e kolegë të tjerë të tij përgjigjja është “jo”. Kështu Italia ka aplikuar në mënyrë më të favorshme dispozitat evropiane duke mos u kërkuar familjarëve përmbushjen e kriterit të qëndrimit 5-vjeçar.

Por në Luksemburg duket se nuk e mengojnë si gjykatësit italianë. “Në formulimin e direktivës 2003/190/BE – shpjegon një komunikatë e Gjykatës së Drejtësisë – asgjë nuk lë të nënkuptohet që një familjar i një qëndruesi afatgjatë të përjashtohet nga respektimi i kriterit të qëndrimit të ligjshëm dhe të pandërprerë pesë-vjeçar për të përfituar statusin e qëndruesit afatgjatë”.

Nëse italia dëshiron, shton Gjykata e Drejtësisë, mund t’u lëshojë leje qëndrimi familjarëve të qëndruesve afatgjatë që nuk e përmbushin kriterin e qëndrimit 5-vjeçar. Por në këtë rast, “nuk është më fjala për leje qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë sipas direktivës evropiane e dokumente të tilla nuk u japin mbajtësve të drejtën e qëndrimit në vende të tjera anëtare të BE-së”.  

Elvio Pasca

Në Itali, familjet emigrante Bakiu dhe Haxhiu përpara pasqyrës

$
0
0
Pa dashur të përgjithësoj, duke përjashtuar çfarëdolloj paragjykimi dhe thjesht si një qytetare në emigracion, u mundova të sjell me objektivitet për të diskutuar me lexuesin atë çka ofron bilanci i përballjes së dy mënyrave apo zgjedhjeve jetësore që dy familje shqiptare bëjnë në Itali.
Nga Adela Kolea

Në artikullin “Berishas und Bergers leben in verschiedenen Welten” tëPeter Steiger, publikuar në Berner Zeitung, i sjellë në shqip edhe në Shqiptariiitalise.com “Familjet Berisha dhe Berger jetojnë në dy botë të ndryshme”, flitet për një familje zvicerane dhe një tjetër nga Shqipëria: të dyja banojnë dhe punojnë në të njëjtin vend, por jetojnë në mënyra krejt të ndryshme. E lexova me kënaqësi dhe prej këtu mora shkas të hedh në fletën elektronike një refleksion të shkurtër timin, kësaj radhe duke vënë përballë mënyrën e jetesës jo më të një familjeje shqiptare e të një italianeje, meqë ne jetojmë në Itali, por  atë të dy familjeve shqiptare në emigracion.

Unë nuk jam sociologe, por duke përjashtuar çfarëdolloj paragjykimi dhe thjesht si një qytetare shqiptare në emigracion, u mundova të sjell me objektivitet atë çka ofron jeta jonë e përditshme  nga bilanci i përballjes së dy mënyrave apo zgjedhjeve jetësore të dy familjeve shqiptare, përbërë mesatarisht  prej katër personash: burrë, grua e dy fëmijë, të marra në shqyrtim për të diskutuar me ju.

Po zgjedh krejt rastësisht dy mbiemra e për këtë do të kërkoja paraprakisht mirëkuptim për çdo rastësi të mundshme: Bakiu dhe Haxhiu.

Familja Bakiu, nëpërmjet kredisë bankare, me shumë mund e sakrifica ka blerë shtëpinë në qytetin italian ku tashmë jeton prej vitesh, të cilën nëpërmjet të ardhurave nga rrogat e çiftit, po e shlyejnë nga pak në vite. Ndonëse këto vite, për kredinë e marrë nga banka mesatarisht çerek shekullore, përbëjnë një jetë të tërë.

Në Shqipëri ata nuk kanë investime, prona apo shtëpi, pasi si çift i ri e filluan jetesën në emigracion e jo të gjithë emigrantëve iu dha mundësia që në vendlindje të blejnë apo ndërtojnë shtëpi, pikërisht në koherencë edhe me atë çka kanë zgjedhur për integrimin e jetesën e tyre në vendin e huaj, ose më mirë, për shkak të kostos së lartë për shlyejen e kredisë e mirëmbajtjen e shtëpinë e re në vendin e huaj që i ka ftuar u ikën një pjesë e mirë e të ardhurave të tyre mujore. Pa folur pastaj për shpenzimet e tjera që një familjeje i nevojiten për të jetuar, për fëmijët e për çdo pjesëtar të saj.

Kjo gjë sjell dhe diçka tjetër: ISEE (treguesi i gjendjes ekonomike ekuivalente) i tyre figuron i lartë, sepse në të nuk përfshihet ajo çka  ata shpenzojnë për të paguar kredinë bankare të shtëpisë, ngaqë banesa u rezulton si pronë private e tyre e jo me qira, pavarësisht se ajo mbetet në varësi të bankës deri në çastin përfundimtar të shlyerjes totale të kredisë.

Me tregues ISEE të lartë – ndonëse kontradiktore – kjo familje nuk mundet të përfitojë asnjë zbritje apo ndihmesë nga shteti në aspekte të tjera: në lidhje me pagesat për mensat e shkollave të fëmijëve, për koston e librave të tyre, bursa studimi, për kontributet apo sigurimet shkollore që duhen paguar për fëmijët, për pagesat e kampeve të pushimit ditore verore për të miturit, për zbritje në çmimin e abonimit të “scuola-bus”, autobusit  që trasporton fëmijët nëpër shkolla, për veprimtari sportive shkollore dhe jashtëshkollore të fëmijëve, e të tjera si këto.

Familja Haxhiu ka zgjedhur një mënyrë tjetër jetese në Itali: ajo as që e ka çuar ndër mend që këtu të investojë në blerjen e një shtëpie, përkundrazi, i ka bërë llogaritë ndryshe: mundësisht gruaja, duke punuar pa rregulla, “në të zezë”, nuk rezulton se ka të ardhura (shpesh këtu bëhet fjalë për zgjedhje si koncept jetese, pa u justifikuar domosdoshmerisht me krizën aktuale e me vështirësinë e të gjeturit punë).
Në familje pra, rezultojne vetëm të ardhurat e burrit me rrogën e tij. Familja e përbërë kryesisht nga katër persona, d.m.th përveç çiftit, edhe nga dy fëmijët, figuron me të ardhura të pamjaftueshme për të përmbushur disa parametra që përcaktojnë një jetesë dinjitoze, kushte këto që automatikisht përmbushen për t’i mundësuar kësaj familjeje, në kuadrin e mirëqënies sociale, një sërë mundësish apo ndihmash financiare nga shteti italian. Mund t’i numërojmë:

Si pikënisje, ISEE ( treguesi i gjendjes ekonomike ekuivalente) për këtë familje figuron i ulët, duke llogaritur  vetëm një rrogë si burim të ardhurash nga i punësuari pranë një firme, siç është rroga e kryefamiljarit, e cila duhet të mbulojë qiranë e shtëpisë për t’u paguar – këta pra jetojnë në shtëpi me qera e jo të blerë – e të gjitha shpenzimet e tjera ndaj edhe i ofrohet mbështetje nga shteti në disa forma:
- mundësi tejet e rëndësishme për të përfituar një apartament nga ato të ndërtimeve popullore, me një qera shumë të thjeshtuar e të lehtësuar për nga kosto, “shtëpi komune”;
- përgjysmim të shifrave që një familje tjetër duhet të paguajë për: librat e fëmijëve, mencat, veprimtari sportive, abonime autobusi, shërbime mjekësore etj., si të gjitha ato opsione që përmenda pak më sipër, në rastin e kundërt të familjes tjetër.

Kjo mënyrë jetese, duke paguar një qira mjaft të ulët për shtëpinë e jo vetëm, duke  pasur përgjegjësi krejt të kufizuar edhe në shpenzimet në mirëmbajtjen e apartamentit, shpenzime në të cilat për çdo arsye, kontributi i Komunës së banimit është i ndarë përgjysmë me banuesin me qira, d.m.th, nuk rëndon tërësisht në kurrizin e atij që është me qira, përkundrazi, shumë punime të përcaktuara mirëmbajtjeje të apartamentit apo godinës së pallatit në tërësi, nuk kërkojnë absolutisht kontributin ekonomik të qiraxhiut.

Ndodh kreitësisht e kundërta në rastin e emigrantit apo qytetarit që po shlyen kredinë për shtëpinë si pronë private: shtëpia që blihet edhe duhet të mirëmbahet me shpenzimet e pronarit, që duhet të përgjigjet për çdo element apo dukuri mirëmbajtjeje në lidhje me të e që shpesh ndodh, duhet të fillojë të ndërmarrë  edhe ndonjë kredi tjetër për të përballuar shpenzimet e mëdha për punime në pallat të tipit: lyerje apo riparim fasade te jashtme, rregullim ballkonesh, ashensori apo të mjedisit të përbashkët, etj.

Duke përfituar nga shpenzimet e ulëta dhe të favorshme  në shtëpinë e banimit në Itali, familja Haxhiu, mendon se mund të bëjë një zgjedhje tjetër të goditur: atë që të blejë një apartament ose të ndërtojë banesë në vendlindje. Ndonëse kjo gjë, teorikisht duhet të jetë në kundërshtim me parametrat për përfitimin e shtëpisë së Komunës në Itali, ku duhet të pohosh se në vendlindje nuk ke pronësi, por kuptohet, derisa të arrijë të verifikohet, kush mund të abuzojë, e bën.

Këtë zgjedhje, familja Bakiu ndoshta, jo se nuk do të kishte dëshirë ta aplikonte, por per faktin se ekonomia e tyre familjare është e rënduar nga pagesat për kredinë e shtëpisë në Itali e për çdo pagesë të lartë për nevojat e të gjithë pjesëtarëve, nuk mundet ta arrijë.

- Taksat
Kuptohet që të dyja familjet, në proporcion i paguajnë në Itali, por më tepër  e penalizuar, në mënyrë paradoksale, është familja Bakiu, e cilaka një marrëdhënie akoma më të drejtpërdrejtë me shtetin e këtushëm, për faktin e thjeshtë se këtu ka kontribuuar, investuar e blerë shtëpi duk mos dërguar apo investuar në shtetin e lindjes të ardhurat.

- Ndihma për të moshuarit në bashkim familjar
Familja Haxhiu mund të aplikojë e përfitojë sigurisht akoma dhe më lehtësisht  edhe për ndihmën në këtë aspekt, gjithnjë duke rezultuar me të ardhura të ulëta e tashmë e favorizuar paraprakisht edhe me shtëpi Komune.
Madje ndonjë familje Haxhiu mendon mirë edhe të sjellë vetëm formalisht prindërit në Itali me bashkim familjar dhe kur ata të plotësojnë kushtet, të kërkojnë pensionin social. E kështu, prindërit vazhdojnë të jetojnë në Shqipëri e këtu vijnë herë pas here për të vizituar fëmijët e nipërit, ndërsa i biri tërheq për ta pensionin çdo muaj.
Rastet e kronikës së viteve të fundit ka treguar se nuk janë të pakta rastet kur Guardia di Finanza ka paditur shqiptarë që marrin padrejtësisht këtë ndihmë ekonomike që shteti italian u siguron të moshuarve rezidentë në Itali pas moshës 65-vjeçare.

- Pushimet verore
Përtej zgjedhjes apo dëshirës individuale, zakonisht ndodh që familja Haxhiu zgjedh që ato t’i kalojë në vendlindje, jo vetëm duke dhënë kontributin e saj në turizmin shqiptar, por edhe sepse përfiton nga rasti i pushimeve për të kontrolluar edhe mbarëvajtjen e shtëpisë apo të pronës së blerë në Shqipëri. Madje edhe përfitimet që eventualisht ai investim u sjell, duke përfituar ekonomikisht  në rastin kur shtëpinë atje e japin me qira.
Shpenzime si  këto të udhëtimeve jashtë Italise p.sh, ajo familje mund t’ia lejojë vetes, me të gjitha favoret apo lehtësirat që ka nga shteti italian dhe njëkohësisht nga ato që përfiton nga prona në Shqipëri.
Fundja, ne e kemi një shprehje popullore që thotë: “Të hash me dy lugë”.

Familja Bakiu, zakonishtjo. Ajo, me një shpenzim më modest, preferon t’i kalojë pushimet brenda Italisë, për të mos pasur udhëtime të gjata e shpenzime akoma dhe më të mëdha për të përballur, për shkakun se ajo ka pagesa shumë më të larta gjatë vitit se familja tjetër shqiptare. Kontribuon njëkohësisht në këtë mënyrë, edhe në turizmin italian.
Edhe për faktin se në Shqipëri, duke qenë se nuk ia kishte dalë të investonte e të blente shtëpi, është e detyruar që ato ditë, ose të jetojë në shtëpinë e prindërve ose të përballojë çmimet e qirave të mjediseve të banimit.

Unë nuk dëshiroj të futem nëpër shtigje që vënë në diskutim dinjitetin e personave, të çfarëdo shtetësie qofshin ata, aty ku kthehet në “pronar” identiteti vetjak, por ndieva të përmend edhe një fakt tjetër.
Një fqinjë italiane më pati thënë në konfidencë dikur: “ Ajo familje shqiptare na dhimbsej shumë. Jetonin aq keq sa për të të ardhur mëshirë: fëmijët të paveshur mirë; e jo vetem kaq, na thonin që nuk ia dilnin dot as t’u blenin librat e shkollës, as fletore e lapsa, prandaj unë e im shoq, bashkë me ndihmën e disa miqve tanë italianë, i ndihmuan dhe u mbuluam shpenzimet për fëmijët për vitet e shkollës tetevjeçare.
Por, befasia na erdhi kur pas pak kohësh mësuam se ata ndërkohë, në fshatin e lindjes kishin blerë tokë e kishin ndërtuar stalla e merreshin me veprimtari bujqësore e blegtorale. Atje  larg në fshatin shqiptar”.

Nuk mund të kthehet sigurisht në një rast përgjithësues apo klasifikues si stereotip ky, sepse mashtruesit ekzistojne ngado e nuk kanë dallim kombesie. Por një qytetari apo emigranti të ndershëm e korrekt, prej kudo qoftë prejardhja e tij, këto sjellje i bëjnë disi përshtypje.

E nuk di as se deri në ç’pikë ndikojnë edhe origjina (ndonese të dyja familjet për të cilat fola janë shqiptare), mentaliteti, arsimimi apo edukata. Janë këto zgjedhje jetese që, dashje pa dashje, përbëjnë edhe zgjedhje statusesh shoqërore, në fund të fundit.

Ky ishte reflektimi im i thjeshtë si qytetare e nuk di sesa të tjerë e  gjejnë veten në këto raste apo situata që përmenda e, si rrjedhim, nuk e di sesa “familje Bakiu” apo “familje Haxhiu” e ndiejnë në këto çaste leximi veten si  të thirrur për të parë veten në pasqyrë.

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Con quanti soldi in tasca posso passare la frontiera?

$
0
0
Salve, sto per partire per un viaggio nel mio Paese. Volevo avere informazioni sulla quantità di denaro che posso portare con me e sulle eventuali sanzioni cui vado incontro se dovessi superare il limite.

Il Decreto legislativo n. 195 del 2008, entrato in vigore nel 2009 in attuazione del regolamento comunitario n. CE/1889/2005, prevede all’articolo 3 che chiunque entra nel territorio nazionale o ne esce e trasporta denaro contante di importo pari o superiore a 10.000 euro deve dichiarare tale somma all'Agenzia delle dogane. L'obbligo di dichiarazione non è soddisfatto se le informazioni fornite sono inesatte o incomplete”. Ciò vale anche per valori assimilati al denaro come ad esempio i traveller's cheque.

Intento del provvedimento, è quello di contrastare l'introduzione dei proventi di attività illecite nel sistema economico e finanziario, a protezione dello sviluppo armonioso, equilibrato e sostenibile delle attività economiche e del corretto funzionamento del mercato interno.

Effettuare una dichiarazione all’Agenzia delle Dogane per gli importi pari o superiori a € 10.000,00

Qualora si abbia intenzione di portare, in ingresso o in uscita dal territorio dello Stato, con sé dei importi pari o superiori a € 10.000,00 è necessario effettuare una dichiarazione all’Agenzia delle Dogane. I moduli per fare la dichiarazione sono disponibili sul sito della stessa Agenzia (www.agenziadogane.it) alla sezione consigli per il viaggiatore.

La dichiarazione può essere consegnata in forma scritta, al momento del passaggio, presso gli uffici doganali di confine o limitrofi, che ne rilasciano copia con attestazione del ricevimento da parte dell'ufficio. Il dichiarante deve recare al seguito copia della dichiarazione con attestazione del ricevimento.

Il testo legislativo prevede che la dichiarazione possa anche essere trasmessa telematicamente, prima dell'attraversamento della frontiera. Ora però non è prevista una procedura per eseguire la trasmissione telematica.

Le sanzioni previste

Qualora non si faccia tale dichiarazione sono previste delle sanzioni. In particolare:

- È previsto il sequestro da parte dell’Agenzia delle Dogane o della guardia di Finanza nel limite del quaranta per cento dell'importo in eccedenza. Il sequestro è operato per garantire il pagamento delle sanzioni amministrative pecuniarie;

- È prevista inoltre una sanzione pecuniaria con un minimo di € 300,00 euro fino a un massimo del 40% dell’importo eccedente il limite fissato.

Contro il sequestro, gli interessati possono proporre opposizione al Ministero dell'economia e delle finanze entro dieci giorni dalla data di esecuzione del sequestro. Il Ministero dell'economia e delle finanze decide sull'opposizione con ordinanza motivata entro sessanta giorni dalla data di ricevimento dell'opposizione e del relativo atto di contestazione.

Se l’infrazione non è superiore a 250.000,00 euro, la violazione può essere estinta mediante il pagamento immediato di una somma (pagamento in misura ridotta) per un importo minimo di € 200,00, fino al 5% dell’importo eccedente il limite fissato. Se il pagamento è contestuale alla contestazione, non si procede al sequestro del denaro. Se invece il pagamento non è contestuale alla contestazione, il trasgressore può eseguire il pagamento in misura ridotta entro 10 giorni dalla contestazione al Ministro dell'economia e delle finanze, ed in questo caso sarà disposta la restituzione delle somme sequestrate entro dieci giorni dal ricevimento della prova dell'avvenuto pagamento.

L'interessato può ottenere dal Ministero dell'economia e delle finanze la restituzione del denaro contante sequestrato, previo deposito presso la Tesoreria provinciale dello Stato di una cauzione ovvero previa costituzione di una fideiussione (bancaria o assicurativa o rilasciata dagli intermediari finanziari abilitati al rilascio di garanzie nei confronti della pubblica amministrazione) di importo pari all'ammontare massimo della sanzione, comprensivo delle spese.

Alla conclusione del procedimento sanzionatorio il denaro contante sequestrato, nella misura in cui non è servito per il pagamento delle sanzioni applicate, è restituito agli aventi diritto che ne facciano domanda entro cinque anni dalla data del sequestro.

Per ogni ulteriore informazione si può essere consultata sul sito dell’Agenzia delle dogane (www.agenziadogane.it).

Stranieriinitalia.it

Bashkimi familjar. Si të sjell prindërit në Itali?

$
0
0
Kam leje qëndrimi e dua të sjell në Itali prindërit. A mundem? E si duhet të veproj?

Ligji parashikon që të huajt me qëndrim të rregullt në Itali mund të paraqesin kërkesë për bashkim familjar me prindërit e vet nëse këta janë mbi 65 vjeç, në ngarkim personit që po kërkon bashkimin, nëse nuk kanë bij të tjerë në atdhe ose nëse bijtë e tjerë nuk kanë mundësi t’i mbajnë prindërit për arsye të rënda e të dokumentuara shëndetësore

Faktin që prindërit janë në ngarkim, kërkuesi i bashkimit famijar mund ta provojë me atë të kuponëve që i janë lëshuar duke u dërguar rregullisht para prindërve.

Ashtu si në rastin e bashkimit familjar me gruan e fëmijët e mitur, përveç lidhjes familjare me anë të certifikatës së lindjes, kërkuesi duht të tregojë edhe që ka të ardhura të mjaftueshme që duhet të jenë disa herë më të mëdha se çeku social i vitit (për vitin 2014 shuma e tij është 5.818,93 euro) sipas numrit të personave që do të sjellë në Itali. Për të treguar shumën e nevojshme mund të mblidhen të ardhurat e kërkuesit me ato të familjarëve të tjerë që bashkëjetojnë me të, por sidoqoftë duhet mbajtur parasysh që në përllogaritjen e të ardhurave të nevojshme merren në konsideratë edhe familjarët e mundshëm që janë në ngarkim të tij të pranishëm në territorin italian (për shembull, bijtë e mitur). Me pak fjalë, për bashkimin familjar, të ardhurat duhet të jenë të paktën sa çeku plus gjysmën e tij për çdo familjar që i interesuari kërkon të sjellë dhe që ka në ngarkim edhe në Itali: një burrë, me gruan e një fëmijë në Itali, që dëshiron të sjellë këtu dy prindërit e tij duhet të ketë të ardhura vjetore sa trefishi i çekut social.

Për më tepër edhe kur dikush dëshiron të sjellë në Itali prindërit me bashkim familjar duhet të garantojë se ka për ta një strehim të përshtatshëm që përmbush kriteret higjieniko-sanitare të parashikuara nga ligji e që dëshmohet nga certifikata e përshtatshmërisë së banesës.

Ndryshe nga rastet e tjera, kur bashkimi familjar bëhet me prindërit, është e nevojshme të tregohet se ata janë titullarë të një sigurimi shëndetësor që u mbulon të gjitha rreziqet e sëmundjeve në territorin italian. Në vend të tij mund të bëhet regjistrimi vullnetar në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (SSN) duke paguar kontributin, një shumë që përditësohet çdo dy vjet nga autoritetet përkatëse.

Për të nisur procedurën e bashkimit familjar, duhet përpiluar formulari S pas regjistrimit në faqet online të ministrisë së Brendshme italiane. Pasi praktika e tij shqyrtohet nga zyrat përkatëse, kërkuesi çon të gjithë dokumentacionin në origjinal dhe fotokopje në Sportelin Unik për Imigracionin që, në rast përgjigjeje pozitive, lëshon autorizimin (nulla osta) për bashkim familjar. Pasi lëshohet autorizimi, prindërit paraqiten në konsulatën italiane në vendlindje e kërkojnë vizë për të hyrë në Itali.

Maria Elena Arguello / Stranieriinitalia.it

 

“Sigurimi shoqëror për punësimin”, kompensimi i ri për papunësinë

$
0
0
Kriza ekonomike e pranishme në Europë dhe veçanërisht në Itali, ka bërë që një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë të humbasin vendet e punës. Nisur nga ky fakt e pyetjet e shumta lidhur me kompensimin për papunësinë japim këtë udhëzues të shkurtër me risitë ligjore të ardhura në fuqi në këtë aspekt me reformën Fornero.

Reforma e tregut të punës e bërë nga qeveria Monti ka hyrë në fuqi më datë 28 qershor 2012 (ligji nr.92). Reform aka për qëllim të ngrejë një treg dinamik dhe gjithëpërfshirës të punës, i cili të mund të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës, në mirëqenien sociale dhe ekonomike si dhe në uljen e normës së papunësisë. Mes të tjerash ajo përcakton edhe amortizatorët socialë, si “sigurimi shoqëror për punësimin” që zëvendëson në formën e vjetër të “kompensimit për papunësinë”.

Në veçanti, neni 2 i Ligjit 92/2012, përcakton dhe rregullon amortizatorët e sigurisë sociale, si mbrojtje dhe kusht kur marrëdhënia e punës është ndërprerë, për të ndërhyrë në shmangien e problemeve të mprehta sociale.

Në përgjithësi, përfitimet e papunësisë janë një kompleks i masave, i futur në nivel qeveritar, me qëllim mbështetjen e të ardhurave të punonjësve që kanë humbur punën e tyre.

Një nga shtyllat e rëndësishme të amorizatorëve socialë është edhe Sigurimi Shoqëror i Papunësisë ose siç quhet ASpI (Assicurazione Sociale per l’Impiego), që ka si qëllim t’u japë një shumë zëvendësuese të një pjese të rrogës punonjësve që mbeten pa punë në mënyrë të pavullnetshme.

Çfarë është “Sigurimi shoqëror për punësimin”

Sigurimi shoqëror për punësimin, ASpI, shërben për të ofruar të ardhura në periudhë papunësie sipas disa kritereve. Kjo dispozitë zbatohet nga 1 janari 2013 për papunësinë e rezultuar pas kësaj date.

Prandaj ASpI është një shumë parash që ofrohet nga INPS për mbrojtjen e të ardhurave të ish të punësuarit, nga çasti i humbjes së pavullnetshme të punës deri në rifillimin e një marrëdhënieje të re pune.

Përfituesit janë:

- Punonjësit e sektorit privat, duke përfshirë dhe kursantët, ortakët e kooperativave, punonjësit shtëpiakë;
- Punonjësit e administratës publike me një kontratë pune me kohë jo të papërcaktuar;
- Nëpunësit e sektorit bujqësor;
- Personeli artistik, a ii teatrit dhe kinemasë me kontratë pune të varur

Përjashtohen nga ASpI:

- Punëtorët e bujqësisë me kontrata për kohë përkohshme dhe të përhershme (për ta vazhdon të aplikohet "kompensimi për papunësinë në bujqësi”);
- Punonjësit e administratës publike me me kontratë pune për kohë të pakufizuar;
- Punonjësit jokomunitarë të ardhur në Itali me një leje qëndrimi për punë sezonale

Statusi i papunësisë së pavullnetshme. I interesuari duhet të jetë i papunë për shkak të humb për shkak të pushimit nga puna pa ndonjë arsye, arsye subjektive e justifikuar dhe përfundim i kontratës me kohë të kufizuar, pra për arsye që nuk varen pprej tij.

Nuk mund të përfitojnë nga Sigurimi shoqëror për punësimin:
- Punëtorët që kanë dhënë dorëheqjen (përjashtuar rastet kur dorëheqja bëhet për kauzë të drejtë);
- Punëtorët që kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës në mënyrë konsensuale me punëdhënësin.

Vjetërsia kontributive që nevojitet

Për të përfituar nga Sigurimi shoqëror për punësimin, është e domosdoshme që i interesuari të ketë derdhur të paktën 2 vite contribute dhe të ketë të paktën 1 vit me kontribute të plota (52 javë), në dy vjetët e fundit të punës.

Për të përfituar këtë të ardhur (ta quajmë kompensim për papunësinë ASpI), punonjësi i papunë, duhet të bëjë kërkesën në rrugë telematike pranë INPS-it. Periudha e paraqitjes së kërkesës duhet të bëhet brenda 2 muajve nga data e fillimit të papunësisë.

Kohëzgjatja e përfitimit të kompensimit për papunësinë ASpI varet nga mosha e të papunëve në datën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës dhe periudha në të cilën ka rezultuar i papunë.

vitin 2014, për punonjësit nën moshën 50 vjeç, kohëzgjatja e kompensimit për papunësinë ASpI është 8 muaj, për punonjësit me moshë nga 50 deri 55 vjeç, periudha e përfitimit është 12 muaj dhe mbi moshën 55 vjeç, 14 muaj.

vitin 2015: punonjësit nën moshën 50 vjeç, përfitojnë kompensimin për papunësinë ASpI për 10 muaj, punonjësit me moshë nga 50 deri 55 vjeç, periudha e përfitimit është 12 muaj dhe mbi 55 vjeç 16 muaj.

Nga 1 janari 2016, kompensimi për papunësinë ASpI do të ketë një kohëzgjatje maksimale prej 12 muajsh për punonjësit e moshës nën 55 vjeç dhe 18 muaj për punëtorët të moshës nga 55 vjeç e lart.

Shuma e kompensimit për papunësinë ASpI

Shuma që përfitohet si kompensim për papunësinë ASpI përllogaritet në bazë të te ardhurave të përfituara nga punonjësi në dy vitet e fundit (para datës së pushimit nga puna) ku përfshihen elementë të ardhurash të vazhdueshme dhe jo-të vazhdueshme si edhe rroga e 13-të dhe e 14-të.

Në rast se rroga mujore me e ulët apo e barabartë me 1,180.00 euro, shuma e kompensimit për papunësinë ASpIështë sa 75% e pagës.

Në rastin kur paga është më e lartë se 1.180,00 euro, pagesa do të jetë e barabartë me 75% të pagës, plus 25% të diferencës mes rrogës mujore dhe shumës kufi (e thënë ndryshe, kompensimi rritet me 25% të pjesës së rrogës që kalon 1.180 eurot). Në çdo rast, pagesë mujore ASpI nuk mund të kalojë një shumë maksimale të parashikuar (për vitin 2014, kjo shumë tavan është 1.165,58 euro).

Çfarë kontributesh janë konsideruar të vlefshme për plotësimin e kërkesave:
- Kontributet e sigurimeve shoqërore  të paguara gjatë marrëdhënies së punës;
- Kontributet figurative për periudhën e lejes per perkujdesje te te afermve;
- Periudhat e punës jashtë vendit në vendet e BE-së ose me vendet ku është lidhur marrëveshje;
- Periudhat së mungesës nga puna për shkak të sëmundjes së fëmijëve deri në 8 vjet (max 5 ditë në vit);
- Kontributet figurative për leje lindjeje nga sigurimi i detyrueshëm.

Për plotësimin e kritereve të nevojshme për fitimin e kompensimit për papunësinë ASpI, nuk konsiderohen të dobishme periudhat e mëposhtme (edhe pse e mbuluar nga kontribute):
- Sëmundjet dhe aksidentet në punë;
- Periudha me me ndërprerje të aktivitetit në zero orë;
- Pushimi mjekësor për lejet dhe ndihmën ndaj një personi me aftësi të kufizuara të rënda

Në rastin e punësimit të ri me një kontratë pune më shumë se 6 muaj, kompensimi për papunësinë ASpI pezullohet dhe në fund të periudhës së punës, punonjësi përfiton një trajtim të ri, pas paraqitjes së kërkesës.

Legjislacioni parashikon që t’u vijë në ndihmë edhe punonjësve të pushuar nga puna edhe në rastet kur nuk përmbushin kërkesat e mësipërme. Sipas disa kërkesave minimale, mund të përfitojnë një kompensim të pjesshëm për papunësinë, Mini-ASpI. Kërkesa kryesore për të përfituar këtë kompensim të pjesshëm, është të ketë të paktën 13 javë kontribute në 12 muajt e fundit para datës së ndërprerjes së marrëdhënies së punës. Shuma e kompensimit të pjesshëm Mini-ASpI llogaritet në një mënyrë të ngjashme me kompensimin ASpi. Paguhet çdo muaj, për një numër javësh të barabartë me gjysmën e javëve të vitit të fundit gjatë të cilave janë derdhur kontribute. Kompensimi fillon menjëherë, që nga data e humbjes së pavullnetshme të vendit të punës.

Përgatitur nga Naim Balluku, zëvendëspresident i patronatit INAS Albania

Marrëveshja italo-shqiptare për konvertimin e patentave skadon më 15 gusht

$
0
0
Nga ambasada shqiptare në Romë sigurojnë se marrëveshja po përtërihet, por deri më sot kjo gjë nuk ka ndodhur

Romë, 14 gusht 2014 – Marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për konvertimin e patentave të njërit vend në tjetrin, hyri në fuqi më 15 gusht të vitit 2009. Falë kësaj marrëveshjeje, të gjithë shqiptarët që kanë patentë të marrë në vendlindje para se të vendosin rezidencën në Itali, brenda vitit të parë të qëndrimit mund ta konvertojnë atë në një italiane. Edhe pse kjo marrëveshje është gjithnjë e nevojshme për shqiptarët që vijnë rishtaz në Itali (kur janë në moshë madhore e të pajisur me patentë shqiptare), me rënien e përvitshme të ardhjeve, bie edhe numri i atyre që kërkojnë konvertimin.

E vlefshme për 5 vjet, marrëveshja skadon nesër. E duke qenë se këto ditë gushti zyrat publike duket sikur janë në letargji, është e pamundur të mësosh ç’do të ndodhë nga e hëna.

Të vetmet përgjigje arrijmë t’i marrim nga Ambasada e Shqipërisë në Romë, edhe pse tani për tani nuk dinë të na thonë shumë, veçse të sigurojnë: marrëveshjes do t’i shtyhet afati. Madje në përgjigjen e fundit të ambasadës, pak ditë më parë, shkruhej se “ministritë e dy vendeve kanë rënë dakord dhe pritet që para datës 14 të shkëmbejnë notat zyrtare”. Deri në këto çaste që shkruajmë duket se “notat zyrtare” ende nuk janë shkëmbyer.

Prej disa ditësh, redaksia më kot përpiqet të lidhet edhe me zyrat e ministrive të Transporteve, më saktë me Drejtorinë e përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor në Tiranë dhe me Ufficio relazioni con il Pubblico në Romë. Askush nuk u përgjigjet numrave të telefonit e as postës elektronike të dërguar (të shpresojmë që së shpejti do të zgjohen e do të kemi ndonjë lajm). Ndërkaq në faqet zyrtare të ministrisë së Transporteve italiane vazhdon të shkruhet që konvertimi i patentave shqiptare mund të bëhet deri më 15 gusht 2014.

Duke ditur me siguri se puna për përtëritjen e marrëveshjes ka nisur shumë vonë, pas mesit të korrikut, ndoshta me vonesë do të arrijë edhe përgjigjja dhe mund të ketë një periudhë ndërprerjeje të marrëveshjes. Shpresohet gjithsesi të jetë e shkurtër e që përtëritja apo shtyrja e afatit të vlefshmërisë së marrëveshjes të mos kërkojë kohën që u desh ku ajo u lidh për herë të parë, kur nga nënshkrimi (më 27 tetor 2008) deri në ardhjen në fuqi (më 15 gusht 2009) kaluan muaj.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Çeku për familjet me shumë fëmijë. INPS: Do të paguajmë edhe gjashtë muajt e parë 2013

$
0
0
Pas sentencës së gjykatës së Milanos, hiqen diskriminimet ndaj të huajve me kartë qëndrimi. Kontributi mund të arrijë deri në 140 euro në muaj

Romë, 18 gusht 20214 – Iu desh ca kohë, por më në fund INPS-i iu përshtat sentencës së gjykatës. Çeku për familjet me shumë fëmijë do t’u jepet shtetasve të huaj me leje qëndrimi afatgjatë edhe për gjashtë muajt e parë të vitit 2013.

Shuma e çekut varet nga numri i pjesëtarëve të familjeve, në të cilat ka të paktën tre fëmijë të mitur, dhe rivlerësohet çdo vit në bazë të kostos së jetesës. Këtë vit është, maksimumi, 141,02 euro në muaj për 13 këste. Kërkesa paraqitet në Komunën e rezidencës.

Majin e shkuar, Gjykata e Milanos, në përgjigje të ankimimit të shoqatave ASGI dhe Avvocati per niente (APN), ka hedhur poshtë si diskriminues qëndrimin e INPS-it që ua njihte të drejtën e kontributit imigrantëve vetëm për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2013.

Gjykatësi ka urdhëruar Komunat dhe INPS-in (që jep shumën e çekut) të pranojnë edhe kërkesat për gjashtë muajt e parë të vitit 2013.  Në fillim të gushtit INPS ka nxjerrë një qarkore në të cilën shpjegon se “do të paguajë të gjitha kërkesat e çeqeve të përcjella nga Komunat, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me gjashtëmujorin e parë 2013”.

EP

 


“Përshtatshmëria e strehimit” me 500 euro? Gjykata shfuqizon super-taksën

$
0
0
Vendimi i këshillit legist komunal të Bolgares është diskriminues, komuna duhet t’u kthejë mbrapsht paratë imigrantëve. ASGI: “Një akt taksimi ndëshkues bazuar mbi etninë”

Romë, 19 gusht 2014 – “Nuk detyrojmë asnjë të rrijë këtu. Nuk jemi një qendër tregtare që duhet të krijojë kushtet më të mira për klientët e vet…”. Kështu u përgjigjej Luca Serughetti, atyre që i kërkonin llogari për super-taksën mbi imigrantët që u fut në fuqi me një vendim të këshillit të komunës, i gjithi legist. Nga janari i shkuar, në komunën e vogël të Provincës së Bergamos, një i huaj që kishte nevojë për certifikatën e përshtatshmërisë së strehimit (italisht “idoneità alloggiativa”) për t’u regjistruar në listat e popullsisë së komunës, për të kërkuar kartën e qëndrimit apo për të sjellë në Itali familjen me bashkim familjar duhet të paguante plot 500 euro (po, po, pesëqind). E nuk ishte herë e parë që e ngrinin këtë tarifë: kishte qenë 35 euro deri në vitin 2011, kur e ngritën dhe e bënë 150 euro.

Justifikimi i këtij vendimi? Në komunë, lexohej në vendimin e Serughettit e të këshillit të tij, ishin shtuar “episode mikrokriminaliteti e keqbërësish”. Këto episode kishin detyruar personelin komunal të ndërmarrë “ndërhyrje, kontrolle dhe verifikime të kushtueshme”, që kanë kërkuar “forca”, “përdorim energjish fizike e mendore” dhe “ndërhyrje për sistemimin e pasurisë shtetërore të dëmtuar”. Me pak fjalë, kishin shtuar shpenzimet e Komunës. E në vend që këto shpenzime t’ua kërkonte të gjithë taksapaguesve, këshilli pati idenë gjeniale: “të kufizojë të paktën pjesërisht këtë barrë, duke konsideruar të drejtë t’ia ngarkojë pjesërisht individëve jokomunitarë”. Sipas parimit: paguan më shumë sepse je i huaj.

Arsyetimi nuk mund të qëndronte në këmbë, e në fakt, para pak ditëve, gjykata e Bergamos ka hedhur poshtë supertaksën si diskriminuese, pasi rezultoi “një disavantazh për të gjithë të huajt që dëshirojnë të banojnë në Komunën e Bolgares, duke u kërkuar atyre një shumë tejet të lartë e të pajustifikuar për lëshimin e certifikatës së përshtatshmërisë së strehimit”. Serughetti me shokë duhet të anullojnë vendimin dhe t’u kthejnë mbrapsht imigrantëve paratë që u kanë marrë padrejtësisht.

Gjykatësit kanë pranuar padinë e ngritur nga Cgil Bergamo, Asgi dhe Cooperativa Ruah bashkë me tre të huaj rezidentë në Bolgare. Sentenca detyron Komunën “t’i japë fund sjelljes diskriminuese, apo më saktë, për të zhdukur diskriminimet e verifikuara, të tërheqë vendimin në fjalë, duke u kthyer mbrapsht, në cilësinë e dëmshpërblimit, shumën prej 350 eurosh të gjithë të huajve që kanë dhënë 500 euro në Komunë gjatë periudhës kur vendimi ka qenë në fuqi”.

Për avokatët Alberto Guariso e Marta Lavanna të Asgi-t që kanë ndjekur çështjen gjyqësore, është anulluar kështu “një nga masat diskriminuese më të bujshme të vërejtura vitet e fundit”, “një akt taksimi ndëshkues i bazuar mbi etninë”. “Duke e bërë jashtëzakonisht të kushtueshme një certifikatë që të huajt e kanë të domosddoshme për ushtrimin e të drejtave të tyre themelore, – nënvizojnë avokatët – Këshilli komunal përpiqej të shtynte imigrantët të kërkonin rezidencën në komuna të tjera”.

Në këtë histori ka mbetur edhe një tjetër çështje akoma  e hapur. Në vendimin e këshillit thuhet se përshtatshmëria e strehimit është dokument i domosdoshëm për regjistrimin në zyrat e Gjendjes Civile së komunës, por kjo nuk është e vërtetë: Këshilli i Shtetit ka hedhur poshtë që në qershor 2012 këtë praktikë të komunave duke e konsideruar të paligjshme. Për këtë arsye, ministria e Brendshme i ka kërkuar Prefekturës së Bergamos të dërgojë inspektimin Bolgare.

Elvio Pasca

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Shtetësia italiane. Ç’mund të bëhet pasi kalojnë dy vjet pa marrë përgjigje

$
0
0
Kanë kaluar dy vjet që kam paraqitur kërkesën për shtetësinë italiane dhe në faqet internet lexoj akoma që praktika është në fazë vlerësimi. Çfarë mund të bëj?

Nga data kur paraqitet kërkesa për shtetësinë italiane, autoritetet kanë 730 ditë kohë për të shqyrtuar e përmbyllur praktikën, duke dhënë shtetësinë apo duke e mohuar njohjen e saj në bazë të vlerësimit të kritereve të kërkuesit. Kështu thotë neni 3 i d.p.r. nr. 362/1994.

Pasi kalon kjo periudhë kohe, i huaji mund t’i nisë letër administratës publike për t’i kërkuar asaj përmbylljen e praktikës së tij.

Në fakt, në bazë të ligjit 241/90 mbi normat e çështjeve të procedimenteve administrative dhe të drejtave  të kontrollit të dokumenteve administrative, është e mundur që brenda një viti nga përfundimi i dy vjetëve pa marrë përgjigje, t’i niset një letër ankese (diffida) administratës publike për mospërmbushje të detyrës e për të kërkuar sqarime. Për këtë procedurë nuk është e nevojshme të merret një avokat, i domosdoshëm në rast se i interesuari vendos t’i drejtohet gjykatës.

Duhet mbajtur parasysh se varet nga motivi i kërkimit të shtetësisë fakti nëse i huaji mund të pretendojë ose jo njohjen e shtetësisë italiane.

Kërkesë e paraqitur për martesë me shtetas italian

Nëse kërkesa e shtetësisë është për martesë, i huaji fiton të drejtën subjektive të plotë të shtetësisë italiane, pasi – në bazë të nenit 8 paragrafi 2 i ligjit nr. 91/1992 - është e pamundur që shtetësia të refuzohet pas kalimit të 730 ditëve.

Për të bërë të vlefshme këtë të drejtë të tij, i huaji i drejtohet gjykatësit, i cili pasi verifikon përmbushjen e kritereve ligjore, i njeh të drejtën të huajit të bëhet shtetas italian.

Kërkesë e paraqitur për rezidencë (natyralizim)

Me qarkoren 6415/2011 ministria e Brendshme ka pohuar që një vonesë e mundshme e Prefekturës në lëshimin e dekretit të pranimit apo jo të kërkesës, nuk nënkupton pranimin apo hedhjen poshtë të saj. Në këtë rast mund t’i kërkohet Gjykatës Administrative Krahinore (TAR) të Lazios të detyrojë administratën publike të marrë vendimin mbi pranimin apo refuzimin e kërkesës së shtetësisë.

Kjo do të thotë që nëse i huaji fiton gjyqin në TAR, kjo fitore nuk do të thotë automatikisht ai merr shtetësinë, por vetëm që TAR detyron ministrinë e Brendshme të përmbyllë praktikën.

Maria Elena Arguello / Stranieriinitalia.it

In Italiano: Cittadinanza. Cosa fare se sono passati due anni dalla richiesta?

Lexo edhe:
Shtetësia italiane. Gjykatësit: “Vonesat të pajustifikueshme, 2 vjet duhet të mjaftojnë”
Shtetësia për rezidencë në Itali
Shtetësia për martesë. Kur dhe si të paraqes kërkesën?
Cittadinanza italiana per nascita nel territorio italiano. Come funziona?

Shtetësia italiane. Rreth 60 mijë shqiptarë janë betuar para flamurit tringjyrësh

$
0
0
Vetëm gjatë dy vjetëve të fundit kanë marrë shtetësinë italiane rreth 25 mijë shqiptarë. Kjo shifër do të vazhdojë të jetë e lartë edhe në vitet në vijim

Romë, 22 gusht 2014 – Rreth 850 mijë italianë të sotëm kanë pasur në lindje tjetër shtetësi. Është një shifër që pothuajse përkon me popullsinë e Torinos, qyteti i katërt italian për numër banorësh.

Kjo shifër del në shesh nga përpunimi i të dhënave që ka botuar së fundi ISTAT, instituti italian i statistikave. Nga rezultatet e Censimentit 2011 (të mbajtur në vjeshtën e atij viti) rezulton se qytetarët italianë, që në lindje kanë pasur një tjetër shtetësi, ishin 671.394 persona. Nëse kësaj shifre i shtojmë edhe 65.383 persona që e kanë marrë shtetësinë gjatë vitit 2012 e rreth 100,7 mijë që sipas ISTAT-it duhet të kenë marrë shtetësinë gjatë vitit të shkuar (akoma nuk ka të dhëna të sakta e të detajuara për 2013). Të gjithë bashkë kapërcejnë shifrën e 837 mijë. Shifra është e destinuar të vazhdojë të rritet me të paktën 100 mijë në vit edhe katër – pesë vitet e ardhshme. Kjo për pasojë të sanatores 2012 kur qindra mijëra vetë u pajisën me dokumente qëndrimi, nga të cilët – gjithnjë sipas ISTAT-it – mbi 80% vazhdon të qëndrojë rregullisht në Itali. E nëse arrihet të ndryshohet edhe ligji i shtetësisë për brezat e dytë e këtyre t’u jepet më lehtësisht nga sot (me mbarimin e cikli shkollor, për shembull) shifrat mund jetë edhe dy-tre herë më e lartë vitet e para.

Me arsyetim analog shkon në përfundimin se shqiptarët që kanë marrë shtetësinë italiane janë rreth 60 mijë. Te kjo shifër arrihet po të mbahen parasysh 33.699 personat që gjatë Censimentit 2011 kanë deklaruar se në lindje kanë pasur shtetësinë shqiptare, 9.493 shqiptarët që i kanë betuar besnikëri Republikës italiane gjatë vitit 2012 dhe pak a shumë 15.000 të tjerë që duhet ta kenë bërë betimin gjatë vitit 2013. Këtë shifrën e fundit mund ta llogarisim duke mbajtur parasysh që gjatë dy viteve të fundit (2011 e 2012) për të cilat ka të dhëna të detajuara, shqiptarët përbënin 14,5% të të huajve që fitonin shtetësinë italiane. Këtë përqindje aplikojmë mbi numrin e përgjithshëm të personave që sipas ISTAT-it duhet të kenë marrë shtetësinë gjatë vitit të shkuar. Duke mbajtur parasysh se ai i shqiptarëve është një komunitet i integruar e i vjetër tashmë, është e arsyeshme të mendohet që për disa vjet numri i atyre që marrin shtetësinë italiane të vazhdojë të jetë i lartë për disa vjet. Duke qenë se numri i ardhjeve të reja ka rënë shumë, se ka nga ata që largohen nga Italia, mund të jetë e afërt dita që numri numri i shqiptarëve me lejeqëndrim të mos rritet më.

Shifra është e konsiderueshme e bëhet veçanërisht interesante në periudha zgjedhjeje, gjë që e pamë edhe me përfshirjen goxha aktive të shqiptarëve në ato të fundit administrative italiane. Nga ana tjetër, gjithnjë sipas ISTAT, më 1 janar 2014, në Itali jetojnë 502.546 shqiptarë. Këta së bashku me ata që kanë marrë tashmë shtetësinë italiane, bëhen 560 mijë, e përbëjnë një fetë të rëndësishme të popullsisë shqiptare, që brenda kufijve të vendit nuk kap as 3 milionë (sipas INSTAT, më 1 janar 2014, Shqipëria ka 2.895.947 banorë), për të cilët klasa politike shqiptare duhet të tregohet më e vëmendshme.

Keti Biçoku

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Jam në Itali për turizëm. A mund të kërkoj lejeqëndrim për motive pune?

$
0
0

Prej rreth tre muajsh kam ardhur në Itali pa vizë. Kam nisur të punoj. A mund të shkoj në Kuesturë e të kërkoj lejen e qëndrimit për punë?

Qytetarët e huaj që vijnë në Itali për arsye turizmi – siç vijnë edhe qytetarët shqiptarë pa vizë – nuk mund të punësohen drejtpërdrejt në territorin italian e për rrjedhojë ata nuk mund të kërkojnë leje qëndrimi për punë.

Qytetarët jokomunitarë rezidentë jashtë Italisë që duan të vijnë këtu për të punuar duhet të jenë të pajisur me një vizë hyrjeje për punë të varur. Për të kërkuar vizën duhet të që më parë të jetë nisur procedura për lëshimin e “autorizimit për punë të varur” nga anë e Sportelit Unik për Imigracionin. Ky autorizim mund të kërkohet vetëm në kuadrin e Dekretit të flukseve, e thënë ndryshe, kërkohet të vihet në Itali për punë duke u përpjekur të fitohet një nga kuotat që qeveria vë në dispozicion për këtë qëllim.

Dekreti i flukseve është ai që përcakton numrin maksimal të punësimeve të punonjësve të huaj që mund të bëjnë punëdhënës italianë apo të huaj me qëndrim të rregullt në Itali. Dekreti aprovohet nga Qeveria perodikisht në bazë të nevojave të tregut italian të punës.

Procedura, që punëdhënësi duhet të ndjekë për të marrë autorizimin që i lejon të punësojë një të huaj përmes Dekretit të flukseve, nis me paraqitjen e kërkesës on line përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme. Për të paraqitur kërkesën, punëdhënësi fillimisht duhet të regjistrohet siç kërkon sistemi i automatuzuar i sitit të ministrisë.

Kërkesa që niset është emërore, që do të thotë se në kërkesë duhet shënuar të dhënat personale qoftë të punëdhënësit qoftë të punonjësit. Që kërkesa të pranohet duhet të përmbushen një seri kriteresh të përshkruara më poshtë, përndryshe kërkesa hidhet poshtë edhe po të mungojë edhe vetëm një nga kushtet e parashikuara:

-       Punëdhënësi: duhet të dëshmojë se ka kapacitet ekonnomik të përshtatshëm që t’i lejojë mbulimin e rrogës dhe të detyrimeve kontributive që lindin nga punësimi i të huajit.

-       Punonjësi: duhet të jetë rezident jashtë Italisë e nuk duhet të ketë dënime as në Itali e as në të gjithë Shengenin për krime që kanë të bëjnë me favorizimin e imigracionit klandestin, me shfrytëzimin e prostitucionit apo me trafikun e lëndëve narkotike, apo edhe me krime të tjera si vjedhje e grabitje me dhunë. Veç këtyre, punonjësu nuk duhet të ketë pasur masë dëbimi nga zona Shengen.

-       Marrëdhënia e punës: kohëzgjatja e orarit të punës nuk mund të jetë më i ulët se 20 orë në javë dhe rroga minimale mujore që i garantohet punonjësit jo më e vogël se shuma e çekut social gjatë vitit të referimit.

Vetëm në rastin kur punonjësi i huaj jeton në Itali me leje qëndrimi që i lejon punën (motive pune, studimi, familjare, strehim politik, motive humanitare, asistencë të mituri apo pritje punësimi), mund të punësohet pa pasur nevojë të kërkojë vizë për punë të varur për të ardhur në Itali.

Maria Elena Arguello / Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Pensioni në Itali

$
0
0
Ndryshimet që solli reforma e qeverisë Monti, nga rritja e moshës të kalimi në sistemin kontributiv të pensioneve
Përgatitur nga Naim Balluku, zëvendëspresident i patronatit INAS Albania

Sikurse është theksuar shpesh, emigrantët shqiptarë me banim  në Itali, përsa i përket sigurimit të një pensioni, ose përfitimeve të tjera që ofrojne sigurimet shoqërore, janë në kushtet kur nuk ka një marrëveshje dypalëshe për njohjen respektive të periudhave kontributive në Itali dhe Shqipëri, apo për një mbledhje të periudhave respektive kontributive. Me pak fjalë, emigrantët shqiptarë i nënshtrohen veças ligjeve të secilit vend, atij shqiptar dhe italian, duke mos pasur mundësi të mbedhin periudhat kontributive të paguara në dy shtetet.

Pensioni në Shqipëri

Kështu në Shqipëri, bazuar në Ligjin nr. 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” të modifikuar, sot personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të plotë në moshën 65 vjeç burrat dhe 60 vjeç gratë, pasi të kenë plotësuar kushtin e derdhjes për 35 vite të kontributeve. Ndërsa nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur më shume se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 50 vjeç dhe kanë 30 vite sigurimi. Por duke filluar nga viti 2015 edhe në Shqipëri do të ketë ndryshime (rritje) në moshat e sipërshënuara.

Bazuar në këtë ligj, u lind e drejta për pension pleqërie të reduktuar, personave që kanë jo më pak se 35 vite sigurimi, burrat në moshën 62 vjeç dhe gratë në moshën 57 vjeç, të cilët duhet të ndërpresin çdo veprimtari ekonomike, si të punësuar, të vetëpunësuar, ose punëdhënës. Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit (edhe kur plotësohëet mosha për pension të plotë).

Përfshihen në kushte të pensioni të pjesshëm, personat që nuk kanë një vjetërsi kontributive të paktën 35 vite. Të drejtën për këtë lloj pensioni e përfitojne gratë kur mbushin moshën 60 vjeç dhe burrat kur mbushin moshën 65 vjeç, me një vjetërsi kontributive mbi 15 vite.

Sipas këtij legjislacioni, një emigrant mund të përfshihet në kushte pensioni në Shqipëri, me plotësimin e moshës së pensionit, vetëm pasi të ketë jo më pak se 15 vite, vjetërsi kontributive.

Akoma më e vështirë paraqitet situata dhe për përfitimin e një pensioni dhe në itali

Përsa i përket legjislacionit italian, duhet të kemi parasysh, se në kuadrin e reformës “Monti”, janë bërë ndryshime thelbësore në legjislacionin e sigurimeve shoqërore italiane, që kanë prekur qoftë mënyrën e përllogaritjes së pensionit qoftë moshën e daljes në pension. Sigurisht kjo reformë, ndikon edhe te emigrantët shqiptarë në Itali.

Kërkesat për përfitimin e pensionit sipas legjislacionit italian janë:

-       Plotësimi i një moshe të përcaktuar;
-       Plotësimi i një vjetërsie kontributive e sigurative të kërkuar;
-       Të ketë ndërprerë raportet e punës si i punësuar nga të tretët, që nga data e fillimit të pensionit.

Duke filluar nga 1 janar 2012, vjetërsia kontributive e maturuar pas datës 31 dhjetor 2011, për efekt pensioni do të llogaritet për të gjithë punonjësit, sipas sistemit kontributiv. Sistemi kontributiv, është një mënyrë e llogaritjes së pensioneve dhe bazohet në kontributet e paguara gjatë gjithë jetës. Kjo ndryshon nga metoda e llogaritjes mbi pagën (sistemi retributiv) që është përcaktimi i pensionit mbi bazën e rrogës mesatare të marrë gjatë viteve të fundit të  punës.

1. Për subjektet që kanë vjetërsi kontributive deri më 31.12.1995

Kërkesa kontributive: Duke filluar nga 01.01.2012, personat me një vjetërsi kontributive më 31.12.1995, mund të kenë të drejtën për pension pleqërie, vetëm në një plotësim të një vjetërsie kontributive të barabartë me 20 vite, të njohura si kontribute të derdhura, ose të njohura nga forma të tjera sigurimi.

Kërkesa të moshës – Për përfitimin e pensionit të pleqërisë kërkohen plotësime të moshave si më poshtë:

a) punonjëset femra të punësuara në sektorin privat:

nga 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012 - 62 vjet
nga 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2013 - 62 vjet dhe 3 muaj
nga 1 janar 2014 deri më 31 dhjetor 2015 - 63 vjet dhe 9 muaj
nga 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2017 - 65 vjet dhe 3 muaj +rregullime e mëtejshme
nga 1 janar 2018 deri më 31 dhjetor 2020 - 66 vjet dhe 3 muaj +rregullime e mëtejshme

b) punonjëse femra të vetë-punësuara (autonome):

nga 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012 - 63 vjet dhe 6 muaj
nga 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2013 - 63 vjet dhe 9 muaj
nga 1 janar 2014 deri më 31 dhjetor 2015 - 64 vjet dhe 9 muaj
nga 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2017 - 65 vjet dhe 9 muaj+rregullime e mëtejshme
nga 1 janar 2018 deri më 31 dhjetor 2020 - 66 vjet dhe 3 muaj+rregullime e mëtejshme

c) punonjësit meshkuj (të sektorit publik dhe privat) dhe femra vetëm të sektorit publik:

nga 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012 - 66 vjet
nga 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2015 - 66 vjet dhe 3 muaj
nga 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2020 - 66 vjet dhe 3 muaj +rregullime e mëtejshme

d) burra te vetë-punësuar(autonomë):

nga 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012 - 66 vjet
nga 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2015 - 66 vjet dhe 3 muaj
nga 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2020 - 66 vjet dhe 3 muaj +rregullime e mëtejshme

Rritja e moshës së daljes në pension, argumentohet me përshtatjen e saj rritjes së jetëgjatësisë së popullsisë, të përllogaritur nga ISTAT. Parashikimi i bërë, është që në vitin 2021, mosha e daljes në pension të jetë 67 vjeç, si për burrat ashtu dhe për gratë.

2. Për subjektet që kanë vjetërsi kontributive duke filluar nga 1 janari i vitit 1996

Duke filluar nga 1 janari i vitit 2012, personat, kontributet e të cilëve fillojnë nga 1 janari i vitit 1996, mund të kenë të drejtën për pension pleqërie, mbasi të kenë plotësuar vjetërsinë kontributive prej 20 vitesh, duke plotësuar sigurisht dhe kushtet e moshës së përshkruar më lart.

Në rast se shuma e pensionit rezulton jo më e vogël se 1,5 herë sa shuma e çekut social (assegno sociale), që konsiderohet si prag, pensioni i pleqërisë do të jetë sipas kritereve të përcaktuara për punonjësit me posedim të vjetërsisë kontributive më 31.12.1995.

Për këtë kategori personash, mund të përfitohet pension me plotësimin e moshës 70 vjeç dhe me 5 vite kontribute efektive, duke përjashtuar kontributet e njohura si kontribute figurative (shërbimi ushtarak, sëmundje e paaftësi për punë, leje lindjeje, dhurim gjaku etj), që nuk përfshihen në shumën e pensionit. Duke filluar nga janari i viti 2013 deri në dhjetor të vitit 2015, kërkesa për moshën për 70 vjeç, po rritet me 3 muaj për efekt të ndryshimit të indeksit të rritjes së jetëgjatësisë.

Në kushtet e një reforme të tillë u ngrit mosha e përfitimit të pensionit, por janë ruajtuar disa të drejta të fituara në legjislacionin e mëparshëm.

Deri në fund të vitit 2011, ekzistonin 3 sisteme për përllogaritjen e pensioneve, sistemi retributiv, sistemi i përzier dhe ai kontributiv. Subjektet e regjistruara dhe që kanë paguar kontribute para viti 1996, për të paktën 18 vite kontributeve deri më 31.12.1995, përfshihen në sistemin retributiv dhe kanë të drejtë të dalin në pension të pleqërisë (pensione di vecchiaia) dhe të pensionit të vjetërsisë (pensione di anzianità), megjithëse pensioni i vjetërsisë, nga 1 janari i vitit 2012 është hequr dhe aplikohen 2 lloje pensionesh, pensione të pleqërisë dhe pensione të parakohshëm. Personat që kanë një vjetërsi kontributive më pak se 18 vite deri më 31.12.1995, përfshihen në sistemin e përzier (misto) dhe kanë të drejtë të përfitojë pension pleqërie dhe vjetërsie.

Aplikimi për përfitimin e pensionit mund të bëhet:

·      Portale internet INPS: kërkesë telematike nga shërbimi që u ofrohet drejtpërdrejt qytetarëve nëpërmjet kodit PIN, në portalin e Institutit Italian te sigurimeve shoqërore INPS.

·      nëpërmjet numrave të telefonit: duke kërkuar Contact Center në numrat pa pagesë 803164 ose në numrin 06164164 nga celulari.

·      Patronatet të autorizuar nga INPS, që janë në dispozicion të qytetarëve për shërbimet e nevojshme telematike.

Pensioni i pleqërisë fillon nga dita e parë e muajit pasues, në të cilin i siguruari ka plotësuar moshën e pensionit. Në rastet kur nga kjo datë nuk plotësohen kërkesat e caktuara, të vjetërsisë kontributive, pensioni fillon nga dita e parë muajit që pason atë në të cilin përmbushen këto kërkesa. Së fundi, sipas kërkesës së të interesuarit, pensioni mund të fillojë nga dita e parë e  muajit që pason atë në të cilin është paraqitur aplikimi.

Me nisjen e dhënies së pensionit, kërkohet domosdoshmërisht ndërprerja e marrëdhënieve të punës si i punësuar. Në rastin e punës autonome nuk kërkohet ndërprerja e aktivitetit.

Pensioni i parakohshëm

1. Subjektet që kanë një vjetërsi kontributive më 31.12.1995

Nga 1 janari i vitit 2012, subjektet me vjetërsi kontributive deri më 31 dhjetor 1995, mund të kenë të drejtën për pension të parakohshëm në  posedim të vjetërsive të mëposhtme :

Kërkesat për pensione të parakohshme

Data e plotësimit të kërkesave

Kërkesat kontributive për Gratë

Kërkesat kontributive për Burrat

01.01.2012 deri 31.12.2012

41 vjet e 1 muaj

42 e 1 muaj

01.01.2013 deri 31.12.2013

41 vite e 5 muaj

42 vite e 5 muaj

01.01.2014 deri 31.12.2015

41 vite e 6 muaj

42 vite e 6 muaj

Nga 01.01.2016

41 vite e 6 muaj + shtesat me rregullimet e mëpasshme*

42 vite e 6 muaj + shtesat me rregullimet e mëpasshme*

*Rregullimet e mëpasshme do të bëhen sipas shtesës së jetëgjatësisë

Për pensionet e parakohshme është përcaktuar një moshë e barabartë me 62 vjeç, me të cilën aplikohen penalizime. Nuk ekziston më asnjë diferencë moshe, ndërmjet punonjësve të punësuar, autonomë, ndërmjet sektorit privat e publik, por vetëm diferencë mes burrave dhe grave.

Për subjektet që përfitojnë  pension të parakohshëm në një moshë më të vogël se 62 vjeç aplikohen, mbi kuotat e trajtimit pensionistik të kuotave të vjetërsisë kontributive të maturuara më 31 dhjetor të vitit pararendës, një reduktim i barabartë me 1% për çdo vit. Kjo përqindje shkon në 2% për çdo vit të mëtejshëm të parakohshëm përtej dy të parëve (pra nëse në pension dilet para se të mbushen 60 vjeç).

Reduktimi i mësipërm zbatohet në pjesën e pensionit të llogaritur në përputhje me sistemin e retributiv. Prandaj, për ata që kanë vjetërsi kontributive të barabartë me 18 vjet deri më 31 dhjetor 1995, reduktimi aplikohet në pjesën e kontributeve pensionale që lidhet me vjetërsinë kontributive të maturuar nga 1 janari 1996 deri më 31 dhjetor të viti pararendës të atij të daljes në pension; ndërsa, për ata që kanë të vjetërsi kontributive më pak se 18 vjet më 31 dhjetor 1995, dhe kur pensioni i të cilëve paguhet në sistemin e përzier, ulja do të zbatohet në pjesën e kontributeve pensionale në lidhje me vjetërsinë e përllogaritur  më 31 dhjetor 1995.

Të tilla reduktime në përqindje të trajtimit pensionistik nuk aplikohen për ata të cilët që plotësojnë kërkesat e përcaktuara për vjetërsi kontributive deri më 31 dhjetor 2017, me kusht që kjo vjetërsi kontributive të rrjedhë vetëm nga puna e bërë, përfshirë gjithë kontributet e detyrueshme nga bashkimi i periudhave të lejes së lindjes të detyrueshëm, për përmbushjen e detyrimeve ushtarake, aksidente, sëmundje dhe Cassa Integrazione të përfituara rregullisht.

2. Subjektet me kontribute të derdhura duke nisur nga 1 janar 1996

Nga 1 janar 2012, subjektet që kanë derdhjet e para kontributive nga 1 janari 1996 mund të kenë të drejtën për pension të parakohshëm mbas plotësimit të kushteve të mëposhtme:

a) sipas kritereve kontributive: 

Data e plotësimit të kërkesave

Kërkesat kontributive për Gratë

Kërkesat kontributive për Burrat

01.01.2012 deri 31.12.2012

41 vjet e 1 muaj

42 e 1 muaj

01.01.2013 deri 31.12.2013

41 vite e 5 muaj

42 vite e 5 muaj

01.01.2014 deri 31.12.2015

41 vite e 6 muaj

42 vite e 6 muaj

Nga 01.01.2016

41 vite e 6 muaj + shtesat me rregullimet e mëpasshme*

42 vite e 6 muaj + shtesat me rregullimet e mëpasshme*

*Rregullimet e mëpasshme do të bëhen sipas shtesës së jetëgjatësisë

Në fund të përmbushjes të kërkesave kontributive, bëhet vlerësimi i derdhjeve të bëra dhe të njohura në të gjitha format e sigurimit, me përjashtim të atyre që rjedhin nga vazhdimi vullnetar i sigurimit. Ndërsa ato të njohura për periudhat e punës së mëparëshme deri në plotësimin e moshës 18 vjeç shumëzohet me 1,5. Përsa u përket punonjësve me kontribute të derdhura nga 1 janari i vitit 1996, nuk bëhet asnjë reduktim në llogaritjen e pensionit në rast të përfitimit të pensionit në një moshë  më të vogël  se 62 vjeç.

b) Me plotësimin e moshës 63-vjeçare, me kusht që të rezultojnë kontribute të derdhura të paktën 20 vite efektive, dhe se shuma e këstit të parë të pensionit do të jetë e barabartë  jo më pak se një shumë  2,8 herë të shumës mujore të ndihmës sociale.

Me qëllim të llogaritjes së 20 vjetëve të kontributit "efektiv" është i vlefshëm vetëm kontributi efektivisht i derdhur (i detyrueshëm, vullnetar), përjashtohen ato figurative.

Praktikë pune në Itali. Udhëzimet e reja për hyrjet nga jashtë

$
0
0
Shteti dhe Krahinat bien dakord për kriteret dhe procedurat. Shkarko dokumentin

Romë, 27 gusht 2014 – Qeveria italiane autorizon një numër të caktuar hyrjesh në Itali për praktika pune. Vitin e shkuar ishin 5 mijë, tani pritet programimi i ri trevjeçar i hyrjeve.

Është fjala për një kanal që u lejon qytetarëve të huaj të përfundojnë në Itali rrugëtime formimi profesional të nisura në vendlindje. Praktikat e punës pranë ndërmarrjeve italiane mundësohen falë marrëveshjeve që këto ndërmarrje lidhin me entet promovuese të përcaktuara me ligj si, për shembull, Qendra për punësimin, shkolla, universitete ose organizata pa qëllim fitimi të autorizuara.

Fakti që formimi profesional është kompetencë e krahinave ndërsa imigracioni është kompetencë shtetërore, ka krijuar jo pak konfuzion e mënyra të ndryshme të aplikimit të ligjit në krahina të ndryshme. Për t’u dhënë fund këtyre gjërave, më 5 gusht Konferenca Shtet, Krahina  dhe Provinca Autonome kanë miratuar Udhëzime të përgjithshme lidhur me praktikën e punës për persona të huaj rezidentë jashtë Italisë.

Në dokument përcaktohen llojet, kohëzgjatja (nga tre deri në dymbëdhjetë muaj) dhe ata që mund të bëjnë praktikë pune, si edhe entet promovuese dhe subjektet pritëse, me detyrimet përkatëse. Përcaktohen gjithashtu edhe kriteret për pranueshmërinë e projekteve, përfshirë lëndët e detyrueshme kushtuar mësimit të italishtes, sigurisë në punë e të drejtave dhe detyrimeve të punonjësve dhe ndërmarrjeve.

Projektet e praktikave të punës duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të posaçëm të Krahinave. Vetëm nëse kontrolli jep rezultat pozitiv, i huaji mund të kërkojë në konsullatë një vizë hyrjeje për në Itali, që duhet t’i lëshohet brenda 90 ditëve. Kur mbërrin këtu, i huaji mund të kërkojë një leje qëndrimi “për motive praktike pune”.

Shkarko: Udhëzime të përgjithshme lidhur me praktikë pune për persona të huaj rezidentë jashtë Italisë

EP

Leja e qëndrimit. Rrezikohet përtëritja nëse nuk derdhen kontributet shoqërore?

$
0
0
Kam bërë kërkesë për përtëritjen e lejeve të qëndrimit për motive pune por mësova se punëdhënësi nuk më ka paguar kontributet. Kuestura mund të më mohojë lejen për këtë arsye?

Sipas ligjit italian, kushdo që punon duhet të derdhë kontributet shoqërore. Në rastin e të huajve ky kriter është i lidhur me banimin në Itali e mund të kushtëzojë lëshimin apo përtëritjen e dokumentit të qëndrimit. Në fakt, në rast se nuk përmbushen kriteret për qëndrimin në Itali, qoftë lëshimi, qoftë përtëritja e lejes së qëndrimit mund të refuzohen sipas nenit 5 të dekretit legjislativ 286/98.

Mospagimi i kontributeve shoqërore që rrjedhin nga një marrëdhënie pune e varur nuk mund të kushtëzojë lëshimin e lejes së qëndrimit, pasi i huaji nuk ka asnjë mundësi të ndikojë drejtpërdrejt në përmbushjen e këtij detyrimi nga anë e punëdhënësit. Kur puna është e varur, derdhja e kontributeve shoqërore është kompetencë e punëdhënësit, ndaj punonjësi vetëm mund të verifikojë nëse derdhja është bërë vërtet dhe, në rast se jo, t’i kërkojë punëdhënësit të përmbushë këtë detyrim.

Për rrjedhojë, vetëm në rastin e punës së varur, i huaji nuk është përgjegjës për mospagesën e kontributeve e për këtë arsye atij nuk mund t’i mohohet dokumenti i qëndrimit.

Ky është edhe orientimi juridik i konfirmuar edhe nga sentenca nr. 785 e 23 shtatorit 2013 e lëshuar nga Gjykata administrative e krahinës së Lombardisë.

E kur i huaji është i vetëpunësuar?

Ndërsa, nëse i huaji bën punë të pavarur, ai është i vetmi përgjegjës për derdhjen e kontributeve shoqërore të kërkuara nga ligji në fuqi. Kështu që në këtë rast, mospagesa e kontributeve shoqërore kushtëzonn lëshimin e lejes së qëndrimit.

Kur paraqitet kërkesa për lëshimin apo përtëritjen e lejes së qëndrimit, Kuestura analizon dokumentacionin e bashkëngjitur kërkesës, përfshirë edhe atë që ka të bëjë me marrëdhënien e punës.

Në rast se dokumentacioni nuk është i plotë apo ka paqartësi, autoritetet, para se t’i mohojnë të huajit lejen e qëndrimit, duhet të lëshojnë një paralajmërim që motivon hedhjen poshtë të kërkesës. I huaji, pasi merr këtë lajmërim, duhet të integrojë kërkesën, brenda kohës së parashikuar nga Kuestura, me dokumentacionin që dëshmon se përmbush kriteret për hyrjen e qëndrimin në Itali.

Sipas nenit 5 të dekretit legjislativ 286/98, po të ndeshen parregullsi administrative të korrigjueshme, autoritetet nuk mund të refuzojnë apo të mos përtërijnë dokumentin e qëndrimit, me kusht ama që këto parregullsi të korrigjohen.

Maria Elena Arguello / stranieriinitalia.it

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)


Concorsi pubblici. Cassazione: "Non è discriminatorio escludere gli stranieri"

$
0
0

 

Oggi i cittadini non comunitari possono accedere solo se hanno la carta di soggiorno. “La legge esclude altre categorie”. Respinto il ricorso di una cittadina albanese

Roma, 3 settembre 2014 - Niente fughe in avanti. Non basta un “semplice” permesso di soggiorno per accedere ai concorsi pubblici e non è una discriminazione mettere dei limiti all’assunzione di immigrati da parte dello Stato.  

Con una sentenza depositata il 2 settembre, la Cassazione ha respinto il ricorso presentata da una cittadina albanese contro il ministero dell’Economia, che nel 2011 aveva riservato cinque posti ai Monopoli di Stato a cittadini italiani e comunitari. Secondo la donna, che si era già vista respingere il ricorso in primo e secondo grado, quel bando era discriminatorio.

La sua tesi non è stata sposata dai giudici, secondo i quali, è la legge stessa a prevedere quelle limitazioni. La sentenza cita anche la legge europea 2013, quella che ha esteso l’accesso ai posti pubblici ai “cittadini di Paesi Terzi che siano titolari del permesso di soggiorno Ue per soggiornanti di lungo periodo”, la cosiddetta“carta di soggiorno”.

“Il legislatore con il recente intervento ha quindi ampliato l’accesso ai pubblici impieghi solo a determinate categorie di cittadini Extracomunitari, allo scopo di ricomprendervi i soggetti direttamente garantiti dalle Direttive Comunitarie” scrivono i giudici. “Il riferimento solo ad alcune categorie, manifesta la persistente volontà del legislatore di escludere le ulteriori categorie di cittadini extracomunitari non espressamente contemplati”.

Insomma, se c'è una discriminazione, è legittima. E cioè  in linea, come sostiene ancora nella sentenza, con la legge italiana, compreso il Testo Unico sull’Immigrazione, oltre che con la nostra Costituzione e con le norme e le convenzioni europee e internazionali.

Sarà sempre così? Almeno finchè non cambierà la legge.

Nella sentenza si ricorda che durante la discussione della Legge Europea 2013, il governo accolse due ordini del giorno nei quali in sostanza si chiedeva di far accedere al pubblico impiego tutti i cittadini stranieri legalmente soggiornanti in Italia.  “Gli interventi – sottolinea la Cassazione - non si sono tuttavia tradotti in un intervento normativo”.

Elvio Pasca

Scarica la sentenza

Vetëcertifikimet. Të dënuarit e radhëve: akoma shtyrje për imigrantët

$
0
0
Bankat e të dhënave të Administratës Publike akoma nuk janë të lidhura, kështu që të huajt duhet të bredhin akoma nga një zyrë në tjetrën për të kërkuar dokumente. Të paktën deri më 30 qershor 2015

Romë, 9 shtator 2014 – Edhe këtë radhë nuk bëhet gjë! Ndërsa italianët i shpëtojnë për shumë gjëra burokracisë falë normave mbi vetëcertifikimet, imigrantët duhet të vazhdojnë të vihen në radhë në këtë apo atë zyrë publike për të marrë copa letrash që ligji konsideron akoma të domosdoshme.

Kjo histori shkon kështu prej vitit 2012, kur një ligj vendosi që zyrat publike nuk mund të kërkojnë apo të lëshojnë certifikata që përmbajnë të dhëna që i kanë zyrat e tjera publike e që duhet të përdoren në marrëdhëniet e qytetarit me administratën publike. Me një përjashtim: rregulli nuk vlen për “dispozitat speciale që përmbajnë ligjet e rregulloret që kanë të bëjnë me imigracionin dhe të qenin i huaj”.

Do të thotë, për shembull, që një i huaj mund të vetëcertifikojë si të gjithë italianët rezidencën e tij, që nuk ka të bëjë me ligjin e imigracionit. Por kur kërkon ripërtëritjen e lejes së qëndrimit për studime duhet t’i japë kuesturës një certifikatë të universitetit që të dëshmojë provimet e dhëna. Po ashtu, një i papunë që kërkon lejeqëndrim për pritje punësimi duhet të pajiset me certifikatën e regjistrimit në Qendrën për Punën.

Ky përjashtim ishte i detyrueshëm nga fakti që, për të përdorur të njëjtët shembuj, nuk ekzistonte një lidhje telematike mes Kuesturave, Universiteteve, Qendrave të Punësimit që të ishte e mundur verifikimi i vetëcertifikimeve të paraqitura nga të huajt.

Kështu ishte deri në vitin 2012, por shpresohej që situata të përmirësohej, aq sa një ligj i ri, në pranverën e të njëjtit vit, hoqi klauzolën kundër imigrantëve. Praktikisht, duhet të ishte e mundur të përdoreshin vetëcertifikimet edhe për lejet e qëndrimit e të gjitha praktikat e tjera që kanë të bëjnë me imigracionin. Norma e re duhet të hynte në fuqi më 1 janar 2013, në mënyrë që Administratës Publike t’i jepej kohë për të vënë në rrjet bankat e ndryshme të të dhënave (për shembull ato të universiteteve apo të Qendrave për punësimet) me Kuesturat dhe Prefekturat.

Por ajo lidhje, me sa duket, paska qenë shumë më e vështirë nga ç’parashikohej. E nga një normë në tjetrën, ardhja në fuqi i këtij lehtësimi edhe për imigrantët u shty vazhdimisht: fillimisht më 30 qershor 2013, pastaj më 31 dhjetor 2013, e akoma më 30 qershor 2014. Tani – por asnjë nuk çuditet më – mbërriti edhe shtyrja e radhës, këtë herë për një vit të tërë (jo më gjashtë muaj). Dekretligji nr. 119 i 22 gushtit 2014 ka vendosur që, përsa u përket vetëcertifikimeve, italianë dhe imigrantë do të trajtohen njësoj duke filluar nga 30 qershori 2015.

Do të ndodhë vërtet? Duke pasur parasysh si kanë shkuar gjërat deri tani, vështirë të besohet se do të ndryshojë gjë.

Elvio Pasca

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Po të blej shtëpi, mund të vij të jetoj në Itali?

$
0
0
Më kanë thënë që po të blej shtëpi në Itali mund të kërkoj vizë për "Rezidencë të zgjedhur". Çfarë kriteresh duhen plotësuar për një vizë të tillë?

Të huajt e interesuar të transferohen në Itali mund të kërkojnë vizë për "rezidencë të zgjedhur" vetëm nëse janë në gjendje të mbahen në mënyrë autonome, pra pa bërë asnjë lloj pune. Kjo vizë lëshihet nëse kërkuesi tregon se e plotëson kriterin ekonomik minimal të përcaktuar nga normativa italiane në fuqi, siç specifikohet në Dekretin Ndërministror të ministrisë së Jashtme nr. 850/2011.

Praktikisht, të ardhurat minimale duhet të jenë 31.000 euro në vit për çdo kërkues. Në rast se mendohet të transferohet në Itali me të gjithë familjen e tij, i intereesuari duhet të ketë të ardhura të shtuara me 20% për bashkëshortin e 5% për çdo fëmijë në ngarkim, qofshin këta të mitur apo në moshë madhore. Të ardhurat e kërkuara duhet të vijnë nga burime të ligjshme të ndryshme nga puna e varur. Për shembull, kriteri i të ardhurave mund të konsiderohet i përmbushur nëse kërkuesi paraqet dokumente lidhur me të ardhura që vijnë nga pensioni, nga pronë të patundshme, nga pronësia e aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike/tregtare.

Përveç të ardhurave, i huaji duhet të deklarojë shprehimisht dëshirën për t'u transferuar në Itali, duke shënuar adresën e saktë ku do të jetojë.

Për më tepër, duhet të tregojë se ka blerë një pasuri të patundshme në territorin italian për ta përdorur si banesë, duke paraqitur aktin notaril  përfundimtar të blerjes (rogito), ose mund të tregojë dëshirën për ta blerë duke paraqitur kontratën paraprake të blerjes (compromesso) të përpiluar nga një avokat apo noter si edhe kopjen e dokumentacionit që provon derdhjen e pagesës paraprake (acconto). Në rast se viza lëshohet sipas rastit të fundit, lëshimi i lejes së qëndrimit do të varet nga paraqitja e aktit notaril përfundimtar të blerjes, që dëshmon transferimin e pronësisë.

Së fundi, i huaji duhet të pajiset me sigurim shëndetësor ndërkombëtar (i vlefshëm në të gjitha vendet Schengen)me një kohëzgjatje minimale 30 ditore, dhe që mbulon të paktën 30 mijë euro për shpenzime të shtrimit me urgjencë në spital dhe shpenzimet e riatdhesimit.

Kohëzgjatja e vizës është njëvjeçare dhe, ashtu si në të gjjita rastet e tjera, brenda 8 ditëve nga hyrja në Itali i huaji duhet t'i kërkojë Kuesturës lëshimin e lejes së qëndrimit me anë të kompletit postar të formularëve. Kërkesës i duhet bashkangjitur i gjithë dokumentacioni i paraqitur në çastin e marrjes së vizës.

Leja e qëndrimit është e përtëritshme nëse kriteret fillestare vazhdojnë të përmbushen dhe vetëm nëse i huaji nuk ka ndërprerë qëndrimin në Itai për një periudhë të vazhdueshme më të gjatë se gjashtë muaj, me përjashtim të rasteve kur ndërprerja ka qenë pasojë e përmbushjes së detyrimit ushtarak apo motivesh të tjera të rënda e të dokumentuara.

Theksohet që me këtë lloj dokumenti qëndrimi nuk lejohet ushtrimi i asnjë lloj pune në Itali.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Pensioni i invaliditetit në Shqipëri. Edhe emigrantëve që kanë vite pune në atdhe

$
0
0
Jam emigrant në Torino i datëlindjes 05.08.1964. Jam në gjendje të rënduar shëndetsore, mbasi kam kaluar një ishemi celebrale, e cila më ka lënë pasoja. Jam shtruar dhe kuruar në spital këtu në Itali, por invaliditet nuk kam përfituar, mbasi nuk isha i siguruar.
Kam punuar rreth 15 vite në Shqipëri me sigurime shoqërore. Dëshiroj të më sqaroni, a përfitoj ndonjë pension invaliditeti në Shqipëri.

Bazuar në nenin 35, të Ligjit nr.7703 datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, theksohet sa më poshtë:

1. Personi që bëhet i paaftë, merr pension invaliditeti, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit dhe për çdo arësye, veç aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale. Ai e merr këtë pension kur bëhet i paaftë:
a) për çdo veprimtari ekonomike;
b) kur ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin). Invaliditeti caktohet nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP). Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë. Kundër vendimit të KMCAP-it të rrethit personi mund të ankohet në KMCAP-in epror pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, vendimi i të cilit përsa i përket caktimit të aftësisë për punë është i formës së prerë.
Rregullat për organizimin dhe funksionimin e KMCAP-ve caktohen me rregullore të ISSH dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

2. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa gjysma e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç.
Personi që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti.

3. Personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën, ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie, nëse ky do të jetë më i favorshëm për të.

Ashtu sikurse theksohet më lart, përderisa ju keni një vjetërsi kontributive në Shqipëri dhe do të përfitoni të gjitha të drejtat që rrjedhin prej saj. Në këtë rast është e domosdoshme të ekzaminoheni në institucionet mjekësore shqiptare, të merrni fletën e drejtimit për në KMCAP-Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë dhe të paraqiteni pranë këtij komisioni për t’u ekzaminuar dhe përcaktuar shkallën e paaftësisë për punë. Ekzaminimi duhet bërë në rrethin ku keni rregjistrimin në gjendjen civile.
Është mirë që të paraqitni dhe ekzaminimet që keni bërë në Itali, që do shërbejnë si argument dhe orientim për mjekët shqiptarë.

Me moshën që keni , në rast se përfitoni invaliditetin, do të përfitoni pensionin e plotë të invaliditetit me 15 vite sigurimi (mosha 50 – 20 = 30 : 2 = 15 ). Pra në rast se keni 15 vite punë me sigurime shoqërore, do të përfitoni 100% pensionin e invaliditetit.

Masa e pensionit do të jetë sa 80% e pagës mesatare neto të vitit të fundit, apo sidoqoftë jo më e madhe sesa dyfishi i pensionit bazë. Paga mesatare neto e vitit të fundit indeksohet çdo vit, sipas rregullave të indeksimit të bazës së vlerësuar.

Në rast se keni një paaftësi të tillë, që ju nevojitet përkujdesje, duhet të mbani parasysh që sipas nenit 38 të Ligjit 7703 datë 11.05.1993, parashikohet që “kur përfituesi i një pensioni invaliditeti bëhet fizikisht ose psikikisht i paaftë dhe ka nevojë për një përkujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15% të bazës së vlerësueshme”. Nevoja për kujdesje të vazhdueshme e një personi tjetër përcaktohet nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP).

Ndërsa sipas nenit 39 theksohet se një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti sipas nenit 35 dhe që ka në ngarkim fëmijët deri në moshën 18 vjeç ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në 25 vjeç, merr një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5% të pensionit bazë, por jo më shumë se 30%.

Ju sugjeroj që të paraqiteni për ekzaminime brenda këtij viti, mbasi duke filluar nga 1.1.2015, do të bëhet një ndryshim i rëndësishëm: “Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të këtë së paku 12 muaj  sigurim shoqëror”.
Në këtë kuptim, mbas datës 01.01.2015, do nevojitej që brenda 5 viteve të fundit të keni një vjetërsi kontributive në Shqipëri prej 1 viti. Pra në rast se nuk keni një vjetërsi kontributive të tillë, do të jeni i përjashtuar nga përfitimi i pensionit të invaliditetit.
Për përfitimin e pensionit të invliditetit të plotë do t’ju duhej një vjetërsi kontributive prej 22,5 vitesh: 50-20 = 30*3/4 = 22,5 vite. Pra ju do të përfitonit një pension invliditeti të reduktuar në masën 66.6%.

Naim Balluku, zëvendëspresident i patronatit INAS Albania

Maksimumi tre muaj në qendrat e dëbimit. Senati thotë “po”

$
0
0
Miratohet ligji evropian që shkurton kohën maksimale të qëndrimit në CIE. Sot imigrantët e parregullt qëndrojnë pas hekurave edhe për 18 muaj. Teksti kthehet në Dhomën e Deputetëve

Romë, 18 shtator 2014 – Po mbërrin më në fund një trajtim më human e qytetar për të ata që mbyllen në Qendrat e Identifikimit dhe të Dëbimit, CIE.

Më 17 shtator, Senati ka miratuar ligjin evropian 2013bis, që tani duhet të kalojë në Dhomën e Deputetëve. Mes të tjerave, shkurton ndjeshëm kohën maksimale të qëndrimit në këto burgje për imigrantët e parregullt.

Sot kush kapet në Itali pa një leje qëndrimi mund të mbahet i mbyllur në CIE deri në tetëmbëdhjetë muaj. Teksti i miratuar në Senat thotë që “në çdo rast, periudha maksimale e mbajtjes së të huajit në qendrat e identifikimit dhe të dëbimit nuk mund të jetë mbi 90 ditë”. Nëse brenda kësaj kohe nuk arrihet të riatdhesohet, i huaji duhet lënë i lirë.

Ka qenë një dekret i vitit 2011 i ministrit të Brendshëm të asokohe Roberto Maroni që përcaktoi që të huajt e kapur pa leje qëndrimi të mbylleshin edhe për një vit e gjysmë pas hekurave. Një “dënim” që u jepej, jo vetëm pa vendim gjykate, por edhe kur ishte vendlindja e tyre që nuk bashkëpunonte me shtetin italian për riatdhesimin.

Efektet e këtij shtrëngimi rripash që mban vulën e Legës nuk u panë aspak në efikasitetin e dëbimeve: edhe sot e kësaj dite, më pak se gjysma e të mbajturve në CIE riatdhesohet vërtet. Por, nga ana tjetër, ndikoi në rritjen e tensionit dhe dëshpërimit, gjë që u dëshmua nga revoltat e aktet e vetëplagosjes, dhe në shtimin e thirrjeve të organizatave humanitare dhe të ekspertëve të imigracionit që dekreti të shfuqizohej.

Rasti mbërriti me projektin e ri të ligjit evropian, i shkruar në të vërtetë nga qeveria Letta. Në tekstin fillestar flitej për reduktim në gjashtë muaj të kohës maksimale të qëndrimit në CIE, më pas edhe nga ministri i Brendshëm Alfano u shpreh gatishmëria për një shkurtim të mëtejshëm. Kështu në komisionin e Çështjeve Kushtetuese, senatorët e PD-së Luigi Manconi dhe Sergio Lo Giudice kanë përfituar për të paraqitur një amendament me të cilin kanë reduktuar në tre muaj qëndrimin maksimal në CIE.

Me uljen e periudhës maksimale në 3 muaj, shpjegojnë Manconi dhe Lo Giudice, CIE kthehen në atë që duhet të jenë, “një stacion transiti në pritje të identifikimit dhe të riatdhesimit të mundshëm, duke shmangur burgosjen e pamotivuar të dikujt që nuk ka kryer krime por vetëm parregullsi administrative”.

Senati, me përjashtim të Legës, natyrisht, është bindur, tani e ka radhën Dhoma e Deputetëve.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Viewing all 350 articles
Browse latest View live